Receta Gatimi

Babai mbyt djalin 7 muajsh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Babai mbyt djalin 7 muajsh

    Babai mbyt djalin 7 muajsh



    Femija shtate muajsh, i nje cifti te rinjsh shqiptare, emigrante ne Greqi, u gjet i mbytur ne banesen e tyre ne Athine. Per ngjarjen, policia ka arrestuar babane 33-vjecar. Dje para prokuroreve te ceshtjes, i dyshuari Festim Mullai, deklaroi se e kishte mbytur ai femijen e tij. Motivet, i dyshuari i gjente te gjendja e renduar psikologjike per shkak se kishte mesuar qe i biri kishte probleme fizike. Ne kushte varferie ekonomike, 33-vjecari e perjetonte keq lajmin keto muajt e fundit, duke reflektuar ne konsum te larte alkooli qe pasohej nga ushtrim dhune ndaj te shoqes e deri dhe te birit.

    Ngjarja e rende ka ndodhur naten duke gdhire dita e djeshme ne rrugen "Elefteros Venizelos", nr 34 te "Agjius Anargjirus", ne kryeqytetin grek, Athine. Burime policore te Atikes, bene te ditur se djalthi qe kishte ardhur ne jete vetem shtate muaj me pare, u gjet pa jete ne shtratin e tij te vogel ne banesen e ciftit Mullai, ne oren 01:30 te dites se djeshme.

    Duke e konsideruar te atin e bebes, si te dyshuarin kryesor, policia e shoqeroi ne kuesture Festim Mullain. Atje, ai ka pranuar se ishte ai pergjegjes per vdekjen e te birit. "I dyshuari, nje punetor ndertimi, ne gjendje te dehur, i mori jeten te birit, duke e mbytur me duar", deklaroi policia pas hetimit paraprak. Ne gjendje te dehur, 33-vjecari dyshohet se eshte grindur me te shoqen 25-vjecare dhe me pas ajo eshte larguar nga banesa, duke shkuar te te aferm te saj. Ajo e ka lene te birin vetem te atin, pa menduar se nje tragjedi do te ndodhte pak ore me vone.

    "Prej shtate muajsh, jeta jone ishte kthyer ne nje makth te vertete. Mjeket pervecse na merrnin para, nuk benin asgje tjeter. U lodha, nuk kishim me lot, nuk mundeshim me, Piva qe te gjeja force dhe te beja ate qe pak njerez mund ta bejne. Me vjen turp per ate qe bera, me falni", citohet i dyshuari nga mediat greke. Me tej ka treguar minutat fatale: "Djali po qante pareshtur", justifikoi babai i dyshuar, aktin kriminal qe akuzohet se kreu, duke shtuar: "Nuk kam ditur se cfare kam bere". Ne te njejten kohe, ka pohuar: "Une nuk mund te duroja ate gjendje. Te shikoja tim bir sakat".

    I tronditur psikologjikisht, babai 33-vjecar ka qendruar per disa ore prane te birit tashme te ikur nga kjo jete. Me vone, pas mesnate, ne banesen e ciftit Mullai ka mberritur xhaxhai i te voglit. Sipas deshmise se tij, ate e kishte thirrur Festimi, duke i thene se djali nuk ndjehej mire. Xhaxhai ka ardhur me shpejtesi, por ka pare i tmerruar se nipi nuk jetonte. Ne cast, vellai i te dyshuarit ka njoftuar me telefon urgjencen spitalore dhe me pas, policine. Pak minuta me vone, nje grup hetimor "zaptoi" banesen, per te kryer hetimet rutine. Ekspertet konstatuan se vdekja e te voglit kishte ardhur nga shtrengimi me duar i qafes, qe i kishte shkaktuar humbjen e jetes.

    Cfare i parapriu tragjedise

    Hetimi policor nxori se familja Mullai prej kohesh perballej me veshtiresi ekonomike. Ato u bene dhe me te renda pas lindjes se femijes. Per me teper, djalthi u konstatua se vuante nga paralize gjymtyresh. Femija ishte rritur pas lindjes se parakohshme per kater muaj ne inkubator dhe pasi kishte dale, kishte paralize te disa gjymtyreve si dhe probleme ne veshka.




    K.J

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Babai mbyt djalin 7 muajsh

    Mbytja e bebes, hakmarrje per gruan


    ATHINE - Krimi i frikshem, qe shkaterroi nje familje shqiptare, prej kohesh e emigruar ne Greqi, erdhi i nxitur nga sherri mes ciftit. Hetimet e policise, qe u publikuan dje ne mediat kryesore televizive greke, evidentojne faktin se 33-vjecari shqiptar, Festim Mullai, ka kryer mbytjen e djalit shtate muajsh, i zemeruar nga largimi i te shoqes.

