Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator ne Lokarno te Zviceres.
Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufa e Pare Boterore.
Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit (1931)”, “Tre Shoke (1936-193", “Harku i Triumfit (1945)”, “Obelisku i Zi (1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon (1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit (194”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar (195, si edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit (1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes.
Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.


Shprehje nga Remarku

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Ne dashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka, e tmerrshme eshte kur nuk ke c'te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme. Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mrekullueshme, vetem ka nje te keqe: te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit, ajo s'ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten. Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat. Njeriu genjehet edhe me te verteten. Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s'kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s'e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.