Panic attak(ndjenja e frikes)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1

    Panic attak(ndjenja e frikes)

    Receta Gatimi

    Te nderuar anterare.Po mundohem te hap nje teme per ndjenjen e frikes.Kam lexuar dhe studjuar shume ne jete...,por per kete teme eshte e para here qe u perballova kur kalova te 35 vjetet.Ishte nje pervoje e re per mua,nje padituri dhe ne nqs mund te shprehem me qarte nje rruge e panjohur...qe mu paraqit perpara.Kjo ndjesi gati me mbajti 3 vjet.dhe ishte e tmershme nqs nuk di ti ne radhe te pare ta menaxhosh.Po mundohem te shprehem me qarte.Kjo eshte nje semundje qe nga literaturat shkencore mund te filloj te ne moshat mbi 30 vjec dhe nuk dihet sa te mban deri sa ti te arrish te kontrollosh semundjen.Eshte shume e tmerrmshme sa personi mund te kaloje dhe ne vetvrasje.Si nisin shenjat:thjesht pa kuptuar....streset e akumuluara gjate viteve do te plasin dikuR ne forma nga me te ndryshme...pra..ke nje djersite te trupit dhe ne mendjen ose me sakte ne subkoshienten tende fillojne te paraqiten mendime nga me ndryshme deri ne vetvrasje,dridhje te kembeve,frymemarje te shpejte saqe te duket sikur ti nuk mbyshem dot me fryme ,zemra fillon te rrahi shume,djersite te trupit dhe te duarve ,dridhje te pavullnetshme te tyre,zbehje te fytyres...tharje te gojes dhe te peshtymesh sa ne keto momente duhet te kesh kujdes se mund te kalosh dhe ne afiksi.Ne kete kohe te duket sikur po kalon nje infrakt ne zemer por nuk eshte kjo mos u merzisni...eshte thjeshte nje shtim i adrenalines ne trup nga mosbalazimi i dioksidit te carbonit dhe oksigjenit.gjate kesaj kohe te vine mendime nga me te ndryshme,por do te jete zotesia jote te arrish te kontrollash veten..per te bere balancimin e trupit tuaj....kujdes cdo gje arrihet me nje kontroll te forte te trupit dhe mendjes.Ndihma e pare ne nje leter si cante fusni fytyren dhe merrni fryme aty per disa caste deri sa te behet balancimi i dioksidit te carbonit dhe oksigjenit,mundohu te largosh mendjen se dicka e keqe po te ndodh me ty ,mendo gjerat e bukura qe ke kaluar ne jeten tende,mos fryme me goje vetem me hunde dhe frymemarje te thelle,frymemarja eshte shume e rendesishme ne keto momente....po jua shpjegoj merni fryme me hunde (te plote)mbajeni per disa seconda brenda dhe nxirreni nga goja kjo do gjendje do te mbaj per disa minuta dhe pastaj do te kaloje.YOGA dhe ndryshimi i menyres suaj te jeteses dhe ushqimit eshte kryesor per gjate kesaj kohe qe do te perseritet.Disa syresh kane gjetur nje zgjidhje te gabuar...alkoli dhe droga.Eshte shume e gabuar se kjo semundje sdo tju ndahet gjate gjithe jetes qe ju do te jeni prehje e alkolit dhe e droges dhe aq me teper do tju shkaterroje.Une qe po shkruaj keto rrjeshta jam nje i tille qe kam kam kaluar dhe po vazhdoj ta kaloj jo si me pare kete semundje pa ndihmen e alkolit apo droges apo medikamenteve kimike,kur mos te harrojme se une kam pasur frike te udhetoj me avion ,me tren,te dilja nga shtepia,te beja lahesha ,te beja dush,dhe ne te shumten e rasteve ne fillimit e para kur me zinte paniku filloja te bertisja dhe shkoja me vrap ne spital dhe mjaftonte qe duke fjetur ne karriket e spitaleve mua me kalonte ...saqe shkoja nate per nate ne spital dhe me mjaftonte prania ime aty dhe cdo gje shkonte...se aty isha me i sigurte ne nerva e siper i thirra vetes nqs se zemra do me pushoje jam tamam ne vendin e duhur per te marre ndihmen e pare ...prita se mos ndodhte gje po nuk ndodhi gje.....eshte per te qeshur dhe per te qare.....FLM....dhe pres cdo pyetje,nqs ndonjeri kerkon te di me shume jam ne gjendje ti pergjigjem si nga ana shkencore ashty dhe psikologjike....LARG DROGES DHE ALKOLIT dhe dicka tjeter mos harroni se kjo eshte nje semundje e koheve tona moderne

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    Po nga se shkaktohen keto atake frike, nga nje pasiguri ndaj vetes, nga nje stress i madh, nga nje zhgenjim?????
    Deri me sot me duket se kontrolloj mjaft mire veten, e vetmja "frike" qe kam ndjere ish hipja e pare ne aeroplan, por dhe aty pas 10 minutash isha ne rregull.
    Teme mjaft interesante kjo, tregoni eksperiencen tuaj dhe ju qe po lexoni

