Si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13

    Si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju?

    Receta Gatimi

    Po e hap kete teme sepse isha duke pare fotot e dasmes time dhe
    isha kurioze te dija se si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju ose ne vendlindjen tuaj?
    ne pergjithesi ne shqiperi dasmat i kane humbur ato traditat e para. shumica e cifteve kane filluar te bejne vetem nje darke ose dreke se bashku.
    persa i perket dasmes time doja pak a shume ti qendroja besnike tradites nga jam une, ( fieri)
    zakonisht te ne fillohet dasma te enjten. paradite para se te cohet paja e nuses qepet duvaku, qe eshte nje flamur i bere me shume shami qe i kane sjelle
    grate qe vijne te shikojne pajen e nuses, keto shami te qepura dergohen se bashku me pajen te shtepia e dhendrrit. te dielen kur vijne te marrin nusen nje djale mban duvakun me tre kokrra molle te ngjitura mbi te dhe sduhet te lejoje asnjeri qe te marre mollet.
    nejse une kete duvakun nuk e bera.
    pra pasi percillet paja paradite, mbasdite fillon ahengu sic i thone andej nga ne.
    te premten pritet te vije shoqeria, te shtunen behet dreka ose darka, ne rastin tim darke.
    pasi ka filluar darka pritet te vijne krushqit, duhet te vijne numer tek. krushqit rrijne deri sa pritet torta e pastaj duhet te ikin, edhe dhendri gjithashtu.
    te dielen vijne te marrin nusen , para se te dale nusja te dera e shtepise vihet nje pjate me pka vere te kuqe dhe nje unaze floriri brenda dhe nusja duhet ta
    permbuse me kembe pjaten qe te rrezoje ne toke unazen, ( une vete se kam kuptuar pse behet kjo) nejse nusen e shoqeron vellai dhe te porta ia dorezon dhendrit. rruga ku kalon nusja deri te makina laget me raki dhe shishja e rakise thyhet te makina.kur nusja shkon te shtepia e dhendrit del vjehrra dhe i lyen gishtat me mjalte nuses, dhe kjo e fundit duhet te lyeje deren e shtepise tre here me mjalte dhe pastaj i jep vjehrres pak majlte qe ta embelsoje e ti ece jeta mjalte me te. pastaj kur hyn nusja i cojne nje djale te vogel qe ti heqe kepucen e te marre leket qe ka vene nusja ne kepuce. i kendojne dhe kenge se harrova, edhe kur del nusja nga shtepia e saj dhe kur eshte te shtepia e burrit. per mendimin tim me mire te mos kendojne , sepse kendojne ca kenge me ca tekste qe edhe nqse nuk je ti nusja te vjen per te qare. une jam ca nga natyra e prekshme , degjova dhe ato kenge e u bera keq fare. do thoni ju deshe vete te martoheshe pse duhet te qash. po se si te vjen ne ato caste, as vete se kupton.
    po nejse pastaj te dielen dhendrri ben dreken ose darken, ne beme darke, edhe te dielen vijne krushqit nga ana e nuses, edhe keta duhet te jen me numer tek, por dy persona me shume se te dhendri.
    e pas ketyre diteve kaq te lodhshme perfundon dasma.
    pak a shume ne dasmen time u bene keto qe kam shkruajtur ketu, por ka edhe ca tradita te tjera qe une nuk doja ti beja se me dukeshin te tepruara.
    une iu pershtata pak a shume ketyre qe thashe me ca ndryshime te vogla.
    nejse e zgjata ca si shume. tani po e mbyll, kur te me kujtohet ndonje gje tjeter per dasmat fierake po e shkruaj.
    tani pres te lexoj se si organizohen dasmat te ju.........

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju?

    E lexova dje kete teme kaq interesante, por ish vone dhe nuk shkrojta.

    Po shkruaj zakonet e vendit tim edhe se une nuk bera asnje nga keto, por do te me pelqente ti beja.

