Nje trafikant shqiptar ne Athine eshte vene ne pranga pasi eshte kapur me 156 kg hashash. Autoritet greke kane mesuar se sasia e hashashit do te kalonte kufirin drejt Shqiperise. Nderkohe mesohet se ne nje rast tjeter policia greke ka konfiskuar nje makine me 110,8. Policia greke thote se te dyja rastet kane lidhje midis tyre dhe kane te bejne me trafikun e droges mes Shqiperise dhe Greqise.

ATHINE - Arrestimi I nje trafikanti shqiptar me 46 kg hashash si dhe konfiskimi I 110.8 kg te tjere ne nje makine te braktisur afer kufijve shqiptare jane dy raste te ndryshme te trafikut te droges ne Greqi per te cilat policia greke thote se kane lidhje midis tyre. Keshtu para dy ditesh nje 31 vjecar shqiptar i cili trafikonte sasi te medha lendesh narkotike nga Shqiperia ne Greqi, eshte arrestuar pasi I eshte gjetur ne motocikleten e tij nje sasi prej 1 kilogram hashash. Pas kontrollit ne shtepine e tij atij I jane gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 46 kg hashash , 8500 euro,nje peshore farmacie dhe tre telefona celulare.


Sipas antidroges greke ne lagjen Ano Patisia te Athines trafikanti shqiptar kishte siguruar nje depo per sasine e droges qe vinte nga Shqiperia,e cila pasi paketohej ne sasi me te vogla u shperndahej “klienteve”. Policia greke nderkohe ka vazhduar hetimet per te mesuar sa me shpejt bashkepunetoret e tij te cilet sic vleresojne burime prane policise jane trafikante te tjere shqiptare te cilet vizitojne shpesh here Greqine duke sjelle me vete edhe sasi te ndryshme lendesh narkotike. Ky konkluzion ka ardhur edhe si rezultat I pergjimit te telefonave te fundit te kryera prej tij sipas te cilave ai priste nje sasi tjeter lendesh narkotike nga Shqiperia.

Arrestimi i tij lidhet direkt me ngjarjen e bujshme ne mengjesin e sotem ne rrugen nacionale Konice-Janine afer kufijve shqiptare, prane kryqezimit te Gjeroplatanos. Aty policia kufitare ka ndjekur nje makine te dyshimte e cila nuk ka ndaluar per kontroll. Disa kilometra me tutje e njetja makine eshte gjetur e braktisur dhe pas kontrollit ne portbagazhin e saj jane gjetur 5 thase me hashash, me peshe te pergjithshme prej 110,8 kilogram. Droga vinte nga Shqiperia sipas policise se Janines, ndersa drejtuesi i mjetit I cili u zhduk I ndihmuar nga relievi I thyer e kishte marre ne dorezim nga persona te tjere afer kufirit. Aktualisht ceshtja po hetohet me hollesi nga Antidroga greke e Janines.
[align=right:1fc7m32p](Burimi: Balkanweb)[/align:1fc7m32p]