Ēdo pėrvejtor i festuar larg Shqipėrisė i shton mė shumė mallin. Ndėrsa kujtesa e kthen nė vitet e skenės, aty ku Vaēe Zela u bė emri i paharrueshėm i kėngės shqiptare. Sot mbush 69 vjeēe. Njė vit e ndan nga pėrvjetori i 70-tė, qė si shumė artistė do tė donte ta priste mes miqsh e adhuruesish tė saj. Kėtė ditėlindje do ta kalojė nė shtėpinė e saj nė Zvicėr, ku jeton me bashkėshortin dhe vajzėn. Nuk do ti mungojnė as atje urimet. Ashtu si ēdo vit, pėrmes telefonit do ti urojnė shėrim e jetė tė gjatė. Nė ēdo komunikim, emocioni ia mbyt fjalėt. Ndėrsa malli e bėn qė tė shprehė fjalė urimi pėr publikun qė ka lėnė nė Shqipėri. Ėshtė e sigurtė se ata do ta kujtojnė pėrmes kėngėve qė ka interpretuar nė vite. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Vaēe Zela kujtohet me nostalgji nga ata qė e ndiqnin nė festivale e e duartrokisnin. Ndėrsa pėr tė rinjtė ėshtė njė idhull i kėngės shqiptare. Sprova e talentit tė tyre ėshtė interpretimi i njė kėnge tė Vaēe Zelės. Dėshira e saj ėshtė e madhe, por gjendja shėndetėsore e pengon qė tė kthehet nė Shqipėri, e aq mė tepėr tė ishte e pranishme nė skenėn shqiptare. Ndoshta sa pėr tė pėrshėndetur tė gjithė ata qė e kanė ndjekur nė rrugėn e saj tė suksesit. E lindur mė 7 prill tė vitit 1939, Vaēe Zela, njė vajzė nga Lushnja do tė bėhej ylli i kėngės shqiptare. talenti i saj do tė spikaste qė e vogėl, ku prezantohet nė aktivitet e ndryshme qė organizoheshin nė qytetin e saj. Ndėrsa mė vonė, skena e festivalit tė kėngės, ku shėnon rreth 30 pjesėmarrje, do ta njohte si kėngėtaren mė tė sukseshme. Ēmime tė shumta do tė vinin nga interpretimi nė interpretim. Kėngėt Ēelu si mimoza, Djaloshi dhe shiu, E dua vendin tim, Ėndrra ime, Lemza, Nėnave shqipėtare, O diell i ri, Sot mbusha 20 vjet, Tė lumtur tė dua e shumė tė tjera do tė mbeten gjatė nė kujtesė. Sot ato i dėgjojmė tė risjella nga kėngėtarė mė tė rinj shqiptarė. Nė kėto raste pėrvjetoresh, tė kujtohet natyrshėm dhe vlerėsimet qė i kanė shkuar kėngėtares pėr kontributin e saj. Artiste e Merituar nė 73-in, Artiste e Popullit nė 77-ėn, Mjeshtre e madhe e punės, Qytetare nderi e Lushnjes, po nė qytetin e lindjes Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit njė bust, presidenti Moisiu i akordoi Nderi i Kombit, u shpall Qytetare Nderi e Qarkut tė Fierit. Ēmime tė tjera i vijnė edhe nga jashtė territorit tė Shqipėrisė. Vaēe Zela ka marrė Diskun e Artė nga Amerika pėr kontribut nė shoqėri nė vitin 97, ėshtė zgjedhur gruaja e vitit 97-98 nė Kembrixh tė Anglisė, Mikrofoni i Artė nga Ministria e Kulturės e Kosovės, Ēmimi i karrierės e shumė tė tjera. Ndėrsa Institutit Biografik Amerikan e rreshton nė botimin e tij ndėr 500 njerėzit mė me influencė. Viti 1991 do tė shėnonte ngjitjen e fundit nė skenė pėr tė, pikėrisht nė Zvicėr nė njė koncert pėr shqiptarėt qė jetonin atje.