    “Ajo qe ndodhi ne Agjius Anargjirus, ishte nje hakmarrje e trishte e 33-vjecarit, punetor ndertimi, ndaj gruas se tij 25-vjece, gjithashtu shqiptare, pasi ajo e kishte braktisur, duke ikur nga shtepia dhe u strehuar te te afermit”. Policia greke, qe citohet nga Alpha, shtoi se “sigurisht qe ishte i motivuar dhe nga faktoret e tjere qe prej disa javesh ishin te njohur per familjen emigrante ne rrugen “Elefteros Venizelos 34” te Athines”.

    Ne keto “dopjo” rrethana, ndodhi dhe ngjarja fatale, qe tronditi opinionin fillimisht ne Greqi dhe me pas ketu ne Shqiperi.

    Duke i bere nje kronologji ngjarjes se ndodhur mbremjen e se henes, policia e Athines nenvizoi se familja Mullai prej kohesh perballej me veshtiresi ekonomike. Ato u bene dhe me te renda pas lindjes se femijes, shtate muaj me pare, ne nje nga maternitetet shteterore te Athines. Per me teper, bebja u konstatua se vuante nga paralize gjymtyresh. Femija ishte rritur pas lindjes se parakohshme per kater muaj ne inkubator dhe pasi kishte dale, kishte paralize te disa gjymtyreve si dhe probleme ne veshka.

    Kur femija u kthye ne shtepi, cifti u perfshi nga nje situate konfliktuale, pasi 33-vjecari shihte te shoqen si fajtore te “gjemes”. Kete e ka pohuar para grupit hetimor dhe gjykates, i dyshuari Festim Mullai: “Prej shtate muajsh, jeta jone ishte kthyer ne nje makth te vertete. Mjeket, pervecse na merrnin para, nuk benin asgje tjeter. U lodha, nuk kishim me lot, nuk mundeshim me. Ndaj piva qe te gjeja force dhe te beja ate qe pak njerez mund ta bejne. Me vjen turp per ate qe bera, ndaj me falni”, deklaroi i dyshuari i cituar nga mediat greke.

    Me tej, Mullai ka treguar edhe minutat fatale: “Djali po qante pareshtur dhe une isha vetem me te ne shtepi. Ime shoqe, ishte larguar te te aferm te saj, pas sherrit qe patem. Nuk kam ditur se cfare kam bere. Isha ne gjendje te ckthjellet. Une nuk mund te duroja ate gjendje. Te shikoja tim bir sakat”. Pak para aktit fatal, ne banesen ka mberritur nje kusheri i tij, qe eshte perpjekur ta qetesoje, por kjo ka qene e pamundur. Madje, Festimi, i kishte pohuar: “Nuk do te me dale per mire e gjitha kjo”. Kur i afermi eshte larguar, pasi deshtoi ta qetesonte, Festimi ka vazhduar te konsumoje pije alkoolike dhe te thyeje cdo gje qe i dilte perpara. Nen tronditje te forte psikike, besohet se Festimi ka shkuar ne dhomen e femijes dhe eshte afruar te shtrati i tij, pasi ka degjuar “lume” te qarash feminore, te pafajshme. Tejet i nxehur, sigurisht pa dashur te shnderrohet ne vrases te te birit, Festimi e ka goditur djalin madje i ka vene duart ne fyt duke ia shtrenguar fort. Kjo ka bere qe i biri te mbese pa fryme. Kur ka kuptuar se cka bere, Festimi ka lajmeruar vellane qe jetonte aty afer. Ai ka mberritur shpejt dhe ajo qe Festimi i kishte thene, ishte: “Djali nuk eshte mire, me duket se s’po merr fryme”. Ne cast xhaxhai i te voglit ka lajmeruar urgjencen spitalore e menjehere me pas, policine. E gjithe tragjedia ka marre fund me arrestimin e 33-vjecarit qe pranoi se i tronditur psikikisht ishte shnderruar ne vrases, sic tha, pa e menduar kurre deri ato caste se do ta bente nje gje te tille.

    Gjate dites se djeshme, policia ka marre ne pyetje jo vetem te arrestuarin, por dhe te shoqen 25-vjecare, vellane e Festimit dhe kusheririn qe ishte gjendur pak para tragjedise. Policia tha se vendosi te lere te lire nenen 25-vjecare qe humbi te birin. Ajo ka deponuar se ishte larguar nga banesa, sepse ndjehej e frikesuar per jeten e saj, ndoshta pa menduar se mund te demtohej i biri. Mediat greke cituan se “nuk perjashtohet qe 25-vjecarja te perballet me akuzen per vepren penale te ekspozimit te te miturit ne situate te rrezikshme”.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Babai mbyt djalin 7 muajsh

    Shume zgjidhje gabuar!!!!

  4. #4
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Babai mbyt djalin 7 muajsh

    Shume e gabuar ....po femija ēa faji kishte ........

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-09-2012, 12:50 PM
  2. E mbyt rryma
    Nga Erdi nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-08-2009, 09:48 PM
  3. SH.B.A - Gjarpėri piton mbyt njė vajzė 2 vjeēe
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 10:07 PM
  4. Kthehet vone ne shtepi, babai vret djalin me thike
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 04:59 PM
  5. Majmuni mbyt pronarin e pashpirt me kokos
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 10:21 AM