Ėshtė njė ide e thjeshtė se si tė bėjmė pėrmirėsimin e njė sistemi Windows XP nė Windows 8. Nėse kemi njė kompjuter tė vjetėr Pentium 4 nė shtėpi, bashkė me njė kartė grafike AGP dhe 2GB RAM, qė ka shumė softuerė tė instaluar, a mund tė instalojmė Windows 8 qė tė funksiononte gjithēka mirė?



Faktikisht, kalimi i njė sistemi XP tek 8 nuk ėshtė ide edhe aq e mirė. Por nė kėtė artikull, ne do t’ju tregojmė pėr eksperiencėn e Loyd Case, i cili provoi, eksperimentoi dhe nxorri disa mėsime nga ky proces.

Ai e ka ndėrtuar kompjuterin e tij rreth vitit 2004, pak kohė pasi kishte dalė nė treg variantiNorthwood i Pentium 4. Pjesėt e tij janė tepėr tė vjetra, pėrkatėsisht:
3.4GHz Pentium 4 CPU
Abit IC7-G bordi qendror me ēipe Intel 875P
Dy module 1GB DDR-400 DRAM (2GB nė total)
Kartė grafike Radeon HD 9800XT AGP me 512MB frame buffer
320GB Western Digital hard drive (IDE)
Dy 250GB Western Digital hard drives nė RAID 1 mode
Regjistrues Sony DVD (16X)
Dy Asus 52X CD-ROM pėr tė hedhur materiale nė CD
520W Vantec power supply
Nė ditėt e sotme, Abit nuk ėshtė mė nė treg. Vantec vazhdon tė prodhojė pjesė me kosto tė ulėt por nuk vazhdon mė nė biznesin e ‘power supply’. Siē do ta paraqesim mė poshtė, sistemi ėshtė pak problematik kur vjen puna tek Windows 8.



Windows 8 setup: ekzekutimi i parė
Ky sistem punon me versionin 32 bitsh tė Windows XP. Herėn e fundit ėshtė pėrdorur si njė server license pėr 3ds Max 8. Kjo licensė u ēinstalua pėr tė krijuar hapėsirė. Mė pas u ekzekutua Windows 8 setup nga DVD-ja.
Fillimisht u tentua versioni 64 bitsh i Windows 8, por nga mesazhet qė u shfaqėn u pa se nuk ishte e mundur tė bėhej ky kalim. Prandaj, u provua versioni 32 bitsh i Windows 8.
Setup-i i Windows 8 ekzekuton njė kontrollues pėrputhshmėrie herėn e parė kur instalohet. I vetmi mesazh mospėrputhshmėrie rezultoi tė ishte RAID array. Kėshtu Loyd, ristartoi sistemin nė Intel RAID BIOS dhe fshiu RAID array-n. Mė pas, rindau dhe riformatoi drajverat 250 GB dhe ekzekutoi pėrsėri backup-in nė format imazhi.
Mė pas, ekzekutoi pėrsėri Windows 8 setup. Gjithēka shkoi mirė deri nė rifillimin e parė ku nė ekran u shfaq njė mesazh gabimi 0×0000005, i ndjekur nga ‘Shtypni CTRL-ALT-DEL pėr tė rifilluar’.
Sigurisht, ristartimi nxorri pėrsėri tė njėjtin mesazh gabimi. Pasi kėrkoi nė Google, Loyd zbuloi se Windows 8 ka nevojė pėr njė Data Execution Prevention (DEP). Kjo ėshtė njė karakteristikė eCPU-sė dhe bordit qendror qė ndihmon nė parandalimin e maluerėve dhe aplikacioneve tė dizenjuara keq, tė ekzekutojnė njė kod programimi jashtė pjesėve tė kujtesės. BIOS-i i bordit qendror duhet, normalisht, tė ofrojė njė DEP setting, qė mund tė aktivizohet. Nė rastin tonė, ky DEPsetting mungonte.
Pėr tė zgjidhur kėtė problem, Loyd vendosi tė riprodhonte sistemin nė mėnyrė sa mė tė ngjashme tė ishte e mundur. Kjo pėr tė pasur pėrditėsimet e duhura tė harduerėve, qė do ta lejonin Windows 8 tė ekzekutohej. Ai gjeti njė bord qendror Asus P5B Deluxe dhe njė Intel Pentium D 965.
Pentium D ėshtė ndėrtuar nė njė version tė pėrditėsuar tė arkitekturės Netburst tė Intel-it. Kjo ėshtė e njėjta arkitekturė qė ėshtė pėrdorur pėr tė krijuar Pentium 4 origjinale. Nė ndryshim nga Pentium 4, Pentium D ėshtė njė CPU me dy bėrthama (dual-core): mė saktėsisht, janė dy CPU tė ndara por tė kombinuara nė njė paketė tė vetme. Pentium D u hodh nė treg nė njė paketė LGA775.
Bordi qendror i Asus ėshtė ndėrtuar nė njė set ēipesh P965, i cili ėshtė disa gjenerata mė i ri se 875P i pėrdorur nė bordin Abit. Praktikisht, kjo do tė thotė qė drajveri i ndezjes (boot drive) 320 GB IDE qė gjendet nė kompjuterin e vjetėr P4 nuk do tė funksiononte. Drajverat optikė kanė nevojė pėr lidhėsin IDEP5B.
Dy drajverat Western Digital 260 GB ishin SATA, kėshtu qė Loyd i kaloi nė njė drajver 320 GB Seagate SATA. Drajveri Seagate ėshtė mė i shpejtė se origjinali, por ai besonte se nuk do tė kishte ndonjė ndikim tė madh. Ai pėrdori dy module 1 GB DDR2 duke qenė se DDR1 nuk do tė punonte me P5B. Ndryshimi i fundit nė lidhje me pajisjet do tė ishte karta grafike: Loyd zėvendėsoiAGP 9800XT me Radeon HD 6450, njė kartė qė nuk kishte nevojė pėr lidhje me energjinė elektrike.
Pasi u bėnė tė gjitha kėto ndryshime u kontrollua sistemi BIOS dhe DEP rezultonte tashmė si opsion. Kėshtu qė e aktivizuan. Mė pas u bė rikthimi i pjesės origjinale tė Windows XP. Pas ristartimit, u pėrditėsuan drajverat e ēipeve dhe u instaluan drajverat e rinj grafikė.
Nė kėtė moment, Windows XP filloi tė prodhonte mesazhe gabimi nė lidhje me kujtesėn. Kėto nuk ndodhnin pėr shkak tė ndonjė mospėrputhjeje me harduerin, por pėr shkak tė njė problemi qė bllokonte herė pas here shėrbimin e Microsoft-it. Kjo nėnkuptonte se sistemi ishte Windows XP Service Pack 2 dhe kjo kishte probleme kur Data Execution Prevention ishte e aktivizuar.
Kėshtu qė u bė pėrditėsimi nė XP Service Pack 3. Mesazhet vazhduan, por mė pak tė shpeshta.
Windows 8




