Kanuni i Leke Dukagjinit dje dhe sot


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2

Tema tė ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit
    Nga vaaldr1n nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-10-2011, 04:55 PM
  2. 1 Euro=140 lekė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 07:38 PM
  3. KANUNI
    Nga kuklla nė forum Kultura Kombėtare & Botėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 09:28 PM
  4. Ēiljeta dhe Ingridi shiten pėr 50 lekė
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 04:14 PM
  5. Qeveria, 10 mijė lekė shpėrblim
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 01:04 PM

  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Kanuni i Leke Dukagjinit dje dhe sot

    KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT, VLERAT E TIJĖ DHE KEQPĖRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NĖ SHQIPERI, NGA INDIVID TĖ VEĒANTĖ, DHE NGA POLITIKA SHQIPĖTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

    Nė periudhėn mė tė vėshtirė pėr kombin dhe popullin Shqipėtarė, atėherė kur Shqipėria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej nė rrezik ekzistenca e kombit shqipėtare... Nėn kujdesin e drejtpėrdrejte tė burrit tė madh tė kombit Shqipėtarė Lekė Dukagjinit, prijės i Dukagjinit, u mblodhėn krerėt mė tė shquar tė burrėrise dhe intelegjencės Shqipėtare tė asajė kohe, ku bashkuan mendimet pėrfundimtare tė tradites dhe zakoneve Shqipėtare nė tė gjitha fushat e jetesės, duke pėrpiluar atė dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.

    Lekė Dukagjini e mori atė inisiative nė atė moment delikat pėr fatet e Kombit dhe tė popullit shqipėtarė, nė njė kohė kur shumė vėnde tė ballkanit dhe mė gjėrė, nuk kishin, jo vetem njė Kanun ligjor tė ngjashėm, por as norma zakonore tė njohura gjėrsisht nė tė gjithė kombin e tyre, e aq mė pak nė arenėn Ballkanike, apo deri nė dyert e perandorisė Osmane e me gjere.

    Pra nė atė periullė, kur ballkanit po i kėrcnohej jo vetėm njė barbari 500 vjeēare e sapo filluar, por po i kėrcnohej edhe njė asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e ēdo gjėje tė trashiguar gjatė shekujve nga ato vėnde... Nė atė pikė kulmore pėr historinė e Kombit Shqipėtare e shohim Prijėsin e Dukagjinasve Lekė Dukagjinin, jo thjeshtė si njė prijės i njė krahine me tradita e zakone tė hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipėtare.

    Por, si njė njeri qė vihet nė krye tė atijė misioni historik, humanitar, njerzor shqipėtarė, pėr tė shpėtuar jo vetem kulturėn, traditat, zakonet e popullit shqipėtarė, por pėr ti vėnė gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombėtarė shqipėtarė, pėrballė, armikut pushtues e shkatrrimtarė. Dhe per ti thėnė se ne jemi shtet, komb mė vehte, me zakonet dhe traditat tona qė nuk guxon askush tė na i shklasė. Nė tė njėjtėn kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjė llojė ligji as pushtimi prej perandorisė Osmane. Ligje tė njė pushtuesi qė tentonte tė zhdukte zakonet, traditat, kulturėn e Kombit Shqipėtarė, pėr tė vendosur ato tė vetat...

    Nė atė periudhe delikate dhe mjaft tė rrezikshme pėr popullin dhe kombin shqipėtare, Lekė Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat mė tė menēur tė trevave veriore shqipėtare. Bashkim nė njė kuvėnd, nė tė cilin u shtruan nė njė diskutim tė gjėrė, traditat, zakonet, shekullore tė popullit tė thjeshtė, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhėn mė tė mirat dhe mė tė drejtat pėr ti bashkuar nė njė tė vetėm e mbarė kombėtare, qė do tė quhej “Kanuni”.
    Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do tė thote: “Prerje e drejte”, pra vėndosje drejte pėr ēdo njeri, si pėr atė qė ėshtė i pasur apo i varfer, si pėr atė qė ėshtė i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe pėr atė qė ėshtė njeri i thjeshtė dhe pa ndonjė prezencė nė shoqėri. Pra Kanuni do ti gjykonte njėsoj fajtorėt dhe do tu jepte njėsoj pafajsinė tė drejtėve, tė pafajshėmve... Pas atyre kuvendeve tė gjata, tė kryepleqve tė malsinave, Dukagjinit, e krahinave tė tjera, Lekė Dukagjini pas mbledhjes se mėndimeve tė tė gjithe kryepleqėsisė Shqipėtare anė e mbanė.

    Duke i bashkuar dhe seleksionuar nė njė tė vetėm, nxorri tė perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Pėr vetė meritėn qė pati ai burrė i madh i kombit nė organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme tė historisė Shqipėtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parė kombėtare, ku i thotė botės dhe njerzimit, se populli Shqipėtarė ėshtė i kompletuar me ligjet e veta, bazuar nė zakonet tradicionale shekullore Shqipėtare si dhe nė themel tė vet ka dhjetė urdhėnimet e tėnzot sipas biblės sė shėnjtė... Kanuni ishte pėr atė kohė njė deklarim botrisht; se Kombi Shqipėtare ėshtė komb katolik, qė i falet dhe i lutet Zotit, qė njeh biblėn e shėnjtė dhe njeh “Benė” sipas biblės e zakonit shqipėtare. Pra ėshtė njė vėnd Europian, qė po deklarohej kundėr nderhyrjeve ushtarake osmane nė Shqipėri, nė ballkan e mė gjėrė...

