E fshehta pėrvėluese e Puēinit (MARE NGA GAZETA SHQIP)

Vetėvrasja qė i rėndoi nė ndėrgjegje dhe nė krijimtari

Jeta personale e Xhakomo Puēinit ishte e shumėllojshme dhe e larmishme, sikurse edhe operat e tij, por vetėm sė fundi kanė dalė nė shesh fakte tė tjera tronditėse. Bėhet fjalė pėr njė "pėrrallė" tė jashtėzakonshme tradhtish, xhelozish dhe hakmarrjesh, qė vazhdon tė ndikojė nė jetėn e pasardhėsve tė tij edhe sot e kėsaj dite

Kėtė vit, nė kuadrin e festimeve pėr pėrvjetorin e 150 tė lindjes sė Puēinit, pėrfshihet edhe hapja e njė sallė opere nė breg tė liqenit, ku u kompozuan pjesa mė e madhe e veprave tė tij. Xhakomo Puēini ishte kompozitori mė i suksesshėm pėr sa u pėrket fitimeve tė korrura nga puna e tij. Kur ndėrroi jetė nė vitin 1924, pasuria e tij, nė standardet e sotme, do tė vlerėsohej nė 260 milionė dollarė. Pjesa mė e madhe e kėsaj pasurie u krijua gjatė viteve 1895-1904, kur maestroja nga Toskana nxori nė dritė tri prej operave mė tė luajtura nė skenėn botėrore: "La Boheme", "Tosca" dhe "Madama Butterfly". Pas kėtyre sukseseve, ai u tėrhoq nė njėfarė mėnyre, duke lėnė tė pambaruar "Vajza e Perėndimit". Kur e pėrfundoi, ajo, gjithsesi, nuk ishte nė lartėsinė e tri operave tė tjera. Po ēfarė ndodhi gjatė kėsaj kohe? Pėr vite me radhė u pėrfol se nė krijimtarinė e Puēinit ndikoi shumė vetėvrasja e njė punonjėseje tė shtėpisė sė tij. Bėhet fjalė pėr njė histori tė dokumentuar. Nė 23 janar tė vitit 1909, Doria Manfredi u helmua duke pirė tri tableta arsenik. Ajo u torturua nė njė agoni pėr tri ditė rresht para se tė mbyllte sytė. Elvira Bonturi, gruaja 39-vjeēare e kompozitorit, thuhet se ishte shkaktarja e kėsaj vdekjeje, pasi ajo e kishte akuzuar publikisht punonjėsen pėr marrėdhėnie me tė shoqin. Kur gjykata urdhėroi ndėrmarrjen e autopsisė ndaj sė ndjerės, u zbulua se Doria ishte e virgjėr dhe Elvira u akuzua pėr mashtrim. Pas kėsaj mori njė dėnim prej 5 muajsh burg dhe shpėtoi nga qelia vetėm pasi i shoqi i pagoi njė shumė tė madhe kompensimi pėr vdekjen e Dorias familjes sė saj. Menjėherė pas lirimit, ēifti jetoi i ndarė pėr disa muaj, por, megjithatė, kjo tragjedi nuk ishte ndikimi kryesor qė ndaloi veprimtarinė e Puēinit pėr 7 vjet para se tė pėrfundonte operėn e fundit. Sė fundi, kanė dalė nė dritė fakte tė reja nė lidhje me atė qė ndodhi nė vilėn e Puēinit 100 vjet mė parė. Xhakomo Puēini e kishte ndėrtuar banesėn nė njė fshat peshkatarėsh, qė quhej Torre del Lago. Nė kėtė vend, i rrethuar nga e shoqja, thjeshtra dhe i biri, kompozonte muzikė, bėnte shėtitje me makina tė shpejta, ose merrte motoskafin dhe i shkonte liqenit cep mė cep. Por nuk kemi pėrmendur kėtu njė tjetėr hobi tė tij: "gjuetinė" e grave. Pikėrisht ky pasion i krijoi edhe problemet mė tė mėdha nė jetė. Jeta e tij u shndėrrua nė njė rrėfim tė gjatė skenash xhelozie, tradhtish, hakmarrjeje dhe dėshpėrimi. Historia nuk nis me vetėvrasjen e Dorias, por 8 vjet para kėsaj ngjarjeje tragjike, kur Puēini ishte duke punuar pėr "Madama Butterfly". Pėr maestron nuk ishte ndonjė ēudi qė tė binte herė pas here nė dashuri me femra tė ndryshme, gjatė periudhės sė kompozimit. Kėto lidhje dashurore ai i quante "Kopshtet e mia tė vogla". Nė vitin 1900, ndėrsa po punonte pėr operėn e