Shqipėria, kjo parajsė e adhuruesve tė historisė

• David Aaronovitch "The Times"

Shqipėria apo shqiptarėt shpesh lidhen me fjalė tė rėnda si "kriminel", "tutorė" apo "trafikantė qeniesh njerėzore". Thuhet se italianėt kanė frikė nga shqiptarėt, ndėrsa grekėt i urrejnė ata.
Ndaj t'i lejosh vetes njė udhėtim prej njė ore me njė traget nga Korfuzi pėr nė portin shqiptar tė Sarandės, tė duket nė fillim njė mision jo i lehtė. Por nė fakt, ėshtė njė nga gjėrat mė tė mira qė mund tė bėsh. Arsyeja kryesore e dėshirės pėr njė udhėtim tė tillė ėshtė ekzistenca e njė vendi arkeologjik tė famshėm, Butrintit, jo shumė larg Sarandės. Kur komunizmi shqiptar u rrėzua, nė vitin 1990, shteti nė mėnyrė shkatėrrimtare thuajse u shpėrbė dhe ky vend arkeologjik nuk kishte mė njė mbrojtės. Lord Rothschild, njė pushues i pėrhershėm nė Korfuzin qė ndodhet aty afėr dhe miku i tij, Lord Sainsbury nga Preston Candover, formuan sė bashku Fondacionin Butrinti, me qėllim ruajtjen e kėtij vendi dhe tė zonės pėrreth tij. Nga Korfuzi, Shqipėria duket e gjitha e zhveshur, pa pemė dhe atė boshllėk tė dukshėm, sepse komunistėt, duke iu frikėsuar pushtimit dhe sabotazhit, nuk lejonin njerėzit tė jetonin pranė detit. Por Saranda ka njė zonė tė vogėl tė gjelbėr, pas tė cilėt ndodhet Butrinti dhe ka njė sharm tė kėndshėm qė pėrtej detit. Qyteti i lashtė ėshtė vendosur nė njė gadishull, rrethuar nga ujėrat e liqenit tė Butrintit dhe lumit Vivar, qė ndodhet jo shumė larg detit. Miti i themelimit tė qytetit pėrfshin njė tjetėr trojan nė arrati, djalin e Priamit, Helenus dhe kontribuesit e parė pėr tė ishin grekėt e epokės helene, pas Aleksandrit, qė ndėrtuan mure tė mrekullueshėm me gurė dhe porta, njė teatėr, njė tempull pėr zotin e mjekėsisė, dhe shumė objekte tė tjera. Qyteti nuk pati ndonjė zhvillim tė madh, derisa flotat e Augustit shkatėrruan anijet e Mark Antonit dhe Kleopatrės, jo shumė larg, nė Jug. Me kėtė rast, Augusti urdhėroi ndėrtimin e Buthrotum dhe gjatė katėr shekujve qė pasuan romakėt ndėrtuan njė rezervuar, banjat, njė apo dy pallate tė reja. Me rėnien e Romės, Butrinti u vendos nėn perandorinė bizantine dhe aty u ndėrtuan disa kisha, njė katedrale dhe njė vend pagėzimi. Venecianėt e blenė kėtė vend nė vitin 1386, bashkė me Korfuzin, ndėrtuan kullat dhe nė fund, nėn pushtimin otoman, Ali Pasha ndėrtoi njė kėshtjellė jo shumė larg, pėr t'u pėrballur me britanike qė tashmė ndodheshin nė Korfuz. Me vjen keq qė ju lodha me kėtė histori tė gjatė, por e veēanta e Butrintit ėshtė pikėrisht kjo pėrzierje dhe bashkėjetese e tė gjitha kėtyre epokave, qė nuk e kisha parė nė asnjė vend tjetėr.
Ndėrsa ecėn nėn pemėt e eukaliptit, nga njėra rrėnojė nė tjetrėn mund tė lexosh historinė e qytetit tė shkruar nė gurė. Ndėrtesat janė tė mirėmbajtura, muzeu nė kėshtjellė ėshtė i mrekullueshėm dhe nė hyrjen e zonės ka njė kafene tė madhe nėn hije, ku mund tė bėsh njė pushim nė mėngjes. Pas Butrintit ne vazhduam pėr nė Ksamil, qė duket si qyteti i parė i ndėrtuar tėrėsisht nga anarkistėt. Lopėt mblidhen buzė rrugėve pa emėr, ku ndodhen themelet dhe karabinatė e njė blloku apartamentesh dhe shtėpish. Njerėzit vijnė kėtu pėr plazhet e virgjra lokale, qė janė tė mrekullueshme. Nė njė vend me emrin 'Pulėbardha', ne hėngrėm njė drekė nė njė vend pikėrisht mbi gjirin detar. Ushqimi ishte shumė i mirė dhe i freskėt; shqiptarėt bėjnė kafe shumė mė tė mirė sesa grekėt, njė kujtesė pėr ēudi pozitive qė mė kujton kohėn kur Musolini pushtoi Shqipėrinė. Mė pas iu drejtuam Gjirokastrės, njė qyteti thuajse tė pamundur, me ēati tė gurta dhe shtėpi tė vjetra tė stilit otoman. Mes njerėzve tė saj tė famshėm janė novelisti Ismail Kadare si dhe Stalini i Shqipėrisė, diktatori komunist Enver Hoxha. Kėtu, 'Packard Humanities', Instituti i Kalifornisė ka punuar shumė pėr tė ruajtur dhe pėr tė rindėrtuar arkitekturėn e jashtėzakonshme tė qytetit. Bashkė me dy shoqėruesit e mi, Elenitėn dhe Sadiun, u ulėm nė katin e sipėrm tė hotel 'Ēajupit' pėr tė shijuar njė pjatė me djathė dhie dhe shalqi dhe pėr tė folur pak pėr epokėn komuniste. Sadiu kishte punuar pėr Radio Tiranėn, ndėrsa Elenita kishte qenė njė nxėnėse shkolle gjatė socializmit izolues tė Enver Hoxhės. Historitė e tyre ishin tė kėndshme, tė trishtuara dhe unike. Ndėrsa ata mi tregonin, unė nisa tė ndiej njė pėlqim ndaj shqiptarėve, qė miku im Rupert mė tha se e ndjente gjithashtu, pas kaq vitesh qė jetonte nė Shqipėri. Bėmė shėtitje nė rrugėt e qytetit, u ngjitėm nė rrugėt e pjerrėta me kalldrėm. Ditėn tjetėr u kthyem nė Sarandėn me shumė vizitorė. Nė mbrėmje bulevardi kryesor ėshtė njė piacė e vėrtetė shfaqjesh. Njerėzit shėtisin, tregtarėt ambulantė shesin akullore, kokoshka, pije, livra dhe suvenire, ndėrsa njerėzit takohen me tė afėrmit e tyre, pinė kafe dhe ēojnė fėmijėt te lodrat. Shumė turistė britanikė qėndrojnė pėr pushime nė Korfuz. Nėse kjo ėshtė ajo ēka keni menduar pėr pushimet tuaja, duhet tė ktheheni edhe disa ditė nė Shqipėri, pėr tė vizituar Butrintin, Sarandėn apo Gjirokastrėn. Kush ka nevojė pėr mė shumė se dy javė thekje nė diell? Askush. Jo kur e di se surprizat dhe bukuria e rrallė fshihet vetėm njė orė larg me rrugė detare nga vendi ku ndodhesh.