Kujdesi qe duhet te tregoni per lekuren ne kete stine


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2

Tema tė ngjashme

  1. Gabimet qe nuk duhet te beni ne cift kete vit !!
    Nga labja nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2013, 02:56 PM
  2. Gjėrat qė duhet t’i keni pėr kėtė verė
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 06:52 PM
  3. Shtatė bizhuteritė qė duhet t’i ketė ēdo grua
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2012, 11:21 AM
  4. Kujdesi ndaj flokėve me pėrbėrės natyral
    Nga mikaela nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2011, 07:05 PM
  5. IE9: Pesė ndryshimet pėr tė cilat duhet tė ketė kujdes
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-03-2011, 03:54 PM

  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Kujdesi qe duhet te tregoni per lekuren ne kete stine

    Kujdesi qe duhet te tregoni per lekuren ne kete stine


    Shmangia ndaj dritės sė diellit nuk ėshtė ide e mire, pasi dielli duhet tė pėrdoret me inteligjencė. Pėr njė kohė tė gjatė na ėshtė thėnė tė ruhemi nga rrezet e diellit dhe tė mbrojmė veten nga ndikimi qė dielli ka nė lėkurė, por e vėrteta ndoshta nuk ėshtė as e thjeshtė e as e hidhur. Drita e diellit ka edhe pėrfitime edhe efekte dėmtuese qė vijnė nga ekspozimi i tepruar. Nė suplementin esotėm tė gazetės “Albania” ju do tė njiheni pikėrisht me tė gjitha rreziqet qė na kanosen nga dielli, dėmtimet qė pėson lėkura prej tij, si tė mbrohemi sa mė mirė nga rrezet e dėmshme tė tij, maskat pėr trajtimin e fytyrės etj. Ndėrkohė qė pėr tė gjitha pyetjet ose shqetėsimit qė ju keni mund tė na shkrunai nė adresėn tonė tė e_mailit:albania.shėndetėsia@gamil.com. Specialsitja Mimoza Petani do t’ju pėrgjigjet pėr ēdo problem. Efektet e dritės sė diellit shkaktohen falė rrezeve ultraviolet. Kėto rreze tė thjeshta pėrgjithėsisht ndahen nė tre lloje nė pėrputhje me gjatėsinė e valės-UVA (me gjatėsinė mė tė madhe tė valės dhe energjinė mė tė pakėt nė secilėn njėsi drite), UVB me njė gjatėsie vale mė tė shkurtėr) dhe UVC (me njė gjatėsie vale akoma mė tė shkurtėr por me njė energji shumė tė lartė).
    Pėrfitimet e rrezeve tė diellit
    Nėse ekspozimi nė diell ėshtė i ekuilibruar atėherė pėrfitimet tejkalojnė rreziqet. Mbi tė gjitha drita e diellit ka njė efekt pozitiv pėr shėndetin mendor dhe mirėqėnien e trupit, kjo pėr shkak tė dritės sė dukshme qė lėshohet si dhe tė efektit tė ngrohjes. Rrezet UVA nė dritėn e diellit stimulojnė prodhimin e vitaminės D nė lėkurė. Kjo vitaminė ėshtė e rėndėsishme pėr formimin normal, rritjen dhe rigjenerimin e kockave. Nivelet e ulėta tė vitaminės D nė trupin e njeriut bėjnė qė kockat tė humbin kalciumin dhe pėr pasojė tė dobėsohen e tė hollohen. Kėrkimet mė tė fundit zbulojnė se shumė njerėz nuk e marrin nė nivele tė mjaftueshme kėtė vitaminė.
    Kėrkimet mė tė reja gjithashtu sugjerojnė se njė sasi me pak ekstreme e dritės sė diellit nuk pėrbėn mundėsi pėr shfaqjen e kancerit tė lėkurės. Pėrkundrazi, nė sasi mė pak ekstreme ekspozimi nė diell duket se ndihmon nė parandalimin e kancereve tė tipeve tė ndryshme, sidomos ne parandalimin e kancerit tė gjoksit, tė shtyllės kurrizore dhe tė prostatės. Pėrfitimi qė shumė njerėz dinė se kanė kur bėjnė banjo dielli ėshtė efekti i nxirjes. Kjo shkaktohet nga rrezet UVA, tė cilat stimulojnė qelizat melaninė-formuese nė lėkurė tė prodhojnė pigmentin ngjyrė kafe tė melaninės. Njė sasi e lartė melanine mbron lėkurėn nga dėmtimet qė shkaktojnė rrezet e diellit duke krijuar mundėsinė qė tė merrni mė shumė rreze dielli para se tė fillojnė efektet e dėmshme. Rrezet e diellit gjithashtu stimulojnė trashjen e shtresės sė parė tė lėkurės dhe kjo gjė e bėn lėkurėn mė tė fortė pėrballė dėmtimit tė mundshėm. Pėr aq kohė sa kjo trashje nuk kalon nė ekstrem mbetet njė efekt pozitiv nė vetvete.
    Rreziqet nga rrezet e diellit
    Rreziku mė i dukshėm qė vjen nga ekspozimi i tepėrt nė diell ėshtė efekti i djegies qė shkaktohet nga rrezet UVB. Ky efekt realizohet kryesisht pėr shkak tė qelizave imunitare qė ndodhen nė lėkurė dhe qė lėshojnė histaminėn. Histamina nga ana e vet bėn qė enėt e gjakut tė zgjerohen duke u shfaqur edhe simptoma tė tjera tė inflamacionit akut. Disa qeliza mund tė dėmtohen kaq shumė nga ekspozimi i tepėrt nė diell saqė nė njė farė pikė arrijnė vdekjen, duke bėrė qė shtresa e sipėrme e lėkurės tė bjerė. Ekspozimi i ekzagjeruar nė diell mund tė shkaktojė shfaqjen e pikave tė zeza apo kafe. Pėr mė tepėr mund tė shkaktohet edhe njė tip kanceri i quajtur kanceri i qelizave tė lėkurės. Tė gjitha kėto efekte shkaktohen si pasojė e rrezeve UVA dhe UVB. Ky lloj kanceri ka pamjen e njollave tė vogla kafe apo tė pikave kafe dhe ėshtė e vėshtirė t’i dallosh nga pikat kafe tė thjeshta. Sidoqoftė ky lloj kanceri ėshtė pakėz malinj dhe nė shumicėn e rasteve arrin tė kthehet nė problem kozmetike. Megjithatė rrezet UVA dhe UVB nga ekspozimi i zgjatur nė diell mund tė shkaktojnė gjithashtu edhe melanomėn malinje. Ky kancer konsiston nė faktin qė qelizat melanocite transformohen nė qeliza kancerogjene. Melanoma malinje shpesh zhvillohet nga shenjat e lindjes. Ky kancer mund tė qėndrojė i vogėl pėr njė kohė shumė tė gjatė, por gjithashtu mund tė zhvillohet dhe tė pėrhapet me shpejtėsi duke u transformuar nė njė sėmundje tė rrezikshme. Nė fazat e tij fillestare, kanceri duket si nje nishan me ngjyrė qė nė lindje, por me formė tė ērregullt dhe me ngjyrim jo normal. Njerėzit qė ekspozohen shumė nė diell dhe qė shpesh kanė marrė djegie nga dielli qė nė moshė tė njomė ndodhen pėrballė njė rreziku tė veēantė pėr melanomėn malinje. Tradicionalisht kanceri i lėkurės mendohej se shkaktohej nga rrezet UVB por kėrkimet mė tė reja sugjerojnė se i gjithė spektri ultraviolet merr pjesė nė shkaktimin e kancerit. Pėr pasojė duke pėrdorur solariumin me rreze ultraviolet UVA pėrsėri nuk ka siguri nga rreziku i kancerit. Njė ekspozim i tepruar dhe pėr njė kohė tė gjatė rrit shpejtėsinė e plakjes sė lėkurės dhe shkakton ndryshime tė pėrhershme nė lėkurė, falė efekteve tė rrezeve UVB. Rrudhat shumėfishohen dhe agravohen. Gjithashtu, enėt e gjakut nė lėkurė kanė tendencėn tė zgjerohen pėrgjithmonė dhe disa pjesė tė lėkurės fitojnė njė trashėsi aspak normale dhe tė ērregullt; nė disa vende lėkura ėshtė shumė e holle dhe nė vende tė tjera shumė e trashė. Pėr shkak tė enėve tė zgjeruara tė gjakut lėkura mbetet pėrgjithmonė e kuqe. Rrezet UVC filtrohen nė shtresėn e ozonit qė nė nivelet e sipėrme tė atmosferės. Por nė ditėt e sotme ozoni ėshtė dobėsuar nė zona tė ndryshme dhe nė stinė tė ndryshme. Prandaj kėto rreze janė nga mė tė rrezikshmet dhe me lehtėsi shkaktojnė kancer si dhe tipe tė tjera tė dėmtimeve nė lėkurė.
    Shmangia e rreziqeve dhe pėrfitimi
    Mėnyra mė e mirė pėr tė realizuar njė ekspozim tė mjaftueshėm, pėr tė pėrfituar prej tij si dhe pėr tė mos i vuajtur kaq shumė dėmet qė shkaktojnė rrezet e diellit ėshtė qė ėe ekspozosh lėkurėn nė diell pėr njė kohė tė caktuar dhe pastaj ta mbulosh trupin me rroba. Koha pėr ekspozimin lakuriq ndryshon nė mėnyrė tė konsiderueshme. Njė person me lėkurė me ngjyrė mund tė qėndrojė mė shumė nė diell sesa njė person me lėkurė tė bardhė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr njė person qė e ka lėkurėn tė trashė. Ndėrkohė duke qėndruar sistematikisht nė diell gradualisht do tė ngjyroset lėkura dhe do tė bėhet mė rezistente ndaj rrezeve tė diellit, mė tolerante. Nėse merr rreze dielli pėr herė tė parė dhe nuk je mėsuar me diellin, rreth 10-15 minuta mund tė jenė tė mjaftueshme.
    Sidoqoftė, shpesh dėshironi tė ekspozoni lėkurėn tuaj nė rrezet e diellit mė gjatė sesa lėkura e pambrojtur mund tė tolerojė, dhe nė kėtė rast duhet tė pėrdorni krem tropikal kundėr diellit pėr mbrojtje nga rrezet. Kremi i diellit siguron mbrojtje tė konsiderueshme nga niveli 3 deri nė nivelin 30. Faktori mbrojtje supozohet tė tregojė sesa kohė mund tė rrini nė diell me kremin dhe pa kremin nė lėkurė. Bėhuni tė kujdesshėm, pasi faktori mbrojtės mund tė jetė realisht mė pak sesa ai qė ėshtė shkruar mbi produkt.
    Njė balsam me faktor 20 jo gjithmonė e ka kėtė faktor. Nėse ti e di se mund tė tolerosh gjysmė ore ekspozim pa mbrojtje mos mendo se vėrtetė mund tė tolerosh 10 orė ekspozim me njė balsam tė faktorit 20 qė ke pėrdorur. Balsami duhet tė vendoset disa herė gjatė kohės kur ekspozoheni nė diell. Kjo ėshtė e vėrtetė sidomos kur notoni, megjithatė balsami nuk duhet tė jetė shumė i vjetėr nė kohė. Fytyra ėshtė ajo pjesė e trupit qė ka shumė rėndėsi tė mbrohet nga dielli duke qenė se nuk mbulohet me rroba dhe logjikisht merr ekspozimin mė tė gjatė nė diell.
    Disa lloje ushqimesh duket se e bėjnė lėkurėn mė tė ashpėr pėrballė ndikimit nga rrezet e diellit prandaj ėshtė e menēur tė konsumohet mė shumė peshk dhe tė pėrdoret mė shumė vaj ulliri nė dietė. Duhet gjithashtu, tė mėsoni tė rejat pėr shtresėn e ozonit kėshtu qė gjithmonė tė mundeni tė mbroni lėkurėn nė stinet kohore kur shtresa e ozonit ėshtė e holluar.