mėsipėrme, ai ra nė dashuri me njė vajzė tė re qė e kishte takuar nė Torino. Ai e quante atė Korina dhe ishte aq i dhėnė pas saj, saqė Elvira, e dėshpėruar nga kjo situatė, e kėrcėnoi se do ta linte. Puēini dhe Elvira Bonturi nuk ishin martuar nė atė kohė. Ajo ishte bashkėshortja e njė shoku tė shkollės. Ēifti u takua pėr herė tė parė nė vitin 1884, kur Puēini u pajtua pėr t‘i dhėnė Elvirės mėsime pianoje. Menjėherė pas takimit tė parė, ata nisėn lidhjen e tyre. Nė vitin 1886, mes zhurmės sė njė skandali tė madh, Elvira e braktisi tė shoqin pėr Puēinin, duke marrė nė bashkėjetesėn e saj tė re me kompozitorin edhe tė bijėn 6-vjeēare, Foska. Gjatė bashkėjetesės ajo i solli nė jetė Puēinit njė djalė, Antonion, por pėr shkak tė pamundėsisė sė divorcit nė Italinė e asaj kohe, ēifti e kishte tė pamundur qė tė vinte kurorė. Kjo ishte njė situatė, qė nė fakt i shkonte shumė pėr shtat kompozitorit, tė cilit i pėlqente herė pas here tė binte nė dashuri. Elvira kishte dijeni pėr "Kopshtet e tij tė vogla" dhe shpesh nuk bėnte zė, por historia e fundit me vajzėn e re kishte zgjatur shumė dhe kishte dalė jashtė ēdo parashikimi. Thuhet, madje, se Puēini i propozoi Korinės qė tė martoheshin. Megjithatė, nė 25 shkurt tė vitit 1903, fati mori njė rrugė tė ēuditshme. Atė natė Puēini pėsoi njė aksident me motobarkėn e tij, qė pati shumė jehonė nė shtypin italian tė kohės. Puēini theu kėmbėn dhe u detyrua qė tė qėndronte nė shtėpi nė praninė e dikujt pėr kujdesje. Tė nesėrmen e aksidentit tė tij, pėr njė arsye qė nuk u qartėsua kurrė plotėsisht, Elvira mbeti vejushė. I shoqi, Narcizo vdiq, duke i hapur kėshtu rrugėn asaj dhe Puēinit qė tė vinin kurorė pas 17 vitesh bashkėjetesė. Botuesi dhe miku i Puēinit, Xhulio Rikordi, u pėrpoq qė ta bindte Puēinin tė hiqte dorė nga Korina dhe tė bėnte gjėnė e duhur, pra tė martohej me Elvirėn. I nxitur nga motra e tij ai ndėrmori disa hetime pėr Korinėn, para se tė ndėrmerrte ndonjė hap tė mėtejshėm me tė dhe zbuloi qė ajo nuk ishte vajza e pafajshme qė i ishte hequr, pasi ndėrkohė kishte edhe marrėdhėnie tė tjera. Sapo merr vesh kėto lajme, Puēini e prish lidhjen me Korinėn, por ajo e nxehur e kėrcėnon se do ta bėnte publike lidhjen qė kishin pasur, sikur Puēini tė mos i jepte njė shumė tė madhe parash. Situata u rėndua shumė dhe nuk dihej se si do tė kishte pėrfunduar sikur, sipas disa zbulimeve tė fundit tė njė muzikologu dhe njė romancieri gjerman, i ati i Korinės tė mos kishte dalė nė gjyq pėr akuzėn e ngacmimit tė vajzave tė vogla. Ēdo pretendim i bijės sė tij nuk do tė merrej parasysh, pasi morali i familjes ishte shkatėrruar nga sjellja e tė atit. Kėtė herė Puēini i shpėtoi pėr mrekulli turpėrimit e skandalit. Ajo qė ėshtė e veēantė, ėshtė se gjithė letėrkėmbimet e Puēinit me Korinėn dhe marrėdhėniet me tė ishin tė ditura edhe pėr Elvirėn, e cila ruante gjithēka me fanatizėm pėr ndonjė shantazh tė mundshėm nė tė ardhmen. Njė vit pas kėsaj ngjarjeje ēifti vuri kurorė. Puēini sapo kishte mbaruar sė shkruari "Madama Butterfly", por martesa nuk nisi aspak mirė. Sipas njė studiuesi, jeta personale e Puēinit nuk ishte kurrė e qetė. Ai ishte shumė i dėshpėruar dhe i zhgėnjyer nga sa i ndodhi me Korinėn dhe pasojė e kėsaj lidhjeje ėshtė nė njėfarė