Pėr 100-vjetorin e Eqrem Ēabejit, kumtesat qė sollėn vlerat e gjeniut tė gjuhės shqipe
Shkruar nga Elberta Spaho

ImageViti 2008 cilėsohet si "Viti Ēabej". Pėr ta konfirmuar kėtė, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė akademikut Eqrem Ēabej, organizoi dje njė konferencė shkencore-gjuhėsore. Kolegė dhe studiues tė gjuhės shqipe u mblodhėn pėr tė kujtuar dhe njėherė veprat dhe vlerat e kėtij njeriu tė madh pėr kombin shqiptar.

Eqrem Ēabej do tė kujtohet nga tė gjithė si albanologu ynė mė i madh kombėtar, jo vetėm si hartues i gjurmėve tė traditės kombėtare shqiptare, por edhe hartues autentik i kėtyre gjurmėve. Ai ka dhėnė kaq shumė kontribute pėr gjuhėn shqipe, pėr pasurimin e saj dhe kombin shqiptar, sa tė gjithė ne mund t'i referohemi pėr ta zhvilluar atė mė tej. Vepra e Ēabejit padyshim qė ka lėnė gjurmėt e veta nė historinė e kombit shqiptar, madje roli i tij diskutohet jo vetėm pėr kohėn kur ishte nė jetė, por edhe pėr atė qė la pas me veprėn e tij. Studiuesja Ledi Shamku nė kumtesėn e saj tha se gjatė kohės qė Ēabej ishte gjallė, mund tė themi padyshim qė ishte lidhja jonė e vetme me Perėndimin. Pėr sa kohė qė Eqrem Ēabej ka qenė gjallė ėshtė cituar nė kumtesa, nė vepra tė rėndėsishme dhe nė atlase tė ndryshme, ndėrsa sot ai njihet nga tė gjithė si albanologu mė i madh shqiptar.
Fjalėn hyrėse nė kėtė konferencė shkencore e paraqiti Aljula Jubani (Pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėsisė), e cila pėrshėndeti tė gjithė pjesėmarrėsit dhe gjuhėtarėt qė prezantuan punimet e tyre pėr gjuhėtarin e madh, Eqrem Ēabej. Kjo figurė poliglote nė jetėn tonė kulturore, arsimore dhe shkencore shfaqet pėrtej njė gjuhėtari tė madh, pasi nė veprėn e tij rizbulohej vetėdija jonė kombėtare e ndėrtuar nė tri paradigma: Gjuha, nacioni, kultura dhe madje njė mit mbi tė cilin rindėrtohej krenaria kombėtare e tė qenit popull i lashtė dhe popull modern njėkohėsisht.
Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė konferencė shkencore pėrkujtimore kushtuar mjeshtrit tė madh tė shqipes, Eqrem Ēabej. Ardian Marashi, drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, nė pėrshėndetjen e tij pėr kėtė figurė tė ndritur tė shqipes u shpreh se, "ndėrdisipliniteti ėshtė mėnyra mė e veēantė se si ai i qaset gjuhės shqipe. Kjo shtron ēėshtje tė tilla se si ta pėrvetėsojmė punėn ndėrdisiplinore pėr tė pasur frymėn e Ēabejit dhe hapjen e perspektivės nė Qendrėn Albanologjike pėr angazhimin e punimeve tė pėrbashkėta tė disiplinave tė ndryshme". Shezai Rrokaj nė kumtesėn e lexuar para tė pranishmėve, "Parime metodologjike shkencore tė zbatuara nė veprėn e Eqrem Ēabejit", ndėr tė tjera theksoi se, "Ēabej ėshtė njė monument kulture nė panteonin e saj, qė gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e tjera dhe nė fushėn e indoevropianistikės".
Ajo ēka u theksua thuajse nė tė gjitha kumtesat, ishte fakti se Ēabej ka hedhur hapat e para dhe tė forta nė shumė disiplina studimore tė shqipes dhe i vlen tė theksohet puna ndėrdisiplinore. Kjo shėrben si bazė pėr studime tė mėtejshme etimologjike nė fushėn e gjuhės shqipe. "Ēabej ėshtė i pari i cili ka bėrė njė punė kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Botimin shkencor tė "Mesharit" ai e shoqėroi me studimin e gjuhės sė Buzukut. Ēabej ka qenė dhe mbetet njė figurė poliglote e gjuhės dhe kulturės shqiptare, prandaj pėrgėzoj tė gjithė nismėtarėt e kėtij organizimi", u shpreh Prof.Shaban Demiraj nė kumtesėn e tij, "Roli i Ēabejit nė zhvillimin e albanologjisė". Eqrem Ēabej dhe kultura shqiptare kanė mbetur njė ēift i pandarė.
Kontributi i Ēabejit nė dimensionin kulturor ėshtė shumė i rėndėsishėm, njihet si eksperti nė fushėn e gjuhėsisė, etimologjisė, letėrsisė, etj. Ēabej ishte jo vetėm hartues i gjurmėve tė traditės kombėtare shqiptare, por edhe hartues autentik i kėtyre gjurmėve. Kumtesa nė kėtė sesion shkencor lexuan edhe Ethem Likaj, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Rami Memushaj, Gjovalin Shkurtaj, Ledi Shamku e gjuhėtarė tė tjerė.

