Karamele Viagra
E Shtune, 27 Janar 2007
E njohur si Vitamina V apo pilula blu, Viagra gjithnje e me shume po dominon tregun e potences. Historia shqiptare e medikamentit qe kuron impotencen tek meshkujt dhe fanatiket e saj anonime
Megjithese magjia e pilules blu, qe kuron impotencen, eshte vertetuar dhe provuar para tete vjetesh ne mbare boten, vazhdon te kete perparesine kryesore ne tregun e barnave. Perjashtim nuk ben as Shqiperia, nje nder vendet e para ne Europe ku ka hyre Viagra, ligjerisht apo jo. Tani prej mese nje viti ky medikament mund te gjendet ne cdo farmaci, pa nevojen e nje recete. Mjafton te kesh ne xhep 1400 leke (te reja) dhe gjithkush mund te kete ne dore pilulen blu ne forme rombi, ne njeren ane te se ciles jane stampuar inicialet VGR dhe gramatura perkatese, ndersa ne tjetren firma farmaceutike qe ka eksluzivitetin e prodhimit, Pfizer. Ne Shqiperi mjeket dhe farmacistet nuk mund te percaktojne statistika te perdoruesve apo grupmoshes qe konsumojne Viagren. Sipas mjekeve, shqiptaret nuk kane ende nje kulture konsultimi me specialistin, vecanerisht sa i perket problemeve te tyre seksuale. Vizitat e rregullta tek andrologu, per rastin ne fjale, jo vetem qe do te shmangnin rastet me pasoja kritike per jeten por edhe do te ndihmonin ne percaktimin e shifrave te sakta te perdoruesve te Viagres.
Historia shqiptare e pilules
Historia shqiptare e Viagres nis qe me shpikjen e saj. Ishte nobelisti me origjine shqiptare, Ferid Murati i cili duke punuar per dekada te tera sikurse Robert Furchgott dhe Louis Ignarro, kontribuoi ne zbulimin e Viagres. Puna e pavarur e te tre shkencetareve coi ne percaktimin e ilacit qe do te kuronte semundjen e impotences tek meshkujt.
Ne nje linje me zhvillimet boterore ne kete sektor, andrologu Evin Dani shprehet se ka qene gjithnje i informuar per etapat institucionale ne te cilat po kalonte medikamenti ne Amerike dhe efektin e tij te shkelqyer, 87 per qind. Vetem dy muaj pasi pilula u aprovua per perdorim nga Food and Drug Administration ne SHBA, ajo mberriti ne Shqiperi. Mjeku Dani, i cili prej kohesh kishte vene ne dijeni pacientet per ekzistencen e ketij medikamenti, tregon se ne maj te vitit 1998 tek ai kane mberritur 30 kokrrat e para te Viagres. Ne nje kohe kur ne Evrope dhe aq me teper ne Shqiperi pilula nuk kishte hyre ende, ai mundi te siguronte kete sasi shume te paket nepermjet Ricard Sigel, drejtorit farmaceutik te Pfizer, firmes qe edhe sot mban licencen per prodhimin e ketij medikamenti. Gjate kesaj kohe te gjithe evropianet per te siguruar medikamentin shkonin ne Zvicer, i vetmi vend te Evrope i licencuar per shitjen e pilules. Nderkohe qe gjysma e kokrrave qe zoteronte mjeku Dani perfunduan duke u tregtuar ne Itali. Nuk vonoi shume dhe ne tetor te viti 1998, Viagra u licencua edhe ne Evrope. Por zyrtarisht ne Shqiperi ka mese nje viti qe pilula eshte licencuar nen kontrollin e preparateve te barnave. Andrologu Dani shpjegon se me rritjen e efektit dhe vleres se madhe financiare, Viagra u be objekt falsifikimi, kryesisht nga Turqia, duke u renditur sot si nje nder medikamentet me te falsifikuara. Per te njejtin qellim, kurimin e impotences, Danaj kujton se ne dhjetor te viti 2003, ne te njejten gramature dolen ne treg medikamente si Levitra dhe Cialis, qe sot jane konkurrentet kryesor te Viagres ne treg.
(c) korrieri 2007