Leon Cino: Historia ime me Xhemin? Vetėm njė thashethem

• Ilda Lumani

Balerini shqiptar, i famshėm nė Itali, Leon Ēino vitin e kaluar mė shumė se pėr karrierėn e tij, do tė zinte vend nė faqet e shtypit rozė me jetėn e tij sentimentale. Njė histori dashurie, ku pėrfshihej njė nga bukuroshet e ekranit shqiptar, si Xhemi Shehu. Ashtu siē u ndėrtua kjo marrėdhėnie, ashtu edhe u rrėzua. Njėsoj si njė kala rėre, aty buzė detit tė Dhėrmiut, ku edhe nisėn hovin zėrat e parė. Por mė pas e gjithė kjo u komentua nga tė dy personazhet si diēka e sajuar. Kėtė pohon edhe vetė protagonisti Ēino, nė kėtė intervistė ekskluzive nga Italia pėr "Summer Pages". "Thashethemet e bėjnė njeriun tė famshėm mė shumė se ē'e bėn puna", - shprehet ai, duke i lėnė vend pikėrisht punės dhe karrierės sė tij. Karrierė qė tashmė nuk rezulton vetėm si e njė balerini. Pasi ai po pėrpiqet tė futet nė botėn e kinematografisė. Ėndėrr e vjetėr e tij, e cila duket se po merr jetė. Provėn e parė e ka kaluar. "Ne dhe Lenini" ėshtė filmi i regjisorit Saimir Kumbaro, ku Leoni interpreton krahas aktorėve mė me emėr shqiptarė. Kėtė shtator tė gjithė do tė kemi mundėsinė tė shohim premierėn e tij, ndėrkohė qė edhe nė Itali po trokasin ofertat e para pėr nė kinema.
Jeni njė nga balerinėt e dėshiruar nga shumė adoleshente italiane, si ju bėn tė ndiheni ky fakt?
Ėshtė diēka e dyfishtė, ato kėnaqen me mua siē kėnaqem unė prej tyre... Kjo ėshtė ta jetosh jetėn artistike.
Mund tė na rrėfeni diēka pėr eksperiencėn tuaj nė Itali dhe Amerikė?
Janė dy shtete me kulturė tė ndryshme... Italianėt janė nacionalistė mė shumė se amerikanėt. Nuk ke pėr tė parė, tani pėr tani, njė njeri nė Itali tė ketė 2 shokė italianė dhe tė tjerėt me shtetėsi tė tjera. Kurse nė Amerikė ėshtė komplet e kundėrta, madje kjo gjė e pėrfaqėson. Konkluzioni ėshtė se po u fute nė jetėn e kėtyre vendeve, ndjehesh mirė si nė Itali ashtu edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Hera e fundit "zyrtarisht" qė keni qenė nė Shqipėri ka qenė interpretimi juaj nė filmin "Ne dhe Lenini", tė regjisorit Saimir Kumbaro. Ēfarė pėrshtypjesh ndani pėr kėtė rol?
Ėshtė si dashuria, nuk e harron kurrė tė parėn. Ky ėshtė roli im i parė dhe normalisht ėshtė gjithēka e re, ēdo gjė ėshtė e prekur pėr herė tė parė... si njė ėndėrr.
Si e ndjen veten nė rolin e njė aktori, edhe pse roli juaj ishte mjaft i afėrt me profesionin tuaj?
Profesioni im ėshtė balerin. Tė jem aktor ėshtė njė ndėr ėndrrat e mia mė tė bukura... Mė pėlqen shumė tė jem aktor... shumė…
Ē'do tė thotė pėr ju tė interpretoje nė krah tė emrave mė nė zė tė kinematografisė shqiptare?
Kėnaqėsi e pa provuar mė parė dhe njėkohėsisht, shndėrrohesh nė njė sfungjer qė tė thithėsh sa mė shumė nga to...
Nė shtator pritet tė jetė premiera e filmit, do t'u shohim ju nė tė?
Do tė kisha shumė dėshirė dhe ndoshta do tė jem.
Mendoni tė vazhdoni njė karrierė nė kinema dhe a keni pasur oferta tė tjera pas kėtij filmi?