    Dasmat ne Prefekturen e Korces (sepse thuajse gjithe zona Korce, Pogradec, Erseke dhe Bilisht kane zakone te ngjashme) e fillon qe nje jave para, ka raste qe fillon muzika qe te henen.
    Te merkure mbasdite ne shtepine e vajzes vijne te gjitha grate e lagjes per te pare pajen e vajzes, ndersa perjashta (kush ka shtepi private), apo ne dhomen tjeter eshte muzika, pasi shikohet paja shoqet e ngushta te vajzes (mundesisht te pamartuara) qepin carcafin e jorganit, duke pasur shume kujdes ne zgjedhjen e vajzave pasi nuk duhet bere asnje kotke ne fflilli qe qepet, keto vajza jane nen veshtrimet tetove te vajzes te cilat kujdesen qe mos bejne ndonje magji(keshtu thuhej atehere), vajzat duke qepur duhet te kendojne kenget e posacme.
    Te enjte 5 vete nga shtepia e dhendrit zakonisht me kryetar xhaxhain e dhendrit vene te marin pajen e nuses, dhe i shpien asaj fustan e bardhe dhe gjerat e tjera te nevojshme qe i duhen. Nusja kete dite nuk duhet te jete e rregulluar dhe mundesisht te mos ju dale faere krushqeve, ne pajen e nuses ka gjithmone oris, karamele dhe monedha.
    Te premte eshte dita e shoqerise, si per vajzen ashtu dhe per dhendrin, vajza ben festen e fundit me shoqerine e saj dhe djali gjithashtu, ketu djali djek njeren nga shamite e djalerise.
    Te shtunen, nderkohe qe ne shtepine e nuses kane ardhur gjithe njerzit nusja ka kohe qe ka filluar te regullohet nen pranine e dy shoqeve te ngushta dhe te kushurirave dhe motres. Rreth ores 5 nusja eshte gati dhe fillojne vizitat.
    Kurse dhendri ne mbasditen e te shtunes vete tek berberi dhe rruhet e qethet , dhe shoket qe e ngacmojne (besoj se te gjitha kete qe them une nuk behen me, por ama une mbaj mend ato para 13-15 vjetesh).
    Dasnat zakonisht behen te shtunen ne mbremje per vajzat keshtu qe rreth ores 9-10 te darkes te gjithe vene ne restorant. Babai i vajzes falenderon te gjithe pjesmaresit per ardhjen dhe dasma fillon. Kur marin nusen ne valle te gjithe hedhin leka mbi koken e nuses (lek te cilat i mer orkestra dhe jo nusja, dhe kete nuk e kam kuptuar kurre).
    Sa kalon ora 12 vijne krushqit dhe dhendri ne gostine e vajzes, si me i madhi i i krushqeve eshte xhaxhai i djalit , te gjithe krushqit fillojne marin nusen ne valle dhe hedhi lek mbi koken e saj.
    Dasma mbaron rreth ores 4-5 dhe kane mbetur vetem te rinjte se ata me te moshuarit kane ikur te flene.
    Te djelen, pas ores 12 ne shtepine e nuses vene krushqit, jane gjithmone tek, si i pare i krushqeve per burrat eshte daja, dhe nga grate e motra e dhenderit, gjithmone eshte dhe nje femije djale qe i jep buqeten e luleve, dhendri i ve unazen (atehere qe mbaj mend une spara beheshin shume dasma ne kishe) dhe nusja gjithashtu ndersa motra i ve bizhuterite e tjera , oren, vethkat, byrzylykun dhe varsen ( ne momentin e ndrimit te unazave behej dhe shkelja nga nusja apo nga dhendri, kush shkelte i pari njeri tjetrin bente komanden ne shtepi). Lulen e dhendrit ja ve vellaii nuses, qe me pas i jep dhe nje dacke dhendrit qe te kete kujdes motren. (kishte dhe nga ata qe dilnin nga shtepia dhe ishin akoma me faqe te kuqe). Te gjitha keto behen duke u kenduar kenget e pershtateshme nga grate qe ndodhen ne sallon.Kur del nusja eshte ajo muzika qe renqeth mishin, nusja nuk duhet te ktheje koken mbrapa ndersa hyn per ne makine dhe e jema e nuses hedh mbi nuse dhe mbi makine oris, qe te jete pjellore, karamele qe te jete e embel dhe monedha qe te jete e pasur.
    Kur arrin nusja tek shtepia e djalit, vjerra i ndan nje kulac ne koka qe te jete kembembare, pa hyre akoma ne dera dhe pastaj i lyen dy gishtat e dores se djathte me mjalte dhe ben shenjen e kryqit mbi dere, qe te hyje miresia dhe te jete e dashur me njerzit e burrit, (kam pare ne komshia ime qe kur erdhi nusja vjerra vurri siten perpara fytures dhe nje pasqyre (qe nusja mos e shikoje se sa e shemtur eshte vjerra, edhe se kjo ishte e bukur si grua).
    Dasma e djalit behet ne darken e te shtunes, kur kercen nusja me dhendrin "napolonin" djali djek perfundimisht shamine e dhenderise. Si gjithmone sa here qe kercen nusja e mbulojne me lek, te cilat i mer orkestra.
    Edhe ketu vine krushqit e nuses dhe duhet te jene cift.
    Kur nusja vete ne shtepi, vene 2-3 gra qe e xhveshin, dhe ne cdo rrobe qe kjo heq duhet te kete leke te fshehura, (une kur u martua daja im isha 7 vjece dhe i hoqa kepucet, mbaj mend qe ishte nje 50-ce sa u gezova).
    Tani thone qe nusja ne mengjes ju ben kafene vjerres dhe vjerrit, (por nuk e kam pare). Paraditen e te henes vene nusen ne magje, i lyejne duart me gjalme dhe me sheqer dhe te zere brume. Ne mbasditen e te henes vene njerzit e nuses, dhe e jema , me peme dhe dhurata qe te shikoje te bijen. Pasi ikin dhe keta dasma ka mbaruar.

