(mare nga gazeta shekulli)
Ēfarė po ndodh? Ēdo herė qė pėrdorim njė antibiotic pėr tė luftuar njė infeksion, disa baktere arrijnė tė mbijetojnė dhe shumohen duke u bėrė mė tė fortė me kalimin e kohės. Herėn tjetėr do ta sulmojnė organizmin tonė dhe do tė kenė njė rezistencė mė tė fortė ndaj antibiotikut qė i afrohet, i cili do tė jetė mė pak i efektshėm, pėr tė mos thėnė qė do tė jetė i paefektshėm.
Zgjidhja? Kėrkuesit po mundohen qė tė gjejnė lloje tė reja antibiotikėsh tė cilėt mund t’i sulmojnė kėto superbaktere, por, ndėrkaq mamatė duhet qė tė ndjekin rregullat e arta pėr tė mbrojtur fėmijėt nga nevoja e tė marrit antibiotikė gjithmonė e mė tė fuqishėm pėr tė shėruar infeksionet, madje edhe ata mė banalėt.

3 rregullat qė duhen ndjekur gjithmonė
1. Mos pėrdor antibiotikė nė rastet e infeksioneve tė shkaktuar nga viruset, si ftohja.
2. Mos pėrdor sasi mė tė vogla se ato tė kėshilluara nga mjeku
3. Mos e ndėrprit kurėn para shėrimit tė plotė apo para periudhės sė pėrshkruar nga mjeku

E vėrteta dhe gėnjeshtra

Nuk ėshtė e vėrtetė se antibiotikėt e ulin temperaturėn. Nuk kanė njė efekt veēanėrisht kundėr temperaturės (si paracetamoli) por shkatėrrojnė bakteret, tė cilat, duke shkaktuar infeksionin, janė edhe pėrgjegjėse pėr rritjen e temperaturės sė trupit.

Ėshtė e vėrtetė se ėshtė mė mirė qė t’u japėsh fėmijėve njė antibiotic me “spektėr tė caktuar”. Po, sepse nėnkupton qė ėshtė krijuar pėr tė luftuar bakterin pėrkatės. Duke zgjedhur njė antibiotik me spektėr tė caktuar ke mė pak mundėsi tė ulėsh florėn bakteriale tė zorrėve (tė pėrbėrė nga mikroorganizma, edhe baktere, tė nevojshme dhe qė kanė njė funksion mbrojtės) dhe ul rrezikun qė bakteret tė bėhen rezistente.

Ėshtė e vėrtetė qė gjatė njė kure me antibiotikė duhet tė marrėsh produkte tė qumėshtit. Gati tė gjithė antibiotikėt tentojnė tė shkatėrrojnė edhe bakteret e nevojshme, qė janė pjesė e florės bakteriale tė zorrėve dhe qė mbrojnė mukozėn e zorrėve. Mendohet (nė tė vėrtetė nuk ėshtė plotėsisht e sigurt) se produktet e qumėshtit (si kosi ose produkte tė tjera) ndihmojnė nė ruajtjen e ekuilibrit tė florės bakteriale.