Receta Gatimi

25 rolet mė tė mira nė historinė e kinematografisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    25 rolet mė tė mira nė historinė e kinematografisė

    Shkruar nga Blendina Cara (tirana oserver)


    Njė pjesė e legjendės qė rrethon filmin gjigant dhe epik "Laurence i Arabisė" dhe aktorin O'Toole, i cili nė mėnyrė tė magjishme zotėron ēdo skenė, ėshtė se ky rol i ėshtė ofruar mė pėrpara Marlon Brando dhe Albert Finney. Por duhet falėnderuar regjisori David Lean, i cili dalloi O'Toole, qė nė kėtė film ka rolin e njė anglezi budalla, rol i cili ėshtė vlerėsuar nga kritikėt si performanca mė e mirė e tė gjitha kohėrave. Lista e roleve dhe aktorėve qė kanė sjellė nė jetė kėto personazhe ėshtė e gjatė, pa dyshim aty gjenden ata qė kanė bėrė historinė e Hollivudit dhe ata qė vazhdojnė ta pėrēojnė kėtė histori. Nė vendin e dytė tė klasifikimit tė performancave mė tė mira tė tė gjitha kohėrave qėndron Marlon Brando, me rolin e Terry Malloy tek "Nė Skelė". Regjisori i filmit, Elia Kazan e ka pėrshkruar personazhin Malloy si njė "fėmijė i heshtur, i pafajshėm qė ka bėrė gjėra tė tmerrshme dhe kėrkon njė mėnyrė pėr tė shlyer kėtė gjė". Mė pas vjen Meryl Streep nė rolin e Sofisė, njė e mbijetuar e Holokausit, e cila pavarėsisht se ka arritur tė prekė Amerikėn nuk mund ta fillojė jetėn nga e para apo t'i shpėtojė tė sė kaluarės. Pas saj vjen Al Pacino nė rolin e Sonny Wortzik nė "Pasdite qeni". Nė kėtė rol ai ėshtė njė grabitės bankash i paaftė qė vjedh para pėr tė paguar operacionin pėr ndryshimin e seksit tė tė dashurit tė tij. Al Pacino do tė shfaqet jo vetėm njė herė nė klasifikimin e performancave mė tė mira tė tė gjitha kohėrave. Nė vend tė pestė qėndron Bette Davis me filmin "Gjithēka pėr Evėn" film ky i 1950. Mė pas ėshtė James Cagney nė rolin e George M. Cohan, personazh i cili edhe sot na bėn tė besojmė nė njė Amerikė tė mbushur plot me mundėsi. Klasifikimit nuk mund t'i mungonte Dustin Hoffman, kauboji i mesnatės nė njė ode pėr miqėsinė mashkullore pėrballė venitjes sė ėndrrave. Pas Hoffman vjen James Stewart nė rolin e George Baily nė filmin "Ėshtė jetė e bukur". Ky ėshtė roli i parė i Stewart, pas pjesėmarrjes sė tij nė Luftėn e Dytė Botėrore. Frankeshtajni i Ri i ka dhėnė gjithashtu mundėsinė Gene Wilder tė performojė nė njė shkallė tė tillė sa tė mbetet nė histori. Ndėrsa Robert De Niro mban vendin e dhjetė nė klasifikim me personazhin e tij Jake La Motta nė filmin "Demi i tėrbuar". Pas tij vijnė me radhė Daniel Day- Lewis, Jack Nicholson, Katherinė Hepburn, Robert Duvall, Tom Hanks, Cary Grant, Denzel Washington, Emily Watson, Paul Newman, Al Pacino sėrish, Giulietta Masina, Russell Crowe, Humprehy Bogart dhe Greta Garbo.

    Rolet

    1. Peter O'Toole, nė "Laurenci i Arabisė" (1962)
    2. Marlon Brando, "Nė skelė" (1954)
    3. Meryl Streep, nė "Zgjedhja e Sofisė" (1982)
    4. Al Pacino, nė "Pasdite qeni" (1975)
    5. Bette Davis, nė "Gjithēka pėr Evėn" (1950)
    6. James Cagney, nė "Yankee Doodle Dandy" (1942)
    7. Dustin Hoffman, nė "Kauboji i Mesnatės" (1969)
    8. James Stewart, nė "Ėshtė jetė e bukur" (1946)
    9. Gene Wilder, nė "Frankeshtajni i ri" (1974)
    10. Robert De Niro, nė "Demi i tėrbuar" (1980)
    11. Daniel Day-Lewis, nė "Kėmba ime e majtė" (1989)
    12. Jack Nicholson, nė "Detaji i fundit" (1973)
    13. Katharine Hepburn, nė "Luani nė dimėr" (196
    14. Robert Duvall, nė "Falje tė ėmbla" (1983)
    15. Tom Hanks, nė "Big" (198
    16. Cary Grant, nė "Famėkeqi" (1946)
    17. Denzel Washington, nė "Malcolm X" (1992)
    18. Emily Watson, nė "Kundėr Valėve" (1996)
    19. Paul Newman, "Vendimi" (1982)
    20. Al Pacino, nė "Kumbari II" (1974)
    21. Giulietta Masina, nė "Netėt e Kabirias" (1957)
    22. Johnny Depp, nė "Edward Duargėrshėra" (1990)
    23. Russell Crowe, nė "The Insider" (1999)
    24. Humphrey Bogart, nė "Thesari i Sierra Madre" (194
    25. Greta Garbo, nė "Ninotchka" (1939)

