Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.
Pėrbėrja e lėkurės:
Lėkura pėrbėhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nėnlėkurore e emėrtuar ndryshe subkutane.
Epiderma: Ėshtė shtresa e jashtme e lėkurės (ajo qė shihet dhe preket). Vetė epiderma pėrbėhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme tė qelizave tė lėkurės formohen nė shtresėn mė tė brendėshme tė epidermės (shtresa germinative) dhe dalin nė shtresėn mė tė sipėrfaqshme (shtresa korneale). Gjatė kėtij procesi, qelizat e gjalla shndėrrohen nė tė vdekura. Qelizat e vdekura nė sipėrfaqe bien vazhdimisht duke i lėnė vendin qelizave tė reja qė vijnė nga poshtė. Shtresa korneale e epidermės ėshtė shtresa e parė mbrojtėse e organizmit.
Derma: Pėrbėn bazėn e lekurės. Ajo pėrmban enė gjaku dhe limfatike, gjėndra djerse, folikula qimesh, gjėndra sebace dhe mbaresa nervore. Tė gjitha kėto lidhen sė bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinės tė cilat i japin lėkurės forcėn dhe fleksibilitetin.
Shtresa nėnlėkurore (subkutane): Ėshtė njė shtresė dhjamore qė jo gjithmonė konsiderohet pjesė e lėkurės. Gjithsesi mirqėnia e saj ndikon drejtpersedrejti nė mirqėnien e dermės dhe tė epidermės.
Tipat e lėkurės:
Nė pėrgjithsėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe thatėsise. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve.
Lėkura normale: Ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare.
Lėkura e yndyrshme: Ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore shkėlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha.
Lėkura e thatė: Ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė ėshtė e prirur tė krijojė rrudha.
Lėkura e kombinuar: Ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollzat dhe qafa janė tė thata.
Pastrimi i fytyrės
Ky trajtim konsiston nė mirėmbajtjen e lėkurės sė fytyrės, pastrimin e qelizave tė vdekura, heqjen e pikave tė zeza, trajtimin e komedonėve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve tė zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave tė lėkurės sic janė; mungesa e lagėshtires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrės ėshtė njė trajtim tradicional, tashmė i kompletuar falė aparaturave dhe produkteve profesionale qė stimulon metabolizmin e lėkurės. Procesi pėrmban shumė faza duke filluar nga pastrimi i lėkurės eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orė 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave tė zeza. Ky trajtim ėshtė i pėrmuajshėm. Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana dhe ato qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Gjithashtu nuk kėshillohet edhe gjate ciklit menstrual.
Egzaminimi domosdoshmėri
Vihet re njė tendencė e klienteve. Ato janė tė prirura tė konsumojnė produkte shumė tė kushtueshme, tė blera me porosi jashtė shtetit. Cilėsia kushton por nė kėtė rast mungon sugjerimi i estetistes i cili ėshtė i bazuar nė njohuritė dhe eksperiencėn e saj. Fytyra kėrkon kujdes dhe ajo nuk mund tė trajtohet me produkte tė hamendėshme ose tė sugjeruara nga persona inkompetentė. Askush nuk ėshtė i aftė tė pėrcaktojė karakteristikat e lėkurės sė fytyrės me sy tė lirė, madje as specialisti, pa ndihmėn e skanerit tė posacėm i cili plotėson tė dhėnat dhe ėshtė i pagabueshėm. Kėtij egzaminimi i nėnshtrohen detyrimisht klientet qė nė takimin e parė. Lind nevoja qė herė pas here tė bėhet ky egzaminim sepse faktorė te ndryshėm ndikojnė ndjeshėm dhe lėkura e fytyrės mund tė shfaqė probleme tė paparashikuara. Nga eksperienca mund tė them se nė tė gjitha egzaminimet e fytyrave, janė konstatuar dy ose mė shumė cilėsi. Me sy tė lirė mund tė konstatojmė njė fytyrė mikse ose tė yndyrshme. Cilėsitė e tjera qė fsheh lėkura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nėse neglizhojmė kėtė fakt, rrezikojmė tė pėrdorim produkte tė papėrshtatshme qė nuk e ndihmojnė lėkurėn.
Karakteristikat e lėkurės sė fytyrės
Karakteristikat pėrcaktohen nga geni. Ato gjėnden tė kombinuara nė forma tė ndryshme si p.sh.
Fytyrė sensibėl + e yndyrshme
Fytyrė sensibėl + e thatė
Fytyrė kuperoze + e thatė
Fytyrė kuperoze + e yndyrshme
Fytyrė mikse + sensibėl
Fytyrė kuperoze + mikse + sensibėl
Fytyrė kuperoze + e thatė + sensibėl etj