Receta Gatimi

Viti i artė i Soni Malaj.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Viti i artė i Soni Malaj.

    Viti i artė i Sonit .



    E kishte menduar njė vit pushimi, kur mė shumė do t’i mungonte skenės sesa do ta pushtonte. Por ja qė kėsaj radhe fati kishte parashikuar tė tjera gjėra. Njė vit kur Soni Malaj i pati tė gjitha: njė klip tė arrirė, njė musical qė e solli kryekėput ndryshe, por dhe njė dashuri qė duket tė jetė e pėrjetshme.


    Teksa akrepat putheshin nė orėn 12 pėr tė pagėzuar njė vit tė ri, si pėr forcė zakoni apo pėr natyrshmėrinė e momentit, ajo nuk mund tė bėnte ndryshe nga tė tjerėt. Bashkė me kėrcitjen e gotave tė kristalta dhe njė puthje mbi buzėt e Florit, Soni kėrkoi vetėm njė gjė nė lutjen drejtuar qiellit apo dėshirėn e thėnė instinktivisht nė zgrip tė njė viti tjetėr: qė 2008-a t’i ngjante njė viti mė parė. Atij viti qė ajo nė fakt e kishte menduar krejt tė qetė, larg zhurmės e skenės. “Kėtė vit do tė bėj pak gjėra. Do tė rri me veten time, do t’u pėrkushtohem njerėzve qė kam pėr zemėr”, fjalė pėr fjalė kėshtu ishte artikuluar dėshira e saj e parė sapo kėtu e njė vit mė parė 2007-a kishte shėnuar sekondat e para tė ekzistencės.

    Dhe nė ato ēaste Soni ishte vėrtet e bindur pėr vendimin qė sapo kishte marrė. Sepse ndihej e lodhur. Qė nga koha kur skenėn e pushtoi si soliste e jo mė si njė prej vajzave tė “Spirit Voice”, kishte punuar si e ēmendur. Koncerte pa fund, kėngė tė reja, videoklipe. Nuk kishte lėnė festival pa marrė pjesė: Top Fest, Kėnga Magjike, Mikrofoni i Artė, Festivali i RTSH-sė, tė cilit ia kishte njohur skenėn edhe si prezantuese. E pasi kishte shijuar ēmime e duartrokitje, njė vit mė pas befas kuptoi se nuk ndihej mė e tillė, luftarake. E kuptoi se njė “stop” nuk ishte i vėshtirė pėr t’u thėnė e qė kėtej e tutje vendosi t’i merrte gjėrat me qetėsi, larg ditėve kur 24 orėt nuk mjaftonin. Kishte parashikuar qė ai do tė ishte njė vit i qetė. Por njė gjė nuk e kishte parashikuar kurrė, qė ai tė ishte viti i saj i artė.

    Ishte fillimi i shkurtit kur kėnga “Tė dua ty” solli nė ekran njė Soni qė kurrė mė parė nuk e kishim parė tė tillė. Portreti i njė vajze tė bukur nė sfondin e viteve ’50, veshur me fund tė ngushtė e me bel tė lartė, me kėmishė mėndafshi, kapelė me tyl mbi sy e shami tė bardhė me pika tė zeza. Aq larg imazhit tė “sė voglės”, me mbathjet e verdha veshur mbi pantallonat e shkurtra, apo vajzės energjike qė kėrcente mbi njė fuēi tė drunjtė, duke tundur palat e fustanit tė kuq, por edhe shumė larg kohėve kur kėndonte kėngė popullore krah Sinan Hoxhės. “Tė dua ty” ishte njė baladė e ngrohtė, klasike, brenda sė cilės gjallonte njė dashuri romantike. E qė historia e dashurisė tė dilte e plotė si nė njė minifilm, nuk mungonin as nuancat e dramės.

    Aty po qė pamė njė Soni 100 pėr qind ndryshe. Kishte vendosur tė bėnte njė kthesė? Nuk do tė ishte mė ajo vajza lozonjare qė e kishim parė shfaqej qė nė fillim? “Nė fakt, ajo kėngė ishte njė dhuratė pėr babanė tim, qė mė 14 shkurt kishte ditėlindjen. Ndaj edhe videoklipi fillon me ‘Gėzuar Vitin e Ri 1953’, qė duhej tė ishte viti kur babai im ka lindur, edhe pse viti i saktė ėshtė 1952. Ky ishte njė gabim i imi”. Ishte vėrtet ndryshe nga ēdo herė. E me atė kėngė askush nuk mund tė thotė se Soni nuk kishte qėlluar nė shenjė. Jo mė kot “Tė dua ty” ngeli njė ndėr ato kėngėt qė emocionojnė sa herė qė shfaqen. E kėtė Soni e ndjeu e para. “Ajo kėngė ėshtė njė nga sukseset e mia mė tė mėdha”.

    Ishte e tillė vėrtet. E ndoshta do tė ngelej e vetme sikur menjėherė mė pas tė mos shihnim nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit njė tjetėr Soni, alla Brodway. Ndalesa e radhės? “Chicago”. Njė musical, qė ashtu si tė gjitha gjėrat e bukura tė atij viti, erdhi pikėrisht kur ajo as qė e priste. Ishte duke shijuar ditėt e saj tė qeta, ndėrsa Dritan Huqi pikėrisht nė atė kohė ishte duke kėrkuar njė vajzė energjike, qė tė dinte tė kėrcente e tė kėndonte njėkohėsisht. E ndėrsa nė televizion shfaqej videoklipi i kėngės “1 me 2”, teksa Soni copėtonte me sa fuqi kishte statujat e mermerta, njė “Eureka” ishte oguri i parė. Roli ishte i saji.

    Velma Kelly: veēse kėshtu do tė quhej nė tre muajt qė do tė vinin mė pas. E pėr tė depėrtuar thellė nė personazhin e viteve ‘40, Soni ishte gati tė bėnte gjithēka. Dhe nė fakt bėri vėrtet gjithēka. “Ishin tre muaj tė lodhshėm. Orė tė gjata palestėr, balet, akrobaci. Duhej qė lėvizjet e mia tė shpėrthenin jazz. Sepse ajo qė duhej tė bėja nuk kishte lidhje as me sambėn e as me lėvizjet latine qė unė njihja. Lėvizja e kokės dhe e dorės duhej tė ishte ndryshe”. Ditėt e saj dikur tė qeta u kthyen nė orė tė pafundme provash nė majė tė takave tė larta.

    Ata qė nuk e kishin njohur mė parė, zbuluan njė Soni me vullnet tė hekurt, qė nuk ankohej as edhe kur rrėzohej e vritej. Qė nuk bėnte zė as kur sytė i mbylleshin pėr gjumė, sepse sapo kishte mbėrritur nga njė udhėtim treditor nė Amerikė nė mes tė provave pėr musical-in e qė ia arriti tė bėnte lėvizjen mė tė vėshtirė, edhe pse ajo karrigia nga e cila u rrėzua njėherė iu kthye nė makth tė vėrtetė, qė i dilte edhe nė ėndėrr. Ia doli tė ishte edhe aktore, edhe balerinė; tė bėnte edhe koketėn, veshur me zhartierė e intimo tė tylta, nėn flokėt e zeza e tė shkurtra tė Velma Kelly-t. Nė atė “Chicago” Katherine Zeta Jones nuk kishte asgjė mė shumė sesa Soni. “Chicago ishte njė plus. Ishte ajo qė doja: tė bija nė sy edhe pėr diēka tjetėr”.

    Por, ndėrkohė, veē zhurmės qė shkaktoi musical-i, Soni po binte vėrtet nė sy edhe pėr diēka tjetėr. Por kėsaj radhe pėr njė lidhje dashurie. E shkruar do ketė qenė me siguri, qė fati atė vit do t’i buzėqeshte me dhėmbė tė artė. Tani atmosfera do tė bėhej krejt rozė. Gazetat do tė shkruanin gjithnjė e mė shumė pėr lidhjen e Sonit me Florian Mumajesin. Kėsaj radhe nuk bėhej fjalė pėr thashetheme tė sajuara gazetarėsh. Sepse fotot do tė flisnin vetė, derisa edhe ata ta pranonin se gjithēka ishte e vėrtetė. “Unė e ndieja se sė shpejti do tė takoja njė dashuri tė madhe, tė pėrjetshme.

    Erdhi vėrtet, me Florin, mikun tim mė tė mirė, duke punuar gjatė nė studion e NRG-sė”. Ē’duhej mė shumė pėr njė histori si e tyrja? Pėrveē njė miqėsie, fijet lidhėse mė tė forta ishin ato profesionale e, po t’u shtosh njė ndjenjė dashurie, atėherė pėrfundimi merret me mend lehtė. Ku i dihet, ndoshta sė fundmi duhet t’i shohim me vėmendjen tek gishtat. Nga momenti nė moment aty mund tė shndrijė njė rreth i artė. Veēse mos prisni qė ata t’ua thonė. Pėr kėtė janė tė dy nė njė mendje. Lidhjen kanė vendosur ta mbajnė larg tė gjithėve. Edhe pse nė fakt vėshtirė se mund t’ia dalin. Sepse, ndonjėherė, krejt pa dashur, mund tė bėhen edhe aktorėt e shfaqjeve mė tė bukura tė dashurisė.