    Ndryshimi i standardeve nė Hollivud
    Aktorė si Robert De Niro, Jack Nicholson, Al Pacino etj, sė bashku me regjisorė si Scorsese dhe Francis Ford Coppola dominuan Hollivudin nė vitet '70 me filma tė konsideruar brilantė, tė cilėt gjenden thuajse nė tė gjitha listat e filmave mė tė mirė. Ato janė pėrfaqėsues tė krijimeve artistike tė periudhės, tė cilėt bėnė art nė vend tė komercit, teksa Hollivudi rimerrte veten nga kriza financiare e viteve '60. Ndėrkohė qė aktorėt vlerėsoheshin krejtėsisht nė sajė tė performancave tė tyre, tashmė ekzistojnė klasifikime nga mė tė ndryshmit dhe njė prej tyre ėshtė ai i aktorėve mė tė paguar. Aktorėt mė tė famshėm janė dhe ato mė tė paguar.

    Aktorėt mė tė paguar tė momentit nė Hollivud

    1. Mat Damon
    Ėshtė nė krye tė listės sė aktorėve mė tė kėrkuar dhe filmi i tij i fundit "Bourne Identity" ka pasur fitime mjaft tė mėdha. Duke i shtuar kėtij edhe suksesin e filmit "Ocean's 13" Matt Damon u jep producentėve 34 dollarė fitim pėr ēdo dollarė qė ai paguhet.

    2. Brad Pitt
    Edhe pse ka kapur tė dyzetat, ylli i Hollivudit, i cili rrallė herė nuk gjendet nė kopertinat e revistave, ai vazhdon akoma tė ketė fitime kolosale. Pėr ēdo dollarė qė paguhet ai fiton 28 tė tjera nga shitja e filmave.

    3. Vince Vaughn
    Kohėt e fundit ky aktor ėshtė shfaqur nė hite kinematografike (pėr sa u pėrket fitimeve) si "Wedding Crashers" dhe "The Break up". Kjo e bėn atė njė prej talenteve mė tė mėdha tė komedisė duke e renditur tė tretin ndėr aktorėt mė tė kėrkuar.

    4. Johnny Depp
    Pas suksesit qė pati me triologjinė "Piratėt e Karaibeve", Johnny Depp sigurisht qė i ka shtuar shifrat e zerove nė llogarinė bankare. Nė filmat qė ai merr pjesė kthen 20 dollarė pėr ēdo dollar qė paguhet.

    5. Jennifer Aniston
    Jennifer Aniston ėshtė femra e parė qė zė vend nė kėtė listė, pas dy meshkujve tė jetės sė saj, ish-bashkėshortit Brad Pitt, dhe ish-tė dashurit Vince Vaughn. Ylli i "Friends" ėshtė kthyer tashmė nė njė bast tė sigurt pėr ēdo produksion tė Hollivudit.

    6. Angelina Jolie
    Njė vend mė poshtė ish-bashkėshortes sė Brad Pitt, gjendet partnerja e tij aktuale, Angelina Jolie. Njė prej aktoreve mė tė angazhuara kohėt e fundit, ajo vrapon sa nė xhirimet e njė filmi tek njė tjetėr.

    7. Renee Zellweger
    U bė e njohur fillimisht nė filmin "Jerry Maguire" me Tom Cruise. Mė pas fytyra e saj qė ngjan sikur sapo ka ngrėnė njė limon tė thartė i dha mjaft fat duke e kthyer nė njė prej aktoreve mė tė paguara tė Hollivudit.

    8. Reese Witherspoon
    Aktorja 32-vjeēare me fytyrė fėmije ia ka dalė mbanė tė jetė njė prej femrave mė tė paguara tė industrisė kinematografike pėr shkak tė seriozitetit tė saj nė punė. Njė prej filmave qė i shėrbeu si kulmi i suksesit ishte filmi "Walk the line".

    9. Ben Stiller
    Edhe pse nė vendin e 9-tė, njė prej heronjve tė komedisė hollivudiane, Ben Stiller, mbetet padyshim njė bast i sigurt fitimi. Suksesi i filmit tė tij tė fundit "Night at the museum" e vėrteton mė sė miri kėtė.

    10. Sandra Bullock
    Ajo mbase nuk shquhet si njė prej femrave mė tė bukura tė Hollivudit, por si njė ndėr mė tė zonjat po. E aftė pėr tė luajtur nė njė sėrė gjinish ajo sigurisht qė ėshtė dhe njė prej atyre aktoreve qė fitojnė mė shumė.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 25 rolet mė tė mira nė historinė e kinematografisė

    Shume material i bukur
    Faleminderit kuklla

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vazhdo historine ....
    Nga labja nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 29-10-2013, 09:46 PM
  2. Filmi mė i keq nė historinė e kinemasė
    Nga vaaldr1n nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 08:49 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 09:03 AM
  4. Informacione mbi Historine Europiane
    Nga ulkina nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 04:08 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2010, 01:56 PM