    Qė prej atijė momenti tė daljes sė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pushtimi osman nuk do tė ballafaqohej vetėm me qėndresėn e armatosur tė popullit Shqipėtarė, por dhe me fuqinė morale qė u dha mbarė shqipėtarve vetė Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atė mbėshtetje shpirtėrore, unitet bashkimi e vllazėrimi, pastėrti e besė ndėrmjet njėri tjetrit, shuarje tė grindjeve e ngatrresave midis vllezėrve Shqipėtare. U dha pra, njė pėrsosmėri nė motivimin e vetė jetės nė tė gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmėrinė ndaj tė kqijave e padrejtsive.

    Vlerat e Kanunit nėpėr kohra.

    Vlerat qė kishte pėr atė kohė dhe pėr shekuj me radhė janė tė shumta, sa qė nuk mund tė pėrfshihen me njė shkrim tė thjeshtė... Shqipėtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atė beslidhjen e thirrjen e thjeshtė tė kushtrimeve e zėrave shpat me shpat, por edhe me njė Kod ligjor shqipėtare me rreth 1500 nene. Nene tė pėrpiluara jo vetėm me njė llogjikė e menēuri tė rradhė, por me njė drejtėsi tė veēantė dhe tė pa shoqe nė botė... Kanuni dėnon ashpėr llafazanėt, hajdutėt, shpifėsit, intriguesit, pėrdhunuesit, plaēkitsit, spiunėt, tradhtaret apo ēdo shkak tjeter qė i ēonte njerzit deri nė vrasje...

    Pra ēdo veprim tė pa ndershėm e nxjerr para gjykimit tė burrave tė mėnēur dhe e ndėshkon qė nga gjoba e deri me izolim tė atijė individi apo grupi, duke e pėrjashtuar nga shoqėria e shėndoshė pėrgjithmonė. Jo rradhė herė sipas shkallės sė veprės sė keqe, keqbėrsit i digjej shtėpia, duke e detyruar vetė dorasin qė ti vinte me dorėn e vet flakėn shtepisė sė tijė pėr fajin, krimin qė kishte kryer ndaj tjetrit me tė pa drejtė, dhe dėbohej nga fshati apo krahina pėrgjithmonė.

    Kanuni thotė qartė, se pėr fjalė gojė nuk vritet njeriu!
    Ajo gjė do tė thote: As pėr tė shame e as pėr tė shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai qė vret pėr fjalė goje, ai ėshtė fajtor dhe bjen nė gjak, sepse e vrau njeriun pėr fjale... Ndėrsa, kur ėshtė i detyruar njeru tė vrasė, nė rastet kur i dhunohet gruaja, fėmija, i vriten apo i rrėmbehėn me dhunė pjestarėt e familjes kryesisht femrat, atėherė nė mbrojtje tė jetės sė njerzve dhe tė nderit tė familjes, kur nuk gjėndet mundėsi tjetėr per ti shpėtuar, njeriu vret kriminelin dhe pėr atė lloje krimineli, vrasėsit gjithsesi i ėshtė kėrkuar llogari nga pleqėsia dhe i ėshtė matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisė, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarė nė tentativė pėr tė kryer krimin apo duke e kryer...

    Nė Kanun ka qenė e qartė se pėr pėrdhunimin e njė gruaje, krimineli binte dy herė nė borxh, njė herė burrit tė gruas apo fisit tė tijė, dhe sė dyti prindėrve tė asajė gruaje apo fisit tė sajė, ashtu edhe nė se e vriste gruan dikush, krimineli do tė lante dy pare gjaqe... Ndėrsa pėr vrasjen e njė burri, krimineli kishte njė gjak borxh... Sikur tė zbatohej Kanuni, nuk do tė ndodhnin kurrė ato miera vrasje siē po ndodhin sot nė Shqipėri, vetėm pėr grindje fjalėsh, pėr thashethėme e pėr shpifje...

    Ashtu sikur plaēkitsve, hajdutve, pėrdhunuesve, grabitėsve tė grave e vajzave, jo vetėm qė do tė u digjej shtėpia, por do tė mos lejoheshin tė hynin mė kurrė nė qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanė kryer ato veprime kriminale me gjakftohtėsi e vetėdije. Pra nuk do tė ndodhte mė nė Shqiperi asnjė rast i siper pėrmėndur. Vetem 4 ose 5 persona tė asajė kategorie, sikur tė ndėshkoheshin prej kryepleqėsisė sė burrave tė zgjedhur tė qytetit, fshatit apo krahinės, kurrė me tė tjerė nuk do tė ndermerrnin veprime tė ngjashme kriminale...

    Kanuni ka shumė pika tė rendėsishme dhe vlera tė veēanta nė tėrsinė e vet. Vlera tė cilat janė njohur e vlersuar thellėsisht dhe me njė disiplinė pėrkushtimore pėr gati pesė shekuj me radhė, qė nga njerėzit mė tė thjeshtė dhe deri tek vetė kryepleqėsitė e atyre kohrave, apo principatat shqipėtare. Para Kanunit tė Lekė Dukagjinit ėshtė pėrule me respekt duke e njohur dhe kėrkuar nga tė gjithe njerėzit qė tė respektohet, vetė Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qėnė njė beslidhje, e njė simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipėtare dhe tė gjithė popullit ndermjet vedi, pėr tė organizuar qėndresėn kundėr pushtuesit osman.

    Fjalėt “Besa-Besė” simbol i bazės sė Kanunit.

