Receta Gatimi

Emri, mbiemri, pėremri, pjesėzat, pikėsimi...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Emri, mbiemri, pėremri, pjesėzat, pikėsimi...

    Emri, mbiemri, pėremri, pjesėzat, pikėsimi...

    Emri
    Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
    Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

    Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

    Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

    Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
    Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
    Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj:
    djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

    Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

    Janė tė pėrveēėm:
    -Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

    -Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
    -Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

    -Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
    -Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

    -Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

    Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
    Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

    Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
    -emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
    -emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
    -emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

    -emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
    -emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
    -emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
    -emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

    -titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga "Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

    Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
    Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
    Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
    Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

    Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro, Algjeri, Palestinė, Versajė etj.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Emri, mbiemri, pėremri, pjesėzat, pikėsimi...

    Mbiemra

    Mbiemra quhen fjalėt qė shėnojnė se ēfarė lloji ėshtė ose ēfarė vetie ka emri (qen i zi, qen i vogėl, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pėrshtatet nė numėr, gjini dhe rasė me emrin me tė cilin lidhet:

    - pėrshtatje nė gjini :
    mjeku i ri
    mjekja e re

    - pėrshtatje nė numėr :
    mjekėt e rinj
    mjeket e reja

    - pėrshtatje nė rasė :
    mjeku i ri
    i mjekut tė ri
    mjekun e ri
    mjekja e re
    e mjekes sė re
    mjeken e re

    Mbiemrat e shqipes ndahen nė dy grupe: mbiemra tė nyjshėm dhe mbiemra tė panyjshėm.
    Mbiemra tė nyjshėm janė:

    - ata qė mbarojnė me -ė : i bardhė, i mirė, i gjatė;
    - ata tė formuar me prapashtesat -(ė)m, -shėm, -(ėt): i mesėm, i shėndetshėm, i hekurt, i ftohtė etj.;
    - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zėnė, i lodhur;
    - disa mbiemra qė dalin me -ėr : i vjetėr, i varfėr, i verbėr, i shurdhėr,

    Mbiemra tė panyjshėm janė :
    - mbiemrat e formuara nga emrat pėrgjegjės me konversion: tiranas, shkodran, korēar, vlonjat;
    - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
    - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ė)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegės, ngjitės, vlerėsues, ushqyes, rrėmbyes;
    - tė gjithė mbiemrat e pėrbėrė: zemėrgjerė, zemėrgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqėror, largpamės, mirėbėrės etj.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sa lek kushton emri juaj?
    Nga Arjol nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 13-01-2013, 03:44 PM
  2. Mbiemri pas martese.
    Nga kuklla nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-04-2012, 04:23 PM
  3. Emri juaj nė Japonisht :D
    Nga labja nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-03-2011, 12:31 PM
  4. Emri juaj nė Japonisht :D
    Nga EMAUS nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 03:24 PM
  5. Emri Yt ne Mars ....
    Nga dDiana nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-08-2009, 08:09 PM