    Faqja 14

    6 faktorėt qė dėmtojnė lėkurėn, si ti shmangim
    Lėkura jonė ėshtė gjithmonė e rrezikuar nga agjentėt e dėmshėm atmosferikė, temperaturat e ulėta apo ato tė larta, edhe nėn veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotės tė tjerė tė gjendur nė ambientet qė na rrethojnė. Ekspertėt e bukurisė dhe tė dermatologjisė shpjegojnė mėnyrat se si mund tė veprojmė pėr t’u mbrojtur prej tyre, nė mėnyrė qė ta ruajmė sa mė tė pastėr e tė bukur lėkurėn tonė. Prandaj duhet tė zotėrojmė armėt me tė cilat tė balancojmė sa mė shumė tė mundemi efektet negative tė kėtyre dėmtuesve.
    1-Temperaturat e ulėta dhe efekti i tyre
    Dimri ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr tė fjetur, po kėshtu ndodh edhe me lėkurėn tonė. Nė temperaturat e ulėta metabolizmi i qelizave ngadalėsohet dhe lėkura rinovohet mė me vėshtirėsi. Jo vetėm kaq, i ftohti tenton tė dobėsojė filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron nė shtrėngimin e kapilarėve. Nė kėtė mėnyrė nė fytyrė do tė qarkullojė mė pak gjak pėr qelizat. Ndėrsa nė verė ndodh e kundėrta me organizmin nga temperaturat e larta.
    2-Gjenet dhe plakja
    Disa gjene kanė aftėsinė qė ta mbajnė lėkurėn tė lirė dhe kompakte mė gjatė se zakonisht. Plakja kronologjike nė krahasim me atė tė shkaktuar nga rrezet e diellit, ėshtė e lidhur me faktorėt biologjik gjenetik tė AND-sė tonė, tė cilat japin instruksione pėr tė ndėrtuar organizmin tonė. Pėr tė evidentuar shenjat e kohės qė kalon, ėshtė mirė qė t’i sigurojmė epidermės njė hidratim deri nė 30-35 vjeē.
    3-Stresi “dėmton” lėkurėn
    Nė momentin qė kalon njė periudhė tė vėshtirė nuk ėshtė aspak ēudi qė lėkura tė fillojė tė humbasė shkėlqimin dhe butėsinė e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca tė quajtura neurotransmetues, tė cilat shtrėngojnė enėt e gjakut duke shkaktuar njė ngadalėsim tė qarkullimit. Epiderma nė kėtė kohė bėhet opake dhe rrudhėzat rreth syve, buzėve dhe gojės theksohen mė tepėr duke e bėrė lėkurėn tuaj qė tė ngjajė mė e plakur. E nėse stresit i shtohet edhe njė ambient i ndotur qyteti, plakja ėshtė padyshim e parakohshme.
    4-Duhani dhe nikotina
    Tė gjithė e dimė se cigarja e rėndon pamjen e lėkurės, duke krijuar rrudha rreth syve, buzėve dhe gojės qė krijohen mbas dhjetė vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon njė lloj tape qė pengon oksigjenin tė hyjė nė inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten tė uritura dhe nuk arrijnė qė tė jenė tė shėndetshme. Nė kėtė mėnyrė lėkura humbet shkėlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotėsisht. Pėrveē kėsaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe tė fibrave elastike, prandaj lėkura humbet elasticitetin dhe plaket mė shpejt.
    5-Dielli dhe rrezet ultravjollcė
    Qėndrimi i gjatė nė diell dobėson dhe shkatėrron lėkurėn duke shfaqur njolla, zona super tė ndjeshme, mungesė toni. Arsyeja ėshtė njė pėrbėrės i rrezeve tė diellit, rrezet ultraviolet tė cilat reagojnė mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Kėto tip rrezesh interferojnė nė mekanizmin e prodhimit tė kolagenit dhe tė elastinės, dy fibrat qė ndėrtojnė dermėn. Njė ekspozim i tepėrt nė diell, provokon njė dobėsim tė kėsaj strukture qė tenton tė humbasė elasticitetin dhe butėsinė.
    6-Smogu dhe ajri i ndotur
    Jetesa nė njė qytet tė madh tė bėn qė ēdo ditė tė jesh e detyruar tė bėsh llogaritė me ndotjen. Ajri qė tė rrethon dėmton shtresėn mbrojtėse tė lėkurės dhe nė tė njėjtėn kohė depozitohen mikrograme dhe substanca toksike nė formė pluhurash metalikė tė padukshėm. Nė kėtė fushė beteje padyshim qė fytyra ėshtė ajo qė ekspozohet mė tepėr: ndotet dhe merr njė ngjyrė gri nė kaf. Pa llogaritur kėtu rreziqet e zhvillimit tė alergjisė. Nė epidermat mė tė ndjeshme, akumulimi i substancave tė jashtme mund tė shkaktojė irritime tė bezdisshme antiestetike.

    Faktorėt qė ndikojnė nė dėmtimin e lėkurės
    Temperaturat e ulėta ngadalėsojnė metabolizmin e qelizave
    Plakja vjen nga faktorė biologjikė gjenetikė, pra ADN.
    Nga stresi shtrėngohen enėt e gjakut dhe ngadalėsohetqarkullimi
    Nikotina pengon furnizimin e indeve me oksigjen
    Rrezet ultraviolet dobėsojnė strukturėn e dermės dhe e bėjnė atė tė humbasė elasticitetin dhe butėsinė
    Smogu depėrton nė indet e lėkurės duke penguar ajrosjen e saj

    Rreziqet nga temperaturat e larta
    Dehdratimi
    Njė nga rreziqet mė tė mėdha tė temperaturave tė larta ėshtė dehidratimi i trupit. Me kėtė kuptojmė humbjen e ujit nga trupi dhe bashkė me tė kripėra tė domosdoshme tė gjakut si potasiumi dhe sodiumi tė cilat luajnė njė rol jetėsor nė funksionimin e organeve tė tilla si veshkat, truri dhe zemra. Kjo mund tė ēojė nė konfuzion, letargji, probleme tė frymėmarrjes dhe tė ritmit tė zemrės.
    Hemoragjia cerebrale
    Nė kushtet normale djersa qė nxjerrim gjatė motit tė nxehtė na mban tė freskėt kur ajo avullohet nga sipėrfaqja e lekurės. Megjithatė, nė ditėt jashtėzakonisht tė nxehta, ose kur e ushtrojmė trupin mė shumė se ē’duhet, ky sistem mund tė mos funskionojė dhe temperaturat e trupit mund tė rriten nė nivele shumė tė rrezikshme. Kjo ēon nė hemorgji cerebrale. Gjithashtu mund tė shkaktojė dhimbje koke, marrje mendsh, ngėrē tė muskujve, por mund tė ketė dhe rrezik pėr jetėn. Kjo mund tė jetė veēanėrisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumė shpejt, nėse ne nuk u kushtojmė vėmendje shėnjave mė tė hershme, dhe me shumė pak paralajmėrim.
    Djegia e lekurės nga dielli
    Lėkura e nxirė mund tė duket e bukur, por megjithatė kjo ėshtė njė shenjė e dėmtimit tė lėkurės. Dhe djegia e lėkurės jo vetėm qė shkakton dhimbje. Ajo mund ta pėrshpejtojė procesin e plakjes dhe tė shtojė rrezikun e kancerit tė lėukurės, ku pėrfishet edhe forma mbase dhe vdekjeprurėse, melanoma.

