Receta Gatimi

LETĖR MIQVE TĖ MI TĖ VJETĖR


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    LETĖR MIQVE TĖ MI TĖ VJETĖR

    LETĖR MIQVE TĖ MI TĖ VJETĖR


    Zotit ... Hyskė Borobojka
    Zotit ... Bamkė Ēomaga


    Tė nderuar miq!

    Kam kohė qė po mendoj qė t'u shkruaj. Por siē e shikoni dhe vetė u vonova shumė. Por, pas atyre qė do tė lexoni mė poshtė, mendoj se, faji pėr vonesėn e kėtij shkrimi, " apo shkrimeve tė tjerė" qė duhej tė ishin bėrė, justifikohet disi dhe mė heq njė pjesė tė fajėsisė "vonesė".

    Me qė kėrkuam "lirinė", vumė krah dhe fluturuam larg, nuk mund tė them se shtegtuam, pasi zogjtė shtegtarė kthehen nė foletė e tyre ēdo vit. Ne, o miqtė e mi, po shihemi rrallė e mė rrallė. Ėshtė e vėrtetė qė ndonjė letėr dhe mund ta kishim shkruar, por, " duke qenė tė lirė", tė punojmė nga 16 orė nė ditė, "pėr tė mirėn tonė" e jo tė vendit qė na "mirėpret", duke i pasur tė gjitha tė mirat si, "zyrat, tė ardhurat, kohėn e lirė, lejet e kalimit" ato qė i kėrkuam dhe" i gjetėm". Duke "jetuar nė lumturinė e plotė qė kėrkuam", nuk na del kohė pėr tė shkruar letra miqve e shokėve. Kohėt kanė ndryshuar, tani jemi tė lirė e shkruajmė pėr probleme tė rėndėsishme si p.sh: "Ē'ėshtė dashuria""Si ta tradhėtojmė gruan", "Si t'i lėmė fėmijėt nė rrugė". Pėr kėto mblidhemi nė grupe shokėsh dhe diskutojmė si tė bėhemi Europianė, "Si tė vjedhim", "Si tė pėrdhunojmė" se mendojmė qė Europa kėto cilėsi tė mira ka dhe, ne kjo faqe e dukshme e saj na pėlqen.

    Gjyshja ime e ndjerė thoshte: "Shokėt zgjidhi mė tė mirė se veten". Kėtė porosi tė saj unė e mora me vete rrugėve tė botės si dhe tė tjerat si "Trim i mirė me shokė shumė", " Shokė tė rinj bėj por tė vjetrit mos i harro" etj. Gjyshja ime jetoi mė shumė se njė shekull, jetoi dhe pa shumė luftime dhe gėzime, udhėtoi e jetoi nė shumė shtete e nė fund vuri kokėn nė prag tė shtėpisė dhe tha: "Jeta ime ishte njė libėr, njė novelė e jetuar dhe jo e shkruar, ju tha, ju qė e lexuat nxirrni mėsimet tuaja".

    Ku ta dinte e ndjera se novelėn qė ajo shkroi pėr 107 vjet, sot talentet e reja pensioniste e shkruajnė pėr njė javė. Talenti i tyre i burgosur ishte si puna e rubinetit, vertet nuk gjente vend tė rridhte pėr tė vaditur fushat e mendimit, por, kjo rrjedhė, ky ujė i pastėr me vlera shėruese shpirtėrore grumbullohej ēdo ditė dhe, nė momentin e lirisė shpėrtheu arave, hendekėve pėr tė rritur frytin e lavdisė personale e asaj kombėtare.

    E shikon o zoti Hyskė, sa gabim bėnte i nderuari ynė Bamkė me shokėt e tij kur na i kthenin mendimet e hedhura nė letėr pėr t'i parė e riparė disa herė. Sot ato nuk i shikon njeri, deri sa shikojnė dritėn e botimit. E nga vetė rrėnja e fjalės bottim do tė thotė bota ime qė paraqes pėrpara tė tjerėve. Dhe kjo botė o miku im, ėshtė shumė e bollshme. Kjo botė krijuese nė Greqi ka marrė formėn e pėrrenjve, lumenjve dhe lėmenjve.Ajo zhvillohet kėtu e lirė "gjithėsejcili pėr vete e zoti pėr tė gjithė". Zhvillohet dhe merr frymė nė gjėrėsi, gjatėsi. Krijohet nė mėnyrė individuale e kolektive. Janė botuar disa "Anthologji" qė nė greqisht do tė thotė, fjalėt e lulėzuara, lulėzime tė zgjedhura. Nė qoftėse merret parasysh kjo, ne jemi njė pemė e lulėzuar qė japim lulet e mendimit nėpėr botė. Nė mėnyrė shoqėrore ajo vrullin e saj e ka tė rrėmbyer. Nisur nga shokėt, disa tė tilla krijojnė njė shoqatė. Katėr shokė krijojnė pesė shoqata, dhe gjashtė shokė krijojnė njė lidhje. Tė gjitha kėto u bėnė aq shumė sa, ambasada kėrkoi tė mbante lidhje tė pandėrprera me to. Kėrkoi tė njihte veprimtarinė e tyre qė "ėshtė gjumi dhe opiumi".

