Karamele Viagra


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Karamele Viagra

    Receta Gatimi

    Karamele Viagra

    E Shtune, 27 Janar 2007


    E njohur si “Vitamina V” apo “pilula blu”, Viagra gjithnje e me shume po dominon tregun e “potences”. Historia shqiptare e medikamentit qe kuron impotencen tek meshkujt dhe fanatiket e saj anonime

    Megjithese magjia e pilules blu, qe kuron impotencen, eshte vertetuar dhe provuar para tete vjetesh ne mbare boten, vazhdon te kete perparesine kryesore ne tregun e barnave. Perjashtim nuk ben as Shqiperia, nje nder vendet e para ne Europe ku ka hyre Viagra, ligjerisht apo jo. Tani prej mese nje viti ky medikament mund te gjendet ne cdo farmaci, pa nevojen e nje recete. Mjafton te kesh ne xhep 1400 leke (te reja) dhe gjithkush mund te kete ne dore pilulen blu ne forme rombi, ne njeren ane te se ciles jane stampuar inicialet VGR dhe gramatura perkatese, ndersa ne tjetren firma farmaceutike qe ka eksluzivitetin e prodhimit, “Pfizer”. Ne Shqiperi mjeket dhe farmacistet nuk mund te percaktojne statistika te perdoruesve apo grupmoshes qe konsumojne Viagren. Sipas mjekeve, shqiptaret nuk kane ende nje kulture konsultimi me specialistin, vecanerisht sa i perket problemeve te tyre seksuale. Vizitat e rregullta tek andrologu, per rastin ne fjale, jo vetem qe do te shmangnin rastet me pasoja kritike per jeten por edhe do te ndihmonin ne percaktimin e shifrave te sakta te perdoruesve te Viagres.

    Historia shqiptare e pilules

    Historia shqiptare e Viagres nis qe me shpikjen e saj. Ishte nobelisti me origjine shqiptare, Ferid Murati i cili duke punuar per dekada te tera sikurse Robert Furchgott dhe Louis Ignarro, kontribuoi ne zbulimin e Viagres. Puna e pavarur e te tre shkencetareve coi ne percaktimin e ilacit qe do te kuronte semundjen e impotences tek meshkujt.

    Ne nje linje me zhvillimet boterore ne kete sektor, andrologu Evin Dani shprehet se ka qene gjithnje i informuar per etapat institucionale ne te cilat po kalonte medikamenti ne Amerike dhe efektin e tij te shkelqyer, 87 per qind. Vetem dy muaj pasi pilula u aprovua per perdorim nga Food and Drug Administration ne SHBA, ajo mberriti ne Shqiperi. Mjeku Dani, i cili prej kohesh kishte vene ne dijeni pacientet per ekzistencen e ketij medikamenti, tregon se ne maj te vitit 1998 tek ai kane mberritur 30 kokrrat e para te Viagres. Ne nje kohe kur ne Evrope dhe aq me teper ne Shqiperi pilula nuk kishte hyre ende, ai mundi te siguronte kete sasi shume te paket nepermjet Ricard Sigel, drejtorit farmaceutik te Pfizer, firmes qe edhe sot mban licencen per prodhimin e ketij medikamenti. Gjate kesaj kohe te gjithe evropianet per te siguruar medikamentin shkonin ne Zvicer, i vetmi vend te Evrope i licencuar per shitjen e pilules. Nderkohe qe gjysma e kokrrave qe zoteronte mjeku Dani perfunduan duke u tregtuar ne Itali. Nuk vonoi shume dhe ne tetor te viti 1998, Viagra u licencua edhe ne Evrope. Por zyrtarisht ne Shqiperi ka mese nje viti qe pilula eshte licencuar nen kontrollin e preparateve te barnave. Andrologu Dani shpjegon se me rritjen e efektit dhe vleres se madhe financiare, Viagra u be objekt falsifikimi, kryesisht nga Turqia, duke u renditur sot si nje nder medikamentet me te falsifikuara. Per te njejtin qellim, kurimin e impotences, Danaj kujton se ne dhjetor te viti 2003, ne te njejten gramature dolen ne treg medikamente si Levitra dhe Cialis, qe sot jane konkurrentet kryesor te Viagres ne treg.


