Nė fakt tė gjithė e kishin pritur klipin mė tė ri tė kėngėtares Soni Malaj. Tė gjithė ishin kuriozė pėr produktin mė tė ri I cili disa ditė me rradhė u shfaq me mbishkrimin: Sė shpejti… nė televizionin muzikor pėrkatės duke ngjallur edhe mė shumė kurreshtje.

E ndėrsa tani u bėnė ditė qė ai transmetohet nė mėnyrė shumė tė pėrsėritur, fansat nė forume tė ndryshme kanė dhėnė edhe kritikat e tyre. “Prisnim tjetėr gjė nga Soni. Jemi mėsuar gjithmonė tė sjellė gjėra tė mėdha por kėnga nuk ėshtė nė stilin e saj. Tė paktėn kėshtu mė duket mua”- shkruan njė nga fanset. “Edhe pse looku ėshtė vėrtet tėrheqės, muzika lė pak pėr tė dėshiruar.

Nė tė renė qė ka sjellė Soni mund tė cilėsohet si i bukur vetėm ndryshimi nė look, vetėm kaq”- thekson njė tjetėr. Kėnga “Me faj, pa faj” e kėngėtares Soni Malaj ėshtė kompozuar nga ish- i dashur i saj Flori Mumajesi. Kėnga pėr tė cilėn ėshtė punuar disa kohė me rradhė, u shfaq para publikut nė njė moment jo fort tė mirė pėr dy artistėt duke patur parasysh faktin qė ato u ndanė nga njėritjetri vetėm pak ditė para se kėnga tė transmetohej nė televizionin muzikor.