Receta Gatimi

5 maj dita e deshmoreve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    5 maj dita e deshmoreve

    Edhe se sistemi shteteror ka ndryshuar, ata dhane jeten per te sjelle lirine ne atdheun tone.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: 5 maj dita e deshmoreve

    ja dhe nje interviste artikull mare nga gazeta koha jone

    "Kombi mbijeton duke edukuar cdo brez"

    E Hene, 05 Maj 2008

    Dhori Mborja, 72 vjecari me origjine nga Korca, duke mesuar edhe mbesen e vet 5 vjecare se cfare eshte 5 Maji ka pasur deshiren me te madhe te takoje drejtuesit e partive politike ne vend. Nuk ka qene as partizan dhe nje nga kusherinjte e tij ka qene deshmor, por se bashku me mbesen e voglen 6 vjecare duke mbajtur nje flamur ne dore kane shprehur deshiren qe sot te takojne te gjithe kreret e opozites. Tregon se vjen cdo vit ne 5 Maj per te bere homazhe per te gjithe te renet e luftes. Nderkohe qe tregon se i afermi i vet eshte vrare ne ceten e Devollit dhe eshte vrare ne kete cete. Nderkohe qe vajza e vogel, Sara duke ngritur nje flamur ne dore ka dashur te bjere ne sy te politikaneve, per te marre nje puthje nga ata, si dhe per te afruar edhe gjyshin e saj ne nje bashkebisedim me ta.

    Cila eshte arsyeja qe ju cdo 5 maj se bashku me mbesen tuaj vini tek Varrezat e Deshmoreve?

    Jam 72 vjec dhe gjithsecili qe do te kishte nje mundesi te tille, qe te jetonte ne Tirane do te vinte tek varrezat e deshmoreve per te perkujtuar nje dite te tille. Por, une nuk vij vetem ne 5 Maj ne Diten e Deshmoreve por edhe per festat e 28-29 Nentorit. Thashe qe vijne te moshuarit, por ketu ka edhe shume te rinj sic eshte mbesa ime, Sara e cila cdo dite me pyet edhe me thote se cilat jane festat qe ne duhet te vijne dhe te sjellim lule tek varrezat e deshmoreve.

    Po ju vete keni qene partizan?

    Jo, megjithese mbaj gjithe keto vite mbi supe ne ate kohe une kam qene i vogel isha debatikas, te tjeret ishin partizane Por ne femijet ishim te organizuar grisnim flamuret e fashizmit, shponim gomat e makinave te tyre, rrembenim ndonje pushke per partizanet. Shperndanim komunikata qe na i sillnin te afermit tane ne shtepi, te cilat shtypeshin naten.

    Si ndiheni sot, ne kete dite ku kujtohen te 28 mije deshmoret?

    Une vij ketu te ribetohem qe amanetin e tyre per liri, drejtesi, demokraci te vazhdoje.

    Ilia, 150 buqeta per Frosina Plakun

    Ka 55 vjet qe shkon tek varrezat e deshmoreve per te vene nje tufe me lulet tek varri i motres, Frosina Plakut. Quhet Ilia Plaku eshte 75 vjec me nje semundje te rende dhe te pasherueshme, ku mjeket kane dhene vetem dy vjet jete por ajo ka kaluar kater vjet te tjera nen kthetrat e semundjes dhe dy operacioneve te zemres. E megjithate keto probleme perseri e gjen fuqine per te shkuar tek varrezat e deshmoreve, per ti respektuar te 28 mije te renet ne diten e tyre. Por nuk shkon vetem ne diten e deshmoreve por edhe ne diten kur motra e vet eshte vrare, por edhe per festat e 28 dhe 29 Nentorit. Zgjimi i tij ne diten e 5 Majit ka qene me nje motiv, per te shkuar tek motra e vet, per te "qare" per rinine dhe jeten e saj, por edhe per te festuar dhe nderuar te gjithe ata qe kane luftuar. Ndersa tregon historine e motres se tij, kujton se Frosina Plakun e cila eshte vrave vetem 19 vjece gjate demonstratave. Fillimisht ajo eshte plagosur 2 here ne demonstraten e madhe te 21 dhjetorit te vitit 1941 duke mbajtur falurin ne dore. "Ajo ishte duke thirrur "Rrofte Shqiperia, poshte Fashizmi" kur nderkohe e goditen ne shpatulla, kaloresit karabinieret dhe e plagosen. Direkt pas plagosjes e moren ne makine dhe e burgosen. Pas dy diteve shoket e saj e rrembyen nga burgu" pohon Ilia, ndersa tregon edhe vdekjen e saj.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 5 maj dita e deshmoreve

    Urime per diten e Deshmoreve, gjithashtu dhe per 1 Maj.. diten klases punetore

  4. #4
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: 5 maj dita e deshmoreve

    Urime , urime per 5 majin

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Studentėt Shqipėtar ne Greqi festojnė ditėn e dėshmorėve
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 12:28 AM
  2. Dita e Premtuar {Dita e Kjametit}
    Nga djal8ove nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 05:15 PM
  3. Sot dita me e nxehte
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-07-2009, 09:26 AM
  4. Pse shpif bahtir hamza kunder deshmoreve dhe shkrimtareve
    Nga Enlirat Hoxhaj nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 08:50 AM