Pasaporta

• Eqrem Ēabej lindi mė 6 gusht tė vitit 1908 nė Gjirokastėr dhe ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė shkencės, arsimit dhe kulturės shqiptare.
• Eqrem Ēabej shkollimin fillor e kreu nė vitin 1921, nė Gjirokastėr.
• Studimet e larta i ka mbaruar pėr Filologji nė Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenė tė Austrisė (1930), dhe u specializua nė Gjuhėsinė Krahasuese Indoevropiane.
• Veprimtarinė shkencore e shtjelloi nė gjuhėsi, por edhe jashtė saj, nė folklor, etnografi dhe histori tė letėrsisė.
• Vend zėnė studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikės, si edhe kodifikimi i gjuhės letrare.
• Ka dhėnė njė ndihmė tė ēmuar me njė varg sqarimesh etimologjike gjatė hartimit tė Fjalorit tė Gjuhės Shqipe, tė botuar nė Tiranė mė 1980.
• Ėshtė dekoruar nga Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, mė 10 maj 2003 me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Tituj tė veprave kryesore janė:
Ö "Hyrje nė Indoevropianistikė"
Ö "Studime etimologjike nė fushėn e shqipes"
Ö "Hyrja nė historinė e gjuhės shqipe"
Ö "Fonetika historike e shqipes"
Ö "Shqipja nė Kapėrcyell"
Ö "Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes"
Ö Fjalor i Gjuhės Shqipe, (Bashkautorėsi)

Mirėnjohjet:
• Ka marrė Urdhrin "Nderi i Kombit"
Shqipėri 2003.
• Medaljen e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė
• Ēabej dėgjoi ligjėrata dhe mori leksione nga albanologė tė shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i pėrmendur, Karl Patsch (1865-1945), etj.
• Ēabej ėshtė etnolog, historian, gjeograf, etimolog, ėshtė hartues tekstesh pėr shkollat, ėshtė mėsues, planifikues gjuhėsor.
• Studimet, artikujt shkencorė dhe kumtesat e tij janė botuar nė mjaft vende tė Evropės: Austri, Francė, Greqi, Gjermani, Itali, Rumani, Poloni, ish-Jugosllavi, Turqi etj.
• Ėshtė i pari dijetar shqiptar qė trajtoi nė nivelin e shkencės bashkėkohore probleme tė rėndėsishme tė albanologjisė, tė cilat mė parė kishin qenė fushė pune vetėm e albanologėve tė huaj. Mendimi i tij edhe sot ėshtė autoriteti shkencor mė i lartė nė albanologji.
• 25 vjet mė parė, mė 13 gusht 1980, Eqrem Ēabej u nda nga jeta nė njė spital tė Romės.

Shaban Demiraj
Nė kumtesėn e tij, "Roli i Ēabejit nė zhvillimin e albanologjisė", Prof.Shaban Demiraj u shpreh se, "Ēabej ėshtė i pari i cili ka bėrė njė punė kolosale me "Mesharin" e Gjon Buzukut. Ēabej ka qenė dhe mbetet njė figurė poliglote e gjuhės dhe kulturės shqiptare, prandaj pėrgėzoj tė gjithė nismėtarėt e kėtij organizimi".

Shezai Rrokaj
Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė drejtoi seancėn e paradites nė konferencėn shkencore kushtuar Eqrem Ēabejit. Nė kumtesėn e tij, "Parime metodologjike shkencore tė zbatuara nė veprėn e Eqrem Ēabejit", ndėr tė tjera theksoi se, "Ēabej ėshtė njė monument kulture nė panteonin e saj, qė gjithkush do ia kishte zili. Ai studioi marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e tjera dhe nė fushėn e indoevropianistikės".

Kolec Topalli
Gjuhėtari Kolec Topalli nė kumtesėn "Pėr gjenezėn e nyjave tė prapme tė gjinisė mashkullore" qė lexoi para tė pranishmėve risolli kontributin qė ka dhėnė Eqrem Ēabej nė historinė e gjuhės shqipe, duke theksuar hapat e kėtij gjuhėtari nė disiplina tė ndryshme tė gjuhės shqipe.

Dhori Kule
Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė konferencė shkencore pėrkujtimore kushtuar mjeshtrit tė madh tė shqipes, Eqrem Ēabej.

Ledi Shamku
Studiuesja Ledi Shamku nė kumtesėn e saj, "Ēabej dhe shqipja nė familjen e gjuhėve", tha se gjatė kohės qė Ēabej ishte gjallė, mund tė themi padyshim qė ishte lidhja jonė e vetme me Perėndimin. Eqrem Ēabej ėshtė cituar nė kumtesa, nė vepra tė rėndėsishme dhe nė atlase tė ndryshme, dhe sot ai njihet nga tė gjithė si albanologu mė i madh shqiptar.