    Mėnyra mė e mirė e shmangies sė kėtyre problemeve
    Konsumimi i bollshėm i lėngjeve
    Ndėrsa trupi humb mė shumė lėngje se zakonisht, ka shumė rėndėsi qė tė pihet mė shumė ujė apo lengje tė tjera.
    Mėnyra mė e mirė ėshtė konsumimi i ujit, duke e pirė atė ngadalė dhe jo me njė frymė. Nė njė ditė tė zakonshme, njė person me peshė 58 kg duhet tė pijė rreth tetė gota uji.
    Nė mot shumė tė nxehtė konsumimi i ujit duhet rritur. Megjithatė pirja e tepėrt e ujit mund tė ketė problemet e veta. Mbase mund tė mendoni qė njė birrė me krikėll mund tė jetė pikėrisht ajo qė ka kėshilluar mjeku, por nė fakt birra si pije alkolike e dehidron trupin prandaj duhet konsumuar nė sasira shumė tė vogla.
    Ndryshoni dietėn
    Shmangni ushqimin shumė tė nxehtė. Mundohuni tė gjeni ilaēe suplementare kripe pėr tė zėvėndėsuar mineralet qė humbin si rezultat i avullimit tė djersės. Megjithatė shumė ushqime kanė sasira mė tė mėdha tė kripės prandaj kjo mund tė mos jetė e domosdoshme.
    Shmangiuni diellit
    Vendi mė i mirė nė njė ditė tė nxehtė ėshtė hija. Po qe se dėshironi tė bėni banjo dielli, atėhere sigurohuni qė ta beni kėtė pėr periudha tė shkurtra dhe pėrdorni locionet kundėr djegies me faktor mbrojtės tė paktėn 15. Po filluat tė mos ndjeheni mirė menjėherė gjeni njė vend nė hije.
    Rrezet e diellit janė mė tė rrezikshme gjatė orėve 11.00-13.00.
    Tregohuni tė arsyeshėm me ushtrimet fizike
    Mos bėni ushtrime tė rėnda gjatė periudhave mė tė nxehta tė ditės. Bėni vrap herėt nė mėngjes ose me vonė, nė perėndim tė diellit. Filloni ushtrimet ngadalė dhe pėrshtateni ritmin e jetės me motin e nxehtė. Po e ndjetė se iu merret fryma ose po ju rreh me shpejtėsi zemra, ndaloni ēfarė jeni duke bėrė dhe pėrpiquni tė freskoni trupin, pėr shembull, duke bėrė njė dush tė freskėt. Bėni pushim po e ndjetė se iu merren mendtė, apo sikur iu bie tė fikėt.
    Mbani trupin tė freskėt
    Vishni rroba tė lehta dhe qė rrinė lirshėm. Prodhimet prej pambuku janė shumė tė mira pėr tė thithur djersėn.
    Rrobat e rėnda dhe tė errėta thithin nxehtėsinė, por kini parasysh se disa materiale nuk janė pengesė e mjaftueshme pėr rrezet e rrezikshme ultraviolet. Do tė ishte ide e mirė qė tė mbani kapele dielli me strehė. Mbani syze dielli pėr tė mbrojtur sytė.
    Kujdes i veēantė pėr ata qė janė mė nė rrezik
    Ata qė janė mė nė rrezik nga tė nxehtit e tepėrt janė fėmijėt nėn katėr vjeē dhe moshat mbi 65 vjeē, sepse trupat e tyre iu pėrshtaten mė ngadalė ndryshimeve tė temperaturave, njerėzit mbipeshė sepse trupat e tyre kanė tendencė tė mbajnė mė shumė nxehtėsinė, dhe tė sėmurėt.
    Veēanėrisht foshnjat janė mė tė ndjeshėm ndaj tė nxehtit ngaqė gjendrat e djersės tek ata nuk janė tė zhvilluara si duhet. Ka shumė rėndėsi qė foshnjat tė mos mbulohen me batanije apo vishen me rroba tė rėnda kur bėn nxehtė. Nė tė njejtėn kohė ka shumė rėndėsi qė ato mos mbahen jashtė dhe t’u ekspozohen rrezeve tė diellit kur bėn shumė nxehtė.


    Faqja 15
    Nė qoftė se i shlyejmė rrudhat, i shlyejmė vitet
    Rrudhat e para tė thella, lėkura e lėshuar, shikimi nė pasqyrė nėn ndriēim tė dobėt neoni, njė mėngjes do tė ballafaqohemi me faktin se mė nuk jemi tė reja. Edhe pse vitet kalojnė ngadalė, tė kuptuarit se nga mosha e re kemi kaluar nė moshė tė mesme apo “tė artė”, pėrherė vjen vetėtimthi. Mirėpo, ndihma sot mund tė ofrohet mė shumė se kurrė! Arritjet shkencore, tė cilat nga fusha e mjekėsisė dhe e farmakologjisė u shkrinė nė industri kozmetike, i ofrojnė gruas sė sotme, por edhe mashkullit, mė shumė mundėsi qė tė ruajė lėkurėn tė bukur dhe tė shėndoshė, se sa qė nė kohėn e tyre kanė pasur prindėrit tanė.
    Mplakja e lėkurės mund tė ngadalėsohet me kurim tė vazhdueshėm nė shtėpi dhe nėpėrmjet vizitave periodike salloneve tė kozmetikės, ku me trajtime speciale tė kohėpaskohshme, tė cilat personi nuk mund t’i bėjė vetė, si pėr shembull, pėrmirėsimi i qarkullimit tė limfės, metodat e ndryshme tė mikroliftingut, veprojnė mė mėnyrė stimuluese nė funksionimin e lėkurės. Kurimi i tillė, nė tė vėrtetė, kėrkon kohė shumė mė tė madhe dhe para tė konsiderueshme, mirėpo kėnaqėsia pėr rezultatet e arritura shpaguajnė mundin e bėrė dhe mjetet e shpenzuara.
    Pėrse mplaket lėkura
    Gjatė ndryshimeve nė sekretimin e hormoneve, shtresa bazore nė epidermė nuk krijon qeliza tė mjaftueshme tė reja, gjė qė ndikon nė procesin e pėrtėritjes sė qelizave nė sipėrfaqen e lėkurės. Ndryshimet nė indin lidhor tė dermės zvogėlon aftėsinė e lidhjes sė lagėshtisė, pėr kėtė shkak lėkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, qė janė tė dobishme pėr strukturėn e lėkurės, gjithashtu, degjenerojnė. Meqė shtresat e brendshme pėr shkak tė humbjes sė lagėshtisė tendosen, epiderma lėshohet, andaj shkaktohen rrudhat. Njėkohėsisht gjėndrat yndyrore, tė sqetullave dhe gjėndrat aromatike, tė cilat lėkurėn e bėjnė tė lagėsht dhe e zbusin, veprojnė gjithnjė e mė pak.
    Si tė mbrojmė lėkurėn
    Mplakja e lėkurės mund tė ngadalėsohet me kurim tė drejtė, i cili do tė neutralizojė veprimin e dėmshėm tė faktorėve tė jashtėm dhe do tė parandalojė funksionet natyrore tė saj. Kjo mund tė arrihet me zgjedhjen e drejtė tė prodhimeve kozmetike, tė cilat zhdukin radikalet e lira, pėrshpejtojnė pėrtėritjen e qelizave dhe rrisin aftėsinė e lėkurės qė tė mbajė lagėshtinė (nėpėrmjet prodhimit mė tė madh tė kolagjenit shkrirės). “Tė jesh e bukur, nuk do tė thotė tė jesh edhe e re”- me kėtė sllogan firma kozmetike "Clinique" filloi dikur promovimin vjetor tė saj. Tregu, nė tė vėrtetė, ēdo e dyta grua mė e moshur se 50 vjeē, dėshiron qė rregullisht tė kurohet. Meqė kėrkesat pėr cilėsi dhe efikasitet tė kėtyre prodhimeve sot janė shumė tė mėdha, ėshtė e sigurt se nė tė ardhmen cilėsia e tyre gjithnjė e mė shumė do t’u ofrohet farmakologėve.
    E bukur nė moshė tė pjekurisė
    Ndėrmjet moshės 40 dhe 50 vjeē lėkura gradualisht humb elasticitetin, rrudhat bėhen mė tė thella, posaēėrisht ato pėrreth syve. Rrudhat e syve janė mė tė errėta, ndėrsa fillojnė tė paraqiten edhe njolla pigmenti. Pėr shkak tė ndryshimit tė shpėrndarjes sė indit yndyror nė shtresėn e brendshme tė lėkurės, faqet mund tė lėshohen pak, ndėrsa buzėt bėhen mė tė holla. Pas menopauzės lėkura pėrtėritet mė ngadalė, pėr shkak tė prodhimit tė vogėl tė hormoneve tė estrogjenit. Zvogėlohet aftėsia e lidhjes sė lagėshtisė nė qelizat e epidermės, aktiviteti i gjėndrave yndyrore ngadalėsohet, rritet shtresa e qelizave tė vdekura nė sipėrfaqe. Sasia e kolagjenit shkrirės, karakteristike pėr lėkurėn e moshave tė reja, zvogėlohet esencialisht. Pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė estrogjenit, ngadalėsohet edhe qarkullimi. Kjo vepron dėmshėm nė ndryshimin e materieve nė qeliza, sepse ato ushqehen nėpėrmjet gjakut, ndėrsa me tė eliminojnė edhe produktet e dėmshme. Prandaj, rrudhat rreth syve, gojės dhe nė faqe bėhen shumė mė tė dukshme.
    Si tė kurohen
    Formulat e sotme tė prodhimeve anti age (anti rrudhė) e mbajnė vitale lėkurėn. Prioritet, gjithsesi, ėshtė plotėsimi i lagėshtisė. Kjo domethėnė se duhen shfrytėzuar prodhimet speciale me pėrbėrje aktive. Eliminimi i qelizave tė vdekura nga sipėrfaqja e lėkurės me krem special, i cili pėrmban thartinė alfa-hidrokside, esencialisht do ta freskojė atė. Shtresa e qelizave tė vdekura lėkurės i jep pamje tė lodhur dhe ngjyrė jo tė shėndoshė, ndėrsa materiet ushqyese nga kremi i shtrenjtė nuk mund tė veprojnė mirė. Kjo mė sė miri arrihet nėpėrmjet peelingut kimik, i cili nė formė tė koncentrimit tė butė mund tė shfrytėzohet nė ēfarėdolloj kurimi. Koncentrimi mė i tepėrt, me efektin e shtuar tė eliminimit intensiv tė qelizave tė vdekura, bėn tė shfrytėzohet vetėm nė sallonet e kozmetikės dhe nė ambulancat dermatologjike. Gjithashtu, duhet shmangur ekspozimit tė drejtpėrdrejtė rrezeve tė diellit.
    Nxitja e vazhdueshme e krijimit tė melaninės me kohė mund tė rezultojė nė pigmentim, qė duken sikur njolla pigmenti. Shumica kėto njolla i quajnė “pikla tė pleqėrisė”, edhe pse ato, pėr shkak tė shtimit tė rrezeve UV, gjithnjė e mė shpesh paraqiten edhe te personat e moshės sė re. Prandaj, me rastin e zgjedhjes sė kremit ditor, duhet kushtuar kujdes faktorit pėrkatės mbrojtės. Gjatė muajve tė dimrit, varėsisht nga ndjeshmėria e lėkurės, rekomandohen kremmra me faktor mbrojtės (SPF) jo shumė tė lartė, ndėrsa gjatė muajve tė verės SPF duhet tė jetė e lartė. Ėshtė shumė me rėndėsi edhe “ushqimi” i lėkurės gjatė pushimit tė natės, kur ėshtė koha mė e pėrshtatshme pėr pėrtėritjen e qelizave.
    Ēfarė i nevojitet lėkurės pėr ēdo ditė
    Pastrim i rregullt dhe i themeltė nė mėngjes dhe nė mbrėmje me qumėsht apo me krem pėr pastrim me bazė vaji
    Ujė tė bollshėm pėr freskim pas pastrimit me qumėsht apo me krem (i cili pastrohet me ujė)
    Lėng i butė me ekstrakte bimėsh apo tonik special pėr tė stabilizuar mbrojtjen natyrale tė gungave tė lėkurės
    Krem special apo gel pėr rajonin rreth syve
    Krem pėr eliminimin e qelizave tė vdekura nga sipėrfaqja e lėkurės
    Krem pėr pėrdorim gjatė natės, i pasur me materie ushqyese, vitamina dhe antioksidanse
    Produktet bimore janė tepėr tė efektshme pėr tė evituar problemet elėkurės nė ēdo moshė