    (c) korrieri 2007

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Re: Karamele Viagra

    Efektet e (pa)deshiruara

    Ne persona te vecante keto pilula kane efekte te vecanta. Pra nuk mund te percaktohet i njejti efekt ne persona te ndryshem. Andrologu shpjegon se ndryshimi thelbesor midis Viagres dhe Cialisit eshte kohezgjatja e efektit. Nese Viagra mban efektin e saj per kater ore, Cialis e tejkalon duke shkuar deri ne 36 ore. Ai thekson se keto preparate kane nje vecori; japin efektin vetem ne momentin e eksitimit seksual dhe merren nje ore para aktit seksual, kohe e mjaftueshme per te bere efektin. Qellimi kryesor eshte kurimi i semundjes se disfunksionit eretil (impotences), duke mbajtur ereksionin per nje kohe te mjaftueshme, aq sa eshte e nevojshme per te kryer aktin seksual. Andrologu Dani shpjegon se kjo semundje shfaqet tek meshkujt pas moshes 40 vjec, por nuk perjashtohen edhe rastet, megjithese te rralla tek moshat e reja. Sipas shifrave, ne pergjithesi impotenca ze 10 per qind te meshkujve nderkohe qe nje nder shkaktaret kryesore qe cojne ne impotence eshte semundja e diabetit. “50 per qind e personave qe vuajne prej pese vjetesh nga diabeti, behen impotente. Por pilulen mund ta marre gjithkush, nuk ka rendesi mosha. Natyrisht ne moshe me te re efekti eshte me i madh dhe me i sigurt”, shprehet ai duke theksuar me tej se ky lloj mjekimi duhet marre vetem nen kontrollin e mjekut. “Ne nje kohe kur ligji amerikan ndalon marrjen pa recete te Viagres ne farmaci, ne Shqiperi farmacistet e japin si karamele”, thote Dani. Sikurse cdo medikament tjeter edhe Viagra ka efektet e saj te padeshiruara, qe shpesh here, kur merret pa kontroll behet e rrezikshme per jeten. Jane te shumta rastet kur preparati ka sjelle demtime serioze dhe ka shkaktuar shpesh here ndalimin e zemres. Mjeku ekspert duke ju referuar eksperiences me paciente thote se jane shume te rralla rastet kur dikush shkon te keshillohet per perdorimin e pilules. E ne kete rast duhen plotesuar nje seri “kushtesh” per te pasur te drejten mjekesore per perdorim. Mjeku Dani thekson se Viagra nuk duhet te perdoret tek te semuret me zemer, tension apo ato qe perdorin medikamente te tjera. Sa i perket sasise apo gramatures (25,50 apo 100 mg) ajo varion ne varesi te semundjes. Por, pilula nuk duhet marre me shume se nje here ne dite (jo me shume se nje kokerr 100 miligram). “Ne Shqiperi, per fatin e keq pjesa me e madhe e merr pa konsulte. Nuk eshte nje ilac i rimbursuar, pra edhe ata qe jane te siguruar nuk mund ta marrin me ulje cmimi. Ne kete menyre eshte e pamundur te dalim ne statistika dhe perfundime mbi numrin apo grupmoshen e perdoruesve“. Nderkohe qe as farmacistet ne Shqiperi nuk mund te japin nje grupmoshe te sakte sepse ne disa prej rasteve Viagra nuk blihet nga vete perdoruesit. Por keto te fundit jane te prirur kryesisht te kerkojne medikamentin vetem tek farmacistet meshkuj. Nderkohe farmacistet dallojne nje vecori tjeter, meshkujt shqiptare Viagren e blejne vetem me kokrra ndersa shtetasit e huaj gjithnje me pako. E megjithate mjeku nuk garanton qe ajo te jape efektin e saj ne 100 per qind te rasteve. “Eshte e veshtire per t’u mjekuar ne rastet e te semureve me diabet, atyre qe i jane nenshtruar operacionit te prostatit, te semureve qe vuajne nga hipertensioni arterial, apo ata qe kane demtime endokrine“, thote anrologu Evin Dani.

    Popullariteti i Viagres tek te rinjte eshte rritur gjate viteve te fundit. Ndonjehere perdoret ne menyre shume kreative. Disa perdorues perziejne Viagren me ekstazine, si nje perpjekje per te kompensuar efektet anesore te medikamentit. Ky kombinim njihet me emrin “sextasy”.

    Medikamentit te prodhuar nga shoqeria farmaceutike Pfizer ju dha patenta me 1996 dhe ne mars te 1998, u aprovua te perdorej ne kurimin e semundjes se disfunksionit eretil nga Food And Drug Administration. Viagra u bere pilula e pare e aprovuar qe trajtonte kete semundje ne SHBA. Shume shpejt u be nje sukses i madh. Shitjet vjetore te Viagres ne periudhen 1999-2001 i kalonin nje miliard. Patenta e Pfizer mbi kete medikament skadon ne vitet 2011-2013

    Efektet anesore

    Dhimbje koke ne 16 per qind e rasteve

    Skuqje e syve ne 10 per qind e rasteve

    Nuk duhet ta perdorin

    Te semuret me zemer

    Te semuret me tension

    Personat qe perdorin medikamente te tjera

    Veshtiresi kurimi

    Tek te semuret me diabet

    Pas operacionit te prostatit

    Tek te semuret nga hipertensioni arterial

    Tek personat qe kane demtime endokrine

    (c) korrieri 2007

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Viagra, emri qe do ngelet thjesht kujtim!
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 02:02 PM