Receta Gatimi

Logot e mbretėrve tė rrugėve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Logot e mbretėrve tė rrugėve

    Logot e mbretėrve tė rrugėve
    Shkruar nga Aulona Kadillari

    Nėse njė njeri ka emrin dhe foton pėr t'u identifikuar, makinat kanė emrat dhe logot qė i dallojnė nga njėra-tjetra. Por pėr tė arritur kėtė famė qė kanė sot u ėshtė dashur njė rrugė e gjatė si dhe histori nga mė tė ēuditshmet pėr tė marrė emrin e tyre. Duke nisur qė nga "Mercedes"-i, qė mbahet si "zonja e vjetėr" e makinave, "Fordi", i cili ka mbajtur prej 50 vjetėsh tė njėjtėn stemė tė pandryshuar e duke ardhur mė pas te makina e cilėsuar si mė e mira nė botė, "Ferrari". Por gjithashtu, duke mos lėnė pas as makinat japoneze qė kanė shėtitur gjithė botėn. Por si e kanė marrė emrin dhe ēfarė do tė thotė logoja qė ėshtė mbi to. Kush janė dizenjuesit e tyre dhe pse u ėshtė stampuar stema qė mbajnė prej shumė vitesh.
    Logot
    Qė nga simboli me katėr rrathė qė mban makina "Audi", te ajo e yllit me tre cepa, e cila do tė thotė tokė, qiell dhe det. E duke vazhduar mė tej me stemėn e "Citroen", e cila ngjan me gradat qė mban mbi supe njė punonjės i ushtrisė dhe i policisė. Por gjithashtu edhe tė dizenjuesit tė "Fiat", i cili rastėsisht kaloi poshtė fabrikės sė tij dhe teksa pa njė ndėrtesė tė lartė dhe qiellin blu, i lindi ideja e vizatimit tė shkronjave FIAT me njė sfond blu. Por jo vetėm kaq, ndriēimi i hapėsirave midis shkronjave krijoi mė vonė edhe ngjyrėn e argjendtė qė ėshtė mbi shkronjat e stemės sė FIAT. Gjithashtu dhe emri i makinės "Mitsubishi", si dhe stema e saj. Emri "Mitsubishi" i referohet emblemės prej tre rombeve. "Mitsubishi" ėshtė kombinimi i fjalėve "mitosu" dhe "hishi". "Mitsu" do tė thotė tre. "Hishi" do tė thotė ujė me ngjyrė kafe dhe japonezėt e kanė pėrdorur kėtė fjalė pėr njė kohė tė gjatė pėr tė treguar formėn e rombeve. Japonezėt shpeshherė e pėrdorin kur janė jashtė vendit tė tyre shkronjėn "h" dhe "b" kur flasin. Kėshtu qė ata kanė bėrė kombinimin e "mitosu" dhe "hishi", duke nxjerrė "Mitsubishi". Madje edhe makina "Jaguar" e cilėsuar dhe e klasifikuar si makinė luksi. Por historia e krijimit mban mend dy protagonistė, motoēiklistė tė pasionuar, William Lyons dhe William Walmsley, dhe e ndryshuan emrin duke e vendosur "Jaguar" nė 1945. E pėr tė mos lėnė pas dore as logon e makinės sė cilėsuar si mė e mira nė botė, "Ferrari". Tė gjithė fansat e garave me makinė tashmė janė mjaft tė familjarizuar me simbolin e famshėm tė "Ferrari"-t, "kalin e krekosur". Simboli i "Ferrari"-t ėshtė njė kal i zi i krekosur me njė fushė jeshile dhe nė fund tė saj ka dy iniciale, S dhe F ose ndryshe "Skuderia Ferrari". Kali ėshtė simboli origjinal i kont Francesco Baraēa, njėshi legjendar i Italisė nė ajėr, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, i cili e kishte kėtė simbol tė vizatuar nė avionin e tij. Baraēa vdiq shumė i ri, mė 19 qershor tė vitit 1918, nga njė gjuajte vdekjeprurėse, por pas ka lėnė 34 fitore nė duele, si dhe skuadra tė shumta fituese. Djali i tij u bė hero kombėtar. Baraēa e donte kalin e krekosur nė avionin e tij sepse skuadra e tij "Battaglione Aviatori" ishte e regjistruar nė trupat e kalorėsisė dhe gjithashtu edhe ai vetė ishte kalorėsi mė i mirė i skuadrės sė tij.

