Receta Gatimi

ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    DASHURI E VRARE

    Kur une te mos jem me
    ne hapesirat e kohes pa ngjyre,
    perhumbur ne perflakjen qiellore,
    do te le si trashegim
    poezite e mia
    shkruar me lotet e shpirtit.

    Mendome nje cast me mall
    dhe falme
    qe dhimbja mund te te kete
    pushtuar dhe...
    te lutem ruaje imazhin tim
    ne qenien tende te kristalte.
    Me thiken imagjinare
    te urrejtjes
    preva dashurine tende.
    ME FAL.

    Kur qenia ime
    ajsberg i perhimte
    te jete shkrire
    ne dashurine tende
    si permendore dielli ne horizont
    mendome nje cast.

    Kur syte e tu
    te mos me shohin me
    nga mallengjimi rrethuar,
    ktheji lotet ne katarakt
    per te rene ne detin-lume
    te shpirtit tim dhe une
    do te kthehem ne enderr
    dhe endrra te embla do te ndjell
    ne qenien tende-shpirt te trazuar.

    Thirrme ti, kujtuar me mall
    qe une te zgjohem
    nga gjumi i tejdukshem
    per te puthur buzet e tua
    marramandese.

    Ne liqenin e fshehur ne mjegull
    degjohet kengeza e mjelmave
    te hutuara nga syte e tu te kristalte.
    Instiktivisht shohin qarte
    fytyren tende,
    ku reflekton
    bueqeshja e dashurise
    se therrmuar ne mijera therrime
    per te ushqyer
    shpirterat e vrare
    nga brenga e lendime,
    o kengeza ime!

    Fjalet heshtin, endrrat rreshtin
    duke u kthyer
    ne germadhe te hirte
    nga zjarr i trazuar i harreses.
    ne hi kthyer e derdhur
    ne taketuken vullkanore
    per te mos ndotur liqenin.

    Ftohtesia e loteve te renduar
    ndali akullin e shpirtit tend
    per nje cast.
    Thelle ne shpirtin tim te bardhe
    fle embel
    endrra e dashurise se pajetuar
    qe per faj te botes
    nuk munde ta njohesh kurre ti.

    Mbi mua, fantazma puthjesh
    derdhen lote te gjakosura
    nga gjurmet e kohes.
    Endrrat e venitura jane varrosur
    ne gjumin e tyre te heshtur
    qe rendon si varr...

    Fantazmat e pergjakura zvarriten
    nganjdhyeshem
    mbi dashurine
    qe padashur vrava une.

    Me tmerron ky fakt,
    me mundon kjo dashuri
    e vrare padashur,
    goditur me shigjeta tradhtie,
    ndaj mallit tim te pergjysmuar,
    me ndjekin nga pas si hije.

    Falme te lutem
    per netet pa gjume,
    per lotet e derdhura lume
    nga dashuria ime e vrare,
    per fjalet absurde
    te thena nga une,
    per pritjet plot ankth,
    per plaget e shpirtit tend
    falme per cdo cast.

    Liqeni degjon klithje,
    lenduar nga dhimbja ime,
    mbuluar me velin e loteve mistike.

    Rrethuar me kaltersine e trendafilte,
    me fton butesisht
    per te tretur larg
    mugetiren gjumashe
    te nates makabre.

    Syte e tu te kaltert,
    kalteruar nga liqeni kalterosh,
    me bene te ndjehem fajtore
    ne naten e fshehur nga dhimbja
    per dashurine e humbur.

    Endrrat e shpresat
    varros e vetmuar, e braktisur
    edhe nga mjelmat kureshtare,
    ... ndoshta ne keshtjelle mekatesh u kthye dashuria.
    E nesermja pa ty me cmend.
    Jam penduar.

    Te lutem
    merrme ne krahet e tu,
    per te rinisur puthjet
    e lena pergjysme
    dhe mjelmat dikur...
    deshmitare te ndarjes sone,
    do te kthehen
    per te na pergezuar.
    Nuk dua te te them lamtumire.

