Artikull mare nga revista "il venerdi" shkruar nga Riccardo Agliano shqiperuar nga Stefi Tola
Gazetari ne fushen e shkences Alan Weisman hipotizon ne nje liber fundin e species njerezore dhe imagjinon pasojat.
Ujra te pastra , rrenoja poetike, gjelberim joshes por dhe mbetje plastike te perjeteshme.
E verteta eshte se pa ne jeta do te ishte nje perralle. E ardhmja pa njeriun ne qender te vemendjes, do te ish sigurisht nje mund i stermadh per qenien njerezore. Por duke u vene per nje here te vetme nga ana e rruzullit tokesor duhet te ndodhe pikerisht keshtu.
Si qeraxhinj te Tokes jemi nje katastrofe e vertete, nje ushtri karakalecesh ne krahasim me ne do te dukej sikur eshte edukuar ne Oxford.Shnderojme oqeanet ne nje vend grumbullim plerash, shnderojme akullnajat ne kubike akulli dhe nga vesi i shkarkimeve te pamenduara te gazit dhe smogut ne atmosfere po tejnxehim furren ne te cilen jemi futur duke pritur qe afati i pjekjes te mbaroje.
Alan Weisman,Gazetari i shume cmimeve shkencore duke spostuar akrepat e kohes pak perpara imagjonon qe koha te kete skaduar dhe zhdukja e qenies njerezore te kete ndodhur. (pa na interesuar se cilat shkaqe e shkaktuan)
C'fare ka ndodhur nje dite me pas? Pas nje muaji? Nje viti? Nje shekulli?
Pas nje fillimi kaotik, pasi ka hequr qafe mbeturinat tona te padeshirueshme toka do te filloje te rilulezoje. Ajeri i paster dhe klima do te jete e shendeteshme.
48 ore pas katastrofes. Metropolitana e Nju Jorkut (New York) do te ish permbytur. (informacion nga inxhinieret qe punojne ne rrjetin pompues)Manhattan eshte e qarkuar nga deti, i cili nga natyra tenton gjithmone te hyje ne brendesi te tokes si nje shkatrimtar. Pas disa stine, pa mirembajtje dhe catite e hoteleve me lluksoze do te fillonin te pikonin dhe te perhapeshin kudo. Ujrat dalengadale do vepronin mbi cimenton deri sa ta dobesonin ate. Romaket kane bere ndertime shume rezistente dhe ndryshimet do te ndodhnin me nje rritem me te ngadalte ne keto ndertesa, por shumica e metropolitaneve dhe pjesa dermuese e ndertesave qe jane bere shkel e shko do te rrenohej shume me shpejt. Qeset plastike do te bllokonin rrjedhen e kanaleve te ujrave te zeza. Materialet organike qe ndodhen neper rruge do te fillonin te krimbeshin apo te mernin jete.Vegjetacionet do te perhapeshin kudo. (Ne shume vende qe gazetari ka vizituar duke bere kerkime per librin ne pyllin Bialowieza midis Biellorusise dhe polonise, apo " zona e demilitarizuar " midis dy Koreve, efektet e terheqes se njeriut jane te dukshme, ne termat e lart permendura). Ne harkun e disa javeve centralet nukleare dhe ato naftenxjerres.
Ne kete te fundit gazrat e pakontrolluara do te prodhonin "geyser" zjarri.