Rritja ekonomike, Shqiperia ne balle te rajonit

E Diele, 10 Gusht 2008

Shqiperia dhe Mali i zi do te kene rritjen me te madhe ekonomike ne Rajonin e Ballkanit sipas parashikimeve me te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar. institucioni financiar nderkombetar ka korrektuar parashikimet per disa nga vendet e rajonit, por Shqiperia serish ne 2008 pritet te jape ritme rritje ne nivelin 6 per qind, nderkohe qe Fondi parashikon qe ne 2009 Shqiperi do te kete nje rritje te ekonomise me shume se, 6 per qind. Megjithate, ekspertet e Fondit parashikojne se, rritja ka gjasa te zbutet ne me te shumten e rajonit kete vit per shkak te nje ngadalesimi ne rritje ne eurozone, tregu i madh per te sapohyret ne BE dhe per shkak se, prodhimi po leviz me prane ndaj potencialit. Ne pergjithesi ritmet e rritjes ekonomike rajonale jane me te larta kete vit se nje vit me pare. Anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe hapja ekonomive rajonale ne kuader te globalizimit i ka vene vendet ballkanike para nje konkurrence te forte, nderkohe qe shanset per perfituar jane rritur. Cmimet e larta te naftes dhe te disa produkteve kryesisht ushqimore kane pasur ndikime negative ne pothuajse te gjitha vendet e rajonit. Por nga ana tjeter ekspertet vendas vleresojne se, ekonomia shqiptare ka mundesi dhe hapesira per rritje me shume se, ritmet aktuale 6 per qind, por kriza e renduar energjetike qe ka shoqeruar me mosharmonizim reformash ne disa sektore kane frenuar mundesite reale te mireqenies se pergjithshme. Por, nga ana tjeter zhvillimet ne sektorin e turizmit dhe sherbimeve ne teresi, bashke me nje tendence pozitive te rritjes eksporteve, pritet t'i japin nje shtyse pozitive ritmeve te rritjes. Nga ana tjeter sipas raportit te Bankes Boterore ne raportin e perspektives se rritjes globale te ekonomise per vitin 2008, Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike 6% kete vit dhe 6.2% gjate vitit 2009. Banka Boterore parashikon nje ngadalesim te rritjes se GDP-se ne ekonomite evropiane, duke theksuar se vetem Shqiperia, Hungaria dhe Turqia bejne perjashtim, ekonomite e te cilave ndryshe nga ato te vendeve te tjera do te vazhdojne te rriten edhe pergjate 2008. Ne vendin tone rritja ekonomike do te vazhdoje te mbeshtetet ne kerkesen e shumte te brendshme, e cila do te vazhdoje te nxitet nga kreditimi, por edhe nga nje rritje e investimeve publike. Ekonomia boterore do te kete nje rritje me te ulet gjate 2008 per shkak te paqendrueshmerise financiare te shkaktuar ne Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, cmimi i larte i energjise dhe ndryshueshmeria e kursit. Mirepo pavaresisht rritjes me te larte se Rajoni, Shqiperia mbetet vendi me nivelin me ulet te Prodhimit te Brendshem per fryme, sepse trasheguam nje baze te ulet se fqinjet, nga periudha komuniste.



FMN parashikon rritjen ekonomike ne rajon

Vendet 2008

Shqiperia 6.0 %

Maqedonia 5.0%

Serbia 4.0%

Mali i Zi 7.2%

Kroacia 4.2%

Sllovenia 4.15

Rumania 5.4%

Bullgaria 5.5%

Bosnja ` 5.5%