Receta Gatimi

Vace Zela ka ditelindjen.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Vace Zela ka ditelindjen.

    Ēdo pėrvejtor i festuar larg Shqipėrisė i shton mė shumė mallin. Ndėrsa kujtesa e kthen nė vitet e skenės, aty ku Vaēe Zela u bė emri i paharrueshėm i kėngės shqiptare. Sot mbush 69 vjeēe. Njė vit e ndan nga pėrvjetori i 70-tė, qė si shumė artistė do tė donte ta priste mes miqsh e adhuruesish tė saj. Kėtė ditėlindje do ta kalojė nė shtėpinė e saj nė Zvicėr, ku jeton me bashkėshortin dhe vajzėn. Nuk do t’i mungojnė as atje urimet. Ashtu si ēdo vit, pėrmes telefonit do t’i urojnė shėrim e jetė tė gjatė. Nė ēdo komunikim, emocioni ia mbyt fjalėt. Ndėrsa malli e bėn qė tė shprehė fjalė urimi pėr publikun qė ka lėnė nė Shqipėri. Ėshtė e sigurtė se ata do ta kujtojnė pėrmes kėngėve qė ka interpretuar nė vite. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Vaēe Zela kujtohet me nostalgji nga ata qė e ndiqnin nė festivale e e duartrokisnin. Ndėrsa pėr tė rinjtė ėshtė njė idhull i kėngės shqiptare. Sprova e talentit tė tyre ėshtė interpretimi i njė kėnge tė Vaēe Zelės. Dėshira e saj ėshtė e madhe, por gjendja shėndetėsore e pengon qė tė kthehet nė Shqipėri, e aq mė tepėr tė ishte e pranishme nė skenėn shqiptare. Ndoshta sa pėr tė pėrshėndetur tė gjithė ata qė e kanė ndjekur nė rrugėn e saj tė suksesit. E lindur mė 7 prill tė vitit 1939, Vaēe Zela, njė vajzė nga Lushnja do tė bėhej ylli i kėngės shqiptare. talenti i saj do tė spikaste qė e vogėl, ku prezantohet nė aktivitet e ndryshme qė organizoheshin nė qytetin e saj. Ndėrsa mė vonė, skena e festivalit tė kėngės, ku shėnon rreth 30 pjesėmarrje, do ta njohte si kėngėtaren mė tė sukseshme. Ēmime tė shumta do tė vinin nga interpretimi nė interpretim. Kėngėt “Ēelu si mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ėndrra ime”, “Lemza”, “Nėnave shqipėtare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Tė lumtur tė dua” e shumė tė tjera do tė mbeten gjatė nė kujtesė. Sot ato i dėgjojmė tė risjella nga kėngėtarė mė tė rinj shqiptarė. Nė kėto raste pėrvjetoresh, tė kujtohet natyrshėm dhe vlerėsimet qė i kanė shkuar kėngėtares pėr kontributin e saj. “Artiste e Merituar” nė ’73-in, “Artiste e Popullit” nė ‘77-ėn, “Mjeshtre e madhe e punės”, “Qytetare nderi e Lushnjes”, po nė qytetin e lindjes Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit njė bust, presidenti Moisiu i akordoi “Nderi i Kombit”, u shpall “Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit”. Ēmime tė tjera i vijnė edhe nga jashtė territorit tė Shqipėrisė. Vaēe Zela ka marrė Diskun e Artė nga Amerika pėr kontribut nė shoqėri nė vitin ’97, ėshtė zgjedhur gruaja e vitit ’97-98 nė Kembrixh tė Anglisė, “Mikrofoni i Artė” nga Ministria e Kulturės e Kosovės, “Ēmimi i karrierės” e shumė tė tjera. Ndėrsa Institutit Biografik Amerikan e rreshton nė botimin e tij ndėr 500 njerėzit mė me influencė. Viti 1991 do tė shėnonte ngjitjen e fundit nė skenė pėr tė, pikėrisht nė Zvicėr nė njė koncert pėr shqiptarėt qė jetonin atje.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Vace Zela ka ditelindjen.

    Urime Zonjes Vaēe Zela, per 69 Vjetorin.

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Vace Zela ka ditelindjen.

    Edhe 100 Vaces! Eshte me te vertete nje perle e muzikes Shqiptare!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gezuar ditelindjen
    Nga aliu nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 03:27 PM
  2. Urime ditelindjen!
    Nga ardona nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 08:09 AM
  3. konti ka ditelindjen
    Nga kuklla nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 06:14 PM
  4. GEZUAR DITELINDJEN!!!!
    Nga carolina nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-11-2007, 11:00 PM
  5. LAKJA KA DITELINDJEN :)
    Nga Altin111 nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 10:58 PM