    Baza e Kanunit kanė qėnė fjalėt hyjnore: “Besa-Besė”! Fjalė qė nuk janė thyer kurrė, kur ajo besė ėshtė dhėnė, edhe prej njerėzve mė tė thjeshtė. Vetė dyert e perandorisė Osmane janė detyruar ta njohin Kanunin dhe tė mos ja shklasin nė asnjė pikė popullsisė Shqipėtare, sidomos asajė pjesė, qė nuk kishte ra nėn sundimin osman, por edhe pjesės qytetase qė kėrkonte tė rrespektonte ato kode kanunore pėr mėnyren e zgjidhjes sė problemeve shoqėrore, tradicionale e zakonore tė jetesės sė vet. Pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, pas biblės, ligjeėrohet me anė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, “FALJA”. Pra, tė njihet ai qė kėrkon falje dhe ti falet faji para njerėzve dhe para tė viktimizuarve...

    Njė vepėr fisnike me njė madhėshti tė veēantė qė ka vetė FALJA, ka gjetė mbėshtetje dhe zbatim tek populli Shqipėtarė si nė asnjė vėnd tjetėr tė botės. Shumė kritik anti shqiptarė, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janė pėrpjekur qė ta komentojnė mbrapsht dhe tė nxisin fushata kundėr Kanunit nėpėr shekuj e dekada. Por fantazitė e tyre kanė dėshtuar. Njė ndėr kulēedrat antikanunore ashtu siē qe edhe anti Shqipėtare, ka qėnė diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtė e vet servilė, holli baltė pėr 50 vjet me radhė mbi Kanunin, mbi vlerat, madhėshtinė e fisnikrinė e tijė, mbi simbolin e burrėrisė e krenarisė shqipėtare.

    Pika pėr tė cilėn ėshtė sulmuar Kanuni.

    Nė tė shumtėn e rasteve, janė gjetur shtigje pėr ta dhunuar Kanunin, tek pjesėt ku shkruhet pėr tė drejtat e grave dhe vajzave. Ku Kanuni duke ua kufizuar disa te drejta grave dhe vajzave, ua ka hequr tė drejten pėr tė shikuar vetė per martesė..., jo vetėm vajzave por edhe djemve. Nė kushtet e luftės, pushtimit total tė njė armiku barbarė qė po zhdukte kultura e popuj, njė arsyetim i Kanunit pėr martesėn e femrave, ka qėnė me vėnd. Pėr faktin se martesa me dashuri e lidhė femrėn me ēdo llojė njeriu, tė ēdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh nė se i dashuri i njė vajze ėshtė ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vėndasi apo tė huaji, pushtuesi apo rrugėtari.

    Ashtu qė Kombi Shqipėtarė kishte pėsuar aq shpesh e aq shumė. Sidomos nė periudhat e dyndjeve sllave nė veri tė vėndeve Ilire, me anė tė martesave dhe tė lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetėm miera Ilirė-Shqipetarė, por edhe territore tė tėra, deri atje ku vėndet sot quhen Bosnje apo Kroaci.

    Po tė lexojmė legjendat e Mujit e tė Halilit, na flasin shumė qartė pėr rreziqet dhe luftrat qė kanė shkaktuar martesat e ndėrsjellta me tė huajt nė ato kohra... Nė kohėn kur Kanuni i ka kufizuar deri nė ndalim tė drejtėn femrės qė tė mos e zgjedhė martesėn e vet vetė, por vetėm prindėrit dhe tė afėrmit... Qellimi ka qėnė, jo pėr tė shtypur femrėn shqipėtare, por pėr tė shpėtuar kombin nga asimilimi. Pasi dihet se Femrat janė NANAT e Kombit. Shumė femra Shqipėtare nėpėr qytete tė Shqipėrisė nė kohėn e perandorisė osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim tė dhunshėm, apo me raste dashurie, u detyruan tė humbasin gjuhėn, zakonet, kulturėn dhe u larguan nga Shqipėria nėn detyrimin e burrave Turq. Fėmijėt e tyre kurrė nuk folėn mė Shqip, ashtu shuheshin shumė dyer e familje nė atė kohė.

    Shėmbuj tė ngjashėm kemi sot martesat e vajzave Shqipėtare me tė huajt nėpėr botė, nė emėr tė njė pseudodashurie, por mė shumė janė martesa pėr letra, martesa qė po deshtojne nė pėrqindjen mė tė madhe... Raste qė ngjajnė kur femrat veprojnė pa pyetur asnjė njeri tė familjes.
    Pushtuesit e ēdo lloji, si nė kohėt e lashta, tė mesjetės, apo ato moderne, nė situata lufte, kanė perdorur dhe perdorin vazhdimisht njė taktike poshtruese dhe ē’kombtarizuese ndaj popullit vėndas, metodėn e perdhunimit tė femrave, martesave tė dhunshme etj... Ajo ėshtė bėrė me qellim pėr ta shkatrruar moralisht popullin vėndas, dhe pėr ti vrarė tė ardhmėn.

    Le tė kujtojmė ndodhitė fatkeqe nė luftėn e Kosovės, ndodhi tė cilat, po thuajse, nė pėrqindjėn me tė madhe po i pėrballojnė ato vuajtje e tmerre, vetėm, ato gra e vajza fisnike, tė cilat nuk ja ēfaqin askujtė se ēfarė kanė hequr nėn dhunėn e ushtarakve pushtues barbarė serbo-sllav.
    Vėrtet gruaja Shqipėtare nė kohėn e daljes sė Kanunit dhe pėr 5 shekuj me radhė ka pasė disa tė drejta tė kufizuara, por nė anėn tjetėr ajo ka pasė nderimin: Zojė shtėpie! Dhe ka pasė autoritet e mbrojtjen e veēantė, si nga njerėzit e vet dhe nga burri me tė afėrmit e tijė, pėr ēdo rast padrejtėsie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasė pėr grindje as pėr gjakmarrje.

