Receta Gatimi

Turizmi, kryeson ne rritjen ekonomike te vendit edhe me 2008


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Turizmi, kryeson ne rritjen ekonomike te vendit edhe me 2008

    Turizmi, kryeson ne rritjen ekonomike te vendit edhe me 2008

    E Diele, 10 Gusht 2008

    EFEKTET

    Efektet sezonale te turizmit kane forcuar ndjeshem kembimin e monedhes vendase ne tregun e kembimit. Valuta e perbashket e BE, euro ka kushtuar dje ne tregun e lire 121,5 nga 122,4 qe ka qene ne qershor.

    Rritja

    Sektori i turizmit edhe gjate periudhes janar -qershor 2008 ka njohur nje rritje mbi ritmet 20 per qind ka njoftuar ministri i Turizmit, Ylli Pango, gjate prezantimit te bilancit turistik te gjashtemujorit.

    Rritjen me te larte edhe per vitin 2008 parashikohet ta kete sektori i turizmit mbi ritmet 20 per qind duke lene pas keshtu te gjithe sektoret e tjere perfshire edhe ndertimin. Keshtu gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Per here te pare gjate vitit 2007 turizmi turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan rreth 1 miliarde euro, kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Mirepo zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje. Kete vit numri i vizitoreve deri ne fund te qershorit eshte rritur me 30 per qind dhe Maqedonasit kane zene vendin r pare. Organizata Boterore e Turizmit i sugjeron Shqiperise te ndjeke nje model ndryshe te zhvillimit te turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qe cilesohen jo fort te suksesshme ne vijimesine e industrise turistike. Keshilla vlen ne kuader te sipermarrjes se fundit per zhvillimin e turizmit ne zonen e jugut e prezantuar pak dite me pare, e cila pritet te jete e para qe do te marre edhe konsensusin e komunitetit. Por pa u zgjidhur ceshtja e pronesise ne zonat turistike ka shume pak shanse per tu ofruar investitore serioze e per rrjedhoje per te ofruar ne nje te ardhme sherbime konkurruese me vendet e tjera te rajonit. "Kakomeja" eshte tashme nje precedent per apel te te gjitha grupeve te interesit qe te gjejne zgjidhje emergjente per zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

    Anketimi

    Sipas nje anketimi te PNUD Zhvillimi i turizmit ne vendin tone eshte ende ne stadin fillestar dhe per me teper se, 50 per qind e vizitoreve kane qellime pune apo biznesi. Vetem 14 % qind e tyre e vizitojne vendin tone per qejf.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Re: Turizmi, kryeson ne rritjen ekonomike te vendit edhe me 2008

    Natyrisht qe po ..

    Shumica e Kosovarve vendosin ti kalojnė pushimet ne Shqiperii..

    madje edhe une,,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Windows 7 ngadalėson rritjen e Mac
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2010, 08:54 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2009, 08:26 PM
  3. Madonna kryeson top-listat evropiane tė albumeve
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 05:52 PM
  4. Ēfare ndodhi te Hoteleri-Turizmi
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-08-2007, 09:08 PM