• Gazmend A. Bakiu

Cilido qė ka lexuar mjaftueshėm pėr politikėn shqiptare nė vitet 1920- 24, e ka tė qartė diferencėn midis staturės sė Ahmet Zogut dhe personazheve tė tjerė tė politikės. Si rezultat i aftėsive qė ai tregoi dhe gabimeve tė kundėrshtarėve tė tij, nė dhjetorin e vitit 1924, Zogu arriti tė bėhej i gjithėpushtetshėm. Qė nė janarin e vitit 1925, ai mund tė ishte shpallur Mbret, por nuk u ngut. Ngutja, nga e cila vuajnė jo pak politikanė, - nuk ishte karakteristikė e tij. Nga ana tjetėr, Princi Wied nuk kishte abdikuar; largimi i tij ligjor vinte natyrshėm me ndryshimin e formės sė regjimit. Kjo ishte njė arsye mė shumė pėr tė shpallur sė pari Republikėn, (21 janar 1925), pėr tė konsoliduar pushtetin, dhe pastaj pėr tė pritur momentin e pėrshtatshėm, pėr tė hipur nė Fron. Republika do ta kishte jetėn tė shkurtėr, sepse ishte koha e Mbretėrive. Kujtojmė se, i gjithė Ballkani, Italia dhe shumė shtete nė Europė ishin Monarki. Gjithashtu, mendėsia e shqiptarėve nė kėtė kohė anonte nga forma monarkike e regjimit. Shpallja e Mbretėrisė do tė ishte dhe qe njė hap tjetėr i rėndėsishėm, nė stabilitetin e shtetit shqiptar. Nė vitin 1928, Ahmet Zogu e kuptoi se koha e pėrshtatshme pėr tė shpallur Mbretėrinė kishte ardhur, por pėr kėtė u ndėrmorėn tė gjitha hapat e nevojshme kushtetuese. Mė 1 qershor 1928, kryetari i Republikės iu drejtua me njė mesazh tė dy dhomave legjislative. Mė 7 qershor 1928, Dhoma e Deputetėve dhe Dhoma e Senatit, nė njė mbledhje tė pėrbashkėt vendosėn njė shtojcė nė nenin 141 tė Statutit, si vijon: “Rishikimi i pėrgjithshėm i Statutit i pėrket Asamblesė Kostituente. Kur vendoset nevoja e rishikimit tė pėrgjithshėm tė Statutit simbas procedurės tė caktuar nė kėtė artikull, tė dy Dhomat quhen vetvetiu tė shpėrndara dhe dekretohen zgjedhje pėr Asamble Kostituente simbas Art.47 tė Statutit.” Nė mbėshtetje tė kėtij neni, mė 16 qershor 1928 u dekretuan zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, tė cilat u zhvilluan mė 17 gusht 1928, me votim indirekt, njė asembleist pėr 15.000 banorė dhe pėr ēdo fraksion qė i kalonte 7.500 banorė. Ndėrkohė, shpallja e afėrt e Mbretėrisė ishte bėrė publike. Ahmet Zogu kishte njoftuar dhe marrė aprovimin e fuqive tė mėdha, (sė pari tė Italisė), pėr hapin qė po hidhte. Nė gjysmėn e dytė tė gushtit, nė Tiranė dhe nė qytetet e tjera tė vendit u zhvilluan manifestime nė pėrkrahje tė shpalljes sė Monarkisė. Njė rast pėr manifestim qe edhe kthimi i Zogut nga Durrėsi mė 23 gusht 1928, (Gazeta Shqiptare, 24 gusht 192, paēka se njė studiues i huaj shkruan qė atė verė ai s’kishte lėvizur nga Pallati, nė Tiranė, (Bernd J. Fischer, Mbreti Zog.., Tiranė, 1996, f.135). Pėrbėrja e Asamblesė Kushtetuese qė do tė shpallte Mbretėrinė ka qenė si vijon: Pėr prefekturėn e Beratit: Ferit Vokopola, Hamit Myftiu, Hysni Toska, Milto Tutulani, Sami Vrioni, Spiro Papa, Veis Sevrani; Pėr prefekturėn e Dibrės: Abdurrahman Dibra, Abdurrahman Salih, Fiqri Rusi, Hafėz Xhemali, Kolė Mjeda, Xhelal Zogu; Pėr prefekturėn e Durrėsit dhe Tiranės: Isuf Gjinali, Rexhep Matja, Said Toptani, Shahsivar Alltuni, Vasil Rusi, Zija Toptani; Pėr prefekturėn e Elbasanit: Ahmet Hastopalli, Anton Beēa, Hajdar Blloshmi, Hasan Biēaku, Riza Kishta, Shefqet Vėrlaci; Pėr prefekturėn e Gjirokastrės: Fejzi Alizoti, Harallamb Papadhopulli, Hiqmet Delvina, Javer Rushiti, Kasėm Radovicka, Mihal Kaso, Petro Harito, Petro Poga, Thoma Papajano; Pėr prefekturėn e Korēės: Bexhet Frashėri, Haki Mborja, Kostaq Kotta, Kristaq Kosturi, Llambi Bibmbli, Pandeli Evangjeli, Sulejman Starova, Syrja Pojani, Xhaferr Ypi; Pėr prefekturėn e Kosovės: Bahri Begolli, Hasan Kryeziu, Salih Vuēiterni; Pėr prefekturėn e Shkodrės: Ejėll Serreqi, Halit Rroji, Jak Koēi, Lec Deda, Maliq Bushati, Mark Kapedani, Musa Juka, Ndrek Kiēi; Pėr prefekturėn e Vlorės: Ibrahim Xhindi, Sadik Shaska, Simon Simonidhi, (Shqipėnija mė 1937, Vėll.I, Tiranė 1937, f.62-63).
