- LAZGUSH PORADECI
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
LAZGUSH PORADECI
Llazar Sotir Gusho i njohur nėn pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi mė 27 dhjetor tė vitit 1899 nė Pogradec, Shqipėri dhe vdiq mė 12 nėntor tė vitit 1987, ishte filolog human dhe shkrimtar shqiptar.
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
Re: LAZGUSH PORADECI
Nė moshėn 10-vjeēare e dėrguan pėr tė vazhduar studimet nė Manastir dhe mė vonė nė Athinė, ku mbaroi liceun. Mė 1921 ai shkoi nė Rumani, pėr tė ndjekur studimet e larta. Duke qenė pa bursė dhe pa asnjė ndihmė, ai u detyrua tė punonte dhe njėkohėsisht tė studionte. Nė Bukuresht ai u lidh me lėvizjen atdhetare tė kolonisė shqiptare, u miqėsua me Asdrenin e atdhetarė tė tjerė shqiptarė dhe u zgjodh edhe sekretar i pėrgjithshėm i Kolonisė. Nė verėn e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe kėshtu arriti t'i pėrfundojė studimet e larta nė Grac (Austri) nė Fakultetin e Filologjisė Romano-Gjermane. Nė dallim nga poetėt e Rilindjes, qė megjithė origjinalitetin e tyre kishin tipare tė pėrbashkėta, poetėt e shquar tė periudhės sė Pavarėsisė Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janė krejtėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
Re: LAZGUSH PORADECI
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen nė periudhėn e shpėrthimit tė kryengritjeve tė mėdha pėr liri. Nė veprėn e kėtij romantiku tė fundit tė letėrsisė sonė jetoi shqetėsimi atdhetar i mbrojtjes sė kombit dhe tė traditės sė Rilindjes, ashtu sikurse edhe dėshira pėr triumfin e pikėpamjeve demokratike, shqetėsimi pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm kulturor e shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare. Ai ėshtė nga lirikėt tanė mė tė mėdhenj, i cili u shqua pėr sensibilitetin dhe ėmbėlsinė poetike me tė cilėn i kėndoi Shqipėrisė dhe dashurisė.
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
Re: LAZGUSH PORADECI
Nė vitin 1933, u botua vėllimi i tij i parė "Vallja e yjeve", dhe mė 1937, u botua vėllimi i dytė "Ylli i zemrės". Pas Luftės sė Dytė Botėrore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinė krijuese, por u mor edhe me pėrkthime. Ai shkroi, veē tė tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat pėr Muharrem e Reshit Ēollakun. Gjithashtu, pėrktheu disa nga kryeveprat e letėrsisė botėrore si "Eugjen Onjegin" tė Pushkinit, lirikat e Lermontovit, tė Bllokut, Poemat e Hajnes, tė Majakovskit e Miēkieviēit, lirikat e Gėtes dhe Hajnes, poezi tė Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesė, Bajronit, Shellit, Bėrnsit, tė Emineskut, etj.
Lasgush Poradeci lė pas njė krijimtari tė bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tėrhequr vėmendjen e disa studiuesve tė shquar tė kulturės sonė si Eqerem Ēabej, Skėnder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si njė personalitet i shquar dhe poet i vėrtetė ai nuk ua nėnshtroi kurrė artin e tij kėrkesave dhe synimeve tė diktaturės. Pėr kėtė arsye ai u la nė njė gjendje ekonomike tė rėndė dhe pothuaj nė harresė nga shtypi zyrtar. Vetėm nė vitin 1989 mundi tė botohet vepra e tij e plotė.
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
Re: LAZGUSH PORADECI
Tituj tė veprave
* Vallja e yjeve - lirikė (1933) [1]
* Ylli i zemrės - lirikė (1937) [1]
* Eskursioni teologjik i Sokratit -
* Mbi ta -
* Kamadeva -
-
i/e rregjistruar
10%
- Reputacioni
- 0
Lazgushi eshte poeti im preferuar!
-
i/e rregjistruar
- Reputacioni
- 0
lazgushi eshte poeti im me i preferuar sepse eshte poet njesh shume i sakt,simbolika e tij eshte shume e fuqishme eshte njesh i vertete
-
AS
20%
- Reputacioni
- 15
Nga Vepra "Vallja e Yjeve"
Po qan Vasha mė shtėpi
Po qan vasha mė shtėpi
Ē’kanė shoqet pėrsėri,
Ē’mė shikojnė mė ēudi,
Sikur s’jam si to njeri,
Sikur jam njė ēilimi.
Thonė shoqet pėrsėri:
Mblidhe mėndjen, ti moj ti,
Ay trimi, moj I ri,
Po tė tret moj si qiri.
Thotė vasha me mėri:
Trimin do ta mbaj nė gji!
Thonė shoqet me zili:
Ay trimi, ti moj ti,
Po tė djeg po tė ben hi,
Po tė fut nė dhe tė zi.
Thotė vasha pėrsėri
Fjalėzė me ėmbėlsi,
Fjalėzė me dhėmbshuri,
Fjalė plot me vrer tė zi:
Ja me trimin lėrmėni,
Ja me trimin merrmėni
Merrmėni ,moj, thermėni
-
Anėtarė i Nderuar
Anėtar Nderi
- Reputacioni
- 0
Te gjitha keto i kam mersuar sot ne or te gjuhes shqipe dhe jom merzitur duke ndegjuar shumm
-
Anėtarė i Nderuar
20%
- Reputacioni
- 15
Korrigjoje sepse e ka emrin Lasgush dhe Lazgush
-
♥♥♥Princess♥♥♥
20%
- Reputacioni
- 17
Maja e celur
Lulet lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle:
qe kur u perzyen
me rer' e me uje,
dhe u lagn' e u lyen
pa buje e rremuje.
Pa ze psheretimi,
ze e vaj te kote,
i ngurroj thellimi
nene dhen' e ftohte.
Edhe balt' e ndotur,
edhe llum' i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre.
Ato piperonin
me nje sulm i qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete.
Qe ngaj erresira-
brenda ne dhe thelle-
ndillnin krejt te lira
driten edhe qjellte.
Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dh' i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire,
dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm' i bukur
per ne qiejt' e larte,
aq me lire e fshehur,
dh' aq me me ngadale
rritnin pa pandehur
sulmin e pandale:
Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime!
Ja! qesh parevera
neper ngasherime!
Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje,
permbi dege e flete
atje lart ne maje!
Lazgush Poradeci 1943
Scroll