Receta Gatimi

Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....

    Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve dhe shkaktarėt e ngjyrosjes sė tyre

    Kujdesi pėr dhėmbėt, pėr tė parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhėmbėt te stomatologu ose nė shtėpi


    Koncepti i estetikės, qė simbolizon bukurinė dhe tė pėlqyerit nga njerėzit, ndryshon shumė nga njė kulturė nė tjetrėn. Kultura tė ndryshme i ngjyrosin dhėmbėt e tyre me tė zezė, por siē duket, kohėt e fundit dhėmbėt e bardhė tė Hollivudit kanė mė tepėr popullaritet. Lehtėsimi i pėrdorimit tė agjentėve zbardhues tė dhėmbėve ka bėrė qė jo vetėm njerėzit publikė, por tė gjithė tė kenė mundėsinė e zbardhimit tė tyre. Ka dy lloje mėnyrash pėr zbardhimin e dhėmbėve: zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi nė kushtet e shtėpisė nga vetė pacienti (Home Bleaching).

    Zbardhimi i dhėmbėve

    Zbardhimi i dhėmbėve ėshtė njė proces kimik nėpėrmjet tė cilit hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentinės. Sistemi i zbardhimit tė dhėmbėve ėshtė i pėrbėrė prej njė pllake dhėmbėsh tė veēantė dhe tė hollė plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollė plastike vendoset nė gojėn e pacientit natėn, para gjumit. Pėrveē grave shtatzėna, zbardhimin e dhėmbėve mund ta bėjnė pothuajse tė gjithė. Gjithēka varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu ėshtė ai qė pėrcakton nėpėrmjet njė kontrolli tė pėrgjithshėm tė gojės dhe dhėmbėve nėse ėshtė apo jo i mundur njė proces i tillė. Zbardhja e dhėmbėve ėshtė njė proces ideal pėr ata tė cilėt i kanė dhėmbėt e shėndetshėm dhe dėshirojnė t’i kenė ata mė tė bardhė dhe mė tė shndritshėm. Sipas kėrkimeve, asnjė nga zbardhjet e dhėmbėve qė bėhen nėn kujdesin e stomatologut nuk ėshtė i dėmshėm pėr dhėmbin dhe mishrat e dhėmbėve.

    Funksionimi i terapisė

    Xheli vendoset nė njė shtresė tė posaēme pėr gojėn tuaj. Komponentėt aktivė tė xhelit pas shpėrbėrjes ēlirojnė oksigjen, i cili zbardh ndėrmjet njė procesi kimik, heq njollat e ndryshme tė enamelit dhe dentinės. Pėrbėrja e dhėmbit nuk prishet, vetėm zbardhet ngjyra e tij. Pėrgatitet nga stomatologu njė pllakė dhėmbėsh e posaēme pėr pacientin. Para gjumit vendoset xheli brenda kėsaj pllake, e cila mė pas vendoset nė gojė dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhėmbėt. Efektet anėsore tė kėsaj terapie janė se ajo mund tė krijojė ndjeshmėri kundėr tė ftohtit nė disa njerėz. Njė efekt tjetėr ėshtė ndjeshmėri provizore e dhėmbėve dhe mishrave tė dhėmbit. Por tė gjitha kėto efekte zhduken pėrfundimisht mbasi ndėrpritet terapia, ose nė 1-3 ditė pasi pėrfundon terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kėsaj terapie mund tė merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje tė mėdha tė dhėmbėve terapia mund tė zgjatet nė mė tepėr se tri ditė. Pas pėrfundimit tė terapisė dhėmbėt do jenė gjithmonė mė tė bardhė se ngjyra fillestare. Por kur keni njolla tė mėdha ndihet nevoja qė pacienti njė herė nė gjashtė muaj ta rinovojė terapinė pėr 1-2 net.