Mbledhja e parė
Mė 25 gusht 1928, nė orėn 09.30, Asambleja Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parė. Pasi u lexuan emrat e asambleistėve, Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i pėrkohshėm si deputeti mė i vjetėr, ndėrsa Ejėll Serreqi u zgjodh sekretar si deputeti mė i ri. Pasi u ngrit komisioni i verifikimit tė kredencialeve(mandateve), seanca u mbyll.
Mė 27 gusht, nė orėn 16.00 u zhvillua mbledhja e dytė, e cila filloi me leximin dhe pranimin e raportit tė komisionit tė kredencialeve (mandateve). Deputetėt bėnė betimin, si vijon: “Betohem botėnisht se si asambleist kam pėr tė kryem detyrėn e ngarkueme prej popullit me ndėrgjegje tė plotė dhe vetėm pėr tė mirėn e pėrgjithshme t’Atdheut”, (Bisedimet e Asamblesė Kostituente, Nr.1, Tiranė, 1928, f.7). Pas kėsaj u zgjodh kryesia e Asamblesė Kushtetuese: Pandeli Evangjeli, -kryetar; Ferit Vokopola, -nėnkryetar; Fiqri Rusi -kujdestar; Ejėll Serreqi -sekretar. Nė pėrfundim tė mbledhjes sė dytė, Pandeli Evangjeli njoftoi se nė rend tė ditės ishte rishikimi i pėrgjithshėm i Statutit, ndėrkohė gazetat hamendėsonin rreth titullit tė Mbretit. Mė 29 gusht, nė orėn 17.00. u zhvillua mbledhja e tretė. U lexuan telegramet nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė qė kėrkonin shpalljen e Mbretėrisė, dhe u vijua me diskutimet e 24 deputetėve, tė cilėt kėrkonin shpalljen e Mbretėrisė dhe proklamimin e Zogut Mbret tė Shqiptarėve. Nė fakt ka qenė njė lėvizje e menduar prej kohe, por e pėrmendur mė 29 gusht, shpallja e Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarėve dhe jo i Shqipėrisė, gjė qė kishte njė kuptim tė qartė kombėtar dhe politik. Nė pėrfundim tė mbledhjes u formua njė komision i posaēėm pėr hartimin e neneve kryesorė tė Statutit tė ri. Komisioni mbajti mbledhjen e tij, mė 30 gusht 1928.
Ditėn e shtunė, mė 1 shtator 1928, nė orėn 09.00. u zhvillua mbledhja e katėrt e Asamblesė Kushtetuese. U lexua raporti i komisionit, i cili kishte pėrgatitur nenet kryesore tė Statutit tė ri. Me propozim tė Mihal Kasos pas leximit tė ēdo neni votimi u krye nė kėmbė. Kėshtu, nė orėn 9.12, Asambleja Kushtetuese votoi unanimisht duke e shpallur Shqipėrinė, Mbretėri demokratike, parlamentare, tė trashėgueshme dhe Zogun I, Mbret tė Shqipėtarėve. Gjithashtu, u aprovua edhe formula e betimit tė Mbretit. Duartrokitjet dhe njėqind e njė tė shtėna topi pėrshėndetėn vendimin. Nė kundėrshtim me zakonin e mbretėrve nė Europė, pėr tė evidentuar emrin, Ahmet Zogu zgjodhi mbiemrin (Zog I) pėr emėrtim zyrtar. Emri Ahmet iu duk i papėrshtatshėm pėr drejtimin qė kishte vendosur t’i jepte vendit.
Ceremonitė
Njė komision me deputetė nga tė nėntė prefekturat e vendit, i kryesuar nga Pandeli Evangjeli, u nis drejt Pallatit, qė pas kėsaj date u quajt Mbretėror, (sot Akademia e Shkencave), pėr t’i komunikuar formalisht Mbretit vendimin e Asamblesė Kushtetuese. I pėrcjellė nga brohoritjet popullore tė rastit, komisioni kaloi mes njė kompanie tė gardės, veshur me uniforma tė kuqe, dhe hyri nė Pallat. Nė orėn 10.00, tė datės 1 shtator 1928, Ahmet Zogu pranoi kurorėn. Njė gazetė e kohės ka botuar njė foto tė tij, pėr tė cilėn thotė se ėshtė bėrė 5 minuta mė pas, (Telegraf, 9 shtator 192.
Betimi i Mbretit nė Parlament do tė bėhej mė 1 shtator 1928, nė ora 17.00, por nė fakt bė 20 minuta mė pėrpara, siē duket pėr arsye sigurie. Festimet e pasdites sė 1 shtatorit 1928 filluan qė nė orėn 14.00, dhe zgjatėn tre ditė. Repartet e ushtrisė ishin rreshtuar, populli kishte dalė nė rrugė, ndėrsa disa aeroplanė hidhnin fletushka nga ajri. Nė orėn 16.00. u dėgjua buēitja e trumpetave dhe mė pas hymni kombėtar, (Gazeta shqiptare, 2 shtator 192.