    Gruan nuk ka guxuar askush qė ta izolojė nė raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siē po e izolojnė sot nė Shqipėri nė emer tė gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vėjė prite e as ta ndalojė nė prita. As gruan as fėmijėt nuk guxon kush ti prekė e as ti ndjekė pėr gjak. Vetėm barbarėt sllavo-grekė i kane vrarė gratė e femijėt Shqipėtarė; tjetėr kush nuk ka guxuar, tė pakten, para viteve 1944. Pėr vrasjen e njė gruaje janė marrė dy palė gjaqe, njėrin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qėnė e pa prekshme nė rrugė, nė pazarė e kudo.

    Gruaja ka pasė tė drejtėn edhe tė hyjė ndermjetės nė raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, ėshtė fut nė mes burrave me fjalėn e sajė thirrse pėr paqe... Dhe palėt kanė qėnė tė detyruara tė ndalojnė fjalėt dhe armėt e tė terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqėrisht... Gratė nė pjesėn mė tė madhe tė vėndit kanė drejtuar ekonominė e shtepisė duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazės sė jetesės nė ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtėpisė ka zotruar tė drejtėn e drejtimit tė organizimit tė jetės nė rregullin e brėndshem familiar, ku burrat nuk kanė guxuar tė ndėrhyjnė...Gratė nė ēdo shtėpi kanė pasė dhomėn e tyre tė veēantė, ku janė mbledhur nė raste tė kurdohershme pėr tė biseduar e ndenjur me njėra tjetrėn.

    Gra tė veēanta kanė marrė pjesė edhe nė kuvėnde, edhe nė lufte me arme nė dorė... Kanė dhėnė mėndime ku u ėshtė dėgjuar fjala dhe janė dalluar pėr vepra trimėrie e heroizmi, vlersim tė cilin e kanė njohur dhe ruajtur me rrespekt tė veēantė, kreret e vėndit dhe gjithė populli Shqipėtare... Gruas i ėshtė besuar dhe lenė nė dorė rritja, edukimi dhe mėsimi i gjuhės amėtare tek fėmijėt... E gjithė ajo, ka qėnė nderim, rrespekt, vlerėsim dhe besim pėr gratė Shqipėtare. Kufizimet qe i janė bėrė, kanė pasė vetėm qellimin e ruajtjes sė nderit tė femrės dhe tė ardhmėrisė sė Kombit. Unė do tė u drejtohesha sot kritikėve tė Kanunit dhe do ti pyesnja se ēfarė tė drejtash kanė gratė sot nė Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Kėtu veēoj gratė politikane dhe tė pasura, gratė e atyre qė ruhėn me bodigardė e polic.

    Ato nuk ėshtė, se kanė tė drejta, por janė nėn hijen e rrethit tė pushtetarve, nen hijen e atyre qe janė tė gatshem tė ushtrojnė dhunė policore pėr ti mbrojtur... E megjithatė, edhe ato nuk mund tė levizin lirshėm nėpėr Shqipėri, pa disa njerėz tė armatosur me vehte... Nė kohėt e Kanunit gruaja ka ecur vetėm me qindra kilometra ose grup grash nėpėr male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekė, as nė rrugė e as nė pazarė... Sot grabitet gruaja apo vajza nė shtėpi tė vet, prej mafjozve, kriminelve.

    Pėr shkeljen e tė drejtave tė grave sot nė Shqipėri,
    vallė a mos ėshtė fajtor Kanuni?

    Gartė dhe vajzat nėpėr fshatrat e Shqipėrisė nuk ngopėn me buk, ato dalin tė lypin njė sahan miell pėr tė pėrballuar urinė e familjes, nuk kanė kushtet minimale pėr jetesė, pėr ti shėrbyer higjenės vetijake.
    Nėpėr qytete gjėndėn tė pa puna dhe pa pėrkrahje, shpesh nė mėshirė tė ēastit dhe tė tė papriturave... Nė vėndet e Europės, qė nga Greqia e deri nė Suedi, apo Angli dergjėn nė duar tė mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipėtare... Si janė grabitur ato nė Shqipėri? Kush i ka mashtruar, gjoja nė emėr tė martesave moderne me njerėz tė pasur, apo tė njė pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri nė tė cilin rang nė Shqipėri kanė hypur? Sikur tė respektohej Kanuni, a do tė guxonin ata kriminelė tė grabitnin apo tė mashtronin femra Shqipėtare e ti shisnin nėpėr botė pėr seks? Ata nuk do tė guxonin kurrė qė tė kryenin vepra tė tilla krimiminale sikur Kanuni tė rrespektohej apo tė zbatohej pikė pėr pikė.

    Ata do tė kishin gjaqe pa fund pėr tė larė, pėr atė dhunim tė moralit e tė nderit tė familjes Shqipėtare... Mirpo pėr fat “tė zi”, tė atyre kriminelve-mafjozė, populli Shqipėtarė ka dekada qė beson tek qeveritė e vėndit dhe Kanunin e ruan si njė rrelike nė shpirt, por edhe nė gadishmeri per ta zbatuar atėherė kur pushtuesit e huaj tė sulmojne vendin, apo atėherė kur qeveritė nuk funksionojnė mė, ashtu siē ka ndodhur dekadėn e fundit... Nė kohėn e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipėtarve nė Shqipėri janė bėrė gati tė perditshme dhe tė pa zgjidhshme... Ashtu qė vetgjygjėsia e disa njerėzve po tregon qartė se qeveritė nuk po funksionojne nė shėrbim tė jetes e tė stabilitetit tė qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e nė vazhdim.