    "Audi"
    Simboli i "Audi"-t ėshtė "Katėr rrathė", emblema e njė prej makinave mė tė vjetra tė prodhuara nė Gjermani. Ajo simbolizon shkrirjen e katėr motorėve tė makinės "Audi", DMK, "Horch and Wanderer". Sė bashku me markėn e NSU, mė tė cilėn u lidh nė 1967, kėto kompani janė zanafilla e "AUDI AG" tė ditėve tė sotme. Pas luftės emri i "Audi"-t, i cili nė gjuhėn latine do tė thotė "Dėgjoj", u zhduk, por ai u rikthye nė vitin 1965, duke pėrdorur katėr rrathė ose unaza si logo. Gjithashtu emri "Hoerch", ėshtė njė lloj fjalėsh ose ndryshe emri i njė prej themeluesve. Kompania vetė ėshtė e vjetėr mė shumė se njė shekull. Logoja me katėr rrathėt ose unazat nuk kanė tė bėjnė fare me rrathėt "Olympik". Logo e "Audi"-t ėshtė shenja dalluese e korporatės "Audi".

    BMW
    "Bayerische Motoren Werke" ose kompania e makinave bavariane, shkurt BMW. Kompania u krijua nė vitin 1913 me bazė nė Munich, Gjermani. Nisi punėn me prodhimin e motorėve tė avionėve. Logoja pėrbėhet nga katėr kuadrate duke u alternuar nė dy ngjyra, bardhė dhe blu. Ėshtė njė stilizim duke paraqitur helikat tjerrėse tė aeroplanit dhe nė sfond tė tyre qiellin e pastėr blu. Logoja pėrfaqėson helikat prerėse nė qiellin blu. Ėshtė imazhi i origjinės sė BMW, si krijuesi i motorėve tė avionėve ushtarakė gjatė WWI. Gjithashtu, e bardha dhe bluja janė ngjyrat tradicionale tė Bavarisė.

    "Citroen"
    Logoja e makinės "Citroen" ju ngjason si diēka qė ju mund tė keni parė nė njė film vizatimor amerikan me ushtarė - dy Vs, tė pėrmbysura. Andre Citroen, - imagjinoni njė fotografi bardhė e zi, me njė burrė tė moēėm, i cili ka njė mjekėr tė bardhė. Ky ėshtė edhe krijuesi i "Citroen"-it. Ai e filloi biznesin me tregtinė e motorėve, mė pas nisi ndėrtimin e rrotave tė mėdha duke hapur mė edhe degė tė shitjes sė autoveturave. Kompania famoze e "shiritit tė gradave 2-fishe", me logo tė krijuar nga André Citroen, qė nė fillim ka qenė njė biznes me shitjen e rrotave, tashmė kjo kompani ka pėr prioritet prodhimin e rrotave me dhėmbėza.

    "Ferrari"
    Tė gjithė fansat e garave me makinė tashmė janė mjaft tė familjarizuar me simbolin e famshėm tė "Ferrari"-t, "kalin e krekosur". Simboli i "Ferrari"-t ėshtė njė kali i zi i krekosur me njė fushė jeshile dhe nė fund tė saj ka dy iniciale, S dhe F ose ndryshe "Skuderia Ferrari". Kali ėshtė simboli origjinal i kont Francesco Baraēa, njėshi legjendar i Italisė nė ajėr, gjatė Luftės sė Parė Botėrore, i cili e kishte kėtė simbol tė vizatuar nė avionin e tij. Baraēa vdiq shumė i ri, mė 19 qershor tė vitit 1918, nga njė gjuajte vdekjeprurėse, por pas ka lėnė 34 fitore nė duele si dhe skuadra tė shumta fituese. Djali i tij u bė hero kombėtar. Baraēa e donte kalin e krekosur nė avionin e tij sepse skuadra e tij "Battaglione Aviatori" ishte e regjistruar nė trupat e kalorėsisė dhe gjithashtu edhe ai vetė ishte kalorėsi mė i mirė i skuadrės sė tij.