mėnyre suksesi i operės, e pasur me nota tragjike dhe dhimbje, qė kishin tė bėnin me situatėn shpirtėrore tė kompozitorit. Pas "Madama Butterfly", kompozitori i turpėruar e zemėrthyer nuk krijoi asnjė operė tjetėr pėr njė periudhė 6-vjeēare. Kur opera e ardhshme pėrfundoi, heroina e re e Puēinit ishte e njė lloji tjetėr. Nuk ishte njė viktimė si Mimi, apo Butterfly, nuk ishte njė grua xheloze, shkatėrrimtare si Toska, por njė grua e fortė dhe me emrin Minnie, e cila drejtonte njė sallon nė njė minierė nė Kaliforni. Shumėkush e pyeti Puēinin nė atė kohė se ku e kishte gjetur njė heroinė tė tillė. Njė nga personat e intriguar nga kjo pyetje ishte edhe regjisori italian Paolo Benvenuti, filmi i tė cilit "Vajza e liqenit" do tė shfaqet pėr herė tė parė nė Festivalin e Venecias kėtė gusht. Sipas studiuesit tė Puēinit, ndėrsa shkruante operėn, ai tentonte tė binte nė dashuri me njė person qė i ngjante heroinės. Ishin vitet kur nė skenė hyri Doria, por mes saj dhe heroinės sė operės nuk kishte shumė pika tė pėrbashkėta. Ndėrkohė, pėrgjatė bregut tė liqenit ekzistonte njė tjetėr grua qė mbartte vetitė qė kėrkonte Puēini. Ajo grua ishte njė kushėrira e Dorias me emrin Xhulia Manfredi. Si edhe Minnie, Xhulia ishte njė vajzė qė punonte nė njė lokal, i cili frekuentohej nga gjahtarėt dhe peshkatarėt e zonės. Ajo ishte njė vajzė e pavarur dhe e zonja, por njėherazi shumė modeste dhe e dashur me tė njohurit e tė panjohurit. Thashethemet thonė se kompozitori pati njė lidhje me kėtė vajzė, edhe pse nuk ekzistojnė fakte, derisa njė ditė trashėgimtari i lokalit tha se i biri i paligjshėm i Puēinit dhe Xhulias drekonte gjithmonė nė restorantin e tij. Atėherė studiuesi i Puēinit vendosi tė takonte dikė qė thoshin se ishte e mbesa e kompozitorit tė madh, Nadia Manfredi. Nė dukje ajo kishte po atė vėshtrim tė butė tė personit qė mund tė ishte i gjyshi. Ajo i tregoi njė valixhe tė tė atit, tė cilėn e mbante nė qilar prej vitesh. Brenda ndodheshin 40 letra dhe disa dokumente nė lidhje me tė vėrtetėn e vetėvrasjes sė stėrhallės sė saj, Doria. Dokumenti mė i rėndėsishėm ishte njė letėr e shkruar me dorė nga ana e Puēinit, ndėrsa po qėndronte nė njė hotel nė Milano. Pikėrisht kėto shėnime hidhnin dritė mbi ngjarjet qė ēuan nė vdekjen e Dorias. Historia ėshtė shumė mė e komplikuar se persekutimi i njė gruaje xheloze ndaj njė punėtoreje tė pafajshme. Tragjedia nisi aty nga fundi i shtatorit tė vitit 1908, kur Puēini ēoi fjalė se do tė kthehej nė fshat. Gjatė kėsaj kohe ai kishte gjetur sėrish "Kopshtin e tij tė vogėl" te Xhulia Manfredi dhe ndėrkohė kishte nisur punėn me operėn e radhės. Me rastin e rikthimit, ai i kėrkoi Dorias qė tė hapte shtėpinė. Kjo e fundit, krejt rastėsisht kapi nė flagrancė vajzėn e gruas sė Puēinit, Foskan me libretistin e operės. Nė atė kohė Foska ishte 28 vjeēe dhe e martuar. Foska druhej se mos Doria do ta pėrhapte sekretin e saj dhe vendosi qė ta diskreditonte shėrbėtoren e shkretė, duke pėrhapur zėra se ajo kishte njė marrėdhėnie me tė njerkun. Pėr kėtė qėllim, gruaja e Puēinit, Elvira, e pushoi nga puna. E tronditur pėr sa i ndodhi, Doria i shkruan Puēinit duke i thėnė se Foska komplotoi kundėr saj pėr tė mbuluar tradhtinė e vet bashkėshortore. Puēini e takoi