Celularėt nuk e rrisin rrezikun pėr kancer


• Studimi u krye mbi 1 mijė pacientė me tumor nė tru
• Studime mė tė thella nė kėtė drejtim do tė bėhen gjatė kėtij viti


Pėrdoruesit e celularėve nuk pėrballen me njė rrezik me tė madh tė zhvillimit tė kancerit tė trurit, se sa njerėzit qė nuk e kanė pėrdorur kurrė atė. Nė kėtė pėrfundim ka arritur njė studim i detajuar i kryer mbi pacientė tė sėmurė me kancer.

Studiuesit morrėn nė pyetje mė tepėr se njėmijė persona, 322 prej tė cilėve ishin diagnostikuar me kancer nė tru, dhe nuk gjetėn asnjė lidhje midis kancerit dhe kohėzgjatjes sė pėrdormit tė celularit.
Ky program, i financuar nga qeveria japoneze dhe nga shoqėritė e telefonisė sė lėvizshme, arriti nė pėrfundimin se celularėt nuk kishin pasoja afatshkurtra pėr shėndetin e tė rriturve, por ngritėn disa shqetėsime mbi pėrdorimin nė periudha tė gjata, pasi zbuluan njė rritje tė lehtė tė numrit tė tumoreve malinjė, pas njė harku kohor prej 10 vjetėsh pėrdorim.

Studimi i fundit ėshtė novator, pasi merr nė konsideratė variacionin e niveleve tė rrezatimit qė ėshtė thithur nga pjesė tė ndryshme tė trurit. Sipas grupit tė studiuesve, nuk u vu re ndonjė shtim i numrit tė tumoreve nė ato pjesė tė trurit qė kanė thithur mė shumė rrezatim.
Shkencėtarėt japonezė intervistuan pacientė me lloje tė ndryshme tumoresh nė tru. Pėrvojat e tyre me telefonat celularė u krahasuan me ato tė 683 vullnetarėve tė shėndetshėm, tė cilėt kishin moshė, gjini dhe mėnyrė jetese tė njėjtė me ato tė pacientėve.

“Nuk pati ndonjė rritje tė dukshme midis pėrdoruesve tė rregullt tė celularėve, as midis atyre qė nuk e ndanin telefonin nga dora”, deklaruan studiuesit.
Tumori i trurit ėshtė relativisht i rrallė. Nė vitin 2003 nė Britani kishte rreth 4100 tė sėmurė, mė pak se 2% e tė gjithė tė diagnostikuarėve me kancer.
Studimi shkon edhe mė tej duke vėnė nė pah se disa pjesė tė trurit janė mė tė ekspozuara ndaj rrezatimit tė celularit se tė tjerat, dhe si pasojė mund tė jenė edhe mė tė rrezikuara pėr zhvillimin e tumoreve.

Shkencėtarėt matėn nivelet e rrezatimit nė katėr lloje tė ndryshme celularėsh dhe llogaritėn ekspozimin ndaj tij tė ēdo pjese e trurit pėr secilin lloj.
Nė kėtė mėnyrė grupi i studiuesve arriti tė kuptonte nėse tumori i trurit ishte zhvilluar nė ato zona qė kishin thithur rrezatimin mė tė madh. Ata zbuluan se niveli i rrezatimit nė tumor ishte shumė mė pak se kufiri i sigurisė.

Studimi ėshtė pjesė e njė programi mė tė gjėrė mbi rrezikimin e shėndetit nga telefonia e lėvizshme, i quajtur Interphone.
Ky program do tė mbledhė studimet e kryera nė 13 vende tė botės dhe do tė nxjerrė njė pėrfundim brenda kėtij viti. Rezultati i tyre do tė ketė njė rėndėsi tė madhe.
Megjithėse nė tė shkuarėn ka pasur mosmarrėveshje pėr sa i pėrket efekteve tė celularėve, kjo sasi e madhe provash mesa duket tregon se nuk rrezik pėr kancer.


Copyright © ZERO