  3. #3
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    13

    Re: Si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju?

    Edhe ne Korce paska gjithe keto tradita. une nuk i kam shkruajtur te gjitha se sme kujtoheshin, por halla ime mi ka treguar te gjitha dhe ajo
    me thoshte qe duhet ti respektoja te gjitha traditat. une ne dasmen time pak a shume respektova ato qe kam shkruajtur me pare.
    eshte nje stres i madh dasma sidomos per familjen por ia vlen me te vertete ta besh.

  4. #4
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Pa varsisht se mua nuk me terheq shume dasma tradiconale,serisht mbeten te bukura dasmat e Jugut!

    Sipas tradites dasma fillon te Enjten,dhe perfundon te Djelen kuptohet!

    Kercehet shuuuuuuuuume,kendohet shuuuuuuuuuume,dhe kercet rakia e mishi cep me cep,edhe leku deri diku

    Jane te bukura gjithsesi,pa varsisht se kane ato te metat e tyre,

    por qe kohet e fundit tradita nuk eshte se ruhet shume,kane ndryshuar paksa gjerat!

  5. #5
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Shum interesant po edhe shum te ndryshme behen dasmat kendej nga anet tona.

    Per fillim te theksoi se gjysma e ketyre zakoneve tani nuk behen ,por un po mundohem perafersisht te tregoj si me kan tregu dhe si kishim dasmet neve ketu ne familje..

    Ketu dasma filllon te hene,pra del dikush nga familja djali axhit apo edhe pak me larg ti ftojt per dasem njerzit se ka te shkruar ne leter se duhet ti ftojn ,se ketu ftojn shum duke fillu nga komshit e dajot hallat dajot e vjehrrit etj etj.Pastaj familjet behen gati per vendin ku do i presin dasmoret ,tek dhendrri ka me shum pun kuptohet!duhet te pregadisin dhomen per ciftin dhe te blejn dhuarat per nuse gjth familja , flori si zakonisht .Te ejten e thrrasin dajon dhe axhallaret diku ka 7 vet ose 5 dhe i coj rrobat se kan marr per nuse,fillon kenga dhe sitet milli,per bakllav , millin duhet situr 3 cuna se jan me dy prinder,ne valigjen kufera i madhe , i thon ketu i palosin mir rrobat dhe ne fillim e fusin nje dhurat per ate se do hap i pari valigjen(kuferin) 5000 euro llogaritet te bej ni dasme me dhom e me te gjitha shpenzimet keto te gjitha i pagun dhendrri.pa futur leket se ka dergu per pajen e nuses......

