Receta Gatimi

Tregime nga Gjergji Zoja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Tregime nga Gjergji Zoja

    Tregime nga Gjergji Zoja

    Bicikleta


    Ndermarja jone shtrihesh prane fushes se druve ,e rrethuar nga nje mur I larte me peme mimozash reze tij .Kapanonet e makinave ishin perballe sapo hyje ,ndersa oficinat ishin ndertuar anash duke formuar nje patkua te madh.Ne pergjithesi dhe njerezit qe punonin tek ne ishin superticisioze,keshtu patkoj kishte te varur ne repartin e mekanikeve e te marangozeve ,ndersa ne repartin e elektroauteve kishin bere nje patkua me llampa makinash ,ata e quanin shpikje kete reklame te kepuces se kalit .Thuhej qe dhe drejtori mbante nje te tille ne sirtar ,por te nje kafshe me te vogel si puna gomarit .
    Puna aty vashdonte normalisht ,ne mereshim me rregullimin e makinave qe shperndanin dru zjarri per qytetin dhe gabimisht na quanin tekniket e komunales panvarsisht se riparonim Zuqe dhe Ifa teje te amortizuara.
    Nje dite Sandri ,saldatori I ndermarjes na la me goje hapur .Te gjithe ishin grumbulluar prane nje biciklete fringo te re qe ai e kishte vene para repartit.Ishte nje Bianki me goma te verdha Pireli,gri metalixat qe shkelqente nga rrezet e diellit.te mengjesit.Shume nga ne e preknin dhe e lemonin me dore,.provonin kapertonat ne ishin fryre apo jo,e ngritnin lart rroten e pare dhe vinin ne pune dinamon e vogel per te pare ne ndriconte feneri ,nga kjo magjepseje na nxori drejtori, I cili filloi te tundete me sa fuqi qe kish nje gezhoje artilerije qe kishte ngelur qe nga koha e zboreve.U larguam, por mendjen e kishim aty ,here pas here afroheshim prane dritares dhe e shikonim ate si nje loder qe na I bente me sy.
    Keshtu bicikleta u be mjeti qe ne zgjidhte punet jashte ndermarjes.Sandri ishte shpirt njeriu ,mere thoshte ,por ki kujdes ne rruge .E mernim te gjithe ,kush per te blere ndonje gje ,kush per qef ,ne beqaret e mernim dhe mbasdite per te shitur pak mend .Nganjehere e merte dhe drejtori ,ai thoshte qe shkonte ne bashki ,por shoferet na treguan se e kishin pare te ecte me shpejtesi ne bulevard duke bere gare me nje moshatar te tij .Nje jevg qe punonte ke kovacana beri nje patkua te vogel ,e nikeloi dhe ja vari tek feneri,pastruesja e repartit kishte nje pece te vecante qe e perdorte vetem per bicikleten tone.
    Kaluan muaj dhe nje dite na erdhi mandata ,Seles, tornitorit ja kishin vjedhur bicikleten ndersa kishte hyre te shikonte te shoqen ne martenitet.Shumkush thane qe ai ishte me hutaqi I ndermarjes dhe Sandri kishte bere gabim qe ja kishte dhene ,por te tjere e justifikonin me lindjen e binjakeve te tij mbas dy vajzave.
    Sela, rinte dhe degjonte lumin e fjaleve dhe me ne fund shpertheu
    -Deri ne Koqemet Qendror do te shkoj ,o e gjej hajdutin o ska
    -S ka koqemet tani, Sele te rojne binjaket, I foli duke qeshur me te madhe Sandri
    Mbas disa ditesh hajdutin e kishin kapur me te vertet ,ne rajon shkuam pese gjashte veta
    Sandri ishte bere dylle I verdhe dhe hyri I fundit .Nje polic mbante nga krahu nje zdap te gjate qe rrinte me koke ulur.
    -Ky thote se eshte bicikleta e tij ,po ju ku e njifni ate ?pyeti polici I habitur duke na pare te gjitheve.
    -Ajo eshte e Sandrit ,eshte e jona ,folem ne me nje ze
    -Do te tregoj dhe sa pulla ka komerdarja e saj ?u hodh Sela duke ju afruar
    -Kadal kadal ca u be ketu ,jo po te shikojme numerin e shasise ,foli polici gjoja I nxehur.
    Bim jevgu ,ngriti doren sikur te ishte ne klase dhe tha’’
    -Me leje shefo ,ke feneri une kam varur nje patku qe e kam bo vete,shife po deshe
    -Ec mer pufte na mbushe mendjen ,ti patkoj ke bere gjithe jeten tende
    -Ku te qaj kalamojt po deshe te jap dhe permasat
    -Ore e kujt eshte bicikleta nga ju ketu ?foli tashme I nxehur me te vertete polici
    -E Sandrit folem ne me nje ze dhe treguam ate me dore
    -He mo fole ti ,e jotja eshte bicikleta?foli polici duke na hapur ne
    Per cudine tone te madhe neve na hiku truri me pergjigjen e Sandrit
    -Jo tha ai ,kjo biciklete nuk eshte e imja , ai ka treguar te verteten dhe tregoi me gisht nga hajduti
    -C thua keshtu ,eshte e jotja ,eshte e jona , folen ne te gjithe ,por Sandri nderkohe kishte dale jashte rajonit dhe po ecte ne drejtim te stacionit te autobuzit.


    (Fund)

    © 2008 Gjergji Zoja

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Tregime nga Gjergji Zoja

    Hamalli


    Ngritja dhe ulja e nje grile metalike ishte per te ora e zgjimit dhe e gjumit te tij.Shtepine e kishte ngjitur me nje furre buke ,ishte matur disa here te ankohesh ke furxhiu per ate zhurme ne fillim e mbarim te dites ,por e dinte qe ne mengjes nuk do ti dilte gjumi, ,keshtu qe kalonte duke pershendetur me dore furxhiun, nje tip qe e shikonte gjithe inat sikur ai do ti hante tere buket e furres se tij.Aty, ne breg te lanes ura ishte puna e tij.Hypte mbi parmak duke varur kembet poshte dhe shikonte rrjedhen e paket te ujit te qelbur.Me vone vinin te tjeret ,duke pershendetur sipas dialekteve ,mjes ,mirmengjes ,gjesi,si u gedhite bile ndonje shakaxhi pershendeste dhe me ndonje shprehje te degjuar neper filma si’’ bon xhorne,kalimero’’ dhe rralle ndonje’’ morning’’ burra.
    Domosdo puna nuk kishte orar,ata grumbulloheshin si miza kur vinte ndonje makine e ‘’mire’’ qe kerkonte hamej.
    -Me mer mu ,me mer mu bertisnin e shtyeshin ,ngrinin krahet dhe I binin gjoksit ,te tjere benin lloj lloj shenjash duke shkelur syrin a po duke e mare me fjale te mira
    -Bos , je I madh ,mir se t pru zoti ,te rrofshin femijet,ver doren ne zemer,Nje lume fjalesh te nje deshire per te punuar e cila binte menjhere porsa ‘’bosi’’kishte caktuar me gisht, ti ,ti dhe ti .Ata qe ngeleshin,ndiqnin nga pas makinen me shprese se ndoshta atij I kthehej mendja dhe merte ndonje me teper ,por me se shumti pluhuri I rruges qe makina linte pas ishte ishte pergjigja mohuese dhe per nje pjese te tyre shkatrimtare.
    Ne fillim merziteshin ,por pastaj ktheheshin tek lojrat e tyre te vizatuara ne bordurat e ures ,ne pergjithesi te gjithe luanin nenc ose dam,ishte nje loje e thjeshte si nje ballo vallzimi dy para e nje mbrapa me kercimtare guricka dhe tulla qe ndiqnin e eleminonin njeri tjetrin….
    Ekzistonte dhe nje kuti e vjeter shahu qe qarkullonte dore mbas dore ku nje pjese e figurave kishin humbur dhe ushtaret ishin zevendesuar me gezhoja plumbash ndersa mbreterit me gezhoja ciftesh qe ishin yndyrosur nga perdorimi
    Ate, bashke me nje shok tjeter I mori nje firme mobilimi ,do shkarkonin dhe do te ngjitnin disa mobilje ne katin e nente te nje pallati te sapo perfunduar.Atje po I priste I zoti I shtepise, nje burre pa floke, me nje fytyre rumbullake qe si duket as brisk nuk kishte pare ndonje here.I pershendeti hamejte duke u zgjatur majat e gishtave te dores qe dhe me aq pak kontakt dukeshin sikur kishin dale nga nje xhep I mbushur me djerse.Ai I ftoi te ngjiteshin lart duke ja u bere shenje ta ndiqnin pas .
    -Ketej zoteri ,degjuan hamejte zerin si prej femre te burrit , I cili ishte future tashme ne gabinen e ashensorit.Ata hyne bashke dhe ndjene nje shkeputje te lehte dhe kercitjen e kavoveve qe po I terhiqte lart.Nje arome mbytese parfumi gati sa nuk ju nxori zorret jashte dhe nje djerse e lehte I lagu sqetullat dhe ballin megjithese nuk bente vape.
    U futen ne nje apartement cuditerisht te mobiluar dhe po shikonin te habitur se ku mund ti futnin mobiljet qe ishin poshte te ngarkuara ne kamion ,aty nuk kishte vend as per nje komodine krevati.-
    -Kjo eshte puna, degjuan burzefemren ti fliste ,do te ulen poshte te gjitha keto qe shikoni ketu dhe do te hypni lart ato qe ishin poshte
    E shoqja me sa kuptuan ,nje femer qe nuk ja pane fytyren asnjehere bertiste dhe tregonte me gisht nga dera
    -Te tera ,te tera I dua jashte, mos te shikoj asgje ketu,dhe ishalla me gervishni ndonje gje nga te rejat
    Ata nuk folen ,filluan te sbresin nje e nga nje mobiljet duke u munduar te mos benin as demin me te vogel.Nje moment po rinin te dyzuar ,nje akuarium I bukur me peshq I beri te ndalojne punen .Gruaja si duket mezi kish pritur kete rast dhe uleriti me teper
    -Ate dua te ma thyeni e te ma beni cope e cike moret vesh apo jo?
    -Po peshqit zonje ?pyeti ortaku ,ata jane shume te bukur ,gjynah ti hedhesh
    -Fergojini po te doni ,nuk dua ti shoh me sy dhe kafazin me gjithe kanarinen ma shdukni ,boll me manira pleqesh ,uluriu ajo nga aneksi ku po tundete nje filxhan kafeje.si prifti temjanicen
    Ata u pane sy me sy dhe nxituan te mernin akuariumin dhe ta zbrisnin poshte,tek dera I zoti I shtepise I peshperiti
    -Jane te babait tim ,mobiliet qe ju po I zbritni I kam te shitura ndersa akuariumin dhe kanarinen doja ti mbaja ,por e kuptoni nuk me jepet, do te me ngordhin urie ,me vjen keq, u mundua ai te justifikohesh.
    Kur ata zbriten poshte ,ortaku I beri nje pyetje
    Si thua ,po te mbante akuarimin dhe kafazin do te ngelnin peshqit dhe kanarina pa ngrene ?
    -Jo do te kish ngelur ai,u pergjigj duke lexuar nje afishe vdekje varur ne nje shtylle ,ku lajmerohesh vdekja e nje burri te vjeter.



    (Fund)

    © 2008 Gjergji Zoja

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tregime nga shkrimtarė tė rinj
    Nga Mona nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 08:46 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 09:01 PM
  3. Tregime !! Braktisja e femijeve
    Nga Enkelejda_24 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 06:20 AM
  4. Tregime hot
    Nga ermela nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2008, 10:45 PM