Pas lanēimit tė Windows 8 DVD, filloi procesi i instalimit. Kėsaj here, tė gjitha shkuan mirė. Sistemi rifilloi disa herė dhe nė fund kompjuteri kishte Windows 8. Hapja e Windows Experience Indextregoi njė rezultat prej 4.4, ndėrsa rezultati i procesorit ishte 5.5. CPU-tė moderne arrijnė rezultate rreth 7.0 – 7.8. Gjithsesi, 5.5 nė rastin tonė kalonte parashikimet e Loyd.
Fakti qė Radeon HD 6450, si njė kartė grafike low-end dhe entry-level ėshtė e aftė tė punojė me DirectX 11.1, gjė qė e bėri mė tė pranueshėm Windows 8 nė kėtė rast.
Konkluzioni: Ide jo shumė e mirė
Shumė pak pėrdorues tė Windows XP kanė gjasa tė kalojnė nė Windows 8 duke bėrė riparimin e sistemit tė tyre ekzistues XP.
Mėsimet qė nxorrėm nga ky projekt pak ‘ekstrem’:
- Kalimi i Windows XP nė Windows 8 pėrmes njė pėrmirėsimi nuk ėshtė ekzaktėsisht njė ‘rregullim’. Nė fakt, ai ėshtė njė instalim i pastėr qė ruan skedarėt e pėrdoruesit por jo aplikacionet.
- Pavarėsisht se hedh poshtė tė gjithė softuerėt, nuk mund tė bėhet njė ndryshim me njė Windows 8 64 bitsh, edhe nė qoftė se CPU-ja ėshtė 64 bitshe.
- Qė tė funksionojė Windows 8, sistemi duhet tė mbėshtesė mbrojtjen e ekzekutimit tė tė dhėnave dhe duhet tė aktivizohet DEP.
- Windows 8 mund tė punojė me njė RAM prej 2GB!
Nė fund tė fundit, ndoshta ia vlen tė pėrpiqeni tė bėni back-up tė dhėnat tuaja dhe tė realizoni mė pas njė instalim tė pastėr tė Windows 8. Nėse hardueri ėshtė mė i ri, p.sh ndoshta njė Core 2 Quad, Windows 8 ėshtė rruga e duhur.
Nėse sistemi juaj operativ ėshtė 32 bitsh, ju rekomandojmė tė bėni back-up dhe tė instaloni njė sistem 64 bitsh. Kjo e ndihmon kompjuterin pėr kujtesėn.

Burimi: PCWolrdAlbanian!