    Pastja te shtune fillon dasma , vin gjith dasmoret keng valle han dark dhe vajzat diku 5 veta duhet te qesin nje kulaq por ciftin , nuk duhet te flasin fare hiq deri te mbaroj ai kulaq, pra ky kulaq behet per dhendrrin dhe nusen , po ashtu edhe nje djal duhet te bej sherbet, sheqer me uji per ciftin, nje djali i dajes pra cdo her femij duhet ti ket te dy prinderit gjalla, duhet ti rregulloj edhe vendin ne dhom nuses(shtratin) dhendrri ate nat duhet te flej me nje djal ne dhomen e vet.Ne shpin e nuses fillon kenga , nusja duhet e vishet me rroba te nuseris dhe te ve nje shami ne kok dhe te qaj.vajzat tjera e kendojn duke e shajn dhendrrin dhe vjehrren por vajza nuk ben te qaj kur ta kendojn per familje te burrit , pastaj e kendojn edhe per familje e saj ( ja nje po e them se me kujtohet, tani) qaj oj lule nihu ne ara kush ju del o dajve perpara,qaj lulije qaj pa nda se ti qik nuk bahesh ma etj etj... se me shpetun mua lotet tani ne shpin e dhendrri buqet kenga dhe ndahen njerzit se do shkojn neser per te mar nusenmotra e dhendri halla dhe nje djal se ka me shum se 1 vjet deri ne 5 vjet duhet te hy ne makine e nuses,vllai i dhendrrit ose dajo e vozit makinen.....Nusja shkon heret ne mengjes te dilen per te ber frizur , vishet me fustan te bardh dhe pret te vin dasmoret per ta marr, diku ka ora 2 vin dasmoret(dhendrri e vjehrra e presin ne shpi nusen)kur te vin ato te marrin nusen i sherbejn me llokum dhe pije te ndryshme po jo alkohol asesi ,burrat veqant nga grat,sa te futen krushqit ne oborr nuses duhet ti lidhin ni pej te kuq ne duar qe kur te hyn brenda ajo duhet ta kepus por nuk ben me te flas fare nusja, deri te shkoj te shpija e burrit dhe te flasin se pari me burrin ,me njerz tjer nuk ben asesi te flasi.Nusen shkon se pari kunatat motrat e burrit , halla ne dhom e shikojn dhe i bejn ca zakon me nje embelisr ,se pari duhet afrohet djali i vogel pastaj tjera,tani keto dalin nga dhoma duke vallzu e kendu fillon kenga e dasmoreve se kan ardh dasmoret te nuses nuk kendojn vetem i shikojn,aty i japin dhuarat te gjitha ato se kan shku me marr nusen te gjitha flori ,ato me te largetat unaza keto te aferta bylyzik ose varse per qaf, nusen e fut ne makine vllai i saj i meshon 3 her me dore makines , nusja duhet te kthje koken mbrap ne menyr
    qe kur te lind femijete ti ngjajn dajve gjith dasmoret ke shpia e nuses duhet te ulen kur te dal nusja nga shpija e babes per 2 min(mos harrojt te them se duhet te vjedhur ni got, nga ato se sherbejn me pije ato se kan ardh me marr nusen,dhe kur te marrin nuse ja thejn par akembes ne shpin e dhendrrit )Kur hyn nusja ne shpin e dhendrrit duhet ke porta te ngrihet ashtu krrysur ne makin deri te zbresin,nuse duhet prap te percafoj nje femij te vogel pa zbrit nga makin,ajo i jep nje peshqesh,femje si ven nje plaqk te kuqe ne kok dhe pastaj velle dhe dhendrir e zbresin nuse. nusja duhet te pershendete me vjehrren ajo ulur ne karrig i jep nje dhurat vjehrra nuses,e pret dhe nje nuse i mba nje pijat me sherbet ose mjalt dhe me gishtat prek derene 3 her e fusin brenda, dhendrri duhet te hy ne dhom me nuse per ti uru mirseardhur dhe te sherbej me nje embelsir 10 minuta pastaj dalin te dyt, deri ne ora 10 mesnat vazhdo kenga ku vallzon nusja 1 her ose 2 me shum jo!! dhe ajo nuk flet me asnje vetem rrin ashtu ne kembe pa shiku dasmoret(tani kan ndryshu gjerat dasm behen ne restorante me shum shikon nusja se dasmoret nusen)

    Ne ora 10 hyn dhendrri ne dhom me nuse para ore 10 nuk ben vallja e kenga vazhdo deri ne oret e vona , te henen nusja zgjohet i qesin kafe e qoj per te rregullu frizur tjeter,se ajo e dijeles u be bajat hahhahah)nusja me dhendrrin e han se pari kulaqin se ken ber ato vajzat te shtunen ...... goca e aferta te dhendrit familjaret i qesin ne nje dhom pajen e vin grat tjera per ta par pajen dhe nusen nga ora 3 mesdit deri ne ora 7 mbremje keng valla pa pranin e burrave,familja e nuses vin i sjellin lule vetem femrat dhe kur te perendon dielli nuses duheti heqin duvakun se ka ne kok,prap nje djal po tani me jo i vogel por i rritur ne menyr te ket fatin edhe ai fill mas tyre. ajo i jep dhurat nje peshqesh nusja sherben me kafe e pije dhe embesira, mbase 3dite nusja duhet “te shkoj ne shpin e prinderev ,mbas 1 jave vin familjaret e saj e marrin, ajo rrin 1 jave te shpija e prinderve prap shkojn keta familjare te dhendrrit se bashku me dhendrrin tani e marin nuse dhe ketu mbaron dasma...se di nese kam harru naj detal te vogel por keshtu ka ardh mami im nuse............Tani kan ndryshu gjerat dhe behen ne restorante dasmet ase gjysma e zakonev nuk behet..........a mos te harro te shtoj edhe ni detaj te vogel,dajo i dhendrrit ose e ben pagesen per kengetar ose i sjell nje dash per dasem nipit..

  6. #6
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Shume interesante dasmat tuaja Erinaa!

    Ketu dasma filllon te hene

    nusja duhet te kthje koken mbrap ne menyr qe kur te lind femijete ti ngjajn dajve

    dhendrri duhet te hy ne dhom me nuse per ti uru mirseardhur dhe te sherbej me nje embelsir 10 minuta pastaj dalin te dyt, deri ne ora 10 mesnat

    shume interesante keto por keto qe nenevizova me terhoqen me shume

  7. #7
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    e pra keshtu jan dasmat kendej erinda po erdhe ti kendej dije mir se dhendrri nuk do vi tet marr, as te vi te ti deri ne ora 10 mesnat hahhahaha kisss erdina se lam nam ketu ne.

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    akoma sjam martuar por ketu thejsht 1 nenshkrim sa per kurore aty ne gjykate apo ku e bejne... dhe Dasma, Festa etj... behen ne Kosove, dmth ne shumicen e rasteve me tradita, por ka edhe nga ato qe po i shmangen tradites, dhe pelqejne me shum pak feste, jo shum njerez etj... gje qe e cila me duket e drejt edhe mua

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjysmoni ushqimin, jetoni 20 vjet mė shumė
    Nga vaaldr1n nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-07-2012, 07:03 PM
  2. Cfare Restoranti do te Rekomandonit nga Qyteti ku jetoni
    Nga ReniX nė forum Turizėm dhe Udhėtime
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 11:13 PM
  3. Zbuloni sa vite do tė jetoni
    Nga olsii nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-02-2012, 10:34 PM
  4. Largoni Helmet nga organizmi, Jetoni Shendetshem:
    Nga mikaela nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2011, 01:05 PM
  5. Kanunet mbi dasmat
    Nga girl08 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2009, 10:59 PM