mare nga gazeta "koha jone"



Gjuha e Kadarese perhere ka ndjelle jo pak studiues te flasin per te! Fjale te reja, qe i jane shtuar fjalorit te shqipes vetem prej tij, por edhe fjale te vjetra, qe i ka "ringjallur". Ndaj, edhe vite shkuar, studiuesja Natasha Sotiri ka nisur punen per hartimin e "Fjalori i gjuhes se I. Kadarese", vellimi i pare i te cilit e ka pare driten e botimit me se 1 vit shkuar. I konceptuar ne 3 vellime, aktualisht eshte botimi i vellimit te dyte te tij, qe ka marre OK nga keshilli shkencor i Qendres se Studimeve Albanologjike. Jane po ato fjale qe lexuesit e vepres se Kadarese i hasin, por qe, pare nga syri i nje studiuesi, shumecka ndryshon. "Lexuesi i Kadarese e di mire se nuk eshte vetem gjuha letrare e perdorur ne vepren e tij, por edhe format dialektore, te cilave mund t'ju jape edhe ngjyrime stilistikore, ose nuanca kuptimore te ndryshme nga fjala e gjuhes standarde", shprehet Sotiri.

Per nje studiuese eshte veshtire te thellohesh dhe te gjeje fjale te vecanta qe Kadareja ka sjelle ne gjuhen shqipe?

Nuk mund te thuhet se eshte e veshtire qe nga momenti kur studiuesi veren se ne vepren e tij ka fjale me interes te madh gjuhesor. Duhet vetem vullnet dhe pune per t'i evidentuar ato. Por, sigurisht, qe studimi shkencor kerkon logjike te forte dhe shume fantazi. Mund te tingelloje e cuditshme kur degjohet se duhet logjike e forte dhe fantazi, por sidomos per shkencen gjuhesore duhet shume fantazi.

Ju vijoni punen per vellimin e dyte te fjalorit, c'mund te vecoje nje studiues ne prurjet e Kadarese?

Kadareja i ka perdorur fjalet ne veper, ne pershtatje me kontekstin dhe idene qe do te jape, duke i pershtatur fjalet me se miri. I ka fjalet mbreselenese pikerisht pasi i ka gjetur vendin dhe trajten e duhur te gjitha fjaleve qe perdor, duke ja pershtatur idese se tij. Lexuesi i Kadarese e di mire se nuk eshte vetem gjuha letrare e perdorur ne vepren e tij, por edhe format dialektore, te cilave mund t'ju jape edhe ngjyrime stilistikore, ose nuanca kuptimore te ndryshme nga fjala e gjuhes standarde. Keto verehen dhe jane te kapshme per studiuesin dhe jo per lexuesin dhe eshte detyre e studiuesit qe t'i marre, t'i klasifikoje. Keshtu pasurohet edhe gjuha letrare, pasi Kadareja merr fjale te dy dialekteve te medha te shqipes. E duke qene nje shkrimtar hijerende, i lexueshem jo vetem ne shqip, dhe nje fjale qe e perdor ai merr status tjeter, ate te gjuhes letrare

Dhe c'do te thote kjo per gjuhen shqipe?

Do te thote se pasurohet gjuha letrare, behet me shprehese, me e fuqishme! Duke pasuruar gjuhen nje komb dhe sa me te perpunuar ta kete ate, aq me lart eshte niveli i tij kulturor. Pasi te gjitha keto shkojne bashke!

Gjate hulumtimit te vepres se tij per kete fjalor, a ka nje moment te vecante, fjale ku keni hasur veshtiresi...

Shpesh e lexon fjalen dhe ne kontekstin e perdorur nuk ka asnje veshtiresi per ta kuptuar. Por kur behet fjale per shpjegim te saj ne nje fjalor, duhet shume saktesi, shkurt dhe sa me e kapshme dhe pa lene shteg per interpretime te tjera. Momente te tilla ka shume, sidomos kur fjalet e huaja zevendesohen me fjale shqipe, ku Kadareja eshte nje mjeshter i vertete! Ai i zevendeson fjalet e huaja me fjale shqipe qe ne i dime, shpesh na duken edhe te rendomta, por nuk na shkon mendja t'i perdorim. Pervec kesaj, merita e madhe e Kadarese eshte krijimi i fjaleve te reja dhe me e vecante akoma, ngjyrimet kuptimore te fjaleve. A eshte i shtershem Kadareja ne kete pikepamje?

Deri tani, mendoj jo! Isha ne Shkoder, kur u promovuan 2 vellimet e para te vepres se plote te Kadarese, mesova se ai vijonte te merrej me perpunimin e vepres se tij. I ka vene keshtu per detyre vetes qe, per sa kohe te shkruaje dhe sa te kete mundesi te ripunonte edhe veprat e shkuara. Mendoj se mes gjithe veprimtarise se tij, ky eshte nje gjest patriotik, mbrojtja, pasurimi, zhvillimi dhe unifikimi i gjuhes letrare.

Kadareja eshte pak kapricioz ne keto ceshtje. Keni komunikuar me te?

Me ka marre ne telefon, me ka uruar duke me thene: Natasha, ke bere nje fjalor shume te mire, qe une nuk e prisja. Jo vetem nga permbajtja, por edhe nga paraqitja.

Nuk e prisja te them te drejten dhe mua me kenaqi. Bisedoi: Anisa Ymeri



Fjalori me tre vellime i Kadarese

Vellimi i dyte i vepres "Fjalori i gjuhes se Ismail Kadarese" eshte ende ne tryezen e punes pasi fondet per botimin e tij nuk jane levruar ende. Por a kushton shume ku fjalor?! Hartuesja e tij, studiuesja Natasha Sotiri pohon: "Per punen dhe karakterin e tij unik, them se kushton fare pak. Pasi aty, pervec shpjegimit te fjaleve, ka nje rubrike gjuhesore, ku fjala krahasohet, ballafaqohet me kartoteken e leksikut te gjuhes shqipe qe e kemi ne institut".