Nga Albert Rama

Termat Arban dhe Alban me tė cilėt u quajtėn shqiptarėt ne antikitet dhe mesjetė janė e njėjta gjė. Thjesht latinėt nuk thanė Arban por R-nė e zėvėndėsuan me L. Duhet ditur se banorėt e dikurshėm te Dardanisė historike quheshin Dardanė dhe Arkan apo Arkad tė cilat ishin fise tė mirėfillta pellazgjiko-ilire. Pranohet botėrisht fakti qė pellazget kanė qenė kultivues dhe pėrmirėsues tė asaj qė mund tė quhet sistem bujqėsor nė antikitet. Kuptimi i fjalės Arkan = Arė kanė, Arban, Arbėr = Bėn arėn, punon arėn.




Edhe termi Arkond, Kond, Kont nga kėtej e ka prejardhjen. Nuk duhet tė harrojmė se Arvanitasit nė Greqi janė po aq autoktonė sa ē`mund tė quhen nomadėt fenikas dhe egjiptianė tė cilėt duke u shartuar me pellazgėt vendas formėsuan atė qė ne e quajmė popullsi helene e cila kurrsesi nuk duhet shikuar si trashėgimi direkte e grekėve tė sotėm. Dėshmi e gjallė ėshtė greqishtja e vjetėr e cila mė shumė kuptohet nga shqiptarėt e sotėm sesa nga grekėt e sotėm. Pra nė kėtė kuptim termi Arvanitas ėshtė thjesht shqiptimi "helen" i fjalės Arban. Njė tjetėr tezė e lidh fjalėn Albani me Alpet qė ndodhen ne Veri tė Shqipėrisė por duke parė se fisi Albanoi qė Romakėt shkruajnė se banonin pak a shumė nė Shqipėrinė e Mesme tė sotme mendja mė thotė se atyre iu atribua mė shumė aftėsia dhe kultura e tyre bujqėsore sesa Alpet: Alpet ishin larg prej tyre.

Ndėrsa termi shqiptar ėshtė akoma mė interesant.

Dy teza pėrplasin kokėn me njėra tjetrėn.

1) `Shqip` nė gjuhėn sanskrishte n`a thoshka njė popull i caktuar, si tė thuash i njė prerjeje ēka i vjen nė ndihmė kėtyre tezė-mbėshtetėsve edhe shprehja kaq e pėrdorur dhe sot :` A merr vesh Shqip ? `. Nė kėtė rast kur tjetri pėrballet me kėtė pyetje atij nuk i kėrkohet tė tregojė se a e flet gjuhėn shqipe por a e kupton se cfarė i thuhet, d.m.th. a ėshtė i njė mendjeje me tjetrin, a ėshtė i njė prerjeje me tė.

Versioni 2) pėr mua qėndron mė shumė sepse edhe faktet historike i vijnė nė ndihmė. Kėshtu nė mitologjinė "greke" kur Zeusi vendosi tė largohet nga kjo botė ai iu shfaq popullit ne formėn e njė Shqiponje dhe qė nga ajo ditė ky popull n`a paska filluar adhurimin e kėtij supershpendi. Nė radhė tė parė kėto janė mite por mitologjia "greke" mė shumė sesa mitike ėshtė njė histori e kodifikuar.
Kėshtu ne kemi nė dialektin Toskė fjalėn ipe apo ipja ashtu siē kemi fjalėn shqipe apo shqipja nė atė geg. Njė gjė duhet ditur mirė edhe pse pėr shumėkėnd ėshtė befasuese : Greqishtja e vjetėr ėshtė mė e ngjashme me dialektin gegė tė shqipes sesa ai tosk edhe pse ky i fundit ka qenė gjithnjė nė kontakt tė afėrt me botėn greke.



Dialekti toske shfaq ngjashmėri me shumė me latinishten dhe kjo shpjegohet me dyndjen e Etruskėve pellazgė nga krahina e Toskanės tė cilėt tė rėnė nė gjendjen e skllevėrve u sollėn nga Romakėt afro dy shekuj para Erės sė Re kur ata e kishin djegur dhe rrėnuar popullsinė e Epirit apo Ipirit. Sigurisht qė ata nė Epir nuk gjetėn popullsi shumė tė ndryshme prej tyre. Kėtė shpjegim e bėra nė tė mire te shpjegimit tė fjalės shqipe. Sepse ipja, dhe shqipja janė e njėjta fjalė, i njėjti kuptim. Ƈamėt si trashėgimtarė direkt tė Epirit historik dhe Pirros Epirin e quajnė Ipir qė s`ėshtė gjė tjetėr veēse vendi i ipeve. Tani pse nė dialektin gegė nuk thuhet ipe por shqipe apo shqype? Ka njė shpjegim. Nė ato kohėra zogjtė apo kafshėt adhuroheshin. Dhe adhuroheshin pikėrisht pėr vetitė e tyre. Po shqiponja ēfarė vetie ka ? Tė sulmon dhe tė rrėmben me njė sulm tė papėrballueshėm. Tė shqyen me njė fjalė, tė bėn copa copa. Pra kemi Shqy- ipe = Shqype. Ja ku vijmė te fjala e mocme gegė Shqype apo Shqypni. Pra si pėrfundim Ipiri apo Iperia janė thjesht Shqipėria e sotme dhe fjala shqipe ėshtė ajo ipe nė dialektin e jugut ( ndoshta njė pamundėsi e dallgės sė etruskėve pellazgė tė cilėt si pėr ironi tė fatit, nėn efektin e latinishtes gjuhė e cila u krijua nė shtratin e pelazgjishtes sė Etruskėve nuk arrinin t`a shqiptonin me lehtėsi fjalėn shqype apo shqipe por e thanė nė formėn ipe apo ipja.) Si pėrfundim mund tė themi se fjala shqiptar ka njė fillesė tė vonė si term i pėrdorur gjerėsisht por aspak tė vonė por shumė tė hershėm nė vetėdijen e popullit pellazgo-ilir-shqiptar.



Nė betejėn e Fushė- Kosoves (1389) shumė ushtarė shqiptarė pjesėmarrės raportohen tė kenė pasur shqiponjė nė gjoksin e veshjes sė tyre. Mė pas ushtaret e Gjergj Arianitit apo tė Gjon Kastriotit kanė bėrė tė njėjtėn gjė derisa vijmė nė epokėn e Skėnderbeut ku tė gjithė ushtarėt e tij kishin shkabėn dykrenare nė kraharonin e tyre. Ishin pikėrisht kėta ushtarė qė pėrveēse mbanin ushta dhe pėr kėtė quheshin ushtarė, mbanin dhe shqiponjėn duke u quajtur pėr herė tė parė me termin shqiptar. Eshtė pikėrisht ky fakt qė shpjegon edhe pėrdorimin masiv te vonė dhe zėvėndėsimin qė i beri ky term termit Arbėr dhe Arbėri. Ishte shekulli 17 dhe 18 kur shqiptarėt po tregonin shenjat e zgjimit kombėtar pas 2-3 shekujve agonie dhe natyrisht amplifikimi i epokės sė lavdishme tėHeroit Kombėtar solli dhe emrin me tė cilin u quajtėn ushtarėt e tij, atė shqiptar.



Tė mos harrojmė pėr asnjė moment qė Skėnderbeu gjithmonė ka dėshmuar pėr veten se ishte Princ i Epirit ( dhe Albanisė ) dhe nė shumė letra ai deklaron se ne jemi epirot, ipiriot. Pra Ipiri ėshtė vendi i ipeve, i shqipeve, ėshtė vetėm dhe vetėm Shqipėria e sotme. Epiri nuk ėshtė aspak ajo ēka thonė grekėt, pra kontinent. Kur "grekėt" e parė paskėshin parė brigjet Thesprote apo Molose i paskėshin quajtur kėto Kontinent, nė kuptimin tokė e ngritur, mė lart se niveli i detit. Nuk ėshtė aspak kėshtu edhe pėr faktin se fjala Epir e ka njė kuptim tė ketillė por qe ėshtė kryekėput shqip dhe jo greqisht. (e vjetra ? e reja ?) Do tė thote vend i lartė, i ngritur dhe kjo fjalė pėrdoret gjerėsisht kryesisht nė skajet mė veriore tė Shqipėrisė natyrale. Mos vallė ata kolonė aventurierė tė ashtuquajtur helenė ishin thjesht njė popull qė fliste tė njėjtėn gjuhė me banorėt tej e mė tej nė veri ?!