Jam duke lexuar njė pjesė tė re pėr njė film italian nė kėto momente.
Ju pėrshkruajnė si njė djalė mjaft tė lidhur me familjen? Ėshtė e vėrtetė?
Po, ėshtė shumė e vėrtetė. Duhemi shumė ndėr nesh. Jam i bindur qė ēdo kush ndjen tė njėjtėn gjė.
Ēfarė ka pėrfituar Leoni nga "Amici" dhe a ishte ky spektakli qe ju solli famėn?
Famėn nė botėn e teatrit e kisha... kurse tė botės mė tė madhe, domethėnė tė televizionit jo... kėtė mė dhuroi "Amici".
Tashmė jeni njė balerin mjaft i famshėm? Ē'do tė thotė kjo pėr ju? Ėshtė kjo gjėja qė keni ėndėrruar sigurisht. Si ju bėn tė ndiheni?
Si ēdo profesion: gazetari, tė cilit i lexojnė shpesh artikujt; etj ... ashtu dhe unė, me kokė tė ulur dhe shumė punė kam arritur t'i prek njerėzit. Ėshtė konkluzioni i njė pune tė vėshtirė... Kjo ėshtė e bukura e profesionit.
Realisht, sa tė ka ndihmuar shkolla dhe leksionet e Akademisė sė Dansit ne Tiranė (pėr aq kohė sa ishe), pėr tė qenė ky qė jeni sot?
Ėshtė pak a shumė si ndėrtimi i njė pallati; janė themelet, pa janė zbukurimet e tjera dhe klasi. Vlen pak a shumė pėr gjithēka si filozofi.
Pas pjesėmarrjes tek "Amici", ke pasur oferta nga televizione te tjera?
Po, sigurisht. "Amici" ėshtė shumė i famshėm, jo vetėm nė Itali. Pas pjesėmarrjes dhe fitores nė tė, kam pasur mjaft oferta, sidomos nė kanalet e tjera italiane.
Si i ke marrėdhėniet me kolegėt e tjerė shqiptare nė Itali?
Jemi njė grup shumė i bukur... Shkojmė shumė mirė me njėri-tjetrin...
Leon, mė pėrshkruaj njė ditė tėnden nė Itali?
Njė ndėr tė fundit ėshtė zgjimi nė orėn nėntė tė mėngjesit. Ēohem, shoku, puna, drekė, prapė punė, darkė, gjumė... Pak a shumė ditė si tė gjithė punėtorėt.
Ju jeni bėrė edhe pre e thashethemeve, siē ka qenė rasti nė lidhje me Xhemi Shehun. Aktualisht, si ėshtė jeta private e Leonit? A ėshtė ndonjė bukuroshe qė tė ka rrėmbyer zemrėn?
Historia me Xhemin, si gjithė thashethemet nė Shqipėri. Pėr ēudi, thashethemet e bėjnė njeriun e famshėm mė shumė se ē'e bėn puna. Nejse, jo, s'ka akoma vajzė tė ketė arritur deri tek zemra. Tė paktėn ende jo.
Keni rreth 12 vjet i larguar nga Shqipėria, kur jeni aty, kush u mungon mė shumė nga Tirana?
Nuk i kam mė shokėt e fėmijėrisė aty dhe malli mė merr sidomos pėr 'tokėn', mė qan zemra, sidomos kur nuk shoh mė vendin ku e gėrvishta gjurin, ku vrapoja, kur luaja. Megjithatė, jeta vazhdon pėr atė qė ėshtė dhe unė kam gjetur shokė tė rinj qė mė bėjnė tė jem i buzėqeshur.
Pėrveē baletit, cilat janė pasionet e tjera tė Leonit?
Filmat, futbolli ... ka sa tė duash ...
Aktualisht me ēfarė po merreni?
Kėto ditė jam me njė turne nėpėr Itali me shfaqjen "Io ballo".
A i keni parashikuar pushimet verore dhe a do tė jetė Shqipėria pjesė e tyre?
Jam duke u menduar ende pėr pushimet. Kam shumė qejf tė vizitoj ndonjė vend tė pa parė, por nuk ėshtė e thėnė qė Shqipėria tė mos jetė pjese e pushimeve