    Kujdesi nga infeksionet

    Dhėmbėt e pastėr dhe njė furēė e pastėr dhėmbėsh janė mjete tė efektshme kundėr infeksioneve. Studiuesit kanė vėnė re se bakteret qė gjenden nė gojė mund tė qarkullojnė nėpėr pjesė tė tjera tė trupit. Kjo do tė thotė se njė higjienė e keqe e gojės mund tė ketė tė bėjė me infektime nė trup, sėmundje tė zemrės apo ndonjė infarkt zemre. Dhėmbėt duhet tė lahen mė sė shumti 20 minuta pas njė vakti ngrėnieje. Gjithashtu, duhet ndėrruar furēa e dhėmbėve menjėherė pas ndonjė ftohjeje apo infektimi tė fytit pasi mbetet rreziku qė njeriu t“i ngjisė infektimin pėrsėri vetvetes. Koenzima Q10 bėn tė mundur shndėrrimin e energjisė nga ushqimi nė energji trupore. Njė higjienė e keqe, jo vetėm qė ėshtė origjina e kariesit tė dhėmbėve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit tė mishit tė dhėmbėve. Tartari ėshtė njė pllakės bakteriale e ngurtėsuar dhe e depozituar pėrreth dhėmbėve. Fillimisht kjo pllakės shkakton infeksion nė mishin e dhėmbit dhe mė vonė infeksioni pėrhapet dhe mund tė arrijė deri nė kockė, gjė qė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė rėnien e dhėmbit. Bakteret e para qė mbulojnė sipėrfaqen janė pėrgjithėsisht bakteret gram-pozitive, kokėt, sidomos streptokokėt dhe kokobacilet, siē ėshtė antinomyces. Shtresa fillestare ėshtė e karakterizuar nga njė veshje e pėrkohshme e sipėrfaqes sė dhėmbėve.

    Koenzima Q10

    Pastat e dhėmbėve duhet tė pėrmbajnė koenzimėn Q10, e cila forcon dhėmbėt dhe e mban tė freskėt mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florėn bakteriale natyrore dhe mbrojtėse tė gojės. Asnjė pastė dhėmbėsh nuk i bėn dhėmbėt mė tė bardha se ē’janė. Pasta heq njollat nga dhėmbėt, por kurrė nuk i zbardh ato. Fluori ėshtė lėnda mė e rėndėsishme e pastės sė dhėmbėve. Ai forcon dhėmbėt dhe rrit qėndrueshmėrinė e tyre ndaj sulmeve tė acideve. Fluori gjithashtu frenon gėrryerjet e dhėmbėve dhe mund tė ndihmojė dhėmbėt me vrima tė vogla. Por edhe fluori duhet marrė nė mėnyrė tė matur. Nė Evropė pėrqindja mė e lartė e fluorit qė lejohet tė pėrmbajė njė pastė dhėmbėsh ėshtė 0,15 pėr qind. Mund tė jetė e shkruar edhe si 1.500 ppm.

    Shkaqet e ngjyrosjes sė dhėmbėve

    -Kafja
    -Ēaji
    -Kola-Kola
    -Cigarja
    -Mosha
    -Pėrplasje dhe trauma
    -Disa antibiotikė (tetraciklina, minociklina etj.)
    -Pėrdorim i tepėrt i floridid
    -Sėmundje sistematike tė trupit dhe malformime gjenetike tė dhėmbėve
    -Degjenerimi i nervave
    -Mbushjet me amalgamė

    (albania)

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Dy mėnyrat e zbardhjes sė dhėmbėve....

    faleminderit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ia nxjerrin nga barku brushėn e dhėmbėve
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 02:32 PM
  2. Funksionet e ndryshme te pastes se dhembeve !!
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-05-2012, 07:38 PM
  3. Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve
    Nga Kliton nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-05-2012, 12:47 PM
  4. Brusha e dhėmbėve qė nuk ka nevojė pėr pastė
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2011, 06:48 PM
  5. Ndėrtesa nga krueset e dhėmbėve
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 08:19 AM