Receta Gatimi

Gabriela Cilmi, kėngėtarja australiane me prejardhje shqipta


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Coca-Cola
    Anėtarėsimi
    Jul 2008
    Postime
    123
    Reputacioni
    16

    Gabriela Cilmi, kėngėtarja australiane me prejardhje shqipta

    Kėngėtarja 16-vjeēare australiane Gabriella Cilmi, e cila arriti famė botėrore me kėngėn "Sweet about me", ka pohuar se ajo ėshtė me prejardhje arbėreshe.
    Nė njė intervistė pėr gazetėn britanike "The Independent", Gabriela konfirmon se "dialekti i nėnės sė saj qė vjen nga Kalabria, ka edhe fjalė shqipe".

    Qė tė dy prindėrit janė me prejardhje nga Kalabria e Italisė, babai i saj i takon gjeneratės sė dytė tė emigrantėve kalabrezė, kurse e ėma kishte lindur nė Itali. Ajo mė vonė kishte kuptuar se prindėrit e saj flasin njė dialekt jugor italian, qė nga disa italianė nuk konsiderohet italishte e "pastėr".

    Gabriela - Amy Winehouse e re

    Ajo konsiderohet njė "Amy Winehouse e re" dhe fama e saj filloi nė Later With Jools Holland nė dhjetor tė vitit tė kaluar, program ky i respektueshėm televiziv i krijuar nga BBC, qė ka njė traditė prej mė se 20 vitesh dhe vazhdimisht prezanton kėngėtarė dhe bende tė talentuara para se tė bėhen "mainstream".

    Ajo tregon pėr fillimet e para nė muzikė, inspirimet dhe se si nė moshėn 12- vjeēare kishte krijuar njė rock bend me katėr djem tė rinj nė lagjen e saj. Ata ushtronin pa ndėrprerė nė garazhin e prindėrve tė saj, duke u larguar rrallė nga "heavy rock"-u si: Kings of Leon, Ledd Zeppelin, me njė zė tė saj qė duket se ėshtė i "krijuar" pėr kėtė zhanėr.

    Problemi shėndetėsor i ndihmon nė karrierė

    Vėllimi i zėrit tė saj, siē shpjegon ajo, vjen nga problemet qė ajo ka me shpinėn e saj. "Unė kam pasur probleme me shpinėn gjatė gjithė jetės sime", thotė ajo.

    "Siē duket, shpina ime ėshtė e shtrembėruar nė atė mėnyrė dhe i shtyn organet brenda meje. Shkova tė shoh gjendjen njėherė dhe doktori mė tha se pėr shkak tė mėnyrės se si ėshtė e lakuar shpina, unė mund tė kėndoj ashtu siē kėndoj. Ai nuk hyri nė detaje, por ishte i sigurt pėr arsyen. Madje, ai mė ofroi qė tė korrektonte formėn e shpinės. Por unė refuzova", thotė ajo me buzėqeshje./

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Gabriela Cilmi, kėngėtarja australiane me prejardhje shqipta

    Wow, kenga ime e preferuar e momentit, nga mbiemri ashtu mendova edhe une qe mund te ishte shqiptare, jam e kenaqur qe ne realitet ashtu eshte!!!

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Re: Gabriela Cilmi, kėngėtarja australiane me prejardhje shqipta

    http://www.youtube.com/watch?v=ElY5Gr845Fw

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kėngėtarja Shqiptare mė Seksi?
    Nga ReniX nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 04-02-2014, 06:59 PM
  2. Vdes kengetarja Whitney Houston
    Nga Al Capone nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 08:32 PM
  3. 5.200 australianė pozojnė lakuriq
    Nga Enkelejda_24 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 05:25 PM
  4. Lady GaGa kėngėtarja mė e ēuditshme
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:53 PM
  5. "Vritini dhe varini, derisa te mos mbetet asnje shqipta
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2008, 11:24 PM