Anatomia


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8

Tema tė ngjashme

  1. Anatomia ne ngjyra- Coloring book anatomy
    Nga Direktori nė forum Programe Mjekėsore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-03-2012, 11:56 PM

  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Anatomia

    Kjo teme eshte vetem per Anatomine.

    Anatomia (gr. nė kuptimin "me prerė diēka" ) ėshtė shkenca qė studion ndėrtimin dhe formėn e qenieve apo organizmave tė gjalla, si dhe zhvillimin e tyre.

    Nė anatomi hynė mėsimet pėr pėrbėrjen e qenieve tė gjalla (njeriu, kafsha, bima). Pėr qeniet e vogla qė nuk shihen me sy shėrbejnė mėsimet nga Anatomia mikroskopike, e cila studion qelizat dhe lidhjet e tyre. Mėsimet mbi pjesėt e trupit si eshtrat; muskujt; nervat etj merren nga studimet e Anatomisė sistematike. Studimi i rrethinės sė pjesėve tė trupit dhe vendndodhjes sė tyre qė nė kirurgji luajnė njė rolė tė rėndėsishėm bėhet nė Anatominė topografike. Krahasimi ndėrmjet pjesėve tė trupit tė qenieve tė gjalla bėhet nė Anatominė krahasuese.

    Mėsimet, kėrkimet dhe studimet pėr pjesėt e trupit tė organizmave zhvillohen nė Institute e ndryshme shkollore pėr tė cilėt nė rrethin e ngushtė thuhet Anatomia.
    aparenca i genjen njerzit


  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    ZEMRA

    Zemra (latinisht Cor, greqisht ?????? Kardia) ėshtė organ muskulor i cili gjat kontrakcionit me ritėm bėnė tė mundėshėm qarkullimin e gjakut nė tė gjitha organet e trupin tė njeriut. Jeta pa zemėr nuk ėshtė e mundshme. Zemra ėshtė njėra prej organeve tė para qė formohet nė trupin e njeriut gjatė zhvillimit embrional.
    Forma e zemrės ėshtė e ngjajshme me formen njė koni, maja e tė cilit tregon nga ana e majt dhe tėposht. Zemra te njerzit ndohet nė anėn e majtė tė kraharorit, nė raste tė ralla nga ana djatht (Situs inversus).

    Njė Zemėr e shėndosh peshon sa 0,5% e peshės sė trupit, ndėrmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram ėshtė pesha kritike. Prej kėsaj peshe enėt e gjakut tė zemrės nuk janė nė gjendje ta furnizojnė mė atė me oksigjen.
    Zemra pėrbėhet prej dy pjesėve:

    * Pjesa e djathtė, e cila gjakun e lėviz nė drejtim tė mushkėrive (qarkullimi i vogėl).
    * Pjesa e majtė, e cila e lėviz gjakun nė drejtim tė pjesėve tjera tė trupit (qarkullimi i madh).

    Pasi qė rezistenca nė enėt e gjakut nė trup pesė herė mė e madhe se rezistenca nė mushkėri ėshtė, pjesės sė majtė tė zemrės i duhet pėr kėto pėrmasa edhe mė shumė tė punojė se pjesa e djathtė. Pėr kėtė arsye pjesa e majtė e ka murin mė tė trashė se pjesa e djathtė, por volumi ėshtė i njėjtė nė tė dyja pjesėt e zemrės.

    Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtė (ventrikuli i majtė) pompon gjak nė qarkullimin sistemik, ku presioni ėshtė rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtė pompon nė qarkullimin mushkėror, ku presioni ėshtė rreth 8-25 mm Hg.

