• Fan Noli (mare nga gazeta shqiptare)

Probleme mbi letėrsinė biografike pėr Skėnderbeun
Mė 1921,nė botimin e parė tė veprės Histori e Skėnderbeut, unė pranova menimin e Falmerajerit (Johan Philip Fallmerayer “Das albanische element in griechentland” nė “abhandlungen der historischen klasse der koeniglich bayrischen akademie, der wissenschaften” vėll 8., seksioni -3, f 657 -736 munchen, G. Franz 1860 vėll 9 seksioni 3 f 1- 110 munchen 1866) qė Skėnderbeu kish lindur mė 1412. Mė 1947, kur e ribotova veprėn e sipėrpėrmėndur, shkrova qė ai kish lindur nė vitin 1405. Mbas njė studimi tė hollėsishėm tė dokumenteve, tashmė kam arritur nė pėrfundimin qė Skėnderbeu kish lindur mė pėrpara, aty rreth vitit 1400.
Mė poshtė po jap arsyet pėr kėtė datė tė re:
I vetmi portret i Skėnderbeut qė njohim ėshtė ai qė gjendet nė Muzeun e Firences, nė Itali. Ka tė ngjarė tė jetė portret autentik dhe duhet tė jetė bėrė pėrpara vitit 1466, kur Skėnderbeu vizitoi tregtarėt e pasur Mediēi tė Firences, qė financuan kryqėzatėn e tij. Sipas kėsaj pikture, Skėnderbeu nuk duhet tė ketė qėnė mė pak se 65 vjeē, nė mos mė i moshuar.
Njė person qė e ka parė Skėnderbeun kur ky vizitoi Romėn mė 1466 shkruan pėr tė “E homo molto de tempo passa li 60 anni”. Domethėnė: “Ai ėshtė mbi 60 vjeē. Nė rast tė kundėrt i njėjti person do tė kish thėnėÓ “Ai ėshtė rreth tė gjashtėdhjetave” ose “Ai ėshtė rreth tė shtatėdhjetave”.
Mė 1420, Gjon Kastrioti, i ati i Skėnderbeut lidhi njė traktat tregtar me Republikėn e Raguzės, tė cilin e lidhi nė emrin e vet dhe tė katėr djemve tė tij si bashkėsundimtarė. Kjo do tė thotė qė nė atė kohė Skėnderbeu duhet tė ketė qėnė rreth 20 vjeē, pėrndryshe nuk do tė ishte bashkėsundimtar i principatės sė Kastriotėve, e cila shtrihej nga Prizreni nė Sharfadaj, nė detin Adriatik. Me kėto arsyetime mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė Skėnderbeu duhet tė ketė lindur rreth vitit 1400 dhe ishte rreth 68 vjeē kur vdiq, mė 1468.
Peng i Sulltanit
Sipas biografit tė Skėnderbeut, Marin Barletit, nga Shkodra, Gjon Kastrioti i dha si peng Sulltan Muratit II tė katėr djemtė e tij. Mirėpo nuk ka asnjė dokument tė vėrtetojė qė Gjon Kastrioti ti ketė dhėnė ndonjėherė Sulltanit tė katėr djemtė e tij nė tė njėjtėn kohė. Ka dy dokumente, njė i shkruar mė 1410 dhe tjetri mė 1428, ku thuhet qė Gjon Kastrioti i jep si peng Sulltanit njė nga djemtė e tij. Por, nga ana tjetėr, ka dokumente tė tjera, njė i shkruar mė 1420 dhe njė tjetėr mė 1426, qė vėrtetojnė se tė gjithė djemtė e Kastriotit kanė qėnė nė Shqipėri dhe jo nė oborrin e Sulltan Muratit II.
Pėrveē kėsaj, dokumentet e Raguzės tė vitit 1430, tė botuara nė Illyrisch –Albanische Forschungen e bėjnė pėrfundimisht tė pamundur versionin qė tė katėrt djemtė u morėn si peng nga Sulltani. Po atė vit, kur shpėrtheu lufta midis Venedikut dhe Turqisė, Gjon Kastrioti mori anėn e Venedikut dhe i shpalli luftė Sulltan Muratit II. Kjo do tė ishte e paimagjinueshme nėse tė katėr djemtė e tij do tė ishin nė oborrin e sulltanit si pengje. Kjo do tė thoshte qė tė katėr djemtė, pa dyshim, tė gjenin vdekjen, por siē dihet, nuk ka prind qė tė rrezikojė nė kėtė mėnyrė.
Nga ana tjetėr, versioni i Barletit qė tre nga djemtė e Gjon Kastriotit u helmuan nga Sulltani para vitit 1443, viti i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, bie nė kundėrshtim me dokumentet arkivore. Njė dokument i manastirit serb tė Hilandarit nė malin Athos na thotė qė Reposhi, djali i dytė i Gjon Kastriotit, vdiq si murg mė 25 korrik 1431. Njė dokument venecian na thotė qė Stanisha, djali i madh i Kastriotit, ishte gjallė mė 1445, pra dy vjet mbas kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė.
Nga kėto dokumente del: sė pari, qė Gjon Kastrioti dėrgonte herė pas here njė nga djemtė bashkė me ushtarėt shqiptarė pėr tė ndihmuar sulltan Muratin II dhe qė ky djalė kthehej nė shtėpi nė fund tė ēdo ekspedite; sė dyti, qė vetėm Kostandini, njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, u vra nė njė nga kėto ekspedita turke pėrpara vitit 1443; sė treti, qė Skėnderbeu u dha si peng kur ishte 30 vjeē, dhe jo 9 vjeē siē na thotė Barleti dhe kjo ndodhi vetėm mbas disfatės qė pėsoi Gjon Kastrioti mė 1430; sė katėrti, qė djali i Gjon Kastriotit, i cili pėrmendet nė dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i sulltanit, mund tė ketė qėnė Stanisha, djali mė i madh dhe i ati i Hamza Kastriotit.
Konvertimi nė fenė islame
Versioni qė Skėnderbeu dhe i ati i tij u konvertua nė islamizėm ka mundėsi tė jetė njė tjetėr mit i papranueshėm. Ka katėr dokumente tė viteve 1420, 1426, 1438 dhe 1439 ku Skėnderbeu pėrmendet si i krishterė, me emrin e tij tė krishterė, Gjergj.
Ėshtė e vėrtet qė nė disa vepra letrare pėrmendet si mysliman, por nuk ka asnjė dokument arkivor tė provojė qė Skėnderbeu vėrtet u konvertua nė fenė islame.
Pėr shembull, nė disa burime letrare gjejmė qė Skėnderbeu u emėrua nga sulltan Murati II si subash (guvernator ushtarak) i Krujės, si sanxhakbej i Dibrės mė 1439 dhe mė 1443 si pasardhės i babait tė tij. Por kjo nuk do tė thotė qė Skėnderbeu ose i ati i tij u konvertuan nė fenė islame. Ata vetėm sa adaptuan njė emėr turk sa herė qė ndihmonin sulltanin nė ekspeditat e tij. Mirėpo ai emėr turk nuk kishte ndonjė rėndėsi tė madhe. Sot ne kemi shqiptarė tė krishterė me emra muhamedanė. Por mė tepėr sulltani, si rregull, caktonte guvernatorė tė krishterė nė provincat e thella ku jetonin tė krishterė. Pėr shembull, qė nė fillim tė shekullit mund tė pėrmendim guvernatorin e krishterė tė Samos.
Si pėrfundim mund tė themi qė konvertimi i Skėnderbeut nė fenė