    A ekziston ndonjė fije burrėri sot, si nė kohet e burrėrisė Shqiptare
    kur ēdo marveshje pėrmbyllej me fjalėn e vetme “Besa-Besė”! ?
    Dhe pse sot`pėr ēdo gjė tė keqe qė ndodh i veshet Kanunit?

    Mos qoftė e thėnė qė Kanuni tė vihet nė zbatim dhe tė pėrdoret sot nga masa e popullit, me atė disiplinė e rrespekt qė ėshtė zbatuar para viteve 1944. Po tė ndodhė ajo, do tė vriteshin miera kriminele, mafjozė, qė kanė grabitur vajza, vrarė pa shkak, e tė pa fajshėm. Kriminelve qė mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do tė u kėrkohej “gjaku”. Sė pari urdhėrdhėnsve pushtetarė qė kanė vrarė njerzit e thjeshte qė nė 1945 e deri me sot... Njėkohėsisht do tė pėrjashtoheshin tė gjithė hajdutėt, kriminelėt, mashtruesit, llafazanat (puntorėt e kqinjė), siē shkruhet nė Kanun, do tė largoheshin nga politika Shqipėtare dhe do tė nxirreshin mė njė anė si njerzit mė tė pa denjė tė shoqėrisė Shqipėtare.
    Do tė largoheshin prej kryepleqėsisė burrėrore shqipėtare, gjithnjė sikur tė zbatohej Kanuni dhe tė ekzistonin sot ato kryepleqėsi me atė burrėri e vlera qė kanė patur burrat Shqipėtarė tė atyre kohrave. Burrėri qė sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatė shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atė burrėri me dhunė, nė nje shtresė tė varfėrish, deri pėr njė pale rroba... Por populli ėshtė i durueshėm tej mase, dhe shpesh herė beson verbėrisht mashtrimeve tė tė korruptuarve mafjozė e pranon qeverisjen prej tyre...

    Faje qe i kushtojnė shtrenjtė, por korigjohen pas njė psimi tė madh... Kanuni jo vetėm qė nuk zbatohet nė asnjė pikė, as ‘nen’ tė tijė, por, po sulmohet nė mėnyrė tė qellimshme nga tė dy krahėt, si nga kriminelėt e keqbėrsit, ashtu edhe nga pushtetarėt. Pala e inkriminuar thotė se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjėn e tjetrit, ndėrsa qeveritarėt pėr vrasjet mafjoze e politike dhe tė ēdo rangu i cilsojnė si vrasje kanunore.
    Palėt kriminale qė kanė gjetur hapsirė pėr tė vepruar nė Shqipėri si rezultat i korruptimit tė politikanve me krimin, e pėrdorin emrin e Kanunit si mbulesė pėr tė justifikuar krimet qė bėjnė dhe pėr tė krijuar njė kaos nė masėn e popullit, duke i bėrė grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtė.

    Dėgjohen raste se u vra (x) person nga -ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atė mbrėmje Televizori Shqipėtare jep lajmin se u krye njė vrasje Kanunore...
    Natyrisht qė punonjėsit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanė njohuritė e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturėn e hershme Shqipėtare, e aq mė pak tė njohin Kanunin nė pėrmbajtjen e tijė.
    Por ashtu, siē u vjen urdhri, qė ta japin atė lajm, dhe tė ja veshin Kanunit vrasjen, pėr tė ja larguar qeverisė, si shkaktarė i parė, ashtu e transmetojnė ata gazetarė... Them shkaktarė i parė ėshtė qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutėve, veprimtaria e pa pėrgjegjėshme e pushtetarve i bėn, deri edhe njerzit e thjeshtė, tė vriten me njėri tjetrin, pėr fjalė goje, pa pėrfillur asnjė shėnjė burrėrie e njerėzie, apo zakoni Shqipėtare. Njerėzit e thjeshtė po psojnė kriza psiqike kur dikush u rremben fėmijėn dhe ata reagojnė nė menyra agresive duke vrarė edhe vehtėn, shpesh, nga pamundėsia pėr tė gjetė dorasin, apo shkakun.

    Kthehemi tek vrasja pėr njė tė shame, apo pėr njė fjalė gojet...
    Po nė cilen pike tė Kanunit shkruhet, qė pse tė shan tjetri duhet ti marrėsh jetėn?

    Nė asnjė fjalė, as rrjesht, nuk ekziston!
    Kanuni i Lekė Dukagjinit ka pushuar sė funksionuari qė nė ditėt kur Shqipėria ka filluar tė qeveriset nga Shqipėtarėt. Perpjekjet pėr ta pėrdorur atė Kanun, pėr tė justifikuar apo gjykuar vepra tė shtrėmbra apo tė drejta ka qėnė dhe janė spontane. Vetėm nė rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkė me vlerat e veta historike e kombėtare e ka vėndin vetėm nė histori, si njė rrelike e kombit dhe aspak pėr tu vėnė nė zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerėn e vet atėherė kur nuk ka qėnė Shqipėria e qeverisur nga Shqipėtaret, kur vėndi ka qėnė nėn sundime tė njė pas njėshme, atėherė kur pushtetet pushtuese pėrpiqeshin tė zhduknin kulturėn, zakonet, traditat, gjuhėn, pra tė na ēfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik pėr gati 5 shekuj, mė sė miri.

    Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bėrė qė kanunet, apo zakonet e vjetra tė ēdo populli e kombi, tė mbesin si rrelike muzeale, nė historit e atyre vendeve e kombeve qė i kanė patur.
    Qė prej kohės kur Shqipėria ėshtė shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritė e njė pas njėshme Shqipėtare, kanė krijuar ligje themelore, ku janė njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipėtare, ligje tė cilat tashmė janė nė pėrsosje ēdo ditė, Kanuni ėshtė dashur dhe duhet qė tė vėndoset si njė Visar i ēmuar i Kombit nė histori dhe tė sherbeje si njė ndėr bazat e drejtėsise ligjore Shqipėtare. Ti jepet njė vlersim, tė pakten aq sa ja kanė dhėnė e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mėdha tė politikės botrore... Nė vitet e diktaturės ka pasė mangėsi tė qėllimshme pėr tė denigruar traditėn, zakonet, veshjet etj, nė masėn e gjėrė tė popullit Shqipėtarė, mirpo sot ato mangėsi nuk ekzistojnė mė.

    Ekziston rreziku i dėmtimit tė historisė dhe traditės zakonore Shqipėtare nė qoftė se njerėzit, kur vrasin nė momentin e ēmendurisė sė tyre, tė krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanė lexuar as njė rrjesht dhe nuk e kuptojnė asnjė fjalė tė Kanunit!

    Ashtu si dhe politikanet, te cilet nė momentet kur nuk janė nė gjėndje tė qeverisin, apo nuk e zbatojnė dot ligjin, pse kriminelėt janė miqt, shokėt, korrupsionistėt qė kanė lillje me ta, justifikojnė tė ēmėndurit, mafjozėt, kriminelėt, pėrdhunuesit pėr veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e vidhkan e grabitkan gra, se (simbas tyre) thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrėzi dhe hipokrizi politikanėsh pėr tė justifikuar vehtėn e tyre nė perzierje me kriminelė ordinierė qė i bėjnė ato masakra ndaj njerėzve, moralit e kulturės Shqipėtare, vetėm pėr tė grumbulluar para!

    Mjerisht qė prej vitit 1997, me kėto 7-8 qeveri tė hypura e tė zbrituara, jane vrare qindra policė, dhe disa njerėz tė politikės Shqipėtare, gjė qė tregon se njė dorė e zezė mafjoze vepron kundėr ligjit por edhe kunder kulturės njerėzore e tradites Shqipėtare, e aq mė fort kundėr Kanunit.
    Them mė fort kundėr Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk tė vret askush e aq mė pak tinzisht, e duke u fshehur...
    Ka pasė shumė raste kur vetė policėt e shtetit kanė vrarė me dhunė duke i rrahur njerėzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjė shkak apo arsye, nė kundėrshtim me ēdo ligj njerėzor e aq mė fort me Kanunin, nė tė cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...!

    Tė rrahėsh burrin, apo ēdo njeri, ėshtė poshtrimi mė ē’njerzorė qė mund ti bėhet tjetrit e aq mė tepėr Shqipėtarit.
    Ē’njerzime tė tilla kanė bėrė barbaritė sllavo-greke, kundėr Shqipėtarve, dhe diktatura komuniste...

    Mjerisht bėjnė edhe policėt e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nėper Shqipėri, ata qė i sherbejnė qeverisė pro komuniste dhe jo rendit, sigurisė e qetėsisė sė popullit Shqipėtare. Sikur tė respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do tė guxonin tė perdornin dhunėn fizike ndaj njerėzve e tė mbysin njerėz duke i rrahur. Ashtu siē nuk do tė guxonin, sikur liritė dhe tė drejtat e njeriut tė rrespektoheshin, ashtu siē janė tė shkruara nė ato ligje ndėrkombėtare...

    Pėr tė frenuar fenomenet e vrasjeve, tė cilat nuk kanė asnjė lidhje me Kanunin, duhet menjėherė tė nderhyjė ligji i shtetit dhe tė denojė vrasėsit nė maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanėsh, deputetėsh, pėr tė zbutur apo lakuar ligjin. Tė ndėshkohėn dhe tė mos u jepet mundėsia kriminelėve tė lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atėhere do tė ndalet fenomeni i vrasjeve nė Shqipėri. Fenomen i cili ėshtė nė tė gjitha vėndėt e botės por i kufizuar dhe nėn ndėshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore nė vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelėt e bashkpuntoret e tyre shkojnė nė burg pėr gjithė jetėn e tyre... Nė Shqipėri duhej tė kalonin plot 5 vjet qė tė dėnoheshin me burg kriminelėt qė vranė politikanin mė popullorė, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarė, si Kanunore, edhe pse kriminelėt njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre.

    Qeveritarėt mendojnė se shfajsohen kur i cilsojnė vrasjet nė Shqipėri sikur bėhėn pėr gjakmarrje...

    Jo! Vrasjet nė Shqipėri nuk janė pėr gjakmarrje, por vijnė si rezultat i qeverive tė korruptuara qė prej viteve 1997 e deri mė tani. Vijnė si rezultat sepse nė shumė raste qeveritarėt i kane ndihmuar kriminelėt tė marrin pafajsi, apo kanė bashkpunuar me ta... Sot duhet qė vetė masat e popullit tė kerkojnė me kembngulje, qė ēdo njeri, qė bėn vrasje, tė dėnohet nga ligji dhe tė mos lehet i lirė nė asnjė ēast. Nė se vrasėsi del i lirė, pse ka njė mbeshtetje nga ndėrhyrjet e politikanve, populli duhet tė kerkoje llogari qeverise, deri me heqjėn e votėbesimit pėr atė qeveri, gjithnjė me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janė bėrė dhe bėhen pėr gjaqe tė vjetra, ato po i pajtojnė vetė nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falėn nė masė tė madhe.