    Barkushet janė pompa tė fuqishme me mure tė trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosė. Valvulat janė dhoma tö zemrės, me mure tė holla e tė tendosshme, qė shėrbejnė si rezervuarė pėr gjakun venoz, por qė njėkohėsisht mund tė tkurren e ta pompojnė gjakun me njėfarė presioni pėr nė drejtim tė barkusheve.
    Zemra ėshtė pompa.Nė mėnyrė qė pompa (zemra) tė kryejė funksionin e saj duhet qė muskuli i zemrės tė jetė shėndoshė e mirė. Duhet qė sistemi elektrik i zemrės tė koordinojė tkurrjen e valvulave dhe tė barkusheve si dhe duhet qė muskuli tė furnizohet rregullisht me gjak. Gjatė tkurrjes (sistolės) tė barkushes sė majtė, presioni brenda barkushes natyrisht ėshtė mė i lartė sesa presioni nė aortė. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut nė shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatė sistolės mbyllet nga kuspet e valvulės tė hapur tė aortės. Si rrjedhojė, enėt koronare nuk mund ta furnizojnė me gjak barkushen e majtė gjatė sistolės. Barkushja e majtė furnizohet me gjak vetėm gjatė diastolės . Nėse diastola shkurtohet, barkushja e majtė ka mė pak kohė pėr t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrės duhet tė jenė tė afta tė hapen plotėsisht dhe tė mbyllen plotėsisht. Stenoza ėshtė ngushtim i vrimės tė valvulės. Mbyllja jo e plotė pėrbėn pamjaftueshmėri tė valvulės. Pasojė e pamjaftueshmėrisė ėshtė regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr.
    aparenca i genjen njerzit


  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    TRURI
    Truri (lat. cerebrum dhe greq. ????????? - enkefalon - "nė kokė" ) tek njeriu dhe kafshėt kurrizore ėshtė pjesa e trupit qė gjendet nė kokė i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe qė shėrben pėr kapjen, pėrpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve tė marra (nė nje nivel tė lartė) nėpėrmjet organeve shqisore (syve, veshėve, etj.) pėr t“i shndėrruar nė lėvizje qė janė mjeti i ndėrveprimit me mjedisin e jashtėm. Truri ėshtė qendra e kontrollit tė sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshėve ėshtė i vendosur nė kokė pranė aparatit shqisor dhe gojės. Kafshėt jokurrizore nuk zotėrojnė njė tru qendror apo njė grumbull tė veēuar ganglionesh. Truri ėshtė njė organ tejet i ndėrlikuar. Truri i njeriut, p.sh. pėrbėhet nga mė shumė se 100 miliardė neurone, secili i lidhur me mėse 10.000 tė tjerė.
    aparenca i genjen njerzit


  4. #4
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    Melcia
    Mėlēia (greq. hepar, lat. iecur) apo mėlēia e zezė, ėshtė organi qendror i gjithė metabolizmit dhe gjėndra mė e madhe e trupit qė lidhet me aparatin tretės. Detyrat mė tė rėndėsishme tė saj janė prodhimi i proteinave tė rėndėsishme pėr jetėn (p.sh faktorėt e mpiksjes), pėrpunimi i pjesėve pėrbėrėse tė ushqimit (p.sh ruajtja e glukozės), prodhimi i lėngut tė tėmthit dhe kėshtu tretja dhe eliminimi i produkteve tė metabolizmit tė trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, tė cilat kalojnė nga zorra nė gjak, mbėrrijnė me anė tė venės Vena portae nė mėlēi dhe mandej varėsisht nga nevoja lėshohen nga mėlēia pėrsėri nė gjak ose largohen nga gjaku.

    Mėlēia e njeriut peshon pėrafėrsisht 1500 deri 2000 gram. Ėshtė njė organ i butė me strukturė tė njėtrajtshme dhe gjendet kryesisht nė anėn e djathė tė pjesės se sipėrme tė hapėsirės sė barkut.
    * Mėlēia pėrbėhet nga :
    o Lobus dexter - gjendet nėn diafragmė dhe ėshtė pjesėrisht i ngjitur me tė.
    o Lobus sinister - ėshtė mė i vogėl dhe shtrihet deri nė anėn e majtė tė abdomenit.
    o Lobus quadratus
    o Lobus caudatus

    Nėn pjesėn e poshtme tė mėlēisė gjendet e ashtuquajtura portė e mėlēisė - Porta hepatis, nėpėrmjet tė sė cilės kalojnė: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.

    Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrės pėr nė mėlēi, Vena portae sjellė nga lukthi dhe zorrėt pjesėt e ushqimit nė formė tė gjakut tė pasur me substanca ushqimore.
    Mėlēia ėshtė lidhur ngushtė me drejtimin dhe funksionimin e saktė tė metabolizmit tė glukozės, yndyrės dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrės dhe i jepet trupit nė mėnyrė tė kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatė urisė bėhet pėrsėri shpėrbėrja e substancės sė deponuar nė glukozė. Mėlēia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) nė pasqyrėn e sheqerit nė gjak dhe mund ta mbajė atė nė njė shkallė konstante pavarėsisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon nė mėlēi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpėrbėrjen e yndyrės.

    * Sinteza:
    o Gluconeogenesis (ndėrtimi i sheqerit tė rrushit – fruktozės) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
    o Sinteza e ketoneve
    o Sinteza e kolesterinės dhe e acideve tė lėngut tė tėmblit qė vijnė nga kjo
    o Sinteza e proteinave tė gjakut si:
    + Albumina
    + Faktorėt e koagulimit
    + Proteinat e fazės akute tė ndezjes

    * Deponimi i:
    o Glukozės nė formė tė glikogjenit
    o Yndyrės nė formė tė lipo-proteinave
    o Disa vitaminave
    o Gjakut

    * Ndėrtimi i lėngut tė tėmthit

    * Shpėrbėrja dhe ē`helmimi i:
    o Eritrociteve tė dėmtuara dhe tė vjetra nėpėrmjet tė makrofagėve
    o Bilirubinės (produkt i hemoglobinės)
    o Amoniakut
    o Hormoneve
    o Medikamenteve

    * Krijimi i gjakut tė fetusit deri nė javėn e 7 tė shtatzėnisė (perioda hepato-lienale)
    * Rregullimi i metabolizmit tė vitaminave
    aparenca i genjen njerzit


  5. #5
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    Mushkrite
    Mushkėritė (lat. Pulmo, -onis m.) janė organe tė frymėmarrjes. Nė trupin e njeriut janė dy mushkėri e djathta dhe e majta. Nė anėn e majtė ndahen nė dy pulmonarė dhe nė anėn e djathtė nė tre pulmonarė. Mushkėritė nuk pėrmbajnė muskuj. Ajri lėvizet prej muskujve ndėrmjet brinjėve dhe muskulit tė diafragmės. Mushkėritė janė tė mbėshtjellura me mbėshtjellės shumė tė hollė e cila quhet pleura.
    Nė trupin e njeriut janė dy mushkėri, e djathta dhe e majta. Nė anėn e majtė ndahen nė dy pulmonarė dhe nė anėn e djathtė nė tre pulmonarė. Mushkėritė nuk pėrmbajnė muskuj. Pulmonarėt ndahen nė 9/10 segmente. Nė mushkėriun e djathtė gjenden 10 segmente. Nė krahun e majtė mungon segmenti i 7-tė kėshtu qė me kėtė zemrės i jep njė vend. Maja e sipėrme e mushkėrisė diku rreth 3-4 cm ėshtė larg nga klavikula, kurse poshtė mushkėrive shtrihet diafragma. Mushkėritė kufizohen nga ana e stomakut me brinjėn e 6, anash me brinjėn e 8 dhe nga shpina me brinjėn e 10. Mushkėria e majtė nė pėrgjithėsi ėshtė mė i vogėl, ngase nė afėrsi tė saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkėrive tek njeriu pėrmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket qė e bėjnė pėrcjelljen e ajrit pėrfundojnė nė qese tė vockla, qė quhen Alveole ose qeset e mushkėrive. Kėtu ndodhet pra shkėmbimi i gazrave. Sistemi i tėrėsishėm i frymėmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.
    aparenca i genjen njerzit


  6. #6
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    Zorret
    Zorra (lat. intestinum) ėshtė pjesė kryesore e traktit digjestiv (sistemi i tretjes), pos pėr njė numėr tė madh tė kafshėve njėherit ėshtė organ kryesor i traktit digjestiv edhe pėr njeriun. Tek njerėzit e rritur ka madhėsi deri rreth 8 metrash dhe pėrmban njė sipėrfaqe prej diku rreth 400 m², (mirėpo kėto tė dhėnash varen krejt nga pesha dhe madhėsia trupore e njeriut, kėshtu qė kėto tė dhėnash janė variabėl.) Para zorrėve shtrihen organet: goja, ezofagu dhe lukthi.
    Zorret jane te ndara ne 2 kategori, ne zoren e holle dhe zoren e trashe.
    aparenca i genjen njerzit


