Receta Gatimi

ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT

    ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT

    [attachment=1:1tadrslf]arkeologji.jpg[/attachment:1tadrslf]

    ARKEOLOGU I PARĖ SHQIPTAR YZEIR ISMALI I VRARĖ NGA NAZISTĖT
    Doktor i shkencave arkeologjike diplomuar nė Itali



    Nga GĖZIM LLOJDIA - Drejtor i parkut Arkeologjik Amantia

    Cili ka qėnė arkeologu i parė shqiptar? Ai qė ka gėrmuar apo ai qė ka studjuar pėr arkeologji?Nė tė vėretėt kėtė dilemė le ta zgjidhin historianėt dhe studjuesit e kėtij lėmi.

    Ftohtėsia e akullt e breshėrive tw nazistėve, rrėfen studjuesi Fahri Shaska,rrėmbeu nėn trajektorien e zjarrit tre zemra shqiptarėsh,qė rrėzoheshin befasishtė nėn dheun e tokės sė tyre.Edhe fshati ēuditėrishtė quhej Bubullimė,ishte nė Myzeqe tė Lushnjės.Dhe ishte vetėm 10 gushti i vitit tė luftės 1944. Emrat e personave tė rrėzuar, tė mbuluar nga gjaku ishin:Avokati Skėnder Muēo,arkeologu i parė shqiptar Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.Dhe koha e priti kohėn nė heshtje.Emrat e tre personave ,qė i rrėmbeu plumbi i nazistėve mbetėn pėrveē kujtesė sė sė atė afwrmeve nėn shigjetimin armiq,por se tė kujt kjo ‘slypjes shumė mend pėr tė kėrkuar.

    E kam pritur me tėrė interes rrėfimin dhe tė dhėnat, qė ruante arkivi i studjuesit Fahri Shaska pėr veprimtarin e njė arkeologu shqiptar.Diplomuar si i kėtill nė njė nga universitetet e botės sė perėndimit.Atje ku era e shkences kishte vite qė frynte nė drejtim tė mbarė.Mirėpo kush ishte arkeologu i parė shqiptarė, qė mbante njjė titull Doktor i arkelologjisė ,emri i tw cilit,u fsheh turpėrisht, deri sa kaq shumė pritje tė mjerė erdhi,dritėsimi i kwsaj faqeje tė medias pėr ti sjellur ndriēimin.Fahri Shaska shėnon.Yzeir Ismaili ka lindur nė fshatin e Vlorės,me emrin Tragjas.Vitlindja reghjistrohet diku aty nga vitri 1903.Por cili ishte shkollimi nė vitet e eparė tė arsimimit tė kėsaj figure tė panjohur deri mė sot nga arkeologjia.Atė qė njihet p[ra si shkollim fillor e ka pėrfunduar nė fshatin e tij Tragjas.Ndėrkaq shprehet Shaska arsimimin e mesėm e ka kryer nė gjimnazin klasik tė Napolit,dega shkencore.Ndėrkohė duke kėrkuar rrugėtimin drejt shkencės Yzeiri ka udhėtuar mė tej drejt Bolonjės qytetit pėr tė vijuar studimet dhe pėr ti pėrfunduar ato.

    [attachment=0:1tadrslf]arkeologji1.jpg[/attachment:1tadrslf]

    Cila janė disa tėv dhėna tė tij tė CV.


    Yzeir Ismaili(Alimerko) kohėlindja 1903

    Fshati Tragjas.

    Arsimi fillor nė fshatin Tragjas.

    E mesmėn nė Napoli-gjimnazi klasik

    Arsimi Nė Bolonja ,dega histori-arkeologji

    Titulli i shkencor-Doktor i shkencave arkeologjike 1934.


    KTHIMI NĖ SHQIPĖRI

    E priti mėma tė birin,kur rrugėn mori nė mėrgim pėr dije.Yzeiri kthehet nė vendlindjen etij.Vapori mbrinte nė qytetin e tij,kur dallgėt e godisnin afėr elarg.Ishte njeriu i arsimuar nė njė nga fushat mė pak tė njohura nė kėtė vend.Mbante me vetet njė titull shkencoroktor i shkencave arkeologjike.Disa tė dhėna tė tjera tė lakmueshme pėr kohėn,kur Yzeiri vinte kėmbėn nė skelėn e qytetit tė tij:Ishte i pari shqiptar, qė mbrinte nė vendin etij me profesionin e arkelogut.Ishte i pari shqiptar,qė mbrinte nė vendlindjen e tij me titullin Doktor nė arkeologji.