    FIAT
    Makina FIAT e ka emrin nga inicialet e Fabbrica Italiana Automobili Torino, e cila u themelua nga njė grup investitorėsh mė nė krye Giovanni Agnelli nė vitin 1899. Logoja aktuale e FIAT ka njė letėr nė tė cilėn ėshtė shkruar F-I-A-T dhe sipėr saj janė vija me ngjyrė argjendi. Vijat janė shtuar nga shefi i dizenjimit, kur njė ditė ai kaloi poshtė fabrikės, ai vuri re se qiellin nė sfond dhe tė shkruar me tė mėdha mbi tė FIAT nė maj tė njė ndėrtese. Ndėrsa vijat e shtuara janė nė tė vėrtetė hapėsira qė ai pa mes gėrmave tė shkruara nė ndėrtesė dhe vendosi t'i mbajė ato. FIAT u krijua nė Turin nė korrik tė 1899-n.

    "Ford"
    Makina "Ford" ka shenjėn dalluese ovale, e cila ėshtė njė nga simbolet mė tė njohura tė korporatave nė tė gjithė botėn. Dhe ajo ka qenė njė nga mė tė vjetrat dhe mė tė rregulltat nga simbolet, pasi ka mbi 50 vjet qė pėrdoret e pandryshuar. Dorėshkrimi i shenjės dalluese tė kėsaj makine fillon me emrin e Henry Ford, njė asistent inxhinier, i cili zhvilloi dhe krijoi versionin e fjalėve "Ford Motor Company". Kjo logo ėshtė ovale dhe me njė fushė blu nga ku nė vitin 2003 Fordi mori njė ēmim, si kompania mė e mirė e 100 viteve. Kjo logo ishte quajtur edhe "100-vjetori i ovalit blu".

    "Hyundai"
    Kompania e makinave "Hyundai" (HMC)ėshtė njė kompani koreane e prodhimit tė automjeteve. Makinat e tyre janė nė tė gjithė botėn. Nė vitin 2003 ishte krijuesi me i madh korean i makinave, si dhe i shtati nė tė gjithė botėn. Slogani ėshtė "Drive your way". "Hyundai" ėshtė njė sektor i grupit tė makinave "Hyundai", i cili gjithashtu drejtohet nga Kia Motors. Logo e "Hyundai"-t ėshtė njė H ovale(simbolizon "Hyundai"). Gjithashtu supozohet qė ėshtė simboli nė ndikimin e zhvillimit tė kėsaj kompanie. Forma ovale dhe e pjerrėt tregon se kjo ėshtė kompani me shtrirje tė madhe, stilizimi i "H", ėshtė simboli i dy njerėzve qė tundin duart.

    "Jaguar"
    Makina "Jaguar" ėshtė kufizuar si njė makinė luksi e prodhuar nė Britani, fillimisht me zyrat qendrore nė Browns Lane, Coventry, Angli, por tani nė Whitley, Coventry. Ėshtė themeluar nė kompaninė Swallow Sidecar nė 1922, nga dy motoēiklistė tė pasionuar, William Lyons dhe William Walmsley, dhe e ndryshuan emrin duke e vendosur "Jaguar" nė 1945. Kompania u zotėrua nga "Ford" qysh nė 1989. Logoja e "Jaguar" ėshtė njė logo tigėr jaguar qė kėrcen mbi emrin e kompanisė. Jaguari qė kėrcen mund tė jetė krijuar pėr tė pėrfaqėsuar shpejtėsinė, fuqinė dhe suksesin e makinės. Emblema e "Jaguar" qėndron para makinės.

    "Mercedes-Benz"
    Logoja e "Mercedes-Benz" ėshtė njė nga mė tė njohurat nė tė gjithė botėn. Logoja e "Benz"-it ėshtė shumė e thjeshtė, njė yll me tre cepa qė do tė thotė se ėshtė dominuesja nė tokė, det dhe ajėr. Ylli me tre cepa ėshtė dizenjuar nga Gottlieb Daimler, pėr tė parė fuqinė e motorit tė tij nė tokė, ajėr dhe det. Mė pas kjo shpikje e Daimler nė 1909, u kombinua me kurorėn e dafinave tė "Benz" nė 1926, duke treguar bashkimin e dy firmave. "Mercedes-Benz" ėshtė njė nga fabrikat mė tė vjetra tė prodhimit tė makinave.

    "Mitsubishi"
    Grupi "Mitsubishi"-t ėshtė bashkimi i disa degėve autonome tė biznesit japonez me njė stemė tė pėrbashkėt, atė tė "Mitsubishi"-t. Ky grup nė pėrbėrjen e tij ka liri veprimi. Emri "Mitsubishi" i referohet emblemės prej tre rombėve. "Mitsubishi" ėshtė kombinimi i fjalėve "mitosu" dhe "hishi". "Mitsu" do tė thotė tre. "Hishi" do tė thotė ujė me ngjyrė kafe, dhe japonezėt e kanė pėrdorur kėtė fjalė pėr njė kohė tė gjatė pėr tė treguar formėn e rombeve. Japonezėt shpeshherė pėrdorin kur janė jashtė vendit tė tyre shkronjė "h" dhe "b" kur flasin. Kėshtu qė ata kanė bėrė kombinimin e "mitosu" dhe "hishi" duke nxjerrė "Mitsubishi".

    "Peugot"
    Luani i logos sė makinės "Peugot" ėshtė njė markė e fortė pėr kėtė automjet. Luani i parė dizenjuar pėr njė qėllim, pėr tė parė tehun sharrės prerėse e ēelik tė produktit. Kjo simbolizon tre cilėsitė e makinės "Peugeot": Fortėsinė e dhėmbėve, pėrkulshmėrinė e tehut tė sharrės dhe shpejtėsinė e tė prerit. Nė 1850 imazhi i luanit u shfaq pėr herė tė parė nė "Peugeot Bros". Nė fillim u vendos sharra prerėse, kjo logo u regjistrua nė 1858 dhe kjo u mbajt pėr shumė vite si logoja e "Peugot" deri nė ardhjen e luanit.

    "Toyota"
    Unė zotėroj njė "Toyota Camry" dhe asnjėherė nuk e kam vrarė mendjen pėr tė mėsuar sė ēfarė kuptimi ka logoja. Nga larg ajo tė ngjason me njė T, e cila do tė thotė "Toyota". Kur unė kam bėrė kėrkimin pėr tė zbuluar se ēfarė do tė thotė kjo logo, unė gjeta, se ajo tregon tre elipse qė pėrshkojnė zemrėn e blerėsit, zemra e produktit dhe ndonjėherė edhe zgjerimin dhe avantazhet e teknologjisė dhe mundėsi tė pafundme. Dhe nė fund, unė kam gjetur dhe zyrėn shpjeguese nga "Toyota", faleminderit nga JoAnn Paules.

    "Volsvagen"
    Ideja e krijimit tė "Volsvagen" nuk ishte e para. Nė Gjermaninė e viteve '30 pati edhe shumė makina tė tilla "popullore", por askush s'ia doli. Kėshtu, nė vitin e largėt 1930, Ferdinand Porsche sapo kishte krijuar njė kompani ndėrtimi makinash, e cila filloi tė njihej si "Porsh". Ėshtė shumė e dallueshme se ēfarė ėshtė nė logon e "Volkwagen" ėshtė V mbi W nė njė sfond blu tė rrethuar nga njė rreth. Mendohet se zanafilla e saj ėshtė shumė e rėndomtė. Logoja ėshtė rezultat i konkurrimit nga ku u zgjodh kjo qė e pėrfaqėson tani. Fituesi mori 50 marka dhe ishte inxhinier Franz Reimspiess.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Logot e mbretėrve tė rrugėve

    flm per keto informacione

    shume titull interesant

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Varfėria, 5 mijė fėmijė analfabetė enden rrugėve.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 10:58 AM