Dita e Novruzit, festa e fisnikėrisė dhe e ringjalljes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Dita e Novruzit, festa e fisnikėrisė dhe e ringjalljes

    Receta Gatimi

    Dita e Novruzit, festa e fisnikėrisė dhe e ringjalljes
    Saturday, 22 March 2008
    Besimtarėt myslimanė bektashianė kremtojnė sot, Ditėn e Novruzit, ditėlindjen e tė madhit Imam Aliu. Festa e Novruzit shėnon fillimin e vitit tė ri, sipas sektit bektashian dhe pėrkon me ditėlindjen e Imam Alit nė Qabe. Kjo ditė cilėsohet nė mbarė botėn Aleviane si dita e fisnikėrisė bektashiane dhe dita e ringjalljes sė madhe. Nė kėtė ditė ēdo gjė mund tė ringjallet, lind shpresa, ringjallja pėr gjithė njerėzimin. Ajo ėshtė njė ditė e re, kur tė gjithė shpresojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė Shqipėri Dita e Novruzit, festa mė e rėndėsishme e Bektashizmit, u dekretua si festė kombėtare pesė vjet mė parė.Nė vendin tonė sekti i bektashinjve, ėshtė i vendosur kryesisht nė jug tė vendit, ndėrkohė qė ai ka njė shtrirje tė konsiderueshme nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Bektashinjtė janė tė pėrhapur nė Kosovė dhe nė Maqedoni, ku krahas synitėve ata pėrbėjnė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman. Pėrfaqėsuesit e Bektashizmit, kanė dhėnė njė ndihmė tė madhe nė ēėshtjen kombėtare, duke filluar qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare, Pavarėsisė dhe gjatė luftės pėr Ēlirim. Bektashizmi ėshtė njė urdhėr fetar islamik me njė teori filozofike tė vetėn dhe tė veēantė. Ai lindi nė Anadoll nė shekullin e XIV dhe mori kėtė emėr nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Nė Shqipėri, Bektashizmi depėrtoi me pushtimin osman nė qytete dhe qendra garnizonesh si Krujė, Elbasan, Gjirokastėr, Tepelenė, Frashėr etj. Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu njė pėrhapje tė gjerė nė popullsinė shqiptare tė pakėnaqur nga reformat centralizuese tė Portės sė Lartė, pasi kleri bektashi pėrkrahu lėvizjet popullore kundėr pushtetit osman, si dhe pėrdori gjuhėn shqipe pėr njė letėrsi tė tijėn.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Re: Dita e Novruzit, festa e fisnikėrisė dhe e ringjalljes

    Urime te gjithe besimtarve

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Urime festa e Kurban Bajramit
    Nga gjendar nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 06:14 PM
  2. Dita e Premtuar {Dita e Kjametit}
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 05:15 PM
  3. Foto nga Festa e Balonave!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 01:49 AM
  4. 28 nentori festa e pavarsise
    Nga ermela nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2008, 11:55 AM
  5. KESH, energji pa kufizim per festa
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2007, 08:48 PM