    Kėshilla estetike pėr ēdo moshė
    20-vjeēaret
    Ėshtė mosha kur nis tė pėrdoret pudra dhe fondotinta, e kur tashmė duhet tė nisė koha tė kujdesen edhe pėr lėkurėn. Nuk duhet tė pėrdoren sapunė tepėr agresivė pėr pastrimin e lėkurės dhe duhet tė shmangen gjithė pastruesit me bazė uji si: shkuma, sapuni dhe xheli. Do tė jetė mė mirė nėse do tė pėrdoren produkte me bazė vaji, qė janė tė pasur me substanca yndyrnash. Pėr tė hequr tualetin merrni njė shuk pambuku tė lagur me ujė mineral dhe hidhni nė tė pak vaj pastrues.
    30-vjeēaret
    Duke filluar nga mosha 30 vjeē, lėkura fillon tė humbasė disi aftėsitė e saj pėr t’u rigjeneruar, prandaj hapi i parė qė duhet bėrė ėshtė tė nisni tė pėrdorni njė krem qė ju ndihmon pėr hidratimin e lėkurės. Pėrveē kėsaj, duhet tė tregohen tė kujdesshme edhe pėr ushqimin qė pėrdorin, sepse produktet ushqimore me bazė acide tė yndyrash ndihmojnė pėr ruajtjen e ekuilibrit hidrolipidik tė lėkurės.
    40-vjeēaret
    Nė kėtė moshė lėkura ėshtė shumė mė pak tonike dhe rrudhat fillojnė tė duken mė shumė. Lėkura bėhet mė e brishtė dhe e hollė, rrudhet dhe skuqet lehtėsisht. Nė kėto raste kėshillohen liftinge, pėr tė hequr qelizat e vdekura dhe pėr t’i dhėnė fytyrės shkėlqim, si dhe tė pėrdoret njė hidratues me pėrmbajtje filtrash kundėr rrezeve tė dėmshme tė diellit.
    50-vjeēaret
    Kalimi i kohės sjell ndryshime rrėnjėsore nė strukturėn e lėkurės. Kėshtu, dendėsia e lėkurės hollohet, konturet humbasin kompaktėsinė, rrudhat bėhen mė tė theksuara dhe qelizat e kanė shumė tė vėshtirė pėr t’u rigjeneruar. Pėr kėtė arsye kėshillohen kremrat hidratues. Por kėshillohen dhe disa “ushtrime” tė pėrditshme, pėr tė ruajtur elasticitetin e muskulaturės sė fytyrės dhe pėr tė nxitur aftėsinė e qelizave pėr tė pėrthithur mė mirė principet hidratuese tė produkteve qė pėrdorni.

    Faqja 16
    Maskat e fytyrės, cilat duhet tė zgjidhni
    Sipas llojit tė lėkurės dhe problemit qė keni, zgjidhni maskėn e duhur, e cila do t’ju dhurojė, pikėrisht atė qė keni nevojė, me qėllim qė fytyra juaj tė shkėlqejė pėrsėri, plot shėndet dhe freski. Fytyra duhet tė pastrohet me kujdes dy herė nė ditė: nė mėngjes dhe nė darkė. Dhe pėr ēdo herė nuk duhet tė mungojė kremi i ditės apo i natės. Ky ėshtė rregulli qė parashtrohet nė estetikė, ku pėr maskat e fytyrės jepen kėshilla tė posaēme. E gjithė procedura e pėrdorimit tė maskės bazohet nė tre elemente: dėshirė, durim dhe kohė nė dispozicion. Ndaj kur tė vendosni tė pėrdorni maskėn qė i kombinon llojit tė lėkurės suaj, zgjidhni njė ditė tė lirė, pa shumė detyrime, me qėllim qė tė ndiqni me kujdes tė gjithė procedurėn. Por edhe nėse koha ėshtė shumė e kufizuar pėr ju, vendosni maskė qoftė edhe njė herė nė javė.
    Zgjidhni maskėn qė iu kombinon
    Pėr tė zgjedhur maskėn e pėrshtatshme, domethėnė atė qė i pėrgjigjet me saktėsi nevojave tė lėkurės suaj, mendoni se ēfarė kėrkoni nė atė moment: hidratim, shkėlqim, ushqim, tendosje, ajrosje etj. Ka shumė mundėsi qė tė keni nevojė edhe pėr dy apo mė shumė maska, nėse lėkura juaj ėshtė e pėrzier ose paraqet nevojat tė ndryshme nė zona tė ndryshme, si pėr shembull: e yndyrshme nė ballė, hundė dhe mjekėr dhe e thatė nė pjesėn tjetėr tė fytyrės. Gjithashtu, madhėsia e problemit pėrcakton se sa herė duhet tė pėrdorni maskė. Zakonisht, mjafton njė herė nė javė, por nėse lėkura juaj ėshtė shumė e thatė, atėherė do tė keni nevojė pėr mė shumė herė. Mos harroni gjithashtu, se nevojat e lėkurės varen edhe nga stina, niveli i hormoneve dhe gjendja psikologjike.