    Ne boten tende te larget
    merrme dhe mua,
    mos me ler te vuaj
    ne pikepyetjet e panumerta
    te dashurise se thyer,
    ne prangat e pathyeshme
    te trishtimit.
    Te lutem merrme prane.

    Tashme s’kam frike
    te te shoh ne sy,
    buzet e tua te t'i prek,
    prekme shpirtin
    me ngrohtesine tende.

    Do te te dua gjer ne vdekje
    me dashuri te arrire
    mes mijera perfytyrimesh.

    Shkruar me date: 07/07/2006

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    1.Ajsberg mendimesh

    Ne portalin e kristalte

    te zemres sime

    eshte shkruar me gjuhe

    te padeshifrueshme

    per te ngelur enigme

    ne galerine e kohes,

    gjithshka rreth meje,




    dashurine per jeten,

    lirine, te verteten.




    Dhe une,

    ajsberg-mendimesh

    i bej qendrese

    furtunave te kohes

    triumfalisht.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    2. Lendina e ndrojtur


    Udhet e jetes

    preken adhurueshem

    pranveren e ndrojtur

    nga shikimi i tyre

    zjarrmor.




    Me flaken e pashuar te shpirtit

    e ftuan ne takim

    ne lendinen e mrekulluar

    nga era e luleve te saj.




    Diku, ne horizont,

    Ylberi i mrekulluar

    nga bukuria e saj

    leshoi krahet e tij

    shumengjyresh

    duke e prekur

    ne pafajesine e saj

    te brishte.

    U ciftezuan.

    Ish larguar ndrojtja…

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    3. Marrezi e kendshme

    Dashuria si nje arie e jetes

    na fton gezueshem

    ne koncertin e saj.




    Notat ndjesore ne pentagram

    tingellojne ndjeshem

    ne sallen e spektatoreve

    kureshtare, por…

    vetem te dashuruarit njohin

    marrezine e kendshme,

    lumturine e tejskajshme.

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    4.Romanca e dashurise

    Para syve te mi

    nje flutur e bukur

    fluturoi fluturimthi

    duke me dritheruar zemren.




    Ne ditarin e kohes

    po shkruhet fshehur

    romanca e dashurise moderne.




    Me kish vjedhur padashur

    qetesine

    duke me befasuar

    me pafajesine e saj.

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    5.Treni i kohes

    Dielli,

    bashkeudhetar konseguent

    i trenit te kohes

    lind per te gjithe njesoj

    dhe shekujt

    te bindur deri ne amshim

    riperterihen heshturazi

    nen rrezet e tij.

  7. #7
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    MOS ME GJYKONI

    Ne vazhden e krijimtarise

    shkrova keto vargje

    per hir te dashurise per jeten,

    per hir te se vertetes,

    per hir te memedheut,

    te njerezise kudo ne bote.



    I dua njerezit virtuoze,

    ndaj thur vargje per ta

    dhe jeten paraqes

    me lakuriqesine e saj,

    me vorbullen e saj,

    mbeshtjelle ne membranen

    arkaike

    ngjitem ne kodrat e miresise

    duke kapercyer

    humnerat e ligesise

    te thelluara nga keqberesit

    strukur e ngujuar

    ne kavernancat e vetequajtura

    MODERNIZIM.



    Ngadhnjimtare ju shfaq

    misionin tim human

    duke pershkruar triumfalisht

    mjegullnajen e thashethemeve

    te "botes moderne"

    rigjej shtegun e dlirte

    te DRITES.



    - Ju lutem!

    - Mos me gjykoni!

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: ELANKO POEZI - Poezi nga Elda Kokoneshi

    Sot lindi nje foshnje.

    Sot lindi nje foshnje,
    klithmat rrenqethese te nenes
    cane ajrin rrufeshem
    me terbimin e nje bishe,
    trazuar me te qaren e foshnjes
    qe duket sikur thote:

    -Ku je nene? S' te shikoj dot?

