Krushqit, zakonet komike e “delikate” tė ditė-natės sė dasmės
Nė tė gjitha trevat, si shfaqet zakoni qė ndjell lindjen e fėmijės sė parė tė ēiftit, djalė


Autori i Lajmit: red.
Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e ēmuara, zakonet e qerasjes e tė urimit, “dackat” pėr dhėndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitė dhe nusėrimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni tė tjera apo rituale tė jetės, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herė aq tė ndryshme, saqė pėrbėjnė habi tek krushqit e tjerė. Por, martesat e tė rinjve nga krahina tė ndryshme si dhe lėvizjet e shumta tė popullsisė kanė bėrė qė ritualet e tyre tė afrohen gjithnjė e mė tepėr, tė japin dhe tė marrin. Porosia e “prindėrve” se “vajza duhet tė mėsojė zakonet e shtėpisė sė burrit qė tė mos turpėrohet”, e kanė njė fillesė qė nė mėnyrėn e nisjes sė jetės sė pėrbashkėt bashkėshortore, madje, qė kur nusja “bėn kėmbė”. Por, nga ana tjetėr, shqiptarėt qė nuk janė karakterizuar si popull liberal nė pranimin e zakoneve tė mikut , gjithnjė e mė tepėr po e humbasin kėtė tipar dhe po “tolerojnė” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjė e mė pak shkakton rrudhje buzėsh, e gjithnjė e mė shumė, buzėqeshje e kureshti. Sepse, jemi mė interesant duke qenė tė ndryshėm dhe ia vlen tė mbetemi tė ndryshėm...

Labėria, krushqit “duel” me fjalė
Nė zonėn e Labėrisė, nė fillim tė kėtij shekulli, tradita ka qenė qė zakonisht, nusja e dhėndri nuk njiheshin me njėri- tjetrin. Fjalėn e martesės e jepnin prindėrit e tyre. Ditėn e dasmės, krushqit vinin me kuaj pėr tė marrė nusen ( me armė apo jo, sepse shkrehja e armės kur merrej nusja, ka qenė zakon nė disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalė, me kokėn tė mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesė e pajės sė saj. Kur nisej me krushqit pėr nė shtėpi tė burrit, zakoni ka qenė qė ta shoqėronte njė mashkull nga familja, zakonisht vėllai i vogėl. Kishte dhe nuse qė vishnin fustan tė bardhė e vello, por tradita ka qenė ēitjane tė kuqe atllasi ose mėndafshi dhe xhoke tė qėndisur e tė shndritshme, shami me temina dhe kokėn tė mbuluar me duvak. Flokėt dhe gishtat i lyenin me kėna. Menuja tradicionale ka qenė mishi i pjekur nė hell, bagėti pra, me yshmer, njė gatim me miell misri, gjalpė tė pjesė tė brendshme bagetie.
Organizimi i dasmės bėhej nga njė djale i ri i fisit, i ngarkuar prej tė zotit tė shtėpisė, qė kujdesej pėr mishrat nė hell, cilėsinė e pjekjes sė tyre, gatimet, sistemimin e miqve nė tryeza etj. Gratė dhe burrat uleshin mbi shilte tė mira, nė dhoma tė veēanta. Kėnga e vallja nuk pushonin deri vonė, e rakia derdhej lumė. Njė zakon shumė karakteristik i kėsaj zone ka qenė, kur krushqit shkonin tė merrnin nusen, zakoni e donte tė ishin prezent njerėz shumė tė zgjuar e tė shpejte nė tė menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njėri- tjetrin, nga ana e njerėzve tė nuses dhe dhėndrit, qė hidheshin e priteshin sa nga njėra anė nė tjetrėn dhe qė ishin tė krijuara aty per aty dhe qė donin pėrgjigje tė shpejtė. P.sh.