    Nevojat tuaja
    Nėse keni lėkurė tė thatė
    Maskat mė tė pėrshtatshme janė ato hidratante. Pėrpiquni qė lėkura juaj tė jetė e lagėsht me qėllim qė maska tė aktivizohet lehtė dhe shumė shpejt. Vendosni nė tė gjithė fytyrėn (pėrveē syve dhe buzėve) njė shtresė tė trashė. E lini tė veprojė pėr sa kohė qė kėshillojnė pėrgatitėsit e saj. Mos e shpėrlani, por me njė pambuk hiqni me kujdes atė pjesė qė lėkura nuk arriti ta thithte. Nėse dėshironi tė trefishoni rezultatin, pėrdorni, menjėherė mė pas, njė krem ushqyes.
    Nėse lėkura ėshtė e yndyrshme
    Maskat mė ideale pėr kėto raste janė pastrueset. I pėrdorni ato rregullisht dhe mos harroni tė bėni piling me njė produkt tė butė, gati 2 herė nė javė. Shmangiuni zonės sė ndjeshme tė syve dhe mos e lini maskėn qė tė veprojė mė pak ose mė shumė se sa rekomandojnė pėrgatitėsit e saj. Nėse e hiqni mė shpejt se ē’duhet, nuk do tė jetė thithur dhe poret nuk do tė jenė pastruar deri nė thellėsi, ndėrkaq ėshtė e padobishme qė ta mbani mė shumė orė pasi nuk do tė keni rezultat mė tė mirė.
    Nėse keni lėkurė tė ndjeshme
    Njė pastrim i thjeshtė me ujė tė destiluar, pėrpara se tė vendosni maskėn, forcon veprimin kurues. Pastroni lėkurėn me pambuk ose shami letre, pa e fėrkuar fort. Vendosni maskėn dhe shtrihuni nė kanape, duke u qetėsuar pėr sa kohė qė ajo vepron. I mbuloni sytė me pambuk tė lyer me kamomil dhe shijoheni kėtė moment shlodhėsh qė nuk shkon mė shumė se 10 minuta.
    Nėse lėkura juaj ėshtė e lodhur
    Pavarėsisht nga lloji i saj, ka momente qė lėkura duket e lodhur, pa shkėlqim sikur tė mos ketė jetė nė tė. Nė kėto raste njė maske rigjeneruese me xhel Aloe vera dhe vitaminat A, C, E do tė ndihmonte qė tė vinte nė vete dhe tė fitonte shkėlqimin e mėparshėm, sikurse edhe do tė luftonte rrudhat dhe do tė tendoste lėkurėn.

    Njė maskė pėr ēdo rast
    Hidratantet
    Janė tė pėshtatshme pėr lėkurat e thata dhe shumė tė thata, tė cilat ose paraqesin mungesė lagėshtie tė pėrhereshme ose vuajnė herė pas here nga thatėsia. Tė pasura me Aloe vera, proteina qumėshtore, banane, mjaltė dhe vitaminė E, maskat hidratante ushqejnė lėkurėn e uritur me lagėshtirė, duke lehtėsuar funksionin e qelizave dhe frymėmarrjen e lėkurės.
    Kurueset
    Pėrmbajnė kamomil dhe pėrbėrje tė tjera qė “qetėsojnė” lėkurėn e irrituar, duke ndihmuar nė funksionimin mė tė mirė tė lėkurės. Gjithashtu, pėrdoren edhe pėr lėkura me puērra.
    Tendosėset
    Janė tė mira pėr lėkura mė tė pjekura, qė kanė filluar tė paraqesin shenja rėnieje. Ato ndihmojnė nė tendosjen e lėkurės dhe zhdukjen e gjurmėve tė viteve mbi fytyrė (nė shumicėn e rasteve vetėm pėrkohėsisht).
    Pėr pastrim nė thellėsi
    Kėto maska pėrdoren pėr lėkurat e yndyrshme (zakonisht pėr moshat e reja). Arrijnė tė pastrojnė poret si dhe tė pengojnė shfaqjen e puērrave dhe shenjave tė zeza. Zakonisht, maskat e pastrimit janė tė pasura me vitamina, por pėrmbajnė edhe argjil (me ngjyrėn e zakonshme tė gjelbėrt).
    Pėr shkėlqim dhe rigjenerim
    Kėto maska kanė nė pėrbėrje vitaminė C dhe duke bėrė njė pastrim tė lehtė tė lėkurės, arrijnė tė largojnė qelizat e vdekura dhe i japin asaj shkėlqimin e nevojshėm. Mund t’i pėrdorni pak para se tė vendosni makiazhin.
    Maskat-ekspres
    Veprojnė nė kohė rekord (vetėm 5 minuta) dhe i japin lėkurės freski e shkėlqim. Por ato janė tė rezultatshme kryesisht nė fytyra qė nuk paraqesin probleme.

    Si vendoset maska
    Pak para se tė vendosni ēfarėdolloj maske, duhet ta pastroni lėkurėn me shumė kujdes (nė fytyrė dhe qafė).
    Vendosni njė shtresė tė trashė nė fytyrė e qafė dhe zbatoni me saktėsi udhėzimet qė japin pėrgatitėsit. Ndonėse, maskat-ekspres kėrkojnė pak kohė (vetėm 5 minuta), shumica e maskave tė tjera duhet tė qėndrojnė mbi lėkurė mė shumė se 10 minuta.
    Nė asnjė rast maska nuk duhet pėrhapur nė zonėn e syve dhe nė buzė, pėrveē se nė rastet kur produkti kėshillohet edhe pėr kėto zona.
    Maska hiqet nga lėkura, duke pėrdorur pambuk dhe mė pas ujė tė bollshėm. Zakonisht menjėherė mė pas pėrdoret krem i posaēėm.
    Pėrdorni maska qė kombinojnė me llojin e lėkurės suaj.
    Shmangiuni maskave me fruta, nėse keni lėkurė tė ndjeshme.
    Preferoni ta vendosni maskėn menjėherė sapo keni bėrė njė banjo tė ngrohtė, kur poret janė ende tė hapura dhe i japin mundėsi maskės tė veprojė mė mirė.
    Mos preferoni maska qė paralelisht pastrojnė nė thellėsi, nėse keni puērra.
    Mos harroni se maskat janė tė nevojshme, por ato nuk mund tė zėvendėsojnė pėrdorimin e produkteve tė tjera kozmetike pėr fytyrėn.


