E Shtune, 27 Janar 2007
Luljeta NDOKA
Sekretari i pare i ambasades gjermane, Christian Jetzlperger, shpjegon se cilat jane dokumentet e vlefshme per te aplikuar per vize ne ambasaden gjermane. Bursat qe ofron shteti gjerman ne nivele te ndryshme studimesh
Luljeta NDOKA
Nese keni mbaruar shkollen e mesme, nje universitet apo edhe doni te beni kerkime shkencore, tani keni shansin me te mire. Shteti gjerman do te vere ne dispozicion mjaft bursa per shtetasit shqiptare te interesuar. Te gjitha shpenzimet do t“i mbuloje shteti gjerman nepermjet DAAD-it.
Studimet
Gjermania ofron bursa studimi te programit master, doktorature, gjermanistike, shkolla verore etj. Ndersa ata qe kane kryer nje universitet ne Shqiperi, kesaj here kane shansin me te mire qe te kryejne ose nje universitet te dyte, ose master. Christian Jetzlperger, sekretari i pare ne ambasaden gjermane, thote se, nese universiteti shqiptar jep pelqimin, atehere diploma e Shqiperise njihet ne Gjermani. Ne Gjermani ka tri lloje shkollash te larta kryesore: universitete, institute te larta profesionale dhe shkolla te larta te arteve. Ne menyre shume te pergjithshme mund te thuhet se, studimet ne universitete jane me teorike dhe me te gjata ne kohe, studimet ne institutet e larta profesionale jane me praktike dhe te shkurtra, ndersa ne arte, vleresimi eshte specifik.
Aplikimi per vize
Sipas Christian Jetzlperger, per te aplikuar per vize personat duhet te paraqiten personalisht dhe duhet te dorezojne 10 dokumente. Me konkretisht, behet fjale per tre formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tri fotografi aktuale me sfond te bardhe. Pervec ketyre nevojitet edhe pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj, njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje. Per sa u perket kurseve te gjuhes, duhet nje vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize, me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6 deri ne 8-javore per shqyrtimin e dokumentacionit. Nje dokument tjeter qe duhet per te aplikuar per vize ne ambasaden gjermane, eshte garanci nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer. Gjithashtu, edhe nje vertetim banimi per periudhen e qendrimit, certifikate lindjeje te legalizuar te perkthyer dhe te fotokopjuar, deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar, tarifen prej 30 eurosh (ne leke) dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.
Dokumentet qe duhet te paraqiten per te aplikuar per vize:
Tre formulare aplikimi te plotesuar teresisht dhe te nenshkruar nga vete personi, si dhe tri fotografi aktuale me sfond te bardhe
Pasaporte udhetimi e vlefshme dhe dy fotokopje te saj
Njoftim pranimi nga universiteti dhe fotokopje
Per kurset e gjuhes:
Vertetim regjistrimi dhe pranimi ne ate kurs. Kujdes: Nese pas kursit synohet qendrim i metejshem per arsye studimi, duhet bere kerkese per vize studenti, pasi perndryshe pas mbarimit te kursit jeni i detyruar te largoheni nga Gjermania. Kur aplikohet per vize, me qellim ndjekjen e nje kursi gjuhe, duhet llogaritur nje kohe 6 deri ne 8-javore per shqyrtimin e dokumentacionit
Garancia nga Gjermania qe te mbuloje financiarisht te gjithe kohen e qendrimit te aplikantit, ose nje vertetim shume parash ne nje banke, jo me pak se 7100 euro ne vit, i perkthyer.
Vertetim banimi per periudhen e qendrimit ose kontrate qiraje te konviktit ose te baneses se gjetur
Certifikate lindjeje te legalizuar, te perkthyer dhe te fotokopjuar
Deftesen e matures ose diplomen e universitetit te legalizuar, perkthyer dhe fotokopjuar
Kjo flete informacioni duhet paraqitur e firmosur ne origjinal
Tarifen prej 30 eurosh (ne leke) dhe nje takse telefoni prej 500 lekesh per shpenzime telefoni, faksi dhe teleksi.