Duke mos qenė kurrė mosmirėnjohės dhe duke e konsideruar mosmirėnjohjen si tė metėn mė tė madhe morale, nė fillim do tė themi se mirėnjohja jonė ėshtė e thellė dhe e pėrjetshme pėr tė gjitha Fuqitė e Mėdha dhe nė veēanti pėr ato qė kanė ndihmuar nė njohjen e Shqipėrisė, qė kanė pėrkrahur tė drejtat e saj si komb dhe shtet. Por, nėse morali ynė shqiptar, na e detyron kėtė mirėnjohje dhe nuk na lejon qė tė themi as gjysmė fjale fyese nė drejtim tė ndonjė fuqije, detyra jonė e historianit, ėshtė, nga ana tjetėr, qė tė bėjmė njė pasqyrim sa mė tė saktė dhe sa mė tė paanshėm tė kushteve nė tė cilat u ndodh nė zanafillė shteti ynė. Pėr mė tepėr , si mund ta mbulojmė dhe ta fshehim tė vėrtetėn nė njė kohė kur tani asgjė nuk mund tė mbahet nė errėsirė, kur protokollet e konferencės sė Londrės, si dhe artikuj tė panumėrt gazetash zyrtare ose gjysmė zyrtare janė aty, pėr tė dėshmuar pėrpara gjithė botės tė vėrtetėn lakuriq? Nuk ėshtė sekrete pėr askėnd, se dy grupe tė mėdha, qė sot janė nė armiqėsi, e kanė bėrė pėrleshjen e tyre tė parė gjatė Konferencės sė Londrės. E ē’ka tė habitshme, qė gjatė gjithė diskutimeve Rusia dhe Franca u treguan tepėr keqdashėse ndaj Shqipėrisė, vetėm pėr t’u ngrėnė me Austrinė, Italinė dhe Gjermaninė, tė pėrkrahnin njohjen e kėsaj Shqipėrije?

Ėshtė vallė mosmirėnjohėse tė thuash se Franca dhe Rusia kanė qenė kundėr njohjes dhe krijimit tė Shqipėrisė sonė dhe se i kanė vėnė firmat e tyre pa zemėr? Ėshtė vallė njė mungesė mirėnjohjeje qė tė thuash se Italia dhe Austria kishin nisur tė mos interesoheshin pėr Shqipėrinė, pėr ta parė atė vetėm si njė fushė dhe njė pretekst intrigash dhe rivaliteti? Ėshtė vallė njė mungesė karakteri tė thuash se qeveritė ruse dhe franceze kanė bashkėpunuar me Greqinė dhe kanė intriguar me tė, pėr tė krijuar kėtė komedi tė quajtur epiriote, qė ta dobėsojnė dhe ta vdesin Shqipėrinė dhe se ato nuk kanė bėrė lėshime vetėm e vetėm qė mė vonė t’i vėnė litarin nė fyt? Ėshtė vallė mėkat tė thuash se rivaliteti austro-italian ka marrė njė formė tepėr tė mprehtė pėr shkak tė incidentit me Esad Toptanin? Gazetat zyrtare “Tribuna”, “Fremenblatt”, “Corriere della sera”, “Neue Freie Presse” dhe shumė tė tjera, a nuk pasqyrojnė vallė akuzat me tė cilat janė ndeshur autoritetet italiane me ato autro-hungareze?

Pėr mė tepėr tė shkruash historinė nuk do tė thotė aspak tė qortosh. A nuk thonė vetė diplomatėt, burrat e shtetit, politikanėt, se nė politikė nuk ka as moral, as imoralitet? A nuk na mėsojnė ata se ajo qė ėshtė e dėmshme dhe e pandershme tek njė njeri i thjeshtė, nuk ėshtė nė politikė, kur ėshtė fjala pėr marrėdhėniet e njė shteti?”

*Marrė nga “L’indipendance Albanaise”, 1915

Mid’hat Frashėri