    17
    Mbrojtja e lėkurės
    Antioksiduesit, agjentė mbrojtės tė lėkurės
    Vitrinat e dyqaneve janė plot me produkte pėr lėkurėn dhe shumė prej tyre premtojnė heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lėkurės e tė tjera janė kundėr acarimit dhe infektimit. Kėto rezultate vijnė si efekt i antioksiduesve. Antioksiduesit janė agjentė qė e mbrojnė lėkurėn nga dėmtimi qė mund tė shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyrė. Ka disa faktorė tė ndryshėm si irritimi, tharja nga tė ftohtit, dielli i forte dhe smogu qė krijonė radikale tė lira. Kėto radikale mund tė japin kontribut nė procesin e shkatėrrimit tė qelizave tė reja dhe tė shėndetshme tė lėkurės. Antioksiduesit si pėr shembull vitamina C dhe E i luftojnė kėto radikale tė lira dhe prandaj kompanitė e mėdha tė produkteve kozmetike po mundohen dita-ditės qė tė gjejnė mėnyrat mė efektive pėr tė shpėrndarė ato mbi lėkurė.
    Vitaminat C dhe E parandalojnė plakjen
    Deri pesė vite mė parė dermatologėt nuk besonin se lėkura mund t’i pėrthithte vitaminat nėse ato aplikoheshin nė sipėrfaqe. Por sot shume prej kompanive kozmetike po eksperimentojnė pėr tė bėrė tė mundur qė vitaminat tė japin efekt nė zonat nė tė cilat aplikohen. Shkencėtarėt thonė se konsumimi i vitaminave C dhe E nė sasitė e duhura ndihmon shumė nė parandalimin e plakjes sė qelizave tė lėkurės. Pėr t’u kujdesur pėr lėkurėn e fytyrės duhet tė konsumoni vitaminė C dhe E ēdo ditė, ose fruta qė i kanė kėto vitamina; si dhe tė keni kujdes kur tė zgjidhni kremrat qė reklamohen nėpėr dyqane. Shihni pėr kremra qė bllokojnė rrezet e dėmshme tė diellit, dhe qė pėrmbajnė vitaminat C dhe E, si dhe acidet Alfa-Hidroksike.
    Acidet Alfa largojnė qelizat e vdekura
    Njė faktor mbrojtės pėr lėkurėn dhe rigjallėrimin e saj janė Acidet Alfa-Hidroksike. Kėto acide vijnė nga ushqime natyrale si qumėshti, portokalli, limoni, sheqeri etj. Por ato mund edhe tė prodhohen kimikisht. Dermatologėt janė tė sigurt se kėto acide zbusin lėkurėn dhe ndihmojnė nė procesin e largimit tė qelizave tė vdekura, duke sjellė nė pah qelizat e reja dhe tė shėndetshme. Nė tė njėjtėn kohė kėto acide kurojnė dėmtimin e lėkurės nga rrezet e diellit. Pėrdoruesit e Acidit Alfa-Hidroksik pėr njė kohė tė gjatė dhe nė mėnyrė sistematike kanė treguar shenja pėrmirėsimi nė zbutjen e lėkurės, rrallimin e rrudhave dhe largimin e qelizave tė shtresės se vdekur sipėrfaqėsore tė lėkurės.
    Edhe lėkura e meshkujve ka nevojė pėr kujdes
    Lėkura e mashkullit nuk ėshtė aspak e ndryshme nga ajo e femrės, pėrveē zonės ku ata rruhen. Ka meshkuj me lėkura tė yndyrshme, tė thata dhe kombinime tė kėtyre. Shumė prej tyre as qė nuk e dinė se nė ē’kategori hyjnė dhe nėse do tė interesoheshin pėr lėkurėn e tyre do t’u dukej si shenjė homoseksualiteti. Ka shumė produkte pėr meshkuj, tė cilat prodhohen nga firma tė njohura ose jo. Ėshtė mirė qė edhe meshkujt tė kujdesen pėr lėkurėn e tyre, e jo vetėm tė mjaftohen me pastrimin e saj me ujė e sapun. Nė farmaci dhe qendra kozmetike gjenden pastrues dhe kremra, tė cilat ndihmojnė pėr njė pamje mė tė shėndetshme tė lėkurės. Produktet mashkullore nė pėrgjithėsi kanė aromėn karakteristike tė parfumeve gjithashtu mashkullore, kėshtu qė pėrbėn problem prania e njė locioni mbi lėkurėn tuaj.
    Dush me mjaltė
    Mėnyra mė e mirė pėr t’u relaksuar pas njė ditė tė lodhshme pune dhe pėr tė eliminuar ēdo tension, fshihet pas njė banje relaksuese. Pėr kėtė, mjafton tė pėrzieni tre lugė kanellė, dy me mjaltė e tri pika esencė livandoje. Pasi t’i pėrzieni mirė, fėrkoni trupin me masėn pėr tė paktėn 5 minuta. Mos harroni qė trupin duhet ta shpėlani me ujė tė vakėt, nė mėnyrė qė maska tė mos fshihet totalisht. Do tė shihni se pėrveēse do tė keni njė lėkurė tė lėmuar, do t’ju ndihmojė tė ēlodheni.
    Masazh vaniljeje
    Pėr tė hidratuar e pėr tė ushqyer lėkurėn tuaj, nuk ka gjė mė tė mirė se vaji. Natyralisht, nuk mund ta pėrdorni ashtu si ėshtė. Pėrzieni gjysmė filxhani vaj luledielli me gjysmė luge kanellė pluhur e gjysmė luge esktrakti vaniljeje. Lėrini pėr gati 12 orė, nė mėnyrė qė vaji tė pėrthithė plotėsisht dy aromat, mė pas filtronjini dhe mė pas hidheni nė njė shishe tė qelqtė me mbyllje hermetike. Nėse doni tė ketė aromė mė tė fortė, fusni nė shishe pak kanellė. Do tė shihni se lėkura e trupit do tė jetė mė e butė, e tonifikuar dhe e shėndetshme.
    Njollat nė lėkurė
    Trajtimi i njollave bėhet me preparate, tė cilat duhet tė pėrdoren nė darkė pas trajtimit tė fytyrės me late dhe tonik. Kėto medikamente mund tė jenė nė forma tė ndryshme, si ampulė, serum, xhel dhe krem. Pėrdorimi i tyre duhet tė aplikohet me shumė kujdes, duke iu pėrshtatur tipit tė lėkurės, (e thatė, normale dhe yndyrshme). Personave me lėkurė normale apo tė yndyrshme iu pėrshtatet mė mirė ampula dhe xheli, pasi aplikimi i kremit ėshtė mė i lehtė, por shumė mė i vėshtirė pėr t’u pėrthithur. Ndėrsa tek fytyrat e thata ėshtė mė specifik pėrdorimi i kremit, ndėrkohė qė nė raste emergjente serumi dhe ampulat japin njė efekt mė tė shpejtė dhe anė tė rekomandueshme. Ajo qė nuk duhet tė harrohet asnjėherė ėshtė fakti qė fillimisht duhet t’i aplikojmė kremrat nė pjesėn e njollave, dhe vetėm nė momentin qė preparatet kanė bėrė efektin zbardhės, mund t’i pėrdorim nė tė gjithė fytyrėn pėr tė krijuar njėtrajtshmėri. Nė rastin e lėkurave tė nxira nė mėnyrė tė njėtrajtshme nga rrezatimi diellor, mund ta aplikojmė nė tė gjithė fytyrėn. Ndėrsa nė moshat mbi 30 vjeē, krahas trajtimit tė njollave duhet tė realizohet edhe pėrdorimi i skrupit ose i ekspoliantit, i cili shėrben pėr pastrimin e poreve nė thellėsi, si dhe pėr shkėputjen e qelizave tė vdekura. Afati kohor i pėrdorimit tė kėtyre substancave zbardhuese nga njollat ėshtė i pa pėrcaktuar, por mund tė aplikohen deri nė momentin e zhdukjes sė tyre totale.

    Shkaku i daljes sė njollave nė fytyrė, ka origjina tė ndryshme
    Ekspozimi nė diell i fytyrės nė mėnyrė tė pa mbrojtur
    ndryshimet hormonale
    Pėrdorimi i mjeteve mbrojtėse nga shtatzėnia, si pilulat orale etj
    Ushqimi pa vitamina si dhe i pa kontrolluar
    Dobėsimi i menjėhershėm
    Pėrdorimi i produkteve kozmetike tė pa pėrshtatshme
    Radikalet e lira
    Sipas studimeve tė fundit estetike, njė shkak shumė domethėnės pėr shfaqjen e njollave ėshtė edhe shkėputja e radikaleve tė lira, tė cilat nė sezonin e nxehtė kėto janė nė sasi tė madhe, ku edhe stresi ėshtė njė shkatėrrues tjetėr. Radikalet e lira e bėjnė sulmin nė fytyrė, nėpėrmjet uljes sė rezistencės sė lėkurės si dhe humbjen e elasticitetit, dhe nė kėtė lloj mėnyre ata shfaqin plakjen e parakohshme. Por estetistja thekson si shkaktar tė rėnies sė shkėlqimit dhe mungesėn e gjumit.
    Zgjedhja e kremit pėr njolla
    Ajo ēka ėshtė mė kryesorja, tė gjitha preparatet, tė cilat janė tė kėshillueshme pėr eliminimin e njollave duhet tė kenė nė pėrbėrjen e tyre acid koik, retinal, retinal acid glikolik si dhe vitaminat C dhe E. Sezoni i vjeshtės ėshtė quajtur prej vitesh sipas specialistėve si stina ideale pėr tė fituar atė ēfarė dielli na ka marrė nė shkėlqimin e fytyrės. Pasi intensiteti i rrezatimit diellor bie dhe si rrjedhim efekti i produkteve pėr eliminimin e shenjave ėshtė nė maksimum nė kėtė periudhė. Ajo ē’ka duhet tė ngulitet mirė tek tė gjithė femrat, ėshtė fakti se mbrojtja nga rrezet e diellit duhet tė vazhdojė gjatė gjithė vitit.