  3. #3

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla
    Po nga se shkaktohen keto atake frike, nga nje pasiguri ndaj vetes, nga nje stress i madh, nga nje zhgenjim?????
    Deri me sot me duket se kontrolloj mjaft mire veten, e vetmja "frike" qe kam ndjere ish hipja e pare ne aeroplan, por dhe aty pas 10 minutash isha ne rregull.
    Teme mjaft interesante kjo, tregoni eksperiencen tuaj dhe ju qe po lexoni
    Ka shume hiptoteza nga me te ndryshmet....kinezet ose me sakte Buda thote eshte nje reagim i shpirtit kunder realitetit...kaq me pak fjale..Charls Darvini te (Prejartdhja e LLojeve)thote ..kjo njihet si te kafshet ashtu dhe te humanet(njerzit) ,....po shfaqet ne mjete dhe forma te vecanta...etjjjj atehere ..po te lexosh Darvinin arrin ne nje perfundim se kjo eshte nje lufte per ekzistence si te kafshet ashtu dhe te njerzit....pra qe ndjenja e frikes te shoqeron gjate gjithe kohes se ekzistences tende..por sot eshte ndryshe...70 per qind te perfundimeve shkencore, kuptohet ne Universitet perendimore.kane arritur ne nje perfundim se kjo eshte nje semundje (psikologjike)e koheve tona moderne qe arrin te kapi ato njerez qe kane nje karakter shume sensibel kundrejt realitetit...pra smund te themi nje karakter te paqendryshem ,por mund te themi nje karakter shume te ndjeshem ndaj realitetit...P

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    Po ty si tu shfaq?

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e xhushi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Postime
    47
    Reputacioni
    0

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    Une kam shume frike erresiren dhe lartesine .

  6. #6

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla
    Po ty si tu shfaq?
    Te me falesh per kete vonese pergjigje ...

    Mua mu shaq krejt papritur..ne nje dite te bukur dhe me e forta ishte pas kthimit tim te pare nga shqiperia pas 8 vjetesh qe skisha vajtur...Dy dite pas kthimit ..ate nate e mbaj mend isha shume i stresuar...qe ketu mund te permbidhen shume gjera ;malli per shoket ,femijerine tende ..dashurite,etj te gjitha keto mua me ishin mbledhur ne fyt...saqe nje nate fillova te qaj...ishte nje cfryrje e zakonshme e pakontrolluar..saqe ne ate moment mu shaqen poezite e cajupit ..per memedhene ,duket pak si qesharake mgjt kemi mall per vendin..Ne diten e mepastme ne darke ...kisha nje shtrengim ne gjoks dhe ne fyt saqe spo pertypesha dot ..per te paren here njeva frike ne veten time dhe mendje me vajti te zemra mbase ndonje heart attack...gjate kesaj kohe fillova te dridhem dhe u mbusha me djerse zemra filloi te rrhte shpesh..se kuptohet filloi disniveli i adrenalines ne turp ...fillova te marre fryme shume shpesh dhe i frikur...saqe dhe gaja filloi te me thahej ngqa peshtuma..isha me fat se ne ate moment mund te kaloja dhe ne asfiksi...o zot..kur e kujtoj..thirra emergjencine ..sisha ne gjendje te flisja as ti jepja adresen e shtepise ..po duke lene telefonin hapur ato me gjeten...
    kur erdhen ..vetem dicka me tha ..mbyll gojen dhe merr fryme me hunde....frymemarje te thelle...deri sa u stabilizua gjendja..aty fillova te qaj...as vete duke menduar se something wrong me zemren...thjesht po luftonte deshira per jeten dhe friken...ata me thane se eshte thjesht panik attack ...mgjs une kembngula te bej ecco e zemres...kur pergjigja e ecco erdhi pozitive...atehere u ngrita ne kembe sikur sndodhi gje...gati sa nuk fluturoja nga gezimi...nejse gjate asaj kohe....eshte dhe per te qeshur ..me erdhen ne mendje magjite....sa nje shoku im me tha te kane bere magji ....ne shqiperi...une spara besoj te keto....pasi kaloi e para ...filloi te me behej me e shpesh gati cdo nate me kapte frika sidomos ne mbremje...nuk rrija dot vetem...flija me drite ndezur...slahesha dot...kisha frike mos me pushonte zemra ne banje....o zot....cfare vitesh....gati 1 vit shkoja per dite ne spital flija aty te stolat ...ose ne dhomat e pritjes...deri sa gdhihej...nje mjek...me tha me fal pak se ska mundesi qe ti te kesh panik attack....dhe te vish shume here ne emergjenci...me rekomandoi...te beja qe te gjithe analizat te gjakut,urines feces...skanerin e kokes veshin syte ...etj cdo gje me doli pozitive....pasi i pa te tera analizat me tha shko ne kishe....une qesha ..se nuk jam besimtar...gjate kesaj kohe....pata disa takime konsulente me disa grupe qe vuanin nga paniku...dhe ajo sme beri effekt....per disa kohe iu ktheva pijes ...si e si te largoja vemendjen....por dhe ajo qe me worse...pata nje karkter te forte se mund te kaloja dhe ne droge....pastaj fillova te studjoj per kete semundje...si mund ta kontrollosh...nga se vjen etj etj...po mgjt nje ndihme shume te madhe me ka dhene yoga....e ushtrova gati 1 vit...sot perseri e kam po di menaxhoj...pra me eshte bere nje bashkeudhetar ne jete...ka raste qe me ndodh 1 here ne muaj...dhe ka raste 1 here ne vit...po ajo qe eshte me thelbesorja ne kete semundje qe nuk eshte semundje ...eshte ndryshimi i menyres se jetes...kjo eshte thelbesore....
    dhe nje jete aktive...pavarsisht se nga kjo semundje une humba dhe punen dhe mu desh qe ne keto 5 vjet te merrem me panikun tim dhe me gjetjen e ndonje pune...shpresoj ...te flasim...perseri... .

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Panic attak(ndjenja e frikes)

    shume interesane, te falenderoj qe ndave me ne kete ish problem tendin. Ndoshta kujdo mund ti ndodhe...................

+ Pėrgjigju tek Diskutimi