    Siē ndodhi nė skenėn e Kėngės Magjike, ku njė puthje mes tė dyve u duartrokit mė gjatė se ēdo performancė qė kėngėtarėt kishin sjellė deri nė atė moment. Por nuk ishte e planifikuar. Soni ėshtė gati tė betohet pėr kėtė. Ashtu siē nuk ishte i planifikuar as dueti i kėngės “Fluturim 3470”. “Ajo ishte kėnga e Florit. Njė kėngė shumė e ndjerė, qė mua mė pėlqente shumė dhe nuk reshtja sė e dėgjuari, por ishte pjesė e vendimeve tė mia qė nuk do tė konkurroja nė atė audicion”. Ashtu ndodhi edhe atė natė. Ishin nė studion e tij duke e dėgjuar kėngėn sėrish e sėrish. “Ishin orėt e para tė mėngjesit kur i thashė Florit: Zemėr, tani duhet ta incizosh. Dhe kur ai mė kėrkoi tė shkoja pranė mikrofonit pėr ta frymėzuar, thamė: Pse tė mos e provojmė qė refrenin ta kėndojmė bashkė?”.

    Ja, kaq u desh qė ajo tė kthehej nė njė nga kėngėt mė tė bukura tė Kėngės Magjike, qė do tė rrėmbente ēmimin e dytė dhe trofeun “Kėnga Hit” e, sigurisht, edhe Ēmimin e Dashurisė. Sepse nė skenė ata ishin ngjitur me dhjetėra herė, por kėsaj radhe ishte ndryshe, pavarėsisht se Flori ishe po ai djali i pėrhershėm trendy e Soni po ajo vajzė simpatike, me flokėt e zinj pis e buzėqeshjen e veēantė. Ashtu siē ka qenė qė nė ato vitet e para kur ajo, ende gjimnaziste, binte mė sė pari nė sy krahas vajzave tė tjera tė “Spirit Voice”.

    Njė vajzė tipike mesdhetare, me flokėt e gjatė e tė zinj, lėkurėn e qartė e dhėmbėt e bardhė. E tillė do tė ngelej edhe vite mė pas. Kėshtu vazhdon tė ngelet edhe tani. Po e njėjta. Nuk ka bėrė pjesė kurrė nė radhėt e vajzave “sot brune, nesėr bionde”. As me gėrshėrėn nuk ka guxuar kurrė tė luajė. E vetmja herė kur e bėri ishte pėr 25-vjetorin. Shkurtoi balluket. Por tani ėshtė duke i rritur pėrsėri. Sepse loja e fortė me look-un nuk i ka pėlqyer kurrė. I mjafton pamja prej mesdhetareje tė pėrjetshme dhe forma e mirė fizike.

    Qė nė moshėn 16-vjeēare stėrvitet rregullisht nė palestėr dhe pėrfundimi ėshtė ai qė ėshtė. Njė trup i formuar e elegant, qė pėrvijoi atė siluetėn e vajzės garipe nė videoklipin e kėngės “Zig-Zag”. Duhej ajo kėngė. Edhe pse ndihej aq mirė nėn petkat e zonjushės sė viteve ‘50, edhe pse u bė njė Velma Kelly perfekte, e ndiente se duhej tė kthehej nė imazhin e saj prej vajze energjike, tė gjallė e paksa garipe. Tamam si nė kėngėn “Zig-Zag”, qė erdhi si epilogu i njė viti qė Soni nuk e kishte menduar kurrė tė tillė. Ndaj, edhe kur 2008-a sapo kishte shėnuar sekondat e para, Soni Malaj nuk kėrkoi gjė tjetėr prej tij, veēse tė ishte si njė vit mė parė.
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto: Pėlhura e artė nga rrjeta e merimangės
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 09:19 PM
  2. Soni Malaj shtatzėnė me balerinin italian
    Nga labja nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 02:50 PM
  3. Malaj “thyen” bojkotin: Futem vetėm nė parlament
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 06:54 PM
  4. Topi i Arte, ogur i keq?!
    Nga Negativ nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 12:00 AM
  5. 10 fituesit e fundit te “Topit” te Arte”
    Nga Altin111 nė forum Kampionate botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 01:29 PM