Njerėzit e nuses: Nusja jonė e mirė, e mirė, dhėndėri si kec i shtrirė
Njerėzit e djalit: Dhėndėri ynė kallėp sapuni, nuseja surrat majmuni
Kėshtu ka qenė tradita, kėto ishin pjesa mė me humor e dasmės, ku duhej tė krijoje vargje bukurie pėr nusen e tė ulje dhėndrin apo kėngė trimėrie pėr djalin e tė ulje nusen. Nė njė pjesė tė jugut ka qenė zakoni, qė nusja natėn e parė duhet tė flinte jo me dhėndrin, por me njė fėmijė tė vogėl, djalė, nga fisi i tij, sepse nė besimin popullor, kėshtu nusja do tė lindte djem. Nė njė pjesė tjetėr, nusja e dhėndri mbylleshin nė dhomė pėr 3 orė dhe tėrė kėtė kohė pėrpara derės sė dhomės sė tyre, fisi kėndonte e kėrcente, thurrnin vargje humoristike, qė i flisin me zė tė lartė, duke ngacmuar dhėndrin e nusen, e kėshtu vazhdonte derisa pas ca orėsh kėndonin: A na bėre gjė o dhėndėr-o? Dhe dhėndri duhet tė dilte jashtė me njė copė tė bardhė tė lyer me bojė tė kuqe, pėr tė simbolizuar virgjėrinė e nuses sė tij ( ishte bojė, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpėrblim, kurorė dhe rrėmbim
Nė Labėri, martesa me provė nuk njihej

Njė institut i rėndėsishėm i sė drejtės zakonore familjare, i njohur qė nga kohėt mė tė lashtė ka qenė paja e nuses. Nė fshatrat shqiptare ku sundonte varfėria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (ēorape e veshmbathje tjetėr) qė merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labėrisė” paja pėrbėhej nga sendet vetjake tė nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Nė Shqipėrinė e Veriut, paja e nusės pėrfshinte edhe prikėn. Nė Labėri paja pėrgatitej nga shtėpia e burrit. Babai i dhėndrit sė bashku me babanė e nuses shkonin nė pazar dhe i blinin rrobat e nuses, qė nga kėpucėt (zakonisht 2-3 palė) e deri tek shamia e kokės. Kjo normė e pashkruar e sė drejtės zakonore ka vepruar kudo nė Shqipėri e nė Kosovė.
Gojėdhėna popullore e fshatrave tė Labėrisė tregon se format e martesės tė njohura nga e drejta zakonore familjare kanė qenė martesa me kurorė, martesa me shpėrblim dhe martesa me rrėmbim, kurse martesa me provė nuk njihej. Edhe nė Kanunin e Skėnderbeut nuk njihej martesa me provė. Martesa me rrėmbim, njė nga format mė tė lashta e mė tė pėrhapura kudo, praktikohej nė Labėri ashtu si edhe nė Malėsinė e Veriut e nė zona tė tjera malore tė vendit. Martesat me rrėmbim nuk kanė qenė dukuri shqiptare, por kanė ekzistuar qė nga kohėt mė tė lashta dhe janė praktikuar nė Greqinė e vjetėr, Romėn e lashtė, etj. Pėr martesėn me rrėmbim dėshmon veē tė tjerash edhe dėrgimi i krushqve tė armatosur pėr tė marrė nusen.

Zona e Korēės: Bukė me qiqra pėr nusen qė tė jetė pjellore
Korēa i ruan traditat e saj tė lashta edhe sot e kėsaj dite, ndoshta mė shumė sesa disa qytete tė tjera. Atmosfera e dasmės fillon qė njė javė para, tė hėnėėn. Fillojnė pėrgatitjet, njerėzit janė nga s janė vijnė dhe ēdo natė bėjnė darkė, mblidhen tė gjithė. Tė mėrkurėn merret paja e nuses dhe nė shumicėn e rasteve i mbledhin tė gjithė fėmijėt e mėhallės qė tė shkojnė tė marrin pajėn. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Mė pas, bėhet adeti i zėnies sė bukės me qiqra. Tė gjitha gratė mblidhen nė dhomė rreth e rrotull dhe kėndojnė dhe fėmijėt e shtėpisė e shtypin nganjėherė qiqrėn dhe mė pas gratė fillojnė tė zėnė bukėn dhe e lėnė tė vijė deri tė nesėrmen nė mėngjes. Tė enjten, ēupat me mėsallkat e reja venė tė shpien bukėn nė furrė.