    Pra sot nė kohėt moderne nė Shqiperi, Kanuni ėshte dhe duhet ė jete, vetem njė rrelike muzeale, pėr vetė faktin se: Ligjet pėr liritė e tė drejtat e njeriut, qė janė njė fuqi botrore, qė rrėzojne ēdo Kanun apo normė tė pėrdorur nė mesjetė, nuk lėnė hapsirė boshė ku mund tė mungojė diēka pėr tė drejtat e ēdo qytetari kudo nė botė.

    Shteti shqipėtar ka sot institucionet Kombėtare, Shtetrore me tė gjitha ligjet dhe organet drejtuese, qė janė pėr tė organizuar jetėn shoqėrore, zhvillimin njerėzor nė tė gjitha fushat. Mirpo ndershmėria dhe pėrkushtimi, apo aftėsia e nevojshme e atyre punonjėsve qė punojnė nė ato organe qeverisėse, duhen kontrolluar me kujdes nėpėrmjet votės se lirė, tė njerėzve tė lire, nė zgjedhje tė lira e demokratike... Sikur ato institucione, tė funksiononin nėn drejtimin e njė qeverie demokratike tė pa korruptuar dhe tė pa pėrzierė me mafjen apo krimin, nuk do tė kishte guxim asnjė njeri qė tė bėnte vrasje, as pėr “fjalė goje” e as pse mė “shikove shtrembt, apo pse drejt...”

    Mirpo fatkeqėsisht nė Shqipėri edhe pse ekzistojnė ligjet dhe tė gjitha strukturat shtetrore pėr tė zbatuar ligjin, nuk ėshtė pėrkushtimi i nevojshėm i njerėzve qė janė vėndosur pėr ti shėrbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, pėr tė bėrė atė detyrė, per tė cilėn taksapaguesit Shqipėtarė u japin rrogat qė nga presidenti e deri tek polici mė i thjeshtė... Populli nuk duhet tė vuajė zinė e krimit, vrasjen nė njerzit e shtėpisė, grabitjėn e femrave dhe shitjen pėr prostitucion nga kriminelėt.

    Tė mos heshtė e tė u nėnshtrohet atyre grupeve apo individve qė e lajne me gjak nė emėr tė Kanunit, nė emėr tė asajė historie tė lavdishme Shqipėtare tė kohės sė Gjergj Kastriotit tė madh dhe Lekė Dukagjinit. Me ato pėrpjekje ata mafjozė, hajdutė, kriminelė pėrpiqen tė shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njėkohėsisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotė: Hajdutėt, kriminelėt, dhunuesit, plackitėsit te veēohen e tė ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanė vėndin as nė jetėn e lirė tė shoqėrisė Shqipėtare e jo mė nėpėr hallkat e institucioneve tė shtetit, si politikanė, shefa etj...

    Kanuni thot: Fėmijėt dhe tė sėmurėt psiqik nuk armatosėn kurre...!

    Sot nė Shqipėri janė armatosur edhe fėmijėt... Gjithsesi le tė shpresojmė se gjėrat do tė shkojnė nė vėndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombėtare tė vendosėt nė muzeumet shqipėtare si njė rrelikė e radhė e Kombit Shqipėtare, duke i nderuar nė faqet e historisė ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet tė jetė njė mbėshtetje studimore pėr drejtėsinė, por duhet kuptuar saktė dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelėt bashkė me ata qė i pėrkrahin, tė denohen sa mė parė nga drejtėsia demokratike. Dhe populli tė ēlirohet pėr tė marrė frymė lirisht nė jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigė, por me njė qetėsi e normalitet tė zhvillojė jetėn e lirė si gjithė popujt e vendevė tė qytetruara.

    Le tė besojmė dhe tė shpresojmė se krerėt e shtetit do ta kuptojnė se nuk ėshtė fajtor Kanuni pėr asnjė veprim kriminal e mafjoz qė kryhet nė Shqipėri, por fajtor janė tė korruptuarit politikanė, tė komprementuarit ligjėvėnės e ligjėzbatues, miqėsitė e dallaveret nė tė gjitha shkallėt e pushtetit.

    Ashtu siē ėshtė fajtor nė tė njėjtėn kohė, njė dehje marramėndse, njė trullosje prej njė euforie tė tepruar tė masės sė atyre njerzve qė hiqen sikur e njohin dhe dijnė tė rrespektojnė Kanunin apo zakonet e tjera Shqipėtare, ndėrsa nė anėn tjetėr perdorin emrin e Kanunit pėr tė bėrė krime, apo veprime tė tjera ē’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri nė fis e familje... Askush nuk ka tė drejtė tė bėjė vrasje, pse sipas tijė e thoka Kanuni!

    Nė asnjė fjalė tė Kanunit nuk ėshtė thėnė kurrė qė ti merret jeta njeriut pėr asnjė arsye! Nė asnjė fjalė tė Kanunit nuk ėshtė thėnė kurrė qė tė izolohen gratė e fėmijėt dhe tė vriten apo tė tentohet ndaj tyre pėr ti vrarė pėr gjak!

    Kanuni thekson qartė nė kuptimin dhe zbėrthimin e tijė se: Vrasja ėshtė rrezik, fatkeqsi, vrasėsi bjen nė gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave tė Dheut Shqipėtarė, e jo para ‘mistrecave’ qė nuk njohin faljen, si shprehja mė e lartė e pendimit tė fatkeqit qė ngriti dorėn nė ēastin e ēmendurisė sė tijė kur vrau njeriun...

