Dalin nė dritė struktura tė qytetit antik tė Hadrianopolit
EDI MOLLA
01/09/2008 Ekspedita italiane zbulon struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumė elementė infrastrukturor

Arkeologėt italianė nė bashkėpunim me specialistėt e Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė nė Tiranė kanė nxjerrė nė dritė struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shumė elementė tė tjerė nė rrethinat e teatrit antik tė Hadrianopolit, nė fshatin Sofratikė, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės.

Qyteti i Hadrianopolit

Teodor Bilushi, koordinatori i projektit tha pėr gazetėn “Metropol” se, pėr herė tė parė ekspedita italiane ka bėrė tė mundur studimin e fazave tė jetės sė qytetit tė Hadrianopolit, qė nis me themelimin gjatė periudhės sė Perandorisė Romake, shek. II pas Krishtit dhe qė vazhdon tė deri nė shek. VI pas Krishtit.

“Specialistėt e Universitetit tė Kamerinos (Itali) me anė tė mjeteve moderne remote sensing (gjeoradar dhe gjeosizmikes) kanė marrė nė studim gjithė zonėn arkeologjike, pėrfshirė kėtu edhe nekropolin dhe nga tė dhėnat paraprake ėshtė konstatuar se qyteti antik i Hadrianopolit gjatė periudhės sė Perandorisė Romake ka qenė shumė e zhvilluar pėr sa i pėrket zhvillimit tė urbanistikės”, thotė Bilushi, duke shtuar se “Hadrianopolis ėshtė njė rast ku gėrmimet arkeologjike nuk pėrdoren vetėm pėr kėrkime shkencore, por ato pėrdoren edhe pėr t’i ofruar zonės njė element tė ri pėr zhvillimin ekonomik dhe turistik”. Nė kėtė kuadėr pala italiane ka paraqitur njė projekt shumė tė kualifikuar, i cili duhet tė gjejė mbėshtetjen e pushtetit qendror dhe vendor. “Realizimi i Parkut Arkeologjik do t’i japė komunės sė Dropullit tė Poshtėm dhe me konkretisht Sofratikės njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik dhe turistik”, shprehet mė tej zoti Bilushi. Ky park pritet qė t’i japė njė zhvillim ndryshe kėsaj zone, pasi periudha tė cilit i takon ėshtė mjaft tėrheqėse sidomos pėr turistėt e huaj.

Marrėveshje pėr vlerėsimin e trashėgimisė arkeologjike

Teatri i Hadrianopolit “fsheh”

objekte qė ndodhen prej shekujsh

Arkeologėt italianė nė bashkėpunim me specialistėt e Institutit Shqiptarė tė Arkeologjisė nė Tiranė kanė nėnshkruar nė mjediset e komunės sė Dropullit tė Poshtėm (Gjirokastėr) njė marrėveshje mirėkuptimi trepalėshe pėr vlerėsimin e trashėgimisė arkeologjike shqiptare. Marrėveshja u nėnshkrua nga kryetari i komunės sė Dropullit tė Poshtė, Dhimitėr Maluqi, nga pėrfaqėsuesja e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Shpresa Gjongecaj, si dhe nga pėrfaqėsuesi i palės italiane me koordinatorė prof. Roberto Pena. Nė fillim tė fjalės sė tij, arkeologu italian, prof. Roberto Perna ėshtė shprehur se, kjo marrėveshje do tė mundėsojė lehtėsimin e arkeologėve shqiptarė dhe italianė tė nxjerrin nė dritė tė gjitha objektet monumentale qė ndodhen prej shekujsh tė fshehura nė afėrsi tė teatrin antik tė Hadrianopolit.

“Objektivat specifika e marrėveshjes janė kryesisht nė fushėn e arkeologjisė, por ajo qė dua tė theksoj ėshtė se sivjet parashikohet tė realizohet harta arkeologjike qė fillon nga zona arkeologjike deri tė luginėn e Drinit”, u shpreh prof. Perna.

Sipas marrėveshjes, tė gjitha palėt do tė prezantojnė bashkėrisht njė plan vjetor aktiviteti pranė Institutit Kombėtar Arkeologjik, si dhe bashkėpunimi do tė jetė nėn vėzhgimin dhe pėrgjegjėsin e njė Komiteti Shkencor tė pėrbėrė nga 10 veta, prej tė cilėve gjashtė janė shqiptarė dhe katėr italianė. I pranishėm nė kėtė marrėveshje ishte edhe rektori i universitetit “Eqrem Ēabej” tė Gjirokastrės, Gėzim Sala.

Miniguidė

Si u zbulua thesari arkeologjik

Teatri e Hadrianopolit, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit tė Gjirokastrės nė luginėn e Drinit, ka njė kapacitet prej 4 mijė spektatorėsh, ėshtė i pajisur me 27 shkallė, ka 4 hyrje dhe njė skenė me dy kate. Objekti datohet rreth 10-vjeēarėve tė mesit tė shek. II p. k. Ky teatėr ėshtė evidentuar pėr herė tė parė gjatė Luftės sė Parė Botėrore, prej arkeologut austriak Prashniker. Gėrmimet e para nė kėtė teatėr janė bėrė prej Institutit tė Arkeologjisė, i kryesuar nga arkeologu Apollon Baēe, qė nė vitet ’80. Misioni arkeologjik italo-shqiptar qė po punon nė Hadrianopolo ka mbėshtetjen e Ministrisė sė Jashtme italiane.