    Faqja 18
    Maska nga kuzhina pėr fytyrėn
    Lėkura pėrbėhet nga tri shtresa: Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nėnlėkurore e emėrtuar ndryshe subkutane.
    Epiderma
    Ėshtė shtresa e jashtme e lėkurės (ajo qė shihet dhe preket). Vetė epiderma pėrbėhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme tė qelizave tė lėkurės formohen nė shtresėn mė tė brendėshme tė epidermės (shtresa germinative) dhe dalin nė shtresėn mė tė sipėrfaqshme (shtresa korneale). Gjatė kėtij procesi, qelizat e gjalla shndėrrohen nė tė vdekura. Qelizat e vdekura nė sipėrfaqe bien vazhdimisht duke i lėnė vendin qelizave tė reja qė vijnė nga poshtė. Shtresa korneale e epidermės ėshtė shtresa e parė mbrojtėse e organizmit.
    Derma
    Pėrbėn bazėn e lekurės. Ajo pėrmban enė gjaku dhe limfatike, gjėndra djerse, folikula qimesh, gjėndra sebace dhe mbaresa nervore. Tė gjitha kėto lidhen sė bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinės tė cilat i japin lėkurės forcėn dhe fleksibilitetin.
    Ipoderma
    Shtresa nėnlėkurore (subkutane): Ėshtė njė shtresė dhjamore qė jo gjithmonė konsiderohet pjesė e lėkurės. Gjithsesi mirqėnia e saj ndikon drejtpersedrejti nė mirqėnien e dermės dhe tė epidermės.
    Tipat e lėkurės:
    Nė pėrgjithsėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe thatėsise. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve.
    Lėkura normale: Ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare.
    Lėkura e yndyrshme: Ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore shkėlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha.
    Lėkura e thatė: Ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė ėshtė e prirur tė krijojė rrudha.
    Lėkura e kombinuar: Ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollzat dhe qafa janė tė thata.
    Maskat
    Pėr ta mbrojtur lėkurėn tuaj nga efektet anėsore tė preparateve tė ndryshme artificiale tė cilat i ofrojnė prodhuesit, ja disa kėshilla natyrale pėr kujdesin ndaj fytyrės suaj.
    Maskė pėr ngritje tė natyrshme
    Rrihni mirė tė bardhėn e vesė, vendoseni nė fytyrė dhe le tė qėndrojė 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrėn me ujė pak tė ngrohtė, dhe lyeni lėkurėn me krem hidratues. Efektet e kėtij trajtimi vėrehen menjėherė dy orė pas larjes sė fytyrės, mirėpo nėse kėtė e pėrsėritni disa javė, rezultatet do tė jenė tė pėrhershme.
    Maskė pėr lėkurė tė thatė
    Rrihni mirė njė ve tė plotė, dhe vendoseni nė fytyrė. Kur tė thahet e leni dhjetė minuta tė shfaq efektin e vet nė lėkurėn e fytyrės suaj. Pastaj lani fytyrėn me ujė tė ftohtė dhe e lyeni me vaj bajameje ose me vaj ulliri.
    Tretėsirė uthulle kundėr akneve
    Nė njė litėr ujė tė vluar, tė ftohur, shtoni njė lugė uthulle tė mollės. Me njė pambuk vendoseni tretėsirėn nė fytyrė ēdo natė para se tė flini dhe skuqja do tė pakėsohet nga dita e dytė, po ashtu to tė zvogėlohet edhe numri i akneve. Ndėrsa nėse kjo nuk ka sukses atėherė duhet ta vizitoni dermatologun.
    Majdanozi i largon mitiserat
    Majdanozin e imtėsuar mirė vendoseni nė vendin ku keni mitisere. Pastaj me ujė tė nxehtė lajeni fytyrėn, me qėllim qė lėngu i majdanozit tė depėrtojė thellė nė lėkurė. Pastaj shumė lehtė do tė mund ta largoni mitiserin me ndihmėn e njė pambuku.
    Maskė nga mjalti
    Disa lugė mjalti i ngrohni dhe i pėrzieni me njė lugė lėngu tė limonit. Pasi t’i keni pėrzier disa minuta, i leni qė tė ftohen. Vendosni nė fytyrė dhe i leni tė qėndrojnė 10-15 minuta. Pas kėsaj kohe, fytyrėn lajeni me ujė tė ftohtė.
    Aknet do tė zhduken menjėherė nga fytyra, nėse i lyeni disa herė brenda ditės me njė pambuk tė lagur nė lėngun e limonit. Tė njėjtėn gjė pėrsėriteni disa herė brenda ditės, derisa aknia tė tėrhiqet.
    Maska nga avokado pėr lėkurė tė thatė
    Pėrzieni dy lugė mjaltė me ca avokado tė shtrydhur, njė lugė uthulle tė mollės, tri lugė vaj ulliri dhe tri lugė tė ndonjė kremi i cili ka pH-faktorin neutral. Mbajeni kėtė maskė nė fytyrė 20 minuta dhe pastaj lajeni me ujė tė vakėt. Nė kėtė mėnyrė lėkura fiton lagėshti tė posaēme, bėhet e njomė, ndėrsa acidet esenciale tė avokados ndihmojnė nė pėrtėritjen e indit lėkuror.
    Maskė pėr lėkurė tė yndyrshme dhe format tjera tė lėkurės
    Njė lugė tharmi tė freskėt me dy lugė nga gjethet mendėr, tė zbutura nė ujė, dhe dy lugė tė ndonjė kremi me pH-faktorin neutral, vendosini nė fytyrė dhe i leni tė qėndrojnė 15 minuta, pastaj fytyrėn e lani me ujė tė vakėt. Nė fund vendoseni kremin tė cilėn zakonisht e pėrdorni.
    Maskė nga dredhėzat
    Pėrzieni disa dredhėza dhe vendosini nė fytyrė. Pas 10 minutash largojeni maskėn. Fytyrėn lajeni, nė fillim me ujė tė nxehtė, pastaj me ujė tė ftohtė dhe lyejeni me vaj nga bajamja ose me vaj ulliri. Kjo maskė rekomandohet vetėm pėr ata tė cilėt nuk janė alergjik nė dredhėza.
    Maskė pėrkėdhelėse
    Pėrzieni dy lugė nga lėvozhga e grimcuar e limonit, dy lugė mielli tė misrit, gjashtė lugė bajame tė grimcuara dhe dy deri tri lugė ujė. Maskėn vendoseni nė fytyrė dhe bėni masazh tė butė me lėvizje rrethore pėr disa minuta. Lajeni fytyrėn me ujė tė vakėt dhe fshijeni me peshqir tė butė dhe nė fund vendosni krem hidratues.

    8 sekrete pėr tė qenė tė bukur
    Pėr tė qenė tė bukur asnjėherė nuk duhet tė lini gjithēka nė dorė nė natyrės dhe ėshtė e nevojshme qė edhe ju tė kujdeseni pėr veten tuaj. Receta pėr tė arritur ėshtė shumė e thjeshtė: ushtrime dhe mesazhe ēdo ditė. Dita duhet tė nisė e qetė dhe tė mbyllet duke qenė tė ēlodhur. Rezultati? Lėkurė e freskėt dhe e shkėlqyeshme gjatė gjithė ditės.
    4 sekretet e ditės
    gjithēka varet nga mėnyra se si zgjoheni. Nėse dita juaj nis nė mėnyrė tė kėndshme, do tė jeni e mbushur me energji dhe kėshtu lėkura juaj do tė ketė njė pamje mė tė bukur dhe tė tonifikuar. Pėr tė arritur kėtė mjafton vetėm pak kujdes.
    1. Njė zgjim i qetė
    Vendosi dy alarme zgjimi me njė distancė kohore 10 minuta nga njėra-tjetra. Kjo ėshtė koha qė i duhet trupit pėr tė kaluar butėsisht nga gjendja e gjumit nė zgjim. Pranė shtratit mbani njė gotė me ujė pėr t’i hedhur disa pika ujė fytyrės, nė qafė dhe te krahėt. Kjo do t’ju japė njė ndjesi freskie dhe do tė ndihmojė edhe lėkurėn tė zgjohet. Mė pas, pini njė gotė ujė para se tė keni ngrėnė mėngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojė tė pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.
    2. Bėni pak gjimnastikė
    Ngrihuni nga shtrati ngadalė dhe pa u sforcuar. Kur tė jen ngritur nė kėmbė hapni krahėt duke i larguar ato sa mė shumė tė jetė e mundur. Mė pas drejtoi lart, mbi kokė, sikur doni tė kapni diēka qė ėshtė shumė lart jush. Qėndroni kėshtu pėr 20 sekonda dhe mė pas ēlodhuni. Ky ushtrim do t’ju ndihmojė tė largoni mpirjen e trupit, tė ētendosni shpinėn dhe kurrizin si dhe tė tėrhiqni sa mė shumė tė jetė e mundur shtyllėn kurrizore.
    3. Frymėmarrja
    Hapni dritaret pėr tė lejuar ajrin e pastėr nė futet nė dhomė. Ndėrkohė rrotulloni krahėt e mbledhur nė mėnyrė qė tė ētendosen shpatullat. Mbi kokė vendosni njė peshqir dhe qėndroni nė kėtė pozicion, duke marrė frymė dhe e nxjerrė atė qetėsisht tė paktėn 2 minuta. Gjatė dushit ujit duhet tė hapet nė maksimum nė mėnyrė qė tė bjerė mbi lėkurėn tuaj me forcė. Kėshillohet qė tė mos laheni me ujė tė nxehtė. Sa mė i freskėt tė jetė aq mė shumė tonifikon lėkurėn e trupit. Pak esencė eukalipti, e derdhur nė vaskė apo nė banjė, do t’ju ndihmonte tė merrnit frymė mė lirshėm.
    4. Pėrdorni kremrat
    Pas dushit fshihuni me njė peshqir tė ashpėr, duke e fėrkuar lėkurėn me forcė, nė mėnyrė qė tė ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi tė fshiheni masazhoni trupin me njė krem hidratues apo me njė esencė aromatike. nė kėtė mėnyrė do tė keni njė zgjim tė kėndshėm, do tė jeni gati pėr ditėn e gjatė dhe lėkura juaj do tė jetė e freskėt dhe e shkėlqyeshme.
    4 sekretet e mbrėmjes
    1. Banjė ēlodhėse
    Pas ditės sė gjatė tė punės ėshtė shumė e nevojshme tė bėni njė banjė ēlodhėse, shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė trupin. Mund tė zgjidhni njė pushim tė gjatė nė vaskė apo njė dush tė shpejtė. Sido qė tė jetė preferenca juaj asnjė ditė nuk duket tė hiqni dorė nga dushi pas pune.
    2. Masazh pėr barkun
    Masazhoni barkun pėrreth kėrthizės me lėvizje nė formė rrethore tė paktėn pėr 2 minuta. Kėtė gjė mund ta bėni ndėrsa jeni duke u larė nė vaskė apo nė dush. Ky ėshtė masazhi qė femrat aziatike u bėjnė fėmijėve tė tyre pėr tė pushuar sė qari si dhe pėr t'i ndihmuar tė flenė shpejt.
    3. Masazh pėr kokėn
    Pasi tė keni larė dhe shpėlarė mirė kokėn masazhoni rrėnjėt e flokėve duke kruar lėkurėn e kokės me shumė delikatesė. Mė pas, tėrhiqini flokėt lehtė dhe pas pak nisni sėrish masazhin. Kjo ėshtė njė teknikė indiane qė ka njė efekt tė jashtėzakonshėm pėr ēlodhjen e menjėhershme tė tė gjithė trupit.
    4. Njė ēaj qetėsues
    Para se tė shtriheni kėshillohet tė pini njė ēaj tė ngrohtė mė bazė bimėsh. Pasi ēaji tė jetė gati hidhni njė lugė mjaltė dhe lėreni tė ėmbėlsohet pėr pesė minuta, mė pas ėshtė gati pėr t’u pirė. ēaji nė mbrėmje ėshtė qetėsuesi ideal pėr t'u ēlodhur.

