Shpesh na ndodh qe te na thyhen fjalekalimet neper webfaqe te ndryshme apo neper rrjetet socjale... kjo zakonisht ndodh ngaqe ne nuk i sigurojme ato sic duhet! Ne kete artikull kemi zgjedhur disa keshilla te vlefshme te cilat ju ndihmojne te keni nje fjalekalim te sigurte. Keshillat jane permbledhur sebashku me experte te Kaspersky Lab.
Analizimi i Kontove mbi sigurine
Jo cdo fjalekalim eshte per ju njelloj i rendesishem. Mail dhe Portalet Online Shopping (blerjet online) natyrisht qe duhen te jene me te rendesishme sesa hyrjen per forume te ndryshme.
Zgjedhni fjalekalime te sigurta!
Nje fjalekalim i sigurte duhet te jete tete karaktere i gjate, mos te lidhni nje fjale te vetme dhe gjithashtu perdorni edhe shenja te ndryshme si: Mbajeni ne mend nje fjali dhe vendoseni me pas fjalekalimin duke marre nga secila fjale shkronjen e pare.
Ndryshoni rregullisht fjalekalimet!
Tek perkujdesja e fjalekalimeve ben pjese edhe ndryshimi i tyre ne menyre te rregullt. Perdoruesit duhet ta kene vete parasysh kete, ngaqe sherbime te pakta e ofrojne funksionin e skadimit te fjalekalimit.
Autorizim 2-faktoresh
Google, eBay apo prodhuesi i lojerave Blizzard ofrojne nje te ashtuquajtur "Autorizim 2-faktoresh", tek i cili afer fjalekalimit jipet edhe nje PIN i cili gjenerohet nga nje aplikacion i smartphone-ve. Keto lloje te sigurise shtojne pengesa te tjera per sulmuesit. Se fundmi edhe Sherbimi i ruajtjes se te dhenave Online, Dropbox po e ofron kete menyre Autorizimi 2-faktoresh. Aty ju mund te gjeneroni nje PIN sa here qe doni te kyceni ne sherbimin Dropbox dhe ai do t`ju vije ne telefonin tuaj celular, ku me pas mund te kyceni sigurte ne sherbimin online.
Perdorni i nje software-i per menaxhimin e fjalekalimeve
Sistemet per menaxhimin e fjalekalimeve ofrojne nje siguri te larte, ne te cilin fjalekalimet mund te ruhen dhe shpesh ato mund te kalojne automatikisht ne faqen ku kerkohet dhenja e nje fjalekalimi. Avantazhi i madh: Perdoruesi duhet te mbaje mend nje fjalekalim, domethene ate per fjalekalimin e Safe-t. Vegla falas Lastpass eshte nje Menaxhues i fjalekalimeve gjithashtu.
Marre nga PCWelt.de dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com, Shtator 2012