    Dhe nena e merr ne krahe,
    i prek dockezat e vogla,
    i puth, i perqafon.
    Pastaj
    nga maja e nje mali te larte
    shperthen nje vullkan,
    qumeshti-llave nis te dale
    dhe toka-buze e zhuritur
    llaven-qumesht thith ngadale.

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    KOSOVĖ O LULE PRILLI

    Kosovė e gjakosur nė vite
    tė penguan rreze drite.

    Kosovė e larė nė gjak
    ta mbytėn grykėn nė lak.

    Kosovė o vend shqiponjash
    s’u dorėzove, por fitove.

    Kosove o kockė e fortė
    nuk je vetėm, ke shokė nė botė.

    Kosovė o lule prilli
    sė shpejti tek ty
    do tė ndrisė dielli.

  10. #10
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Wau Emaus Shum poezi te mira <<Respekt<<

  11. #11
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Firmat Piramidale

    Era, e vetjmja deshmitare per fjalet e thena
    per firmat Piramidale,
    gazetat, po ato qe shkruani edhe dje,,,
    nguliten ne mendjet e njerezve
    fjalet qe sillte Era.
    Me pas radhe, radhe, radhe...
    Disa paguanin per te mos hyre ne radhe,
    te tjere "pa turp" hynin pa radhe,
    ndersa fatkeqte e tjere paguanin
    me shtyrje, sharje, pickata.
    Disa paguheshin se LEHNIN,
    po, po lehnin,
    eshte me mire te lehesh , sesa te punosh
    e aq me teper te mendosh.
    E pse te mendonin, kish menduar QEVERIA.
    Disa thonin: S'ka mundesi te na hedhe hi mbi sy.
    Dhe radhet e gjata vazhdonin,
    veten deformonin, si gjarperinj ne tere vendin.
    Ne skenen e jetes shqiptare luante populli AKTOR, por s'dihej kush ishte REGJIZOR,
    disa thonin Qeveria, te tjere Anarkia.
    Por dikur nje "TERMET" shpertheu
    dhe radhet e gjata i "shqeu",
    tundi e shkundi njerezit, ne radhe e pa radhe.
    Ata filluan te dridheshin, por cfare te benin,
    ku te shkonin, si te mbroheshin?
    Ne skenen shqiptare
    mbeti perseri populli i gjore, pa REGJIZOR.
    Gazetat filluan te nxinin me te zeza
    fjalet e TURPIT,disa shkruanin per SHIFRA,
    te tjera per GJYQE, grate rrinin si QYQE...
    Tani nuk po e vazhdoj me
    se te gjithe ju e dini, skenarin e deshtuar,
    por desha per t'ju rikujtuar
    juve qe ndenjet ne radha dhe juve qe hyte pa radhe,
    juve qe shitet shtepiat, juve gazetaruqe
    qe shkruanit radhet e gjata
    te JOSHJEVE qe sillte ERA neper gazeta,
    juve politikane qe flinit ne heshtjen e gjate.
    Ndoshta jeni penduar tashme
    qe e shkaterruat tashme Shqiperine
    me ZJARRET, PLUMBAT,
    qe ia vrate DJALERINE,
    ia shtuat SHAMIZEZAT.
    Ah! Sikur ato radhe, zjarre, plumba
    te mos ekzistonin, e shqiptaret
    nga QIELLI te veshtronin e te BESONIN
    se do te fitonin dhe se do ta shtypnin me kembe
    KORRUPSIONIN.

    By Elanko

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Poezi…....
    Nga MAJDI nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-02-2012, 08:39 PM
  2. Poezi nga lettas
    Nga lettas nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2011, 07:11 PM
  3. Poezi Kurbeti...
    Nga Saimo nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-11-2010, 12:59 AM
  4. Asdreni poezi
    Nga ardona nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2010, 11:39 PM
  5. POEZI
    Nga pulaj66 nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 05:14 PM