Dorian nė fshehtėsi dhe e siguroi qė do t‘i zgjidhte punėt nė njėfarė mėnyre. Nuk e dimė nėse Puēini bėri ndonjė gjė, apo jo, por dimė se kur lajmi qė Doria po pėrfliste tė bijėn mbėrriti nė veshėt e Elvirės, ajo u tėrbua. Elvira, duke e ditur se ē‘burrė kishte, e spiunonte shpesh dhe njėherė teksa e pa me njė grua, mendoi se ajo ishte Doria. Nė 1 janar tė vitit 1909, Elvira e quajti Dorian njė thashethemexhie dhe njė krijesė tė ndyrė. Nė 19 janar ajo e fyeu atė edhe para dėshmitarėve, duke e quajtur "e pėrdalė" dhe se ishte dashnore e tė shoqit, qė herėt a vonė do ta mbyste nė liqen. Nė 23 janar, Elvira akuzoi edhe Xhulia Manfredin si ndėrmjetėse mes Puēinit dhe Dorias dhe i tha asaj se Doria nuk do ta shihte mė dritėn e diellit. Doria ishte e pafajshme, por nuk mund tė mbrohej pa tradhtuar kushėrirėn e saj dhe marrėdhėnien e Puēinit me tė. Ajo i adhuronte tė dy. Ndaj ndoshta pėr kėtė zgjodhi tė largohej nga jeta. Pas vetėvrasjes, gjykata urdhėroi kryerjen e autopsisė, e cila e nxori vajzėn tė virgjėr. Familja e Dorias e ēoi Elvirėn para gjyqit. Ajo u dėnua pėr shpifje dhe kėrcėnime ndaj sė ndjerės. Ndikimi qė kjo ngjarje pati nė familjen e Puēinit ishte shumė i madh. Jo vetėm qė maestroja u nda nga e shoqja, por edhe bashkėshorti i Foskas e mori vesh tė vėrtetėn dhe nisi ta kėrcėnonte tė shoqen pėr t‘i marrė para. E bija iu drejtua pėr ndihmė tė ėmės dhe i tregoi tė vėrtetėn e marrėdhėnies sė saj jashtėmartesore me libretistin e operės sė Puēinit. Nė kėtė periudhė, financat e Elvirės ishin shterur dhe pėr t‘i marrė para tė tjera Xhakomos iu desh t‘i rrėfente tė vėrtetėn. Atėherė Puēini e nxori nga burgu, duke i dhėnė familjes sė Dorias sė ndjerė njė shumė tė madhe parash pėr ta tėrhequr akuzėn. Elvira doli nga burgu, por jetėt e tyre u ndanė pėrgjithmonė. Pėr sa i pėrket Puēinit, ai bėri njė fėmijė tė jashtėligjshėm me Xhulian dhe i vuri emrin e tė atit, Antonio. Djali u rrit nė Piza. Sigurisht, ky ėshtė njė variant i historisė, pasi ka tė tjerė qė e hedhin atė poshtė, duke qenė ende skeptikė mbi atėsinė e Antonios, i cili vdiq nė varfėri nė moshėn 65-vjeēare nė vitin 1988. Si edhe i biri i ligjshėm i Puēinit, Antonio tjetėr, edhe ai vdiq nga tumori. Ngjashmėria e tij fizike me Puēinin ishte shumė e madhe, sikundėr ėshtė edhe ngjashmėria e vajzės sė tij dhe e nipit, pra stėrnipit tė Puēinit, i cili aktualisht ėshtė 10 vjeē dhe ėshtė portreti i gjallė i paraardhėsit tė tij tė famshėm. Pėr kėtė qėllim, e bija e Antonios, Nadia, kėrkoi zbulimin e sė vėrtetės para Gjykatės sė Milanos kėtė vit pėr "tė lėnė nė paqe fantazmat e sė shkuarės, qė ia kishin trazuar gjithė jetėn". Ajo thotė se nuk ėshtė e motivuar nga pasuria e madhe e Puēinit, por se kėrkon mė nė fund drejtėsi. Pėr sa i pėrket Puēinit, 6 vite pas ngjarjeve tė dhimbshme iu rikthye frymėzimi dhe ndėrroi jetė, ndėrsa po punonte mbi aktin e fundit tė "Turandot". Sipas dirigjentit, kompozitori ndėrroi jetė pasi arriti tė sjellė tė plotė personazhin e shėrbėtores sė perandoreshės kineze, Liu, e cila vret veten pėr tė mos nxjerrė nga goja tė fshehta qė mund tė dėmtonin tė tjerėt. Kjo shėrbėtore s‘ishte kush tjetėr veēse Doria Manfredi, e cila e ndoqi Puēinin deri nė vdekje, e ku i dihet mbase edhe mė pėrtej...