Ne ishullin grek Santorini, nje burre ja ka prere koken partneres se tij.
Autori qe ka nje te kaluar me crregullime psiqike, shetiste neper rruge me koken e prere mes permes fshatit Vourvoulos.

Xhelozia

Kryetari i komunes Angelos Roussos, tha se krimi u krye per aresye xhelozie. Sipas tij, autori ecte neper rruget e fshatit me koken e prere dhe ua tregonte ate kalimtareve.

Policia e ndoqi ate dhe qelloi disa here ne drejtim te tij, derisa e plagosi. Ndersa nje agjent po e mberthente ate ne pranga, ai befas nxori nje thike dhe e plagosi agjentin.

Gjate aksionit policor u plagosen dhe dy gra qe ishin ne nje motorciklete dhe nje tjeter u plagos nga plumbat e policise qe qellonin ne drejtim te tij.

Autori i krimit, rreth 40 vjec, vjen nga veriu i Greqise dhe punonte ne ishullin e Santorinit, ne nje restorant.
Ndersa viktima ishte nje mesuese e nje shkolle te fshatit.