    Ishte i pari ballkanas ,qė mbrojti doktoraturėn nė arkeologji.Ishte njė student i shkėlqyer.


    PUNĖSIMI

    Me optimizėm, qė kishte nga koha e studentllėkut gjeti nė vendin e tij njė temė pak tė njohur.Shaska rrėfen:Aty rreth vitit 1934 u emarua profesor i lėndės sė historisė,nė shkollėn Tregtare,njė shkollė e njohur kjo nė qytetin e Vlorės.Dy vite mė pas ,djali ėndėrrimtar bėhet nėn drejtor i kėsaj shkolle.

    Kohėpritja pėr tu gjendur nė profesionin e tij tė fushės ku rinte ende nė hije diploma e arkelologut mbrinė vetėm nė vitin 1937.Aty buzė detit,ku lllapashitet deti dhe valėt bėjnė njė ujdi,ėshtė njė godinė,sot quhet muze kombėtar i pavarėsisė.Nė atė godinė ku ishin gjetjet e Reit,Yzeir Ismaili bėhet drejtor i tė parit muze arkeologjik.Ndėrsa godina kishte shėrbyer si seli e qeverisė sė Vlorės.Sa kohė punoi Dr i arkeologjisė nė ta parinw institucion, qė kishte objektet arkeologjike mė tepėr ato tė gjetura nė kodrinėn e qytetit antik tė Apollonisė si dhe tė qėndrave te tjera ilire.Ėshtė njė periudhė e zbardhur tashmė.

    Nga viti 1937nė vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i kėtij muzeu arkeologjik.Rrėfehet nga zoti Shaska ky detaj i rėndėsishėm.Nė minierėn e Selenicės ėshtė gjetur njė statuj prej floriri,maket deleje.Kishte pėrmasa tė vogla.Italianėt e marrin dhe e nisin menjwhere drejt shtetit te tyre pėrtej kanalit tė Otrantos.Drejtori i muzeut bėri njė protestė tė fuqishme.I kėrkoi qeverisė, qė tė ndėrhynte nė mėnyrė urgjente pėr tė kthyer figurėn e grabitur.Ndėrsa konsullatės italiane i tha se kjo statutjė duhej tė rikthehej nė qytetin e tij nė muzen e arkeologjisė.Ndonėse ai kishte studjuar nė shtetin fqinjė nuk ju dorėzua kthetrave tė vetmisė,Yzeiri nuk reshte tė kėrkonte pranė autoriteteve statujėn e grabitur,qė ishte dėrguar pėrtej kėtij vendi ndonėse ishte zbuluar nė nėntokėn e tij.Me mbledhjen e objektevev arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora.Objektet arkeologjike u grabitėn dhe u prishėn.Gjatė kohės, qė ka qėnė drejtor i kėtij muzeu ėshtė marrė me grumbullimin e objekteve arkeologjike ,qė ndodheshin nėpėpr institucione apo nė banesat e qytetarėve.


    ARRESTIMET

    Ajo,ē’ka shėnohet nė defterin e kohėhs quhet rezistencė .Aty nga viti 1939,kryesisht nė muajin prill,kohė nė tė cilėn fashistėt e pėrtej kėtij deti pushtuan vendin,ai organizoio njė rezistencė sa do tė vogėl.Kėshtu arrestohet dhe lirohet vetėm pas 3 muajsh.Pas ndėrhyrjes fashiste nė vendin tonė,Yzeirin e degdisėn larg.E njihnin aftėsit dhe tė dhėnat dokumentare qė ruante profesioni i tij duke e dwrguar nė Korcė me emėrmin drejtor i liceut tė Korcės,ndėrsa nga tė dhėnat qė kemi ndėrtesa e muezut nė qytetin e detit bastiset dhe vidhet.