    Gjithsesi` theksoj se: Kanuni nuk ėshtė e as nuk bėhet kurrė shkaku i grindjeve e vrasjeve nė Shqipėri, por ka qenė gjithmonė dhe ashtu duhet tė mbesė si simbol i besės, i burrėrisė, i urtėsisė, i rregullit tė jetesės, i pajtimit dhe qetėsimit tė mosmarrveshjeve midis njerzve.

    Mė peshė ka njė fjalė e thjeshtė e njė burri tė vjetėr nė malet e Malėsisė sė Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvėleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime tė pseudo-politikanve qė shahen me njėri tjetrin si fėmijėt e rrugve...

    Le tė shpresojmė se vetė qytetarėt do tė kuptojnė mė mire, se kush ėshtė shkaku i krimeve tė fshehta, i grabitjes sė fėmijėve, fėmrave, i varfėrise, i vjelljeve, i pa sigurisė... Pra do ta kuptojnė njerėzit se kush ėshtė shkaku i largimit gjithnjė e mė shumė nga Shqipėria i njerėzve tė thjeshte por edhe intelektualve...

    Ndoshta kur tė gjitha tė kuptohen qartė nga tė gjithė, atėherė nuk do tė ja falin mė besimin e votės as tė korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve... Por do tė dijne tė zgjedhin ata qė drejtojnė popullin e shtetin drejt sigurisė, qetėsisė, zhvillimit, drejt njė jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...

    Vetem atėherė nuk do tė hidhet baltė mbi Kanunin ashtu siē hidhte perandoria osmane pėr 500 vjet me radhė, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet tė mbretėrojė ēmenduria e ēastit qė vret nė emėr tė Kanunit, vjell e bėn aq vepra tė liga dhe tenton tė fshihet pas atijė ‘Gjeniu’ tė historisė dhe Kulturės tonė Shqipėtare. Kam bindjen se edhe kjo pėrpjekje e fundit e sllavo-komunistve tė deshtuar, pėr tė hedhur baltė mbi zakonet e kulturėn tonė tė lashtė, do tė dėshtojnė. Pasi populli, pjesa mė e madhe qė i nderon realisht vlerat tona Kombėtare, njė ndėr tė cilat ėshtė dhe Kanuni, do tė dijė tė dalė edhe prej kėsajė situatė ngatrresqare qė e krijuan qeveritė e pa pėrgjegjshme...

    Asnjė arsye nuk ekziston mbi Dhe, qė tė u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fėmijėve tė mitur, si dhe tė u nxihet jeta, duke i ndarė nga prindėrit pėr shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
    Vetėm barbarėt qė nuk kanė ndjenja njerzore i lėnė fėmijė jetimė, pa prindėr, duke ua vrarė babanė, apo duke u rrėmbyer nėnėn!
    Vetėm politikanėt hajdut qė jetojnė duke u ushqyer me gjakun e djersėn e tė tjerve, i lėnė fėmijėt e mitur tė vdesin urie, tė ftohti, apo prej sėmundjeve! Kujtojmė kėtu miera fėmijė tė izoluar pėr shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht tė smurė, qė nuk njohin as vlera kombėtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq mė pak... Kujtojmė miera fėmijė tė cilėt bredhin rrugve tė Shqipėrisė duke bėrė punė tė zeza pėr tė mbajtur familjet, si dhe rrugve tė botės pėr tė lypur punė apo tė mashtruar e tė shitur nga mafja shtetrore, pėr prostitucion, apo pėr tu vjedhė organet e trupave tė tyre tė njomė, pėr tė ua transplantuar fėmijėve tė milionerve, tė mafjozve nėpėr botė.

    Kujtojme shumė tė tjerė qė vdesin cdo stinė e muaj, urie e tė ftohti nėpėr fshatrat e Shqipėrisė... Po vdesin pėr njė operacion tė thjeshtė apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmėn e qeverisė, e cila e ka pėr detyrė qė shtetasve tė vet tu sigurojė jetėn dhe mjekimin e nevojshėm, ushqimin dhe ēdo gjė tjetėr jetike. Pra asnjė prej atyre fatkeqėsive qė po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq mė pak fėmijėve. Por ato vijnė si shkak i mungesės sė kujdesit tė qeverisė pėr tė gjithė qytetarėt e aq mė pak pėr fėmijėt e pafajshėm.
    aparenca i genjen njerzit


  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    13,862
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    48
    Reputacioni
    25

    Re: Kanuni i Leke Dukagjinit dje dhe sot


    New York times Faqe te pare historine e nje familje shkodrane te burgous brenda mureve te shtepise se saj.

    Prisoners of a deadly tradition
    ne Herald Tribune The Global Edition of New York Times

    Foto ne plan te pare te Zotit, Sherif Kurtaj, qe 10 vitet e fundit i ka kaluar brenda 4 mureve bashke me dajalin e tij 17 vjecar.

    "Blood must be paid with blood" theksohet ne artikull

    Pak nga artikulli i skanuar:




+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kanuni i Lekė Dukagjinit
    Nga vaaldr1n nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-10-2011, 04:55 PM
  2. 1 Euro=140 lekė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 07:38 PM
  3. KANUNI
    Nga kuklla nė forum Kultura Kombėtare & Botėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 09:28 PM
  4. Ēiljeta dhe Ingridi shiten pėr 50 lekė
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 04:14 PM
  5. Qeveria, 10 mijė lekė shpėrblim
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 01:04 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas