Receta Gatimi

Si te evitojme pasojat e djegies nga dielli


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Si te evitojme pasojat e djegies nga dielli

    Si te evitojme pasojat e djegies nga dielli



    Ndodh jo rralle te digjemi nga zjarri, por edhe nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithate, kjo nuk duhet te na shqetesoje, pasi pervec medikamenteve te prodhuara, mund te perdorim ne keto raste edhe recetat me bime mjekesore. Keshtu, mund te permendim lengun qe merret nga levoret dhe gjethet e shtogut, te cilat vendosen ne nje ene te paster me vaj ulliri dhe dylle natyror. Keto zihen ne zjarr. Kullohen dhe perzihen mire. Plaget lyhen ne shtresa te holla. Nje tjeter menyre eshte edhe perdorimi i luleve te blirit ku nga 3 deri ne 10 gram lule vendosen ne 1 liter uje te valuar, mbyllen mire per 3 ore, kullohen dhe me lengun e ftohur lyhet vendi i djegur. Per t'i penguar enjtjet pas djegies, lekura e djegur mund te lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund te vendoset edhe mjalte. Mjalti e pengon te mbledhurit me dhimbje te lekures, dhe ndihmon ne sherimin dhe rigjenerimin e lekures. Keshillohet te perdoret mjalte sa me i erret. Nese djegia nga dielli eshte e grades se larte, mund te perzihen 200 gr kos dhe nje e bardhe e vezes, si dhe 100 gr patate te fresketa e te shtypura. Me to lyhet lekura e djegur. Mbeshtillet dhe mbahet derisa te pastrohet lekura.

    Djersitja

    Kunder djersitjes pihet shurupi i pergatitur nga hudhra, ne mbremje dhe para gjumit 2-3 luge gjelle ne dite.

    Djersitja naten

    Pengohet me sukses, nese lekura e trupit ferkohet me uthull molle.

    Djersitja e kembeve

    Levorja e boceve te bungut (Quercus petrea) shtypet dhe behet pluhur. Me pluhur te tille cdo tri dite ferkohen corapet dhe kepucet. Po ashtu, mund te merren edhe disa patate qe me pas shtypen dhe thahen. Nga kjo behen pece, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe me to mbeshtillen kembet. Pecet nderrohen cdo 24 ore.

    Djegiet ne koke

    Se pari qethen floket, pastaj lahet koka me ujin, ku eshte zier drithi. Nderkohe, merren gjethet e urthit (Hedera helix), nje luge vere, nje luge yndyre dhe kripe. Perzihen vera, kripa dhe yndyra dhe lihen te qendrojne per 4 ore. Pastaj gjethet e urthit vendosen ne vendin e djegur me masen e pergatitur dhe aty qendrojne 24 ore. Kjo perseritet per cdo dite, dhe cdo dite koka lahet me ujin e drithit, ndersa shperlahet me vere.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Si te evitojme pasojat e djegies nga dielli

    Shume te vlefshme per kete stine vere te nxeht

    flm

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e xhushi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Postime
    47
    Reputacioni
    0

    Re: Si te evitojme pasojat e djegies nga dielli

    Kuklla shume faleminderit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Frikėsimi i fėmijėve dhe pasojat
    Nga ardona nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 02:05 AM
  2. Dielli
    Nga kuklla nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 02:48 PM
  3. Ē`duhet tė bėjmė pas djegies nga dielli
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 02:23 PM
  4. Divorci dhe pasojat e tij
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 03:13 PM
  5. Poloniumi dhe pasojat
    Nga Lirenti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 06:16 AM