Tė premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnė. Gjithashtu tė premten shpihet kungulli me verė nga nusja. Pastaj tė shtunėn ėshtė dasma e nuses dhe tė dielėn, dasma e dhėndrit. Kur shkojnė dhėndri me tė afėrmit tė marrin nusen tė dielėn, i vėllai i nuses ose njė nga djemtė e shtėpisė qė kanė caktuar tė kryejė kėtė detyrė, i vė lulen dhėndrit nė xhep dhe kur takohen, vėllai i jep njė dackė nė faqe dhėndrit (me demek qė dhėndri t ia mbajė mirė motrėn, ta ketė parasysh dackėn qė ka ngrėnė) dhe dhėndri i fut nė xhep para vėllait tė nuses nė kėtė moment. Mė pas, para se tė ngrihen tė gjithė dhe tė marrin nusen, vllami (i bėrė si vėlla)hedh para dhe tė gjithė i shikon nė dysheme qė i mbledhin ku ranė e ku s ranė. Gjithashtu, vllami i ndron dhe kėpucėt nuses, i vesh kėpucė tė reja me porosi. Kur jashtė dėgjohet boria e makinės, nusja pėrcillet dhe e gjithė mėhalla ka dalė jashtė qė ta shikojė. Kur hyn nusja tek dera, i vėnė dy bukė me qiqra nėn sqetull (qė nusja tė jetė pjellore) dhe vjehrra ia bėn gishtin nuses me mjaltė, bėn kryqin lart te dera qė tė bekojė shtėpinė dhe tė jetė e ėmbėl. Ortodoksėt e kanė zakonin qė vėnė kurorė nė kishė, ndėrsa myslimanėt i vėnė unazat nė shtėpi, kur venė tė marrin nusen, dhe krushkat kėndojnė: Epo kėto krushkat moj,/ sa tė mira moj, sa tė mira/ na e mbushen ēupėn/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrės: Byrekun e bėn vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis pėrgatitjeve muaj pėrpara, nė radhė tė parė me rrobat e nuses. Njė javė para dasmės mblidhet gjithė fisi ēdo natė tek djali, ėshtė njė atmosferė e paparė. Ndėrkohė qė vajza ėshtė te dajat deri tre ditė para dasmės. Ēifti dy-tre javė para dasmės nuk ėshtė i lejuar tė shihet. Tė enjten shkojnė ca gra tė fisit tė djalit tek nusja pėr ta parė dhe po ashtu, pėr t i ēuar dhuntinė: Kjo pėrmban fustanin e nusėrisė dhe ēdo gjė qė mund t i duhet ditėn e dasmės. Po ashtu dhe dhuratat pėr familjen e nuses dhe pėr nusen, nga farefisi i djalit. Po tė njėjtėn ditė, pasdite, shkojnė ca gra tek familja e djalit me dhurata pėr gjithė fisin e djalit nga familja e vajzės. Tė premten nė darkė ose tė shtunėn vinė ca njerėz tė djalit tė marrin pajėn e nuses. Kėtu burrat janė brenda, ndėrsa familja e nuses vė ēdo gjė brenda nė makinė. Nė momentin qė burrat dalin dhe duan tė hipin nė makinė, gjejnė njė ēun tė vogėl nė makinė, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhėnė para. Burrat provojnė nė fillim me pak para dhe e pyesin: „Tė mjaftuan?” Dhe djali i vogėl, natyrisht nuk zbret, derisa tė ketė duart plot me para. Tė premten ēojnė nusen nė parukeri dhe nė darkė vinė tė gjitha shoqet e nuses me dhurata. Tė shtunėn, familja e vajzės ka pėrgatitur dasmėn nė tė cilėn ėshtė i ftuar vetėm, kurse gjithė tė tjerėt janė njerėzit e vajzės. Kėrcejnė, hanė, pinė… (fustani i nuses ėshtė ndryshe nga ai i ditės qė vjen). Tė dielėn qė me natė, nusja shkon sėrish nė parukeri, qė tė ketė njė pamje tjetėr. Kurse djalit i sjellin berberin nė shtėpi, i presin flokėt (zakon) i heqin mjekrėn. Pastaj, e ėma i vė kollaren dhe i vesh xhaketėn. Afėrsisht nė 10.00 mbėrrin djali me tė tijėt qė tė marre nusen. Normalisht kanė orkestėr me vete, kėrcejnė tek shtėpia e vajzės. Ndėrsa ca burra, ndėr ta dhe dhėndrri, janė brenda. Vjen momenti pėr tė dalė nusja. Nga shtepia e nxjerr vėllai dhe daja (nėse nuk ka vėlla njė djalė