  7. #7
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Anatomia

    PANKREASI
    Pankreasi u zbulua nga Herofilusi (335-280 p.e.r), njė anatom dhe kirurg grek. Pak qindra vjet mė vonė Rufos, po ashtu anatom grek, e quajti atė pankreas.
    Pankreasi (greq. pan = krejt, mbarė; kreas = mish) ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės (lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore (duodenum) pėrmes Ductus pancreaticus. Pankreasi prodhon disa hormone tė rėndėsishme: insulinėn, glukagonin, somatostatinėn, sekretinėn, pankreocyminėn etj.
    Pankreasi ėshtė njė organ nė formė pyke me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm (shpesh 1,5 - 2cm) dhe 65 - 80 g i rėndė (tek gratė peshon pak mė lehtė) dhe ka ngjyrė tė kuqėrremtė ose tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė sė dendur prodhuese. Gjendet nė hapsirėn e stomakut.
    Pėr shkak tė vendosjes sė thellė, pankreasi nuk ėshtė lehtė i kapshėm nga vėzhgimet mjekėsore dhe sėmundjet e tij janė nė pėrgjithėsi tė rėnda dhe tė vėshtira.

    Sėmundja e pankreasit ėshtė mosfunksionimi jo i rregullt i kėtij organi. Kur ky organ vazhdon tė mos kryejė mirė punėn e tij pėr njė kohė tė gjatė, atėherė sėmundja kthehet nė kronike. Lėnia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit tė rekomanduar nga mjekėt pėrkatės mund tė ēojė nė shfaqjen e sėmundjeve tė tjera edhe mė tė rėnda siē janė sėmundja e sheqerit ose e tumoreve tė ndryshme, tė cilat shfaqen si pasojė e mosprodhimit tė insulinės nga ky organ. Insulina ėshtė njė hormon qė prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyē nė pėrpunimin e sheqerit nga organizmi ynė, duke bėrė tė mundur futjen e tij nė qelizat indore. Nė tė njėjtėn kohė, insulina njihet prej tė gjithėve si preparat medikamentoz, qė pėrdoret pėr mjekimin e sėmundjes sė diabetit tė sheqerit. Nė kėto raste duhet treguar kujdes i veēantė, pasi kjo neglizhencė nga ana e tė sėmurit mund tė shkaktojė dėme tė mėdha deri nė infektim tė gjakut. Me pėrparimin e sėmundjes mund tė bėhet e domosdoshme kryerja e njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve tė kryera kohėt e fundit, njė nė tre tė sėmurė tė prekur nga sėmundja e pankreasit janė tė detyruar t i nėnshtrohen operacionit.

    Simptomet

    Shenjat mė tė shpeshta tė sėmundjes sė pankreasit janė dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė barkut, kėputje tė trupit tė shoqėruar dhe me zverdhje. Tė sėmurėt ndjenė njė gjendje tė fikėti. Shpesh ēon edhe nė shfaqjen e sėmundjes sė sheqerit.
    Shkaku
    Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nėpėrmjet gjakut ose mikrobe qė gjenden nė duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime tė bollshme, si dhe nga gurėt e formuar rishtazi nė tėmth.
    Sėmundjet mė tė shpeshta janė:
    * Ndezje (pankreatit i thjeshtė, nekrotik ose hemorragjik)
    * Tumoret
    * Cistet
    * Diabeti
    * "Gurėt"
    aparenca i genjen njerzit


  8. #8

    Re: Anatomia


    Kukulla ke berė nji punė te madhe dhe i ke sqaruar te gjitha pjeset e trupit ne veqanti ku tė pėrgėzoj pėr punen e bėrė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Anatomia ne ngjyra- Coloring book anatomy
    Nga Direktori nė forum Programe Mjekėsore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-03-2012, 11:56 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas