Tė mėsuar me fytyra tė zbehta modelesh tė huaja, qė reklamojnė lloj-lloj mallrash e firmash, nuk ka se si mos tė tė mbeten sytė kur nė kėtė rol sheh njė shqiptare. “Edhe unė vetė e kthej kokėn”, - thotė Rozana Radi. Jo pėr tė admiruar veten, por idenė qė edhe njė imazh shqiptar mund tė shesė. Prej pak kohėsh ajo ėshtė imazhi i njė prej markave mė tė njohura tė orėve, “Romanson”. Pėrfaqėsuesit e firmės nė Shqipėri, nuk preferuan tė sillnin njė imazh “tė gatshėm”, pėr tė reklamuar modelet mė tė reja, por ta gjenin nė Shqipėri njė imazh qė shet. Dhe zgjodhėn Rozanėn qė tanimė nuk i duhet tė “shesė” vetėm kėngėt e saj, por edhe njė markė. Nuk e kanė menduar keq.Shumė do tė donin t’i ngjanin bjondes bukuroshe e nėse ajo mban njė orė tė tillė… Ajo nuk ėshtė e para, por as nė listėn e tė shumtėve. Kemi parė bukuroshe, misse, apo prezantuese qė reklamojnė aktivitete e tyret, si sallone me fustane nusėrie, apo tė sfilojnė nė pasarela, por pėrfaqėsuesit e firmave tė mėdha botėrore janė tė paktė, pėr tė mos thėnė zero.
Nė radhėn e shqiptarėve pėrmendim violinistin Tedi Papavrami, i cili gjithashtu reklamon njė orė, Kledi Kadiu i cili 2-3 vite tė shkuara u bė imazhi i njė kompanie celulare. Klodiana Shala gjithashtu. Sė fundmi kemi parė gjithandej figurėn e vajzės sė mirė, Olta Boka, qė prezanton njė gjimnaz nė Tiranė. Kemi parė edhe aktorėt Ema Andrea, Alfred Bualioti, Reshat Arbana e Mehdi Malkaj, teksa prezantojnė nė spote tė ndryshme televizive kompani sigurimesh, pensionesh apo edhe produkte ushqimore. Duket se drejtuesve tė kompanive, qė nga ato mė tė voglat, tek mė tė mėdhatė, po e kuptojnė se njė figurė publike “vendase” mund tė tėrheqė mė shumė vėmendje, madje mund tė jetė edhe mė e suksesshme, se sa njė ikonė e bukur nga kush e di ē’pasarelė e botės.

Dhe tani, nėn njė emėr tė madh, shfaqet Rozana Radi. Ajo thotė se kishte kohė qė pėrfaqėsuesit e kėsaj firme nė Tiranė i kėrkonin tė reklamonte bizhutė, qė ata tregtonin dhe mė nė fund ajo pranoi pėr orėn. “Mė pėlqeu fakti qė bėhej fjalė pėr njė firmė prestigjoze”, - thotė Rozana, e kėnaqur, qė zgjodhėn pikėrisht atė si imazh. Si njė kėngėtare superaktive qė verėn e ndan nė koncerte e udhėtime, ėshtė mėsuar ta shohė veten nėpėr postera e lajmėrime. “Posterin tim e sheh kudo nė Shqipėri dhe s’mė bėn pėrshtypje, por tė shohėsh njė orė tė mrekullueshme, nė dorėn time, nė njė poster tė madh, mė bėn dhe mua tė kthej kokėn”. Edhe nė posterin nė fjalė, Rozana mbetet brenda natyrės sė saj. Rebele dhe joshėse. I ėshtė dashur t’i ekspozohet aparatit tė fotografit Feliks Bilani nė qindra shkrepje, deri nė zgjedhjen e fotografisė mė tė mirė. “Mė pėlqen sepse ėshtė e thjeshtė”, - thotė kėngėtarja, tė cilėn nėpėr posterat e koncerteve tė fundjavės e kemi parė edhe mė provokuese se kaq. Duket qė pėrfaqėsuesit e firmės kanė dashur njė imazh disi mė “tė pėrkorė”.

Tek e sheh veten tė pėrfshirė nė njė ritėm frenetik, koncerte, studio, videoklipe, angazhime nė kinematografi, Rozana Radi ndihet si njė “supergrua”. Pushon pak, shfrytėzon tė nesėrmen e njė koncerti pėr t’u ēlodhur, “nėse e nesėrmja ėshtė e hėnė”. Ndosha ky ishte edhe imazhi i kėrkuar. Njė njeri qė “nuk fle”, si ora. “Mbrėmė po e mendoja dhe po thoshja me vete: “Rozi do ndalesh diku ti? Joooo, s’ma merr mendja qė do tė ndalem. Mė ēmend fakti qė nuk mund tė kem njė ditė normale si gjithė tė tjerėt, po ē’tė bėj? Kjo ėshtė jeta ime dhe e dashuroj si tė tillė. Po tė ishte ndryshe, s’di si do bėja”, - thotė Radi, teksa tregon se vjeshta e pret me tė tjera projekte. Njė kontratė 5-vjeēare me shtėpinė diskografike “Eurostar”, njė kėngė e re nė bashkėpunim me kompozitorin Adrian Hila, njė videoklip, prezantimi i filmit me metrazh tė shkurtėr “Mira” e nga fundviti njė duet surprizė, ku ajo premton tė jetė mė e “qetė”. Tashmė ndihet mjaft e vlerėsuar nė pozicionin e ri tė “modeles”. “Ndihem e vlerėsuar qė nga momenti qė mė zgjodhėn mua. Sa i pėrket pagesės dhe ajo ėshtė mjaft e mirė”. Sigurisht nuk pranon t’i tregojė xhepat. “Paratė dhe dashuria nuk tregohen”, - thotė ajo duke qeshur, ndėrsa nxiton pėr nė njė tjetėr aktivitet, ku ėshtė e ftuar.