xhaxhai). Tek oborri del dhėndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbėrrijnė tek shtėpia e dhėndrrit, i mbulojnė me oriz e karamele. E ėma i pret tek dera me bukėn, qė ta vėrė nėn dorėn e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses nė mjalt dhe lyen cepin e derės. Mė vonė i vėnė nuses njė ēun tė vogėl nė prehėr tė cilit ajo i jep njė kokėrr mollė dhe njė palė ēorape. Nė vazhdim, ēifti ėshtė vetėm, derisa tė fillojė “dasma” e vėrtetė. Ata mbėrrijnė me vonesė si gjithmonė. Nė dasmė ka shumė- pak njerėz dhe shoqėri tė vajzės. Nė momentin qė ēifti kėrcen, i mbulojnė me para. Ajo qė ka ngelur nga mbrėmja ėshtė e ēiftit pastaj. Nė mėngjes, nusja ēohet nė 5.00 tė pėrgatisė kafenė pėr vjehrrėn dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tėrhollė byrekun, (edhe pse nė shumicėn e rasteve nuk di dhe nė fakt ajo vetėm sa i prek petėt dhe nė tė vėrtetė, e bėn vjehrra). Pastaj, kur vinė njerėz, u thonė ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenės, shumė harxhe nė ushqim dhe shumė romuze
Dasma nė zonat rurale ėshtė njė eveniment i rėndėsishėm, qė kėrkon pėrgatitje dhe pėrkushtim. Ftesat nuk ekzistojnė, sepse miqve u ēohet fjalė me lajmės. Proekupimin mė tė madh e ka pėrgatitja e ushqimit. Hapi i parė ėshtė zgjedhja e mishrave, qė duhet tė jenė kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg pėr mik tė ftuar. Hapi i dytė ėshtė rakia, ajo duhet tė jetė e fortė dhe llogaritet tė jetė minimumi dy litra pėr person. Sa pėr pjesėn tjetėr tė ushqimit, nuk ka shumė rėndėsi. Nqs janė plotėsuar kėto kushte, krijohet ideja qė dasma po nis mbarė. Mė pas zgjidhen personat qė do tė pjekin mishin nė hell dhe kėta duhet tė jenė ekspertė, ndryshe miqtė do tė jenė tė pakėnaqur. Mė pas, bėhet plani i uljes sė miqve. Shtrimi bėhet nė dy anė, nė njė anė gratė dhe nė njė anė burrat. Tė krijohet ideja, qė dasma ėshtė vetėm ngrėnia dhe vajza qė martohet, ėshtė thjesht njė kukull, kėto momente qė zėri nuk i dėgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zė vend nė fytyrėn e saj. Dasmėn e hap i zoti i shtėpisė ku uron tė gjithė pėr ardhjen dhe e mbyll fjalėn "Ua shpėrblefsha nė fėmijėt tuaj".
Dollinė e parė duhet ta marrė krushku mė i freskėt i familjes dhe pėrgjatė natės, dollia vazhdon sipas njė riti tė vjetėr, ku askush s ka tė drejtė ta prishė, pėrndryshe kjo mund tė ēojė nė pėrmbysjen e tavolinės dhe dasmės gjithashtu. Bejtet janė pafund dhe kėtu. Burrat tregojnė kush ėshtė mė i fortė dhe mė i zgjuar. Nqs dikush nuk mund tė pijė aq sa i kėrkohet ose nuk di ta kthejė bejten, ai nuk ėshtė “burrė” ato momente aq sa do tė pėrflitet. Kėngėt janė ato polifonike tė traditės, ndėrprerė tek-tuk nga orkestra, qė duket se ka thjesht rol plotėsues. Dhe dasma vazhdon deri sa mė tė fortet tė mposhten.
Pas dasme, tė hėnėn, gjithe miqtė duhet tė pinė kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnė pėr jetė tė lumtur. Mė pas hapet paja, ku njė i afėrm do tė tregojė se ē ka sjellė nusja dhe dhuratat pėr njerėzit e burrit. Ndryshe ndodh nė qytet. Dasma rrjedh normalisht si nė gjithė qytetet e Jugut, e hareshme me kėngė, valle ku ēifti ėshtė qendra e vėmendjes dhe kėngėt, vallet, romuzet gjithēka u dedikohet atyre.

Sot
Nė ditėt e sotme dasmat janė bėrė pak a shumė si jashtė shtetit...dasma elegante me dekor, me ushqim tė veēantė dhe mė pak tradicional.
Ky lajm ėshtė publikuar: 04/09/2008