Tavė peshku me hudhra
Peshku i pastruar dhe i larė pritet nė copa, i hidhet kripė, piper. Lyhet me miell dhe skuqet nė tigan me yndyrė tė nxehtė, por duhet patur kujdes tė mos kuqet shumė (sa tė marri ngjyrė). Hiqet dhe vihet nė njė pjatė. Nė yndyrėn e tepruar nė tigan hidhen hudhra tė grira trashė shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salcė domatesh. Tė gjitha kėto pėrzihen me njėra tjterėn shuhen me uthull pastaj shtohet pak ujė, kripė, piper e gjethe dafine. Masa hidhet nė tavė dhe vihen sipėr copat e peshkut tė skuqura lehtė si me sipėr dhe piqet nė furrė 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grirė holle nė procesin e fundit tė pjekjes.