    Aty nga viti 1942 merr pjesė nė demostratėn antifashiste nė qytetin e Vlorės,por e njohėn qė pikėrishtė ky personalitet ishte drejtues i njė gjimanzi nė qytetin juglindor tė Korcės,dhe duke mbritur shtatori i vitit 1943 arrestohet dhe dėrgohet pėrtej ujrave tona kufitare nw Portopalermo.Angazhohet pas kthimit nga internimi me forcat e BK.


    PUSHKATIMI NGA NAZISTĖT

    Nė zhegun e verės tė vitit ’44,arestohen nė Bubulimė tė Lushnjės nga nazistėt.Duhet tė ketė qėnė datat 10 gusht.Ishin avokat Skėnder Muēua,Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini si dhe Jaup Xhezo.N.Aliu dhe dy pjestarė tė familjes Yzeiri.E bija e Yzeirit quhej Serrie, ndėrsa e ema Salibeja.Pėrse mbritėn nė Lushnje, ndėrsa breshėrit e ftohta tė nazistėve i shtrinė pėrdhe?Ata gjėndeshin kohė mė parė nė zonėn e Karaburinit.Kėshtu shqyrtohet pikėrisht nė rrėfimin e tyre.Njė nėndetėse e vogėl mbrinte nė atė zonė pothuajse cdo tė martw.Atė fillim gushti nėndetsja kishte sjellur njė mesazh tė gjeneralit tė Mesdheut i cili kishte shkruar pėr disa kushte pėr zbarkimin e aleatėve nė atė zonė jugore tė vendit.Skėnder Muēua ishte pėrfaqėsuesi i BK pranė aleatėve.Nėndetėsja e vogėl do tė merrte dhe njė persona me mbiemrin Frashėri pėr tė zbritur nėe Kajro ku do tė fliste pėr luftėn.Ata vendosėn tė udhėtonin drejt kryeqėndrės sė vendit pėr tu konsultuar me Mithat Frashėrin.

    Nazistėt i pushktuan tė tre nacionalistėt nė fshatin Bubullimė pikėrishtė nė datėn 10 gushtė mes zhegut tė verės tė vititi 44.Ndėrkaq zbardhet edhe fati i tė bijės sė arkelogut dhe tė emės sė tij, pra Serries dhe Salibes.Ato i internuan larg vendit diku nė shtetin austriak ndoshta nė Vjenė .Arkeologu Ismaili dhe dy tė tjerėt mes tyre avokati Muēo ndonėse u pushktuan nga nazistėt nuk u njohėn asnjwher si dėshmorė meqė nuk ishin nė rradhėt e forcave partizane.


    DISA TĖ DHĖNA TĖ TJERA

    Yzeiri ka pasur ndėrhyrjen e njė mėsuesi italin Ricco, qė ishte nė shkollėn e fshatit Tragjas pėr tė ndjekur studimet e larta nė shtetin fqinjė duke parė zellin e tij nė tė mėsuarit.Ku ka punuar nėn drejtor nė shkollėn tregtare tė Vlorės,drejtor i saj ishte Naun Stėrralli,mėsues i matematikės Imer Sharra,mėsues i fiskulturės Alush Leshanaku.Me dekretin Nr 52 tė datės 28 shkurt 1936.ėshtė emwruar zvdrejtor i kėsaj shkolle tė njohur.

    Nė 28 dhjetor 1939 dėrgohet drejtor i liceut nė Korcė duke u larguar nga pozicionimi i drejtorit tė muzeut nė qytetin e tij.Kur ishte drejtues i muezut ka pasur rrogėn 3 napolona,ndėrkaq qė rrogat e zyrtave tė kohės shkonin deri nė 2 napolona.Ky ishte njeriu qė erdhi nga Perėndimi me shkollimin e mirfilltė tė profesionit tė arkeologjisė dhe me titullin shkencor Doktor i arkeologjisė.
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Poeti Ali Podrimja gjendet i vrare ne France
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-07-2012, 08:54 PM
  2. Obama: Bin Laden ėshtė vrarė
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2011, 07:10 PM
  3. Policia: Michael Jackson eshte vrare
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 09:48 PM