    Marrėdhėniet e disa njerėzve me tė njėjta mendime quhen ,"lidhje mendimore" kur ka lidhje me mendimet, "lidhje shkrimtarėsh" kur ka lidhje me shkrimet. Kėto lidhje o zoti Hyskė, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse zgjidhin gjuhėn dhe e lėshojnė tė lirė tė kullosė livadheve tė interesit, "Kėndojnė" e helmojnė artin e vėrtetė. Mbjellin e korrin nė arė, pa hedhur farė, trumpetojnė prodhim tė mbarė. Ata mė tė "mirėt" pasi ua lėshuan zinxhirėt, rendin e lehin se kanė lindur pėr emėr, dhe e kanė mendjen femėr. Ē'ėshtė e vėrteta kanė ca ēelsa, njė vulė e zyrė, por nuk kanė fytyrė, "fytyrėn e njė shoqate"

    Kėto lloj shoqatash, shkrimtarėsh, valltarėsh, pietarėsh, shtohen ēdo ditė jo si kėrpudhat pas shiu, pasi shi po bie rrallė kohėt e fundi. Kėto shoqata, mblidhen e bėjnė shumė punė, unė di njėrėn prej tyre, e cila ēdo tė diel mbledh anėtarėt e saj, nė njė stallė "mė falni" nė njė sallė. Tė gjithė rrotull filxhanit e rakisė qajnė hallet e shoqėrisė, nė vend tė letėrsisė. Kur mblidhen pėr tė diskutuar, me letra e kova nėpėr duar, flasin pėr rritje, pa vėnė gjėkundi presje e pikė ēuditje. Llustrojnė e furēojnė autorin, tė madhin frutorin, qė me talent e me penėn e bukur, si flutur, nė fletė e bardhė e nxin poshtė e lart dhe bėn art. Ka ardhur nė skenė dhe njė art i kohės, librat e pikturat i pėrcjell me parathėnie njė njeri e shkrimtar me emėr, "Qė nuk e njeh as nėnė e tij, pasi nuk e ka parė qė nga dita qė ka ikur", e jep mendime pėr talentin qė ai e ka zbuluar dhe e mban nė duar, pėr t'ia dhėnė shoqėrisė, me ndimėn e demokracisė. Ēfarė tė them e tė tė mollois? Mos mendo o mik, se jam duke mbaruar, se ky "diell" nuk paska tė perėnduar.

    Mė kujtohet kur zoti Bamkė me miqtė e tij mė dhanė njė ēmim pėrpara 20 vjetėsh u gėzova aq shumė sa nuk mė zinte gjumi natėn. M'u bė shumė qejfi qė tė tjerėt ēmuan punėn time. Sot o miku im fli i qetė se ēmimin e merr kur tė duash ti, dhe pa shkruar gjė. Tė mos tė them qė e merr dhe nga njė komision e nga njė shoqatė fantazmė qė nuk ka as
    kryetar e as anėtarė. Gogoli, e kishte parashikuar, kohėn e pėrparuar. Ai shiste e blinte frymė tė vdekura. Nė kohėn tonė nuk shiten e blihen frymė tė vdekura „ por ēmime, me mbishkrime, me lavdėrime, qė rrisin vlerėn e letėrsisė nė gjirin e shoqėrisė. Deri kėtu nuk ka ndonjė tė keqe, por mė tutje ka leqe e hendeqe. Pas dy tre ēmimesh e lavdėrimesh, bėhet nga shoqata,"Mandata," njė shkresė, me anėtarė katėr a pesė tė cilėt me besė, pa i rėnė njeriu nė pjesė, propozojnė qė talenti tė vlerėsohet e tė dekorohet. Se brezat qė vijnė, nuk do dinė vlerat e vėrteta, ndaj dekorata ėshtė njė shkresė qė do flasė kur ai tė vdesė, e thellė pėr besė! Paskėtaj, vihen vulat, theren e piqen pula. Shtohen titujt shkencorė, me mjeshtra e doktorė. I dridhen kockat nė varr Naimit, qė mban nė supe emrin e ēmimit. Pėrfundimi dhe llogaria, letėrsinė e merr porropia, ndėrsa talentin e merr uria. Ka dhe bukurira tė tjera, me lajme tė mira qė m'i bie era. Ti lodhesh njė jetė tė tėrė nė fushėn e ushtrisė, dekorata propozohet pėr vlera nė atė tė letėrsisė. Nuk prish punė pėr fushat, mjafton qė si kėpushat, njeriu nė jetė, dekorata tė ketė.

    Mund tė hedh nė kėtė letėr, edhe ndonjė vepėr tjetėr, si kėto qė lexove, por thashė me qė ėshtė radha e parė, tė mos plugojmė shumė nė kėtė arė. T'u lėmė radhė dhe punimeve tė vjeshtės e tė flasim kur tė vijė koha e krasitjes sė vreshtės. Tė shikojmė si do jenė tė mbjellat dimėrore, nėpėr shoqatat e pemėt frutore. E nėse krimbi i djallėzisė, do gjallėrohet e do fillojė tė lėvizė duke i bėrė dėm shoqėrisė, ne mė tej nuk duhet ta zgjatim, pyjet dhe arat t'i spėrkatim, mendimet dhe hundėt qė kudo i fusin, t'ua bėjmė pėrshesh dhe kurrizin t'u zbusim.

    O, miku im Hyskė!
    Tė them tė drejtėn na ka marrė malli, tė mblidhemi njėherė (kėtė mendim shprehja dhe Bamkės) e " Ta ndezim njė herė* „ tė bisedojmė pėr kėta "Njerėz tė krisur* „ se duke kėrkuar cilėsi po na quajnė "Lypės tė kohės *„. Mbetem me shpresė se letra ime do t'ju gjejė shėndoshė e mirė.
    Shpresoj qė dritat nuk do ndėrpriten gjatė leximit tė letrės qė po u dėrgoj. Llambat edhe njėzet e katėr orė po tė rrinė ndezur, nuk i ndriēojnė dot padrejtėsitė mbi kurrizin e popullit tonė tė drejtė, tė urtė e punėtor. Sa pėr ujin nuk po tė pyes, pasi ai nuk na duhet , problemet me autorėt e tė drejtat e tyre nuk besoj se mund t'i lajė. Rruga qė do ndjekė kjo letėr do jetė e shkurtėr pėr tė vajtur te miqtė e saj, ajo do jetė e thjeshtė dhe e qartė. Jo si ajo e politikanėve tanė qė e kėrkojnė me ngulm pėr tė na nxjerrė nga prapambetja dhe na fusin mė thellė nė llumin e prapambetjes e problemeve pa kokė e pa bisht. Me qė ra fjala pėr bisht, mė dėrgo nė Athinė njė bisht fshese, por me dru thane, nė qoftėse nuk ke mundėsi thuaj Bamkės e porositeni diku nga Devolli. Mė duhet pėr tė shkundur ca postiqe me pluhur, dhe pėr tė fshirė ca mbeturina qė na kanė zėnė rrugėn.
    Me respekt, miku dhe nxėnėsi juaj
    zjarrvėnėsi
    Spiridhon Flaka


    Athinė ....vjeshtė e parė ....2008

    Shėnim
    "Ta ndezim njėherė" ėshtė libėr me tregime humoristike i shkrimtarit Gaqo Veshi, pseud.H.Borobojka
    "Njerėz tė krisur" dhe "Lypės i kohės" Libra tė shkrimtarit Dritero Agolli, pseu.B.Ēomaga.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: LETĖR MIQVE TĖ MI TĖ VJETĖR

    "Hyske Borobojka" eshte nje nga shkrimtaret qe shkruanin ne revista "HOSTENI", kam lexuar nje liber te tij kur isha femije qe akoma dhe sot e kujtoj per humorin e holle qe perdorte, dhe ja dhe ne kete leter drejtuar "Bamke Comanges" (gati te gjitha skicat ne librat e tyre ishin keshtu korespondence me njeri tjetrin) me mjeshteri te thelle ka prekur problemet me kryesore te shoqerise shqiptare kudo qe ndodhet.

    Emaus, shume shume interesant ky shkrim.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nje leter per ty
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-10-2012, 06:55 PM
  2. LETER...
    Nga girl08 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 07:02 PM
  3. Facebook Tag identifikon fytyrat e miqve
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2010, 01:50 PM
  4. Leter mamase
    Nga Erlindi nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 02:20 PM
  5. leter e nje nene
    Nga kuklla nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 10:20 AM