    Faqja 19
    Si ta ruajmė sa mė gjatė ngjyrėn e plazhit
    Pasi mbarojnė pushimet i vetmi kujtim qė na mbetet ėshtė ngjyra qė kemi marrė dhe si ēdo vit ideja se dhe ngjyra do tė largohet na trishton paksa. Ja disa kėshilla pėr tė qenė “tė zeza” nė njė kohė sa mė tė gjatė.
    1-Fjala kyē ėshtė: hidratim. Pėr kėtė vazhdoni tė hani shumė fruta dhe perime dhe tė pini tė paktėn njė litėr e gjysmė ujė ēdo ditė pėr tė hidratuar nga brenda lėkurėn tuaj.
    2-Kur bėni banjė lėreni menjanė sapunin e zakonshėm dhe pėrdorni produkte tė veēanta qė e hidratojnė nė maksimum lėkurėn si pėr shėmbull vajrat.
    3 - Nė qoftė se ju ripet lėkura mos hezitoni qė ta fėrkoni gjatė larjes pėr tė larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo qė mendohet nuk do tė heqė ngjyrėn e lėkurės suaj por do ta bėjė atė tė ndritshme. Pėr kėtė mund tė pėrdorni dhe njė peshqir tė njomur, paksa tė ashpėr.
    4 - Kujtohuni qė ta hidratoni gjithmonė lėkurėn nė mbrėmje dhe nė mėngjes dhe pas ēdo dushi qė bėni. Janė tė kėshillueshme kremrat hidratues dhe kremrat pas diellit qė nė tė njėjtėn kohė dhe e freskojnė lėkurėn.
    5 - Fytyra meriton njė trajtim special. Trajtojeni fytyrėn me produkte deklikate dhe aplikoni rregullisht (dhe ēdo dy ditė nė qoftė se ėshtė e mundur) maska ushqyese.
    6 - Nė qoftė se nė lėkurė fillojnė t’ju shfaqen disa njolla mė tė errta se sa pjesa tjetėr (janė shenja qė ngjyra qė keni marrė gjatė pushimeve po largohet) aplikoni nė kėto zona njė krem zbardhues.
    Dieta e nxirjes
    Kur qėndrojmė nė diell nė fund tė fundit dėshirojmė vetėm dy gjėra: tė nxihemi dhe tė ruajmė lėkurėn tonė nga efektet dėmtuese tė rrezeve ultraviolet. Hapi i parė pėr tė realizuar kėto dy kėrkesa ėshtė njė dietė ushqyese e duhur.
    Pėr tė favorizuar nxirjen rekomandohen frutat dhe perimet me ngjyrė tė verdhė, portokalli dhe jeshile tė errėt, kjo pėr arsye sepse pėrmbajnė betakarotinė, substancė qė stimulon formimin e melaninės dhe qė na jep ngjyrėn ēokollatė aq tė preferuar dhe nė tė njėjtėn kohė mbron lėkurėn tonė. Pėr tė mbrojtur rrėnjėsisht lėkurėn dhe pėr tė parandaluar plakjen e parakohshme duhet tė merren vitaminat A, C, E dhe seleni, metal qė rinovon qelizat e lėkurės dhe organizmin tonė. Por para se tė filloni njė dietė tė pėrcaktuar, ja disa rregulla tė pėrgjithshme qė mund t’ju vijnė nė ndihmė: Mundohuni tė pini tė paktėn njė litėr ujė nė ditė; Evitoni pirjen e alkoolit gjatė ditės sidomos nė qoftė se jeni nė diell; Zvogloni pėrdorimin e kripės; Edhe nė qoftė se doni tė dobėsoheni, mos hiqni dorė nga vaji i ullirit apo nga vajra tė tjerė, sepse janė tė nevojshėm pėr organizmin, pėr ta ndihmuar nė asimilimin e betakarotinės.
    Dieta qė duhet tė ndiqni ditė pas dite
    Mėngjesi (pėr ēdo ditė)
    Njė gotė qumėsht tė skremuar ose njė gotė kos me fruta, pa yndyrė.
    Katėr biskota me pak marmalatė ose katėr lugė me cornflakes.
    Dita e parė
    Dreka: Makarona tė pregatitura me vaj ulliri, hudhra, majdanoz, piper, speca, kripė.
    Spinaq tė zier tė pregatitur me vaj ulliri dhe limon.
    Pasditja: 3 kajsi
    Darka: Lakėr e gatuar me vaj ulliri, njė panine, sallatė me fruta, qershi, kajsi, pjeshkė dhe njė banane.
    Dita e dytė
    Dreka: Makarona me domate tė gatuara me vaj ulliri, domate borzilok, hudhra, kripė dhe pak djathė tė shkrirė, karrota tė grira tė pėrziera me lėng limoni.
    Pasditja: dy feta ananas.
    Darka: Mish tė bardhė pule gatuar me vaj ulliri, sallatė me lakėr dhe karrota tė pėrziera me lėng limoni, njė panine, njė frut.
    Dita e tretė
    Dreka:Makarona tė pregatitura me vaj ulliri, domate, hudhra, kripė, speca tė grirė, sallatė me lakėr, karrota dhe fasule.
    Pasditja: Tre kajsi.
    Darka: Djathė tė bardhė, sallatė me domate, njė panine, njė akullore me fruta.
    Dita e katėrt
    Dreka: Spageti me ton tė pregatitura me: ton, vaj ulliri, majdanoz, hudhra, kripė, piper. Speca tė verdhė dhe tė gjelbėr tė pjekur. Pasditja: Njė dardhė tė madhe
    Darka: Troftė e mbledhur e pregatitur me: domate, vaj ulliri, limon, kripė, piper. Sallatė me karrota tė grira, njė grepfrut.
    Dita e pestė
    Sallatė me oriz tė pregatitur me: karrota, bizele, domate tė freskėta, speca, vaj ulliri, kripė. Barėra tė ziera tė pėrziera me lėng limoni
    Pasditja: Njė sallatė frutash me qershi, pjeshkė, kajsi, e pėrzier me lėng limoni.
    Darka: Pica Margerita, lakėr e pėrzier me domate dhe vaj ulliri, dy kivi.
    Dita e gjashtė
    Dreka: Makarona me perime tė pregatitura me: vaj ulliri, hudhra, karrota, kunguj, kripė, domate, majdanoz, piper.
    Perime sipas dėshirės tė pjegura nė grilė.
    Pasditja: Njė banane.
    Darka: Njė spec tė mbushur me oriz dhe perime, sallatė me domatė tė pėrzier me vaj ulliri, njė panine.
    Dita e shtatė
    Dreka: Supė me perime, sallatė me karrota, domate dhe lakėr tė pėrzier me vaj ulliri.
    Pasditja: 4 kajsi.
    Darka: Peshk i pjekur nė grilė me limon dhe vaj ulliri, spinaq i zier me lėng limoni, njė panine, njė banane.

    Pas djegies nga dielli
    Nėse njeriu ėshtė djegur nga rrezet e dielli, nuk mbetet shumė pėr tė bėrė. Kėshillohet qė nė kėtė fazė, pėr t“u mbrojtur nga kanceri i lėkurės i shkaktuar nga marrja e tepruar e rrezeve tė diellit, tė mirren hape vaji peshku ose tė lyhet lėkura me vaj ulliri. Sipas njė studimi tė bėrė nga Universiteti Mbretėror i Liverpool-it ka dalur se nėse mirret dhjetė miligram vaj peshku nė ditė pėr tre muaj me rradhė, lėkura merr njė mbrojtje tė brendshme pėrkundėr veprime dėmtuese tė diellit. Disa studiues mendojnė se gjithashtu marrja e vitaminave C dhe E mund tė ndihmojė lėkurėn tė marrė veten. Kur njeriu ėshtė djegur, duhet tė presė njė javė qė lėkura tė marrė veten pėrpara se tė marrė pėrsėri rreze dielli. Njė ngushėllim pėr ata qė janė djegur ėshtė ai qė nuk ėshtė vetėm djegia e ēastit ajo qė ēon drejt kancerit nė lėkurė. Besohet qė ka tė bėjė edhe me sasinė e rrezeve ultravioletė tė cilave u nėshtrohet trupi ynė. Por me rėndėsi nė sa mė sipėr ėshtė edhe sasia e pėrgjithshme e rrezeve tė cilave trupi yni i nėnshtrohet pėrgjatė jetės. Prandaj nuk duhet tepruar me marrje rrezesh dielli.
    aparenca i genjen njerzit


  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e Rovi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    45
    Reputacioni
    0

    Re: Kujdesi qe duhet te tregoni per lekuren ne kete stine


    Faleminderit kuklla, jane gjera qe duhet ti kemi kujdes

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gabimet qe nuk duhet te beni ne cift kete vit !!
    Nga labja nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2013, 02:56 PM
  2. Gjėrat qė duhet t’i keni pėr kėtė verė
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 06:52 PM
  3. Shtatė bizhuteritė qė duhet t’i ketė ēdo grua
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2012, 11:21 AM
  4. Kujdesi ndaj flokėve me pėrbėrės natyral
    Nga mikaela nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2011, 07:05 PM
  5. IE9: Pesė ndryshimet pėr tė cilat